Skip to main content

Full text of "Conference reports of The Church of Jesus Christ of Latter-day Saints"

See other formats


— 


QI ya D ve Në 
ISHA E JEZU REN TTT E SHENJTORËVE TË DITËVE TË MËVONSHME 


NR gë 


KS 

BOOK AREN 
Maoq.l 

C TYISLB 
ZOOS 


Aaj 
I 


O 2005 nga Intellectual reserve, Inc. 
Të gjitha të drejtat rezervohen 
Printed in Germany 
Përkthim i 
April 2005 General Conference Talks 


00074 101 
Albanian 


Konferenca Vjetore e Përgjithshme 
e 175-të 
Salt Lake City 
prill 2005 


101 


Përmbajtja 


Sesioni i së shtunës në mëngjes 

Fjala e Hapjes 

President Gordon Beki sna ec Pas ndane he ed ara oea red cadara verore eres one sË 4 
Gjëra të qarta dhe të çmueshme 

Presidenii Bond KOPAkër Sun e enca Ndan ah që s eds decenie 6 
Një Zë i Qetë Dhe i Ulët Dhe Një Zemër që Rreh 

Peshkopi RIGaraiG Poe Re e PË ed rena 12 
Tërë Bijtë e Tu do të Mësohen 

Kolin Kë Menlove. sci isecce e RR Mn. Gucadhe vesaëso ce skëvëëcetësresësa osë ekan ëve Lëre as NOU UTRE 15 
Tani Është Koha Për T'u Përgatitur 

e e I e E 18 
Të Vërteta të Qëndrueshme për Kohë të Ndryshueshme 

SS e 23 


Sesioni i së shtunës pasdite 


Raporti Statistikor 1 Vitit 2004....ccc..cs nu dicoiësodei cer dosëohsorë case sesa sode shcscresa ego vë rrote de rë sode ehe ER 28 
Virtyti i Dashamirësisë 

Plakudoze i BU 30 
Fuqia e Udhëzuesit Misionar: “Predikoni Ungjillin Tim” 

PlakurRicard Gr SKOGS ss. si re vasha oë see ve er ce seen erdh del oune e rose ideoi one e 34 
Vlera e Shpirtrave 

PlakuHarold: Gila 38 
E Dhjeta --- Një Urdhërim Edhe për të Varfrin 

Plak Ga KODIN S 40 
Frytet e Vegimit të Parë 

PlakojDicter Ke Ukdorë e e e er 43 
Çiftet Misionare: Bekime nga Sakrifica dhe Shërbimi 

PlakuR oberi DSHGjE SA 47 
Sesioni i Priftërisë 

Tipari Ynë Më Dallues 

Plaku 2 HCTËR: Folland si 
Ruhuni nga e Keqja Prapa Syrit të Qeshur 

NIS ANdËTSË Me 55 
Kush Është në Anën e Zotit, Kush” 

Plaku Robert C-OQuks. E 58 
Këmbëngulja 

Presidenti Xheims E. Kansh sc 62 
Thirrja e Shenjtë e Shërbimit 

Presidenti Tomas S Monson 65 
KUMARI 

Presidenti Gordon B.Hinklisi 70 


Sesioni i së Dielës në Mëngjes 
Qëndroni në Vende të Shenjta 


Presi dë nE PNRËRAS IE. IEAUSË sotë ranë ose site etni to he ererat Kë kt dë PË 
Një më Tepër 

Plako,MbRasëll Ballard ii see ete neo ereza, 79 
Besimi Është Përgjigjja 

Plaku David ES erën Së Te 83 
“Ç'Mirësi më të Madhe Mund të Njohim: Miq si Krishti” 
Kabina 86 
Me Zemra të Bashkuara 

Plaku Hëna ne E de E Ph PRDD të nes ren va set dd 0 Le P RU veRR rë ede os ne Gea di nëss pese open 89 
“Gjërat e Mëdha që Ka Zbuluar Perëndia” 

Presidenti Gordon bi in e 93 


Sesioni i së Dielës Pasdite 


Çfarë Kërkoni” 

Plaku ATOMI Rene E E E TA VE e 98 
Pornografia 

Plakun oNksin i E E 102 
Forconi Vëllezërit Tuaj 

PlakulkRobëri SUbeten 108 
Jini me Zemër të Fortë dhe Besnikë në Kohë të Vështira 

Plakusëadheman Damian Ate La di NGA 8 PN E Sk PYLLI HU NËR LERI IJË, esa rëre se core. 112 
Vlerësimi i Këshillës së Atyre që Janë “Kërrusur nga Vitet” 

Pakos tetan BR OveSo Ti 115 
Mëshirat e Dhembshura të Zotit 

PlakulDaviGANBednap si e TD Je RË DEA LE del PLK GOLEE CANI DËRRREN 0. 118 
Fjala Mbyllëse 

Presidenti Gordon BEN KI U 123 


Mbledhja e Përgjithshme e të Rejave 
Lajme të Mira nga Kumorah 


SUSan NVË TANE TË od E e E 125 
Një Punë për Mua 

KhuliBUBeki ce dat de ie kë he e rt e htë e. LË dul Të indare 128 
Ai Ju Njeh me Emër 

Ela Sat 131 
Bëhu Shembull 

Presidenti domasisiS Monson e 134 


SESIONI I SË SHTUNËS NË MËNGJES 


Fjala e Hapjes 
Presidenti Gordon B. Hinkli 


Të dashur vëllezërit dhe motra e mia të dashura dhe shokët e mi në këtë punë të madhe, e 
mendoj të përshtatshme që në hapje të kësaj konference të them disa fjalë rreth përgjegjësisë së 
administrimit tonë gjatë 10 viteve të fundit. 


Më 12 mars 1995, ne na u dha përgjegjësia e lartë dhe e shenjtë e presidencisë. 

Në konferencën që pasoi bëra këtë deklaratë: “Tani, vëllezërit dhe motra të mia, koha ka 
ardhur që ne të qëndrojmë pak më lart, të ngremë sytë dhe shtrijmë mendjen drejt një të kuptuari 
më të madh të misionit të madhërishëm mijëvjeçar të kësaj Kishe të Jezu Krishtit të Shenjtorëve 
të Ditëve të Mëvonshme. Kjo është koha për të qenë të fortë. Është koha për të shkuar përpara pa 
nguruar, duke e ditur mirë kuptimin, shkallën e lartë dhe rëndësinë e misionit tonë. 

Është koha për të bërë atë që është e drejtë, pavarësisht nga pasojat që mund të na ndjekin. Koha 
për të mbajtur urdhërimet. Koha për të ndihmuar me mirësi dhe dashuri ata që janë në fatkeqësi 
dhe ata që po enden në errësirë dhe dhimbje. Kjo është koha për të qenë të kujdesshëm dhe të 
mirë, të sjellshëm dhe të njerëzishëm me njëri-tjetrin në të gjitha marrëdhëniet tona. Me fjalë të 
tjera, për t'u bërë më shumë si Krishti” (April General Conference, Sunday AM Session, 2 prill 
1995). 


Ju jeni ata që mund të gjykoni se deri ku kemi arritur në plotësimin e asaj ftese të bërë 
dhjetë vite më parë. 


Kjo dekadë e kaluar ka qenë një kohë e mrekullueshme në historinë e Kishës. Nuk ka 
pasur kurrë një tjetër të ngjashme me të. Ka ndodhur një lulëzim i jashtëzakonshëm i kësaj pune. 
Ka pasur shumë arritje të rëndësishme. 


Ky përparim që vjen duke u rritur, nuk është vetëm puna e Presidencisë së Parë, e 
Kuorumit të të Dymbëdhjetëve, e të Shtatëdhjetëve ose e Këshillit Kryesues të Peshkopëve. Ai 
është rezultati i besimit, lutjeve, përpjekjeve, shërbimit të përkushtuar të çdo anëtari të 
presidencive të kunjit apo këshillit të lartë, e çdo këshilli peshkopi dhe presidencie kuorumi, e 
çdo presidencie të organizatave ndihmëse, e çdo anëtari besnik e aktiv të kësaj Kishe. 


Secilit prej jush, vëllezërve dhe motrave të mia, kudo që të jeni, unë ju shpreh ndjenjat e 
zemrës sime dhe ju falënderoj për shërbimin tuaj të madh e të përkushtuar. Ç”njerëz të 
mrekullueshëm jeni. 


Madhështia dhe mrekullia e ungjillit të rivendosur të Jezu Krishtit nëpërmjet Profetit 
Jozef shkëlqen sot me ndriçim të madh. 


Ndërsa qëndrojmë në fund të këtyre viteve dhe hedhim vështrimin prapa, kurrë nuk duhet 
të ndihemi arrogantë ose krenarë, por duhet të ndihemi përulësisht mirënjohës për atë që është 
arritur në këto ndërmarrje të ndryshme. 


Për shembull, Kisha është rritur në gjithë botën, derisa anëtarësia jonë jashtë Amerikës së 
Veriut ia kalon asaj brenda Amerikës së Veriut. Ne jemi bërë një familje e madhe 
ndërkombëtare, 12 milion anëtarë të fortë të shpërndarë në 160 kombe. 


Në këta dhjetë vjet janë ngritur më shumë se 500 kunja të reja dhe më shumë se 4000 
lagje dhe degë të reja. Janë shtuar tre milionë anëtarë të rinj. 


Regjistrimi në Sistemin Arsimor është rritur në afërsisht 200.000. Në pjesën më të 
madhe, të rinjtë tanë janë më të fortë dhe më besnikë. 


Është krijuar Fondi i Qarkullueshëm Arsimor. Ne e filluam atë me asgjë, por vetëm me 
shpresë dhe besim. Sot, janë ndihmuar afërsisht 18.000 të rinj. Ata jetojnë në 27 vende të 
ndryshme. Ata janë trajnuar dhe po dalin nga shtrëngesa e varfërisë në të cilën kanë jetuar ata 
dhe paraardhësit e tyre ndër breza. Aftësitë e tyre janë përmirësuar dhe fitimet e tyre janë shtuar. 


Kemi rritur numrin e tempujve. Në vitin 1995 ishin 47. Sot ka 119 tempuj dhe tre të tjerë 
që do të përkushtohen këtë vit. 


Libri i Mormonit ishte vetëm në 87 gjuhë në vitin 1995. Sot, ai është në dispozicion në 
106 gjuhë. 


Janë shpërndarë pesëdhjetë e një milion kopje të Librit të Mormonit gjatë dhjetë viteve të 
fundit. 


Ne kemi ndërtuar me të vërtetë mijëra ndërtesa në gjithë tokën. Ato janë të një cilësie më 
të mirë dhe më të përshtatshme për nevojat tona nga ato të ndërtuara më parë. 


Përveç kësaj, kemi ndërtuar edhe këtë sallë të jashtëzakonshme nga e cila flasim sot, 
Qendrën e Konferencës, kjo qendër unike dhe e bukur këtu Solt Leik Siti. 


Përveç këtyre, kemi shkuar në gjithë botën për të ndihmuar ata që ndodhen në fatkeqësi 
dhe nevojë kudo që mund të jenë. Në dhjetë vitet e fundit kemi dhënë para dhe komoditete prej 
qindra e miliona dollarësh si ndihmë humanitare për ata që nuk janë të besimit tonë. 


Ne kemi udhëtuar nëpër botë duke dhënë dëshmi për këtë punë të të Plotfuqishmit. Gjatë 
këtyre viteve, unë personalisht kam udhëtuar pothuajse 1.6 milion kilometra duke vizituar rreth 
70 vende. Bashkëshortja ime e dashur udhëtoi me mua deri vitin e kaluar, kur vdiq. Ndjenjat e 
vetmisë nuk mund të përshkruhen. 


Por shpresa jonë është e madhe dhe besimi ynë i fortë. 


Ne e dimë se kemi parë vetëm pak nga sipërfaqja e asaj që do të ndodhë në vitet që do të 
vijnë. 


Unë tani jam në vitin e 95-të. Kurrë nuk kam ëndërruar se do të rroja kaq gjatë. Jeta ime 
më kujton një tabelë që ndodhej e varur në një çengel të ndryshkur në një gardh të shkatërruar 
me gjemba në Teksas. Aty ishte shkruar: 


E djegur nga thatësira, 

E përmbytur nga ujrat e rrëmbyer, 
E ngrënë nga kafshët e egra, 

E shitur nga sherifi, 

Ende është këtul 


Unë shpresoj të kem privilegjin të shoqërohem me ju, miq dhe bashkëpunëtorë të mi të 
dashur, për aq kohë sa do të më lejojë Zoti. Dhe shpresoj se shërbimi im do të jetë i pranueshëm. 


Themeli ynë është ungjilli i Zotit Jezu Krisht. Autoriteti i priftërisë së shenjtë është këtu, i 
rivendosur nga duart e atyre që e morën atë direkt nga Zoti ynë. Qiejtë janë hapur dhe Perëndia i 
qiellit dhe Biri i Tij i Dashur i folën Jozefit, djaloshit profet, në hapje të kësaj periudhe të fundit 
ungjillore. 


Barra për të shkuar përpara është e jashtëzakonshme. Por mundësia jonë është e 
lavdishme. 


Tani, po përsëris atë çfarë thashë dhjetë vjet më parë, le të “qëndrojmë pak më lart... të 
ngremë sytë dhe shtrijmë mendjen drejt një të kuptuari më të madh të misionit të madhërishëm 
mijëvjeçar të kësaj Kishe të Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.” 


Unë ju shpreh dashurinë, bekimin dhe mirënjohjen time në hapje të kësaj konferencë të 
madhe. Shpirti i Zotit na drejtoftë në gjithçka që do të ndodhë, kjo është lutja ime e përulur, në 
emrin e Jezu Krishtit, amen. 


Libri i Mormonit: Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit---Gjëra të Qarta dhe të Çmueshme 
Presidenti Boid K. Paker 
Presidenti Veprues i Kuorumit të 12 Apostujve 


Jozef Smith ka thënë: “Unë u thashë vëllezërve se Libri i Mormonit ishte më i sakti nga ndonjë 
libër mbi tokë dhe gurthemeli i besimit tonë dhe se një njeri do t'i afrohet më shumë Perëndisë 
duke iu bindur porosive të tij, se nga ndonjë libër tjetër” (Libri i Mormonit Hyrje: shih gjithashtu 
History of the Church, 4:461). 


Botimi i parë i Librit të Mormonit: Një dëshmi tjetër e Jezu Krishtit doli nga shtypi në Palmira, 
Nju Jork, në mars të vitit 1830. Jozef Smithi, një djalë i paarsimuar nga fshati, sapo kishte 
mbushur 24 vjeç. Një vit më parë, ai kishte kaluar plot 65 ditë duke përkthyer fletët e arta. 


Gjysma e kohës së përkthimit i përkiste periudhës pas marrjes së priftërisë. Shtypja e librit zgjati 
disa muaj. 


Pasi e lexova për herë të parë Librin e Mormonit nga fillimi në fund, lexova edhe premtimin se 
nëse: “Jdo të pyesja) Perëndinë, Atin e Amshuar, në emrin e Krishtit, në qoftë se (gjërat që kisha 
lexuar ishinj të vërteta, dhe në qoftë se (do të kërkoja) me një zemër të sinqertë, me qëllim të 
vërtetë, duke pasur besim në Krisht, ai (do të më) tregojnte) të vërtetën e tij, nëpërmjet fuqisë së 
Frymës së Shenjtë” (Moroni 10:4). U përpoqa t'i zbatoja këto udhëzime, ashtu siç i kuptoja. 


Prisja të më shfaqej menjëherë një shenjë e lavdishme si një përvojë e jashtëzakonshme, por kjo 
gjë nuk ndodhi. Megjithatë, ndjehesha mirë dhe fillova të besoja. 


Vargu tjetër ka një premtim akoma më të madh “Dhe nëpërmjet Fuqisë së Frymë së Shenjtë, ju 
mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave” (Moroni 10:5). Nuk e dija se si vepronte Fryma e 
Shenjtë, edhe pse Libri i Mormonit e shpjegon shumë herë në mënyra të ndryshme. 


Studiova dhe mësova se: “Engjëjt flasin nëpëmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, prandaj, ata flasin 
fjalët e Krishtit.” Aty thuhej gjithashtu: “ushqehuni me bollëk me fjalët e Krishtit, jme 
premtimin se) fjalët e Krishtit do t'ju tregojnë të gjitha gjërat që ju duhet të bëni” (2 Nefi 32:3). 


Dhe aty thuhet qartë se: “në qoftë se ju nuk mund t'i kuptoni ato. .. do të jetë sepse ju nuk 
pyesni, as nuk trokitni” (2 Nefi 32:4). 


Lexova gjithashtu se: “Në qoftë se ju do të hyni nëpërmjet udhës dhe do të merrni Frymën e 
Shenjtë, ai do t'ju tregojë të gjitha gjërat që duhet të bëni” (2 Nefi 32:5). Unë tashmë e kisha bërë 
këtë, që kur u konfirmova anëtar i Kishës me anë të “vënies së duarve për marrjen e dhuratës së 
Frymës së Shenjtë” (Neni i Besimit 1:4). 


Edhe pse në pafajësinë time të një djali të vogël prisja një përvojë të veçantë shpirtërore, kjo gjë 
nuk ndodhi. Me kalimin e viteve, teksa dëgjoja predikimet dhe mësimet dhe teksa lexoja Librin e 
Mormonit, fillova të kuptoja. 


Nefi ishte tradhtuar shumë rëndë nga vëllezërit e tij dhe u kujtoi atyre se u kishte folur një 
engjëll: “Por ju kishit humbur ndjesinë, që ju nuk mund të ndjenit fjalët e tij” (1 Nefi 17:45). Kur 
zbulova se Shpirti i Shenjtë mund të komunikonte nëpërmjet ndjenjave tona, kuptova arsyen 
përse fjalët e Krishtit qoftë nga Dhjata e Re, Libri i Mormonit, apo nga shkrime të tjera të 
shenjta, përçonin një ndjesi kaq të ngrohtë. Nuk kaloi shumë dhe zbulova se në shkrimet e 
shenjta gjendeshin përgjigjet mbi gjërat që doja të dija. 


Lexova: “Tani, këto janë fjalët dhe ju mund t'i përshtasni te vetja juaj dhe te të gjithë njerëzit” (2 
Nefi 11:85 shih gjithashtu 1 Nefi 19:23--24: 2 Nefi 6:5: 11:2). Me këto kuptova se shkrimet e 
shenjta ishin përshtatur për mua personalisht dhe kjo është e vërtetë edhe për këdo tjetër. 


Kur një varg që kisha lexuar shpesh herë merrte një kuptim personal për mua, mendoja se ai i cili 
e kishte shkruar atë varg e kuptonte thellë dhe në mënyrë të pjekur jetën time dhe mënyrën se si 
unë ndjehesha. 


Për shembull, lexova se pasi Profeti Lehi kishte marrë nga fruti i pemës së jetës tha: “prandaj 
fillova të dëshiroja që familja ime të hante nga ai gjithashtu, se e dija që ishte i dëshirueshëm mbi 
çdo frut tjetër” (1 Nefi 8:12). E kisha lexuar shumë herë këtë varg dhe nuk kishte pasur ndonjë 
kuptim të veçantë për mua. 


Profeti Nefi tha gjithashtu se kishte shkruar “gjërat e shpirtit tim . . . për mësimin dhe përfitimin 
e fëmijëve të mi” (2 Nefi 4:15). Edhe këtë varg e kisha lexuar më parë, por as ky nuk kishte 
pasur një kuptim të veçantë. Por më vonë, kur patëm fëmijët tanë, kuptova se si Lehi ashtu edhe 
Nefi i donin me po të njëjtën dashuri fëmijët e tyre, ashtu si ne i duam fëmijët tanë dhe fëmijët e 
fëmijëve tanë. 


Këto shkrime të shenjta m”u dukën të qarta dhe të çmueshme. Pyesja veten se si Jozef Smithi i ri 
kishte mendime kaq të shkëlqyera. Në fakt, unë nuk mendoj se ai kishte mendime kaq të thella. 
Nuk kishte arsye për një gjë të tillë. Ai thjesht përktheu atë që ishte shkruar në fletët e arta. 


Të tilla mendime të qarta dhe të çmueshme gjenden kudo në Librin e Mormonit. Ato pasqyrojnë 
një urtësi dhe përvojë të thellë, e cila pa dyshim nuk është karakteristike për një djalë 23 vjeçar. 


Mësova se kushdo, kudo që ndodhej, mund të lexonte në Librin e Mormonit dhe të frymëzohej. 


Disa ndriçime shpirtërore më erdhën pasi e lexova për të dytën herë, madje edhe për të tretën 
herë dhe dukej sikur “përshtatej” me atë që po hasja në jetën e përditshme. 


Do t'ju tregoj edhe një ndriçim tjetër shpirtëror të qartë dhe të çmuar, që nuk e fitova që me 
leximin e parë të Librit të Mormonit. Kur isha 18 vjeç, u thirra për të shërbyer në ushtri. Edhe 
pse më përpara nuk kisha arsye për të menduar për këtë gjë, më pas fillova të shqetësohesha dhe 
të mendoja nëse ishte e drejtë të shkoja në luftë. Nuk kaloi shumë dhe përgjigjen e gjeta në 
Librin e Mormonit. 


“Ata JNefitëtj nuk luftonin për mbretëri ose pushtet, por po luftonin për shtëpitë tyre dhe liritë e 
tyre dhe bashkëshortet e tyre dhe për gjithçka që kishin, po, për ritet e tyre të adhurimit dhe 
kishën e tyre. i 


Dhe ata po bënin atë që ndjenin se ishte detyra për të cilën i detyroheshin Perëndisë së tyre: pasi 
Zoti u kishte thënë atyre, ashtu si etërve të tyre se: Përderisa ju nuk jeni fajtorë të sulmit të parë, 
as të dytit, ju nuk do të lejoni që të vriteni nga duart e armiqve tuaj. 


Dhe përsëri Zoti ka thënë se: Ju duhet të mbroni familjet tuaja, madje deri në gjakderdhje. 
Prandaj, për këtë qëllim po luftonin Nefitët me Lamanitët, që të mbronin veten dhe familjet e 
tyre dhe tokat e tyre, atdheun e tyre, dhe të drejtat e tyre fenë e tyre” (Alma 43:45-47). 


Pasi mësova këtë gjë, mund të shërbeja me zell e nder në ushtri. 


Një shembull tjetër: Një herë na u desh të merrnim një vendim shumë të rëndësishëm. Pasi ishim 
lutur dhe ende na mundonin dyshimet, shkova të takoja Harlod B. Li. Ai na këshilloi të 


vazhdonim përpara. Pasi e kuptoi se ndjehesha ende i pasigurt, më tha: “Problemi yt është se ti 
kërkon të dish fundin që në fillim.” Dhe më pas citoi këtë varg nga Libri i Mormonit: “Mos 
dyshoni, sepse nuk shihni, pasi ju nuk do të merrni asnjë dëshmi, deri pas provës së besimit tuaj” 
(Ethëri 12:6). 


Dhe shtoi: “Duhet të mësoni të bëni disa hapa drejt errësirës dhe më pas drita do të ndizet dhe do 
t'ju udhëheqë.” Ky ishte një rast kur një varg nga Libri i Mormonit më ndryshoi jetën. 


A nuk jeni ndjerë ndonjëherë si Nefi i cili tha: “Dhe unë isha i udhëhequr nga Shpirti, duke mos 
ditur më parë gjërat që unë duhet të bëja” (1 Nefi 4:6)7 A nuk jeni ndjerë ndonjëherë tepër të 
dobët2 


Moroni u ndie i dobët dhe i frikësuar që ata “do të tallen me fjalët tona Jpër shkak të dobësive 
tona). 


“,... Zoti i foli fatij), duke i thënë: Të marrët tallen, por ata do të vajtojnë: dhe hiri im është i 
mjaftueshëm për të përulurit, që ata të mos përfitojnë nga dobësia juaj. 


Dhe në qoftë se njerëzit vijnë tek unë, unë do t'ju tregoj atyre dobësinë e tyre. Unë u jap njerëzve 
dobësi që ata të jenë të përulur dhe hiri im është i mjaftueshëm për të gjithë njerëzit që përulen 
para meje: pasi në qoftë se ata përulen para meje dhe kanë besim tek unë, atëherë unë do të bëj 
që gjërat e dobëta të bëhen të forta në ta” (Ethëri 12:25--27). 


Jeta ikën shumë shpejt. Kur ndjeheni të dobët, të dekurajuar, të trishtuar ose të trembur, hapni 
Librin e Mormonit dhe lexojeni. Mos lejoni të kalojë shumë kohë para se të lexoni një varg, një 
mendim, apo një kapitull. 


Nga përvoja kam mësuar se dëshmia nuk lind në mënyrë të menjëherëshme. Porse ajo rritet, siç 
Alma ka thënë, nga fara e besimit. “Ajo do ta forcojë besimin tuaj: pasi ju do të thoni, unë e di se 
kjo është një farë e mirë: pasi vini re, ajo mbin dhe fillon të rritet” (Alma 32:30). Nëse e ushqeni, 
do të rritet, dhe nëse nuk e ushqeni, do të thahet (shih Alma 32:37—41). 


Mos u zhgënjeni nëse keni lexuar dhe rilexuar dhe ende nuk keni marrë një dëshmi të fuqishme. 
Mund të jeni në një farë mënyre si dishepujt për të cilët flitet në Librin e Mormonit, të cilët ishin 
mbushur me fuqinë e Perëndisë në lavdi të madhe “dhe ata nuk e dinin” (3 Nefi 9:20). 


Bëni maksimumin tuaj. Mendoni mbi këtë varg: “Dhe shikoni, që të gjitha këto gjëra të jenë bërë 
në urtësi dhe në rregull: pasi nuk është e nevojshme që një njeri duhet të vrapojë më shpejt sesa 
ai ka fuqi. Dhe përsëri, është e domosdoshme që ai duhet të jetë i zellshëm, që kështu të mund të 
fitojë çmimin, prandaj të gjitha gjërat duhet të bëhen në rregull” (Mosia 4:27). 


Dhuratat shpirtërore që përshkruhen në Librin e Mormonit gjenden sot në Kishë — nxitjet, 
përshtypjet, zbulesat, ëndrrat, vegimet, vizitat, mrekullitë. Të jeni të sigurt se Zoti mundet dhe 
ndonjëherë, shfaqet në fuqi dhe lavdi të madhe. Mrekullitë mund të ndodhin. 


Mormoni ka thënë: “A mos ka pushuar dita e mrekullive” 


Ose a kanë pushuar engjëjt së shfaquri fëmijëve të njerëzve” Apo mos e ka mbajtur ai fuqinë e 
Frymës së Shenjtë nga ata7 Apo mos do t'ua mbajë përderisa të zgjasë koha ose derisa të 
qëndrojë toka, ose përderisa të ketë një njeri mbi faqen e dheut që të shpëtohet2 


Vini re, unë ju them juve, Jo: pasi është nëpërmjet besimit që mrekullitë bëhen” (Moroni 7:35- 


37) 
Lutuni gjithmonë, vetëm dhe me familjen tuaj. Përgjigjet do të vijnë në mënyra të ndryshme. 


Disa fjalë apo një frazë në një varg, si për shembull “Ligësia nuk ka qenë kurrë lumturi” (Alma 
41:10), do t'ju flasin mbi djallin dhe mbi mënyrën se si ai vepron. 


“Pasi sipas kësaj mënyre punon djalli, pasi ai nuk bind asnjë njeri të bëjë mirë, jo asnjë, ashtu 
edhe engjëjt e tij, ashtu edhe ata që i nënshtrohen atij” (Moroni 7:17). 


Breza të tërë profetësh u kanë mësuar njerëzve doktrinat e përjetshme të ungjillit me qëllim që të 
mbrojnë “pasuesit paqësorë të Krishtit” (Moroni 7:3). 


Mormoni parashikoi se kjo ditë do të vinte dhe dha këtë paralajmërim: “Në qoftë se Zoti nuk e 
ndëshkon popullin e tij me shumë fatkeqësi, po, vetëm në qoftë se ai nuk i viziton me vdekje dhe 
me tmerr dhe me zi buke dhe me çdo lloj epidemie, ata nuk do ta kujtojnë atë” (Helamani 12:3). 


Kur Zoti vizitoi nefitët, ata e pyetën se si “Jduhej) ta quajnë këtë kishë: pasi Jkishtej debate midis 
njerëzve në lidhje me këtë çështje. 


...Zoti tha .. ., përse njerëzit duhet të mërmëritin dhe të bëjnë debat për këtë gjë7 


A nuk i kanë lexuar shkrimet e shenjta të cilat thonë që ju duhet të merrni mbi vete emrin e 
Krishtit, që është emri im” Pasi, me këtë emër, ju do të thirreni ditën e fundit” (3 Nefi 27:3-5). 


Qëllimi kryesor i Librit të Mormonit është dëshmia që ai jep për Jezu Krishtin. Nga 6000 vargje 
që ka Libri i Mormonit, më shumë se gjysma flasin për Atë. 


Kështu: “ne flasim për Krishtin, ne gëzohemi në Krisht, ne predikojmë për Krishtin, ne 
profetizojmë mbi Krishtin dhe shkruajmë sipas profecive tona, që fëmijët tanë të mund të dinë se 
cilit burim t'i drejtohen për heqjen e mëkateve të tyre” (2 Nefi 25:26). 


Libri i Mormonit është një thesar i pafund urtësie dhe frymëzimi, këshillimi dhe korrigjimi: 

“përshtatur me aftësinë e të dobëtëve dhe më të dobëtëve midis neshj” (shih Doktrina e 
Besëlidhje 89:3). Është njëherazi ushqim i pasur për më të diturit midis nesh, nëse janë të përulur 
(shih 2 Nefi 9:28--29). 


Nga Libri i Mormonit kemi mësuar mbi: 


10 


Planin e shpëtimit ose “planin e madh të lumturisë” (Alma 42:8: shih gjithashtu Alma 42:5, 8, 
12:30): 


Mbi doktrinën e Krishtit dhe Shlyerjen (shih 2 Nefi 31:2-21, 32:1-6: 3 Nefi 11:31-405 27:13-21). 
Se, përse është e nevojshme vdekja (see 2 Nefi 9:4-6, Mosia 16:8-9: Alma 12:25-27). 

Mbi jetën pas vdekjes në botën e shpirtrave (shih Alma 42:11-14). 

Mbi veprimet e djallit (shih 2 Nefi 2:27, Alma 28:13: 3 Nefi 2:2). 

Mbi organizimin e priftërisë (shih Mosia 29:42, Alma 4:20: 5:3, 44, Alma 13:1-10). 

Mbi lutjet e sakramentit (shih Moroni 4:3: 5:2). 

Mbi një mënyrë të sigurt për dalluar të mirën nga e liga (shih Moroni 7:16). 

Se si të marim një heqje të mëkateve (shih Mosia 4:26). 


Paralajmërime të qarta profetike dhe shumë, shumë gjëra të tjera në lidhje me shëlbimin e njeriut 
dhe të jetës sonë. Të gjitha janë pjesë e plotësisë së ungjillit (shih Doktrina e Besëlidhje 20:9). 


Libri i Mormonit qëndron si provë e mësimeve të Dhjatës së Vjetër. Qëndron si provë e 
mësimeve të Dhjatës së Re. Rivendos “shumë gjëra të qarta dhe të çmueshme” (1 Nefi 13:28) që 
kanë humbur ose që u janë hequr prej tyre (shih gjithashtu 1 Nefi 13:20-42, 14:23). E vërteta e 
saj është një dëshmi tjetër e Jezu Krishtit. 


Këtë vit fetsojmë 175 vjetorin e organizimit të Kishës dhe 200 vjetorin e lindjes së Profetit Jozef 
Smith. Shumë gjëra do të shkruhen e do të thuhen në Kishë për nder të tij. 


Si zakonisht, do të thuhen e do të shkruhen shumë gjëra për të shkatërruar besimin në të. 
Gjithmonë kanë ekzistuar dhe ende ekzistojnë njerëz të cilët kërkojnë në burime 200 vjeçare me 
shpresën për të gjetur diçka që mendohet se Jozefi ka thënë apo ka bërë, në mënyrë që ta 
çnderojnë. 


Siç shkruhet në zbulesat “ata që do të ngrejnë krye kundër të vajosurit tim, thotë Zoti, dhe 
thërrasin se kanë bërë mëkat kur nuk kanë bërë mëkat para meje, thotë Zoti, por kanë bërë atë që 
ishte e përshtatshme në sytë e mi dhe që unë i urdhërova” (shih DeB 121:16), ata do të përballen 
me dënime të rënda. 


Ne nuk kemi arsye përse ta ndihmojmë Profetin Jozef Smith. Libri i Mormonit, Një Dëshmi 


Tjetër e Jezu Krishtit do ta mbrojë për ne. Ata që e mohojnë Jozef Smithin si profet dhe zbulues 
duhet të gjejnë shpjegime nga Libri i Mormonit. 


ILI 


Dhe si mbrojtje e dytë e fuqishme qëndron Doktrina dhe Besëlidhje, ndërsa e treta, Perla me 
Vlerë të Madhe. Të botuara të treja së bashku, këto shkrime të shenjta qëndrojnë si një dëshmi e 
patundur se Jezusi është Krishti dhe si një dëshmi se Jozef Smithi ishte një profet. 


Dhe unë bashkohem me milona të tjerë që kanë këtë dëshmi dhe e ndaj atë me ju në emrin e Jezu 
Krishtit, amen. 


Një Zë i Qetë e i Ulët dhe Një Zemër që Rreh 
Peshkopi Riçard C. Edeli 
Këshilltar i Parë në Këshillin Kryesues të Peshkopëve 


Në vitin 1995, u ftova të jepja mirëseardhjen dhe disa fjalë hyrjeje në një seminar 
shkencor në Sollt Leik Siti rreth temës së ushqimit të fëmijës. Nëntëdhjetë e gjashtë shkencëtarë 
nga 24 vende morën pjesë. Ndërsa unë vëzhgova audiencën gjatë komenteve të mia, më bëri 
përshtypje numri i madh i kombeve që përfaqësoheshin, të cilët dalloheshin nga veshja e tyre, 
ngjyra e lëkurës, gjuha dhe veçori të tjera dalluese. 


Tre ose katër muaj më vonë, unë mora pjesë në një konferencë kunji në Bregun Lindor të 
Shteteve të Bashkuara. Ndërsa qëndroja i ulur në përgatitje për sesionin e trajnimit të 
udhëheqësve, një burrë afrikan hyri në kishë dhe u ul pranë vendkalimit ndërmjet karrigeve. Më 
dukej se e kisha parë, por nuk e mbaja mend se ku mund ta kisha parë atë. Iu afrova dhe e pyeta 
presidentin e kunjit se kush ishte ai burrë. Presidenti i kunjit u përgjigj: “Oh, ai nuk është një 
anëtar i Kishës. Ai është një profesor, vizitor nga Afrika, i cili jep mësim në një universitet të 
njohur në këtë zonë. Disa muaj më parë ai mori pjesë në një seminar shkencor në Sollt Leik Siti. 
Ai mori një broshurë rreth Kishës, e cila e drejtoi atë të lexonte çdo gjë që mund të gjente rreth 
Kishës. Tani ai merr pjesë në çdo mbledhje që ka mundësi.” Pastaj me shaka, presidenti i kunjit 
tha: “Unë nuk do të çuditesha në qoftë se ai po merr pjesë edhe në mbledhjet e Shoqatës së 
Ndihmës.” 


Pas mbledhjes së udhëheqjes së priftërisë, unë e prezantova veten me profesorin mik. Ai 
konfirmoi gëzimin e tij për këtë burim të vërtete të sapo gjetur. Ai shpjegoi që familja e tij, 
akoma në Afrikë, ishte duke studiuar me misionarët dhe do të takoheshin me të në Amerikë mbas 
rreth katër javësh, kohë në të cilën ata të gjithë do të pagëzoheshin së bashku. 


Në përfundim të sesionit të të rriturve të së shtunës në mbrëmje, ky burrë erdhi me nxitim 
në podium dhe, duke goditur kraharorin, me gëzim deklaroi, “Zemra ime është duke rrahur 
pikërisht kështu. Unë me Zor po e mbaj atë në trupin tim. Unë nuk e di nëse do të arrij t'i pres ato 
katër javë për pagëzimin e familjes time“. Unë i sugjerova që ai duhet ta ngadalësonte pak 
zemrën dhe të priste për gruan dhe fëmijët e tij, kështu që të gjithë të mund të pagëzoheshin së 
bashku. 


Kur Elija po ikte për të shpëtuar jetën nga princesha e ligë fenikase Jezebel, Zoti e drejtoi 
atë në një mal të lartë ku ai pati një përvojë shumë të pazakontë. Ndërsa Flija qëndroi në mal 
përpara Zotit, ai ndjeu “Një erë jtë) fortë dhe Jtë) furishme . . . por Zoti nuk ishte në erë. Mbas 


12 


erës ra një tërmet, por Zoti nuk ishte në tërmet. Mbas tërmetit ra një zjarr, por Zoti nuk ishte në 
zjarr. Mbas zjarrit u dëgjua një zë, si një shushuritje e ëmbël” (1 Mbretërve 19:11-12). 


Unë herë pas here pyes njerëz që nuk janë të besimit tonë pse Kisha jonë rritet me kaq 
shpejtësi, si në anëtarësi dhe në aktivitet, ndërkohë që kishat e tjera me sa duket janë duke rënë 
në të dyja këto fusha. Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje është thjesht një zë i qetë e i ulët dhe një 
zemër që rreh. Në këtë botë të ngarkuar, të trazuar dhe të zhurmshme, nuk është si një erë, nuk 
është si një zjarr, nuk është si një tërmet, por është një zë i qetë por shumë i dallueshëm dhe që e 
bën një zemër të rrahë. Eshtë një djegie e qetë përbrenda, që ky është ungjilli i rivendosur i Jezu 
Krishtit, me të gjithë doktrinën, priftërinë dhe besëlidhjet e tij që kishin humbur gjatë shumë 
shekujve të errësirës dhe pështjellimit. Po, është një zë i qetë e i ulët dhe një zemër që rreh, që 
dëshmojnë për mrekullinë e rivendosjes. 


Është një zë i qetë e i ulët dhe një zemër që rreh, që i motivon miliona anëtarë të Kishës 
të pasqyrojnë jetën e Jezusit në fjalë, vepra dhe shërbim. Është një zë i qetë e i ulët dhe një zemër 
që rreh, që motivon mijëra çifte që kanë dalë në pension të shërbejnë misione për 18 muaj ose 
më shumë. Ata lënë mënjanë rehatitë e jetës për të shkuar nëpër botë për t'u shërbyer të tjerëve 
me shpenzimet e tyre dhe me atë që disa do ta konsideronin sakrificë materiale, shpesh duke 
shërbyer në vende të largëta të botës ku një dush i nxehtë dhe një krevat i rehatshëm janë lukse të 
cilat kanë mbetur vetëm në kujtesën e tyre. 


Është një zë i qetë e i ulët dhe një zemër që rreh, që i bën qindra mijëra djem dhe vajza të 
reja të lënë profesione premtuese, të shtyjnë mënjanë edukimin e tyre (ndonjëherë duke lënë 
bursa atletike dhe bursa të tjera), ose të shtyjnë romanticizmin për t'i shërbyer Zotit-—dhe e 
gjitha kjo me shpenzimet e tyre-— për të deklaruar Rivendosjen e ungjillit. Është një zë i qetë e i 
ulët dhe një zemër që rreh, që i jep të rinjve tanë dëshirën dhe kurajon të qëndrojnë për 
pastërtinë, ndershmërinë dhe parimin, madje ndonjëherë duke paguar çmimin e përqeshjes dhe 
përzënies. Është një zë i qetë e i ulët dhe një zemër që rreh, që e motivon dikë të mbajë me gëzim 
urdhërimet e Perëndisë dhe të ndajë barrat me ata me më pak fat. Po, ka fuqi në një zë të qetë e të 
ulët dhe në një zemër që rreh. 


Alma kishte mënyrën e tij për të pyetur rreth gjëndjes shpirtërore të zemrave tona. Ai 
pyet: “A keni lindur shpirtërisht nëpërmjet Perëndisë7” Dhe pastaj: “A keni marrë shëmbëlltyrën 
e tij në pamjen tuaj27 A e keni provuar këtë ndryshim të madh në zemrat tuajat” (Alma 5:14: 
theksimi i shtuar). Me fjalë të tjera, a po rreh zemra juaj me një dëshmi të Jezu Krishtit2 


A do të më lejoni t'ju them vetëm tre gjëra nga shumë që e bëjnë zemrën time të rrahë” 
Në rradhë të parë, zemra ime rreh nga njohuria që Jezu Krishti është Shpëtimtari im personal dhe 
që dashuria e Tij për mua ishte e mjaftueshme që Ai të vuante dhimbje të paimagjinueshme dhe 
madje vdekje. Zemra ime rreh kur në vetminë e mendimeve të mia të thella unë kuptoj që mund 
të pastrohem, purifikohem dhe shëlbehem nëpërmjet gjakut të Jezu Krishtit. Zemra ime rreh kur 
unë sjell ndër mend çmimin që u pagua---vuajtjen e Tij për të më shpëtuar mua nga një vuajtje e 
tillë personale për mëkatet dhe shkeljet e mia. 


Së dyti, zemra ime rreh me njohurinë që një djalë i ri, vetëm 14 vjeç, shkoi në një korije 
me pemë dhe nëpërmjet një lutjeje të thjeshtë dhe të përulur, qiejt u hapën, Perëndia dhe Krishti 


13 


u shfaqën dhe engjëjt zbritën. Dhe kështu, plotësia e ungjillit të Jezu Krishtit u rivendos me të 
gjithë priftërinë, besëlidhjet dhe pastërtinë e doktrinës së tij. Zemra ime rreh kur unë mendoj 
rreth asaj që ky djalë profet duroi për të sjellë plotësinë e ungjillit të rivendosur. Ndërsa engjëj 
qiellorë po zbrisnin, engjëjt e Satanit ishin gjithashtu në punë. Përndjekjet filluan dhe ashtu si 
ndodhi me profetët e vjetër, jeta e Jozefit mbaroi në martirizimin e tij. Ndër të gjitha provat dhe 
përndjekjet e tij, profeti i ri qëndroi i vendosur dhe i palëkundur. 


Për shkak të Profetit Jozef Smith, unë i kuptoj më mirë përmasat e Shlyerjes së Krishtit. 
Për shkak të Profetit Jozef, unë e kuptoj më mirë domethënien e Kopshtit të Gjetsemanit-—një 
vend vuajtjesh të mëdha ndërsa Krishti mori përsipër vuajtjet tona personale jo vetëm për 
mëkatet tona, por gjithashtu për dhimbjet, dobësitë, mundimet dhe tragjeditë. Unë e kuptoj 
natyrën e pafundme dhe të përjetëshme të flijimit të Tij të madh dhe të fundit. Unë e kuptoj më 
mirë dashurinë që Shpëtimtari ynë tregoi në veprën shlyese të Tij të fundit. Për shkak të Jozef 
Smithit, dashuria dhe mirënjohja ime për Shpëtimtarin është rritur dhe adhurimi im është bërë 
më kuptimplotë. Ndër shumë himne në librin tonë të himneve të shkruara nga VV. VV. Phelps 
është kënga e njohur me fjalët “Lavdi njeriut që me Jehovën folil” (“Lavdi Njeriut,” Himne dhe 
Këngë të Fëmijëve, £. 50). Zemra ime rreh ndërsa e këndoj atë këngë. 


Po, sepse ne këndojmë me entuziazëm dhe kënaqësi: “Lavdi njeriut që me Jehovën foli,'' 
ne këndojmë rreth Shpëtimtarit me edhe më shumë nderim, emocion dhe mirënjohje me fjalët: 
“Kaq shum” t'kujdeset për mua, o ç'mrekullil Aq shum” sa u bë flil Për mua ç'mrekulli, Zot 0 
ç'mrekullil” (“Qëndroj Plot Habi,” Himne dhe Këngë të Fëmijëve, t. 22). Zemra ime rreh për 
shkak të ndriçimit që Profeti Jozef Smith i solli jetës sime në lidhje me ndikimin personal të 
Shlyerjes së Shpëtimtarit tim. 


Së treti, zemra ime rreh ndërsa studioj dhe meditoj shkrimet e shenjta në Librin e 
Mormonit, i cili plotëson Biblën dhe dëshmon më tej për hyjninë e Jezu Krishtit si Biri i 
Perëndisë, Shëlbyesi dhe Shpëtimtari i botës. Për shkak të këtij shoqëruesi të shenjtë të Biblës, 
kuptimi im për doktrinën e Krishtit është zgjeruar, kështu për shumë nga pyetjet e lëna pa 
përgjigjje në Bibël unë marr shpjegim plotësisht të kënaqshëm. Libri i Mormonit ofron evidencë 
të prekshme që Jozefi është një profet i Perëndisë, Krishti me të vërtetë iu shfaq atij, dhe ungjilli 
është rivendosur në pastërtinë dhe plotësinë e tij. Zemra ime rreh vetëm kur mendoj për 
mrekullinë e ekzistencës së Librit të Mormonit---punës së vështirë për të gdhendur në fletë 
metali, ruajtjen e tij të kujdesshme ndër shekuj nga të zgjedhurit e Perëndisë dhe përkthimin e 
mrekullueshëm. Me të vërtetë i përshtatet përkufizimit të përkryer të shkrimit të shenjtë. Për 
shkak të dashurisë së mrekullueshme të Perëndisë për ne, Ai siguroi këtë provë të cilën ne mund 
ta prekim, ta ekzaminojmë, ta studiojmë dhe madje mund ta vëmë në provë. Por, më e 
rëndësishmja, Perëndia më do mua mjaftueshëm sa të më japë mua dhe çdokuit tjetër i cili 
kërkon me sinqeritet një zbulesë personale të vërtetësisë së Librit të Mormonit---provën e 
prekshme të Rivendosjes dhe që Jozef Smithi ishte një profet i vërtetë. 


Duke folur për këtë njohuri të shenjtë, profeti i Librit të Mormonit Alma dëshmon, citoi: 
“A nuk mendoni se këto gjëra i di edhe unë vetë2 Vini re, unë ju dëshmoj se e di që këto gjëra, 
për të cilat unë kam folur, janë të vërteta. Dhe si mendoni që unë di për sigurinë e tyre2 Vini re, 
unë po ju them se ato m”u bënë të njohura nga Shpiri i Shenjtë i Perëndisë. Vini re, unë kam 
agjëruar dhe jam lutur për shumë ditë, që t'i di këto gjëra vetë. Dhe tani, unë vetë e di se ato janë 


14 


të vërteta: pasi Zoti Perëndi m'i ka njoftuar nëpërmjet Shpirtit të tij të Shenjtë: dhe ky është 
shpirti i zbulesës që është tek unë,” mbaroi citimin (Alma 5:45--46). 


Si Alma në kohët e vjetra, seicili nga ne, si anëtarë ashtu dhe kërkues të sinqertë, mund të 
dimë me siguri që këto gjëra janë të vërteta. Është privilegji ynë i madh të dimë. Është më shumë 
se një privilegj: është përgjegjësia jonë të dimë. Është humbja jonë e madhe to mos dimë kur një 
privilegj kaq i madh është dhënë. Zoti ka thënë: “trokitni dhe do t'ju çelet” (Mateu 7:7). Profeti i 
Librit të Mormonit Jakobi thotë: 'Jejanij me synim të plotë të zemrës” (Jakobi 6:5). Ne nuk kemi 
nevojë të mbështetemi tek intelekti ose shqisat fizike. Ne studiojmë, ne lutemi dhe, si Alma i 
kohërave të vjetra, ne madje mund të agjërojmë, dhe pastaj vijnë një zë i qetë e i ulët dhe një 
zemër që rreh. Imagjinoni një zbulesë personale nga Perëndia që këto gjëra janë të vërteta. Ky 
mendim e bën zemrën time të rrahë. Në emrin e Jezu Krishtit, amen. 


Tërë Bijtë e Tu do të Mësohen 
Koloin K. Menlove 
Presidente e Përgjithshme e Fillores 


Fatkeqësitë e kohëve të fundit që kanë ndodhur nëpër botë, na kanë prekur zemrat. 
Fëmijët që vuajnë, të cilët janë viktima të pafajshme, na brengosin veçanërisht. Kemi parë fëmijë 
që kanë mbetur pa familjarë që t'i sigurojnë të mira materiale, t'i mbrojnë dhe t'i duan. Zemrat 
tona dëshirojnë të jenë pranë tyre dhe t'i ndihmojnë në njëfarë mënyre, në çfarëdo mënyre që do 
t'u lehtësonte vuajtjen dhe do të sillte shpresë në jetën e tyre. Ne jemi mirënjohës për mundësitë 
që kemi për të dhënë ndihmë. Ne nxitemi nga përpjekjet e shumë njerëzve që po i ndihmojnë 
këta fëmijë. 


Megjithatë, nuk na duhet të shohim shumë larg për të gjetur fëmijë që jetojnë në rrethana 
të ndryshme, por sfiduese. Pa e kuptuar, ne mund të mos shohim fëmijët që janë fare pranë nesh. 
A jemi vërtetë të ndërgjegjshëm për mjedisin e rrezikshëm që rrethon vetë fëmijët tanë2 Ne 
zakonisht mund të përcaktojmë në se plotësohen nevojat e tyre fizike, por ç'mund të themi për 
nevojat e tyre shpirtërore2 A e njohin ata dritën dhe paqen e ungjillit të Jezu Krishtit2 Shkrimet e 
shenjta na mësojnë: “Të gjithë fëmijët e tu do të mësohen nga Zoti, dhe e madhe do të jetë paqja 
e fëmijëve të tu.” 


Fëmijët kanë nevojë për paqen që vjen nga dija se ata kanë një Atë të dashur Qiellor, i cili 
dërgoi Birin e Tij, Jezu Krishtin, për të sjellë dritë dhe shpresë në botë. Na takon ne, të rriturve 
t'i drejtojmë fëmijët drejt asaj paqeje dhe drite. 


Gjendja e vështirë shpirtërore e disa fëmijëve në botë sot, paraqitet në një pikturë të 
artistit danez Karl Bloh. Piktura ilustron shumë bukur një tregim të shkrimit të shenjtë që gjendet 
tek Gjoni, kapitulli 5. Krishti, shëruesi dhe ngushëlluesi, është në qendër të pikturës. Ai poi heq 
mbulesën një burri që kishte paaftësi që nga lindja. Ky burrë po priste mrekullinë e shërimit në 
pellgun e Betesdas, por nuk kishte njeri që ta ndihmonte. Ndërsa ai pret, duke shpresuar për një 
mrekulli, Krishti qëndron në prani të tij me fuqinë për ta shëruar. 


15 


Piktura ka disa personazhe në sfond, asnjë prej tyre nuk sheh drejtpërsëdrejti Krishtin. 
Zoti është në mes tyre, por vetëm një njeri e sheh Atë si të tillë. Gjithë të tjerët duket se po 
vazhdojnë të merren me punët e tyre të përditëshme, të pavëmendshëm ndaj fuqisë së madhe të 
Jezusit dhe mrekullisë që po ndodh në prani të tyre. Një fëmijë i vogël e një grua, ndoshta nëna e 
tij, janë para Jezusit, por përsëri, si të tjerët, sytë e tyre janë drejtuar diku tjetër. Pikërisht kur 
prania e Shpëtimtarit është aq pranë, kjo grua nuk arrin ta drejtojë fëmijën drejt Shpëtimtarit. 
Unë mendohem, a është e mundur vallë që edhe ne të kemi humbur këtë mundësi për të ardhur 
tek Krishti” A mos vallë përvojat e jetës po na tërheqin vëmendjen dhe po e kufizojnë 
këndvështrimin tonë shpirtëror, sa që ne nuk po përqendrohemi në atë që është më e 
rëndësishmja” Unë pyes veten, a po i humbasim edhe ne mundësitë për të mësuar nga Zoti dhe 
për të ndjerë dashurinë e Tij2 Dhe a poi humbasim mundësitë për të ndarë me të tjerët, 
veçanërisht me fëmijët, atë që është më i rëndësishmi, ungjillin e Jezu Krishtit7 Ne të gjithë kemi 
parë fëmijë dhe të rinj, që rrinë mes turmave të hutuar dhe me dëshirën për të ditur se cila është 
gjëja më e rëndësishme. 


Unë gati e dëgjoj këtë fëmijë dhe fëmijë të tjerë të thërrasin fjalët që shumë prej nesh i 
kanë kënduar: “Mësom” t'Ec” në Drit.”” I kujtoni fjalët: “Mësom” t'ec” në drit'n e dashuris” Tij, 
mësom” t'i lutem Atit të shtrenjt”, mësom” t'vërtetën që unë ta di, mësom,' mësom” të eci në 
drit. 7992 


A po i mësojmë fëmijët tanë të njohin, të ndjejnë dhe të kënaqen me bukurinë, fuqinë dhe 
mrekullitë e ungjillit të Jezu Krishtit” Presidenti Gordon B.Hinkli na ka këshilluar: “Le t'i 
ushqejmë fëmijët tanë në lidhje me Atë që ne e quajmë Zoti Jezu Krisht. Le t'i mësojmë fëmijëve 
tanë parimet e mëdha shpëtuese të ungjillit.” Fëmijët kanë nevojë ta dinë se besimi në 
Shpëtimtarin dhe ndjekja e shembullit të Tij, do t'i ndihmojë të kenë paqe në këtë botë të trazuar. 


Si i mësojmë fëmijët tanë” Ne mund të ndjekim shembullin e Shpëtimtarit. Në Librin e 
Mormonit lexojmë për shfaqjen e Shpëtimtarit të ringjallur tek ata që ishin në Hemisferën 
Perëndimore. Ndërsa po mësonte popullin e Tij, Ai i mblodhi fëmijët rreth vetes. U gjunjëzua 
dhe u lut, me fëmijët dhe për ta. Ai i bekoi fëmijët një e nga një. Ai ndjeu gëzimin e pranisë së 
tyre dhe hapi qiejt që fëmijët të mund të mësoheshin nga lart. 


Kur i përfshini fëmijët në tryezën e ngrënies në familje, kur i aktivizoni ata në studimin e 
përditshëm familjar të shkrimeve të shenjta dhe në mbrëmjet familjare, atëherë po ndiqni 
shembullin e Shpëtimtarit. Ndërsa e bëni këtë, bëni të mundur që ata ta dinë se e gjithë familja 
juaj po përpiqet të mbajë urdhërimet dhe të jetë e denjë për të qenë një familje e përjetëshme. 
Pikërisht në këto çaste familjare, vetëm për vetëm me ta, Shpirti mund të na nxisë të bëjmë 
tamam pyetjen e duhur ose të themi tamam gjënë e duhur që do t'i ndihmojë fëmijët tanë të 
njohin dhe të ndjejnë dritën e Zotit. Në qoftë se i shfrytëzojmë këto mundësi, Shpirti do të na 
udhëheqë. 


Ne kemi mes nesh fëmijë të mrekullueshëm e të talentuar. Ata po presin që ne t'i 


mësojmë për Shpëtimtarin dhe si ta ndjekin Atë me besim. Ne mund t'i ndihmojmë ata të gjejnë 
paqe në këtë jetë dhe në jetën që do të vijë. 


16 


Fëmijët kanë nevojë të provojnë Dritën e Krishtit që të mund të zgjedhin Dritën dhe t'i 
bëjnë ballë errësirës. Moisiu pati një përvojë mrekullie kur u shpërfytyrua dhe e pa Perëndinë me 
sytë shpirtërorë. Pasi Moisiu u mësua nga Perëndia dhe pa lavdinë e veprën e Tij, Satani erdhi 
tek Moisiu me errësirë dhe pështjellim. Meqenëse Moisiu e kishte provuar dritën dhe lavdinë e 
Perëndisë, ai mund ta dallonte ndryshimin. Ai i bëri ballë me guxim Satanit, duke thënë: “Kush 
je ti” Sepse vër re, unë jam një bir i Perëndisë.” 


Fëmijët kanë nevojë të mbushen me dritën e ungjillit, kështu që kur të vijë tundimi ata të 
mund të thonë: “Unë e di se kush jam. Unë jam një bir i Perëndisë. Unë e di se ç'duhet të bëj. 
Unë duhet të pagëzohem, të marr Frymën e Shenjtë dhe të mbaj urdhërimet.” Pastaj fëmijët 
mund të thonë: “Unë e di se kush mund të bëhem. Unë mund të bëhem një e re e drejtë” ose 
“Unë mund të bëhem një i ri i drejtë dhe të marr priftërinë.” Fëmijët e mbushur me këtë dije dhe 
dritë mund të marrin vendimin të flakin errësirën dhe të kthehen tek drita dhe paqja e ungjillit. 


Fëmijët që e kanë të rrënjosur në zemër ungjillin, e njohin dorën e Zotit në jetën e tyre. 
Fëmijët mund të dinë më shumë nga sa mendojmë ne se ata dinë dhe mund të bëjnë më shumë 
nga sa mendojmë ne ndonjëherë. Unë kam mësuar se fëmijët janë të prirur të besojnë. Ata nuk 
dyshojnë. Samanta, 11 vjeçe, tha: “Unë e di që ungjilli është i vërtetë, sepse unë mund ta ndjej 
këtë.” Benjamini tre vjeçar tha: “Unë e di se Ati Qiellor i dëgjon dhe i përgjigjet lutjeve të mia, 
sepse Ai më do.” Fëmijët që kanë dritën e ungjillit thonë: “Unë e di se Fryma e Shenjtë e drejton 
jetën time, sepse unë ndjehem i lumtur kur zgjedh të ndjek nxitjet e tij.” Semi po fillon të kuptojë 
ndjenjat që vijnë nga Fryma e Shenjtë. Kur nëna e tij e pyeti: “Kush është Fryma e Shenjtë)” ai 
tha: “Është një ndjenjë e ngrohtë brenda meje.” Semi gjithashtu e kuptoi se kur vëllai i tij i vogël 
dy javësh ishte i sëmurë, ishte Fryma e Shenjtë që e nxiti të lutej për ndihmën e Zotit. A mund të 
ndjeni paqen e këtyre fëmijëve” 


Të mësosh fëmijët kërkon më shumë se dëshirë. Kërkon zell nga ana jonë. Më sipër 
përmenda një këngë: “Mësom” t'Ec” në Drit,'” të shkruar nga motra Klara Mekmaster. Motra 
Mekmaster më tregoi se, kur shërbente në këshillin e përgjithshëm të Fillores, ajo mori detyrën të 
shkruante një këngë mbi mësimdhënien për fëmijët. Ajo mendonte se kjo ishte një detyrë mjaft 
frikësuese dhe u lut që të dinte se si të fillonte e si ta kryente këtë detyrë. 


Pas shumë përpjekjesh, ajo e paraqiti punën e saj, por thjesht që t'i thoshin se ende nuk 
ishte siç duhet. Asaj nuk i thanë se çfarë të ndryshonte, vetëm të vazhdonte përpjekjet derisa të 
ishte siç duhej. Ajo ishte e raskapitur shpirtërisht ngaqë nuk e dinte si të vepronte. Ajo përsëri 
kërkoi udhëheqje nga Zoti, bëri ndryshime dhe paraqiti një version tjetër. Ky proces vazhdoi tre 
herë derisa, më në fund, i thanë se ishte e përkryer dhe se nuk kishte nevojë të ndryshonte ndonjë 
gjë. 


Edhe pse shumë herë motra Mekmaster donte të hiqte dorë, ajo punoi me zell për atë që i 
kishin kërkuar të bënte dhe që ajo shpresonte se do të bekonte jetën e fëmijëve. Muzika e saj e 
frymëzuar këndohet nga të rritur e fëmijë në shumë vende dhe në shumë gjuhë. Kjo këngë 
përfaqëson dëshirën e zemrës time, që të gjithë fëmijët e Perëndisë të mësojnë të ecin në dritën e 
ungjillit të Jezu Krishtit. Kjo këngë fillon me një lutje të një fëmije: “Mësom” t'ec”' në drit'” dhe 


, ,395 


mbyllet me një zotim: “Me g”zim, me g”zim në dritë do shkojm”. 


17 


Do të na duhen kohë dhe përpjekje për të mësuar fëmijët, por nuk duhet të 
shpërqendrohemi ose të heqim dorë. Fëmijët tanë kanë kaq shumë nevojë për plotësimin e 
premtimit: “dhe e madhe do të jetë paqja e fëmijëve të tu.” Asnjë fëmijë le të mos pyes veten 
nëse Ati Qiellor dhe Jezu Krishti e do. Le ta dinë të gjithë fëmijët se kush janë, çfarë duhet të 
bëjnë dhe kush mund të bëhen. 


Unë jam mirënjohëse për të gjithë ata që u qëndrojnë pranë fëmijëve, që i duan dhe i 
mësojnë ata, pavarësisht nga rrethanat e tyre tokësore, që ata të mund të ndjejnë paqe në dritën e 
ungjillit dhe të marrin premtimet e Zotit. 


Unë do të doja t'u flisja veçanërisht fëmijëve në mbarë botën. Unë kam takuar disa prej 
jush këtu (në SHBA) dhe disa prej jush në vende të largëta si Afrika, Filipinet, Korea dhe kohët e 
fundit, në Ukrainë dhe në Rusi. Kam vizituar klasat e Fillores e madje edhe spitalet e fëmijëve. 
Unë shpresoj ta dini se sa shumë ju duan familja juaj, mësuesit tuaj të Fillores dhe, më e 
rëndësishmja, Ati juaj Qiellor dhe Jezu Krishti. 
Jetoni që gjithmonë të jeni të denjë për privilegjet dhe bekimet që keni dhe do të merrni. 
Standardet që mbani në veshjen, fjalorin dhe sjelljen tuaj janë shenja të jashtme të zotimit tuaj të 
brendshëm për të zbatuar planin e Atit Qiellor për ju. 


Ndikimi juaj mbi mua është më i madh nga sa mund të mendoni. Faleminderit për 
gëzimin dhe shpresën që sillni në zemrën time e në zemrat e udhëheqësve tuaj të Fillores dhe 
veçanërisht në zemrat e prindërve tuaj. Ju lutem kujtohuni t'i shprehni falenderimet tuaja atyre 
që ju duan dhe ju mësojnë. Unë e di dhe unë dua që edhe ju ta dini, se ju jeni fëmijë të Perëndisë, 
Ati Qiellor ju do dhe ju mund t'i luteni Atij kudo e kurdoherë. Përpiquni të kujtoni e të ndiqni 
gjithmonë Jezu Krishtin dhe kjo do të sjellë dritë dhe shpresë në jetën tuaj dhe do t'ju japë 
shpresë për përjetësinë. Për këtë unë dëshmoj, në emrin e Jezu Krishtit, amen. 


Shënime 


1 SNefin22: 113: 

2. Himne dhe Këngë të Fëmijëve, £.66. 

3. Pago Pago, American Samoa, takim me anëtarë 13 tetor 1997: ose Church Nevys, 4 shtator 
1999, f. 2. 

4. Shih Moisiu 1:13. 

5. Himne dhe Këngë të Fëmijëve, £.66. 

6. 3 Nefi 22:13. 


Tani Është Koha Për T'u Përgatitur 
Plaku Rasëll M. Nelson 
i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve 


Vëllezërit dhe motrat e mia të dashur, që nga koha e konferencës sonë të përgjithshme të 
kaluar, gruaja ime e dashur për 59 vjet-—vdiq. Ndërsa unë isha në shtëpi në një ditë të shtune të 
rrallë pa ndonjë detyrë në Kishë, ne punuam së bashku. Ajo lau rrobat tona. Unë e ndihmova 
duke i mbajtur ato, palosur dhe duke i vënë në vendin e tyre. Pastaj ndërsa qëndronim ulur në 


18 


divan, duke u mbajtur për dore dhe duke shijuar një program në televizor, Dantzela ime e dashur 
iku paqësisht në përjetësi. Vdekja e saj erdhi befas dhe papritur. Vetëm katër ditë më parë, 
raporti i doktorit tonë gjatë një kontrolli të zakonshëm tregoi që analizat e saj laboratorike ishin 
të mira. Pasi përpjekjet e mia për ta sjellë në jetë nuk patën sukses, u trondita dhe më pushtuan 
ndjenja trishtimi. Shoqja ime më e ngushtë, një mama engjëll për 10 fëmijët tanë, gjyshe për 56 
nipërit dhe mbesat tona, u mor nga ne. 


Dantzel nuk ishte vetëm një shoqe që e donim dhe na donte. Ajo ishte një mësuese: Nga 
shembulli i saj fisnik, ajo na mësoi besim, virtyt, bindje dhe mëshirë. Ajo më mësoi mua si të 
dëgjoj dhe të dua. Për shkak të saj, unë i di të gjitha bekimet që mund t'i vijnë një bashkëshorti, 
babai dhe gjyshi. 


Me mirënjohje të thellë, unë vlerësoj dashurinë e jashtëzakonshme nga miq të dashur nga 
e gjithë bota. Letra, telefonata, kartolina dhe mesazhe të tjera të panumurta na janë dërguar. Të 
gjitha nderimet shprehën admirim të dashur për të dhe simpati për ne, të cilët ajo la mbrapa. Ato 
mesazhe erdhën në një numër kaq të madh sa që ne, me keqardhje, nuk mund t'i përgjigjeshim të 
gjithave individualisht. Më lejoni t'ju falenderoj secilin dhe të gjithëve për mirësinë e madhe 
ndaj nesh. Shumë, shumë faleminderit. Fjalët tuaja kanë sjellë shumë ngushëllim gjatë kësaj 
kohe dhembjeje për familjen tonë. Ne me të vërtetë e duam të dashurën Dantzell Ne na mungon 
ajol 


Nga ikja e saj e papritur ne mund të mësojmë një mësim shumë të rëndësishëm: Tashti 
është koha për t'u përgatitur dhe për të takuar Perëndinë. Nesër mund të jetë shumë vonë. 
Profetët gjatë epokave kështu kanë deklaruar: “Kjo jetë është koha për njerëzit që të përgatiten të 
takohen me Perëndinë. .... Mos e shtyni ditën e pendimit tuaj.” 


NEVOJA PËR T'U PËRGATITUR TANI 


Megjithatë, shumë e shtyjnë për më vonë.” Një profet na paralajmëron ne: “Ju nuk mund 
të thoni... se unë do të pendohem, se do të kthehem te Perëndia im. Jo, ju nuk do të mund ta 
thoni këtë: pasi i njëjti shpirt që zotëron trupat tuaj në kohën HË ju largoheni nga kjo jetë, i njëjti 
shpirt do të . . . zotërojë trupin tuaj në atë botë të përjetshme.” Një profet tjetër shton: “Ai që 
është i fëlliqur do të mbetet akoma i fëlliqur: dhe ai që është i drejtë do të mbetet akoma i 
drejtë.” 


E madhe është njohuria që çfarëdo parimi inteligjence që ne fitojmë . . në këtë jetë, do të 
ngrihet me ne në ringjallje. në Nga Profeti Jozef Smith ne gjithashtu mësojmë që “Perëndia ka . 
një kohë ... të caktuar . . . kur Ai do të sjellë të gjithë subjektet e Tij, të cilët i janë bindur zërit të 
Tij dhei janë bindur urdhërimeve të Tij, në pushimin e Tij çelestial. Ky pushim” është me kaq 
përsosje dhe lavdi, saqë njeriu ka nevojë për një përgatitje përpara se ai mund, në përputhje me 
ligjet e asaj mbretërie, të hyjë në të dhe të shijojë bekimet e saj. . .. Perëndia i ka dhënë ligje të 
caktuara familjes njerëzore, të cilat, në qoftë se zbatohen, janë të mjaftueshme për t'i përgatitur 
ata të trashëgojnë këtë pushim. “7 Motra Nelson ishte kaq e përgatituri 


Ai qëllim i lavdishëm duket shumë i largët në qoftë se dikush shkurajohet nga telashet 
dhe zymtia e botës. Mua më kujtohet kur një shok që po kalonte një ditë të vështirë shpalli, “Oh, 


19 


pse u linda)” Plani i Perëndisë i përgjigjet pyetjes së tij. Ne erdhëm në këtë jetë për të marrë një 
trup fizik. Ne mund të biem në dashuri dhe të martohemi. Ne mund të kemi fëmijë dhe të 
kalojmë provat e jetës tokësore. (Ju lutem më falni që përmenda fëmijët dhe provat e jetës në të 
njëjtën fjali. E kuptoj që ato janë të dyja pjesë të proçesit tonë të rritjes.) Kisha u rivendos-—toka 
u krijua---kështu që familjet të mund të vulosen në tempujt e shenjtë. Ndryshe, e gjithë toka do të 
“shkatërrohej.” 


Ne erdhëm për t'u provuar dhe për të zgjedhur.” Zgjedhjet tona përcaktojnë fatin tonë. Ne 
jemi “të lirë të zgjedhim) lirinë dhe jetën e përjetshme, nëpërmjet Ndërmjetësit . . ., ose të 
zgjedhijm) robërinë dhe vdekjen.”'” Ata që zgjedhin rrugën e Zotit ka shumë mundësi që do të 
persekutohen.'' Por shpërblimi i tyre është i sigurt. Ata që qëndrojnë besnikë “do të trashëgojnë 
mbretërinë e Perëndisë, . . . dhe gëzimi i tyre do të jetë i plotë përgjithnjë.”'” Motra Nelson e ka 
fituar atë shpërblim. Çfarë ngushëllimi më sjell kjo mua dhe familjes timel 


Prova kalojnë si të pasurit ashtu edhe të varfrit. Vite më përpara, m”u kërkua t'i bëja një 
operacion një burri shumë të pasur. Një biopsi kirurgjikale konfirmoi që ai kishte një kancer të 
avancuar që ishte shpërndarë gjatë gjithë trupit të tij. Ndërsa unë ia thashë këtë, përgjigjja e tij e 
menjëhershme ishte që të mbështesha tek pasuria e tij. Ai do të shkonte kudo ose të bënte çdo gjë 
për ta kuruar gjëndjen e tij. Ai mendonte se mund ta kthente shëndetin me para. Por mbas pak 
kohe ai vdiq. Dikush pyeti: “Sa pasuri la ai”” Përgjigjja, patjetër që ishte: “Të gjithën” 


Prioritetet e tij ishin vendosur mbi gjëra të botës. Shkalla e tij e suksesit ishte mbështetur 
mbi murin e gabuar. Unë mendoj për të kur lexoj këtë shkrim të shenjtë: “Por vini re, ditët tuaja 
të provës kanë kaluar: ju e keni shtyrë ditën e shpëtimit tuaj, derisa tani është .. . tepër vonë.” 


Në një kontrast rrezatues, Motra Nelson u përgatit gjatë gjithë jetës për kohën kur ajo do 
të kthehej tek Perëndia. Ajo e jetoi çdo ditë sikur të ishte dita e saj e fundit. Ajo e shijoi çdo orë, 
duke e ditur që koha në tokë është e çmueshme. 


Disa njerëz jetojnë sikur të mos kishte ditë gjykimi. Të tjerët e çojnë dëm kohën e sotme 
me një frikë për të nesërmen, që të paaftëson ose me një preokupim paralizues mbi gabimet e së 
djeshmes. Secili nga ne mund t'i vërë mirë veshin fjalëve të një poeti, të vendosura në një orë 
diellore: E 


Hija që bën treguesi im 

Ndan të ardhmen nga e kaluara: 

Përpara saj, fle ora e palindur, 

Në errësirë dhe që nuk është në dorën tënde: 
Mbrapa vijës së hijes, 

Ora e humbur, e cila nuk është më e jotja. 
Vetëm një orë është në duart e tua,-— 
TASHTI-ja mbi të cilën qëndron hija.“ 


SI TË PËRGATITEMI2 


20 


Tashti është koha. Por si të përgatitemi” Filloni me pendimini Shkrimi i shenjtë shpall: 
“Në qoftë se jeni përpjekur të bëni të liga në ditët e provës suaj, atëherë ju do të gjendeni të 
papastër para fronit të gjykimit të Perëndisë: .. . asgjë e papastër nuk mund të jetojë me 
Perëndinë.” Ai dha këtë rregull të thjeshtë: “Vetëm në qoftë se ju i përmbaheni ligjit tim, 
përndryshe ju nuk mund ta merrni këtë lavdi.”15 


Tashti është koha për të treguar respekt dhe nderim për trupat tanë fizikë. Ai shërben si 
tabernakull për shpirtrat tanë për të gjithë përjetësinë. Dëshirat fizike duhet të kontrollohen nga 
vullneti i shpirtit. Ne duhet t'i mohojmë vetes çdo paperëndishmëri.” Ne duhet të “mohojmë çdo 
të ligë dhe të mbahemi pas çdo gjëje të mirë (dhe) .. . të jetojmë me çdo fjalë që del nga goja e 
Perëndisë.” 


Për shkak të katastrofave të shpeshta dhe të frikshme në botë, disa njerëz dyshojnë për 
ekzistencën e Perëndisë. Por, në fakt, Ai po mundohet të na ndihmojë. Ai na dha këto fjalë: “Sa 
herë ju kam thirrur me anë të zërit të shërbëtorëve të mi, dhe me anë të shërbesës së engjëjve, 
dhe nëpërmjet zërit tim, dhe me anë të zërit të bubullimave, dhe ... stuhive, ... tërmeteve,... 
stuhive të mëdha breshëri,. . . zisë së bukës dhe shkatërrimeve të çdo lloji, .... dhe do t'ju 
shpëtoja me një shpëtim të përjetshëm, por ju nuk doniti”” 


Shpresa e Tij për ne është jeta e përjetshme. Ne kualifikohemi për të nëpërmjet bindjes 
ndaj besëlidhjeve dhe ordinancave të tempullit---për veten tonë, familjet dhe paraardhësit tanë. 
Ne nuk mund të përsosemi pa ata.” Ne nuk mund të shkojmë në prezencën e Perëndisë vetëm 
duke e dëshiruar atë. Ne duhet t'u bindemi ligjeve mbi të cilat ato bekime janë bazuar.” Plani i 
Perëndisë është i drejtë. Edhe ata “të cilët kanë vdekur pa një njohuri të këtij ungjilli, të cilët do 
ta kishin marrë atë nëqoftë se do t'ju lejohej të jetonin në tokë, do të jenë trashëgimtarë të 
mbretërisë qiellore të Perëndisë.” Plani i Tij është gjithashtu i mëshirshëm. Ai “do të gjykojë të 
gjithë njerëzit sipas punëve të tyre, sipas dëshirës së zemrave të tyre.”— 


Tashti është koha t'i vendosim emrat tanë me ata të njerëzve të Perëndisë. Këtë e bëjmë 
duke paguar të dhjetën. Ai i kërkon njerëzve të Tij të paguajnë të dhjetën për t'i bekuar ata.“ 
Motra Nelson ia mësoi këtë gjithmonë familjes sonë. 


Tashti është koha t'i bashkojmë qëllimet tona me ato të Perëndisë. Puna dhe lavdia e Tij— 
-“për t'i sjellë pavdeksinë dhe jetën e përjetshme njeriut” ---mund të bëhen tonat. Për martesën 
në tempull Shpëtimtari shpalli: “Në qoftë se një njeri martohet me një grua nëpërmjet fjalës sime, 
e cila është ligji im, dhe nëpërmjet besëlidhjes së re dhe të përjetshme, ... . Jata) do të trashëgojnë 
frone, mbretëri, principata dhe fuqi, sundime, . ... ekzaltim dhe lavdi në të gjitha gjërat.” Ne 


duhet të ndjekim shembullin e Zotit, të duam siç deshi Ai, të lutemi si Ai, dhe të durojmë deri në 
fund si Ai.“ 
RËNDËSIA E VDEKJES NË PLANIN E PËRJETSHËM TË PERËNDISË 

Vdekja është një përbërës i nevojshëm i ekzistencës sonë të përjetshme. Asnjë njeri nuk e 
di se kur do të vijë, por është themelore për planin e madh të lumturisë së Perëndisë.” Falë 


Shlyerjes së Zotit, në fund, ringjallja është një realitet, dhe jeta e përjetshme është një mundësi 
për të gjithë njerëzimin... Ajo mundësi bëhet një realitet ndërsa ne i bindemi ligjit të Perëndisë. 


21 


Ai tha: “Në qoftë se nuk zbatoni urdhërimet e mia . . . ju nuk do të hyni në asnjë mënyrë në 
mbretërinë e qiellit.'5' Një ditë ne do të gjykohemi nga Zoti” dhe do të shkojmë në banesën tonë 
të përgatitur në shtëpinë qiellore të Atit tonë.“ Lavdia çelestiale pret ata që kanë qenë besnikë 
ndaj urdhërimeve të mira të Perëndisë.“ 


Vëllezër dhe motra, ne jetojmë për të vdekur dhe ne vdesim për të jetuar--- në një sferë 
tjetër. Në qoftë se jemi të përgatitur mirë, vdekja nuk sjell terror. Nga një këndvështrim i 
përjetshëm, vdekja vjen para kohe vetëm për ata të cilët janë të papërgatitur të takojnë Perëndinë. 


Tashti është koha për t'u përgatitur. Pastaj, kur vdekja të vijë, ne mund të shkojmë drejt 
lavdisë çelestiale që Ati Qiellor ka përgatitur për fëmijët e Tij besnikë. Por deri atëherë, për të 
dashurit në trishtim të lënë mbrapa---si familja ime dhe unë---gjembi i vdekjes lehtësohet nga një 
besim i vendosur në Krisht, një ndriçim i përkryer i shpresës, një dashuri për Perëndinë e të 
gjithë njerëzit dhe një dëshirë e thellë për t'u shërbyer atyre.” Ai besim, ajo shpresë, ajo dashuri 
do të na kualifikojë ne të vijmë në praninë e shenjtë të Perëndisë dhe me bashkortet(ët) dhe 
familjet tona të përjetshme, të jetojmë me Të përgjithnjë. Për këtë unë dëshmoj, në emrin e Jezu 
Krishtit, amen. 


SHËNIME 


1. Alma 34:32--33: shih gjithashtu 13:27. 

2. Shkrimi na këshillon secilin nga ne “mos ngurtësoni më zemrat tuaja: pasi vini re, tani është 
koha dhe dita e shpëtimit tuaj, dhe prandaj, në qoftë se ju do të pendoheni ..., plani i madhi 
shëlbimit do të realizohet menjëherë për ju” (Alma 34:31). 

3. Alma 34:34: theksimi i shtuar. 

4. Mormoni 9:14: shih gjithashtu 2 Nephi 9:15--16, DeB 88:27—32, 34—35: DeB 130:2. 

5. Shih DeB 130:18. 

6. Në Dhjatën e Re, termi pushim është përkthyer nga emri femëror grek, katapausis, e cila do të 
thotë “gjëndja e bekuar në të cilën jeton Perëndia.” Kështu, pushim nënkupton edhe një element 
lavdie. 

7. Teachings of the Prophet Joseph Smith, sel. Joseph Fielding Smith (1976), 54. (Mësimet e 
Profetit Jozef Smith, pëzgjedhje) 

8. Shih DeB 2:1--3: 138:48: Joseph Smith-—Historia 1:39. 

9. Shih DeB 98:12: 2 Nefi 9:27: Abrahami 3:24--26. 

10. 2 Nefi 2:27. 

11. Shih 2 Timoteut 3:12. 

12. 2 Nefi 9:18. 

13. Helamani 13:38. 

14. Henry Van Dyke, Mars 1904. Ora diellore dhe poema të ekspozuara në Kolegjin e VVells-it, 
Aurora, Nju Jork. 

15. 1 Nefi 10:21. 

16. Shih DeB 132:21: shih gjithashtu 88:36--39. 


17. Shih 2 Nefi 2:21: Mormoni 9:28: Moroni 10:32. 
18. Shih DeB 98:11. 


22 


19. Shih DeB 43:25. 

20. Shih DeB 128:15, 18. 

21. Shih DeB 130:20--21. 

22. Shih DeB 137:7. 

23. Shih DeB 137: 9. 

24. Shih Malakia 3:10, 3 Nefi 24:10. E dhjeta, gjithashtu, i përgatit njerëzit kundra një dite 
hakmarrjeje dhe djegieje të ardhshme (shih DeB 85:3). 

25. Shih Spencer J. Condie, Russell M. Nelson, Father-—Surgeon---Apostle, (Deseret Book Co.) 
2003, 104. 

26. Shih Moisiu 1:39: shih gjithashtu 6:59: Përkthimi i Jozef Smithit, Zanafilla 6:62. 

27. Shih DeB 132:19: shih gjithashtu DeB 75:5: 101:65. 

28. Shih 2 Nefi 33:4: 3 Nefi 15:95: 27:21--22: DeB 14:7. 

29. Shih Alma 42:8--9. 

30. Shih 1 Korintasve 15:50--54, 1 Gjonit 5:11, 20, Alma 1:4: 12:25: Mormoni 9:13, DeB 46:14: 
76:40--42, 50--59: 133:62. 

31. 3 Nefi 12:20. 

32. Shih 1 Nefi 10:20: 2 Nefi 9:41--46: Alma 12:27. 

33. Shih Gjoni 14:2: DeB 98:18. 

34. Shih DeB 78:75: 131:1--3. 

35. Shih 2 Nefi 31:20: Mosia 16:7--8: Moroni 7:38--48. 


Të Vërteta të Qëndrueshme për Kohë të Ndryshueshme 
Presidenti Tomas S. Monson 
Këshilltar i Parë në Presidencinë e Parë 


Të dashur vëllezërit e motrat e mia, ju që jeni të pranishëm këtu, dhe ju që jeni mbledhur 
anembanë botës, unë kërkoj lutjet dhe besimin tuaj ndërsa i përgjigjem detyrës dhe privilegjit për 
t'ju folur sot. 


Po e nis duke ju shprehur përgëzime të gjithëve. Në këtë botë sfiduese, të rinjtë e Kishës 
janë më të mirë se kurrë më parë. Besimi, shërbimi dhe veprat e anëtarëve tanë meritojnë të 
lavdërohen. Ne jemi një popull që lutemi, një popull plot besim, duke u përpjekur gjithmonë të 
jemi të ndershëm dhe të sjellshëm. Ne kujdesemi për njëri-tjetrin. Përpiqemi t'u tregojmë dashuri 
fqinjëve tanë. i 


Megjithatë, që të mos bëhemi të vetëkënaqur, më lejoni të citoj nga 2 Nefi në Librin e 
Mormonit. 


“Në atë ditë (djalli)... do t'i përkundë në siguri trupore, që ata do të thonë: Gjithçka është 
mirë në Sion: po, Sioni lulëzon, gjithçka është mirë-—dhe kështu djalli gënjen shpirtrat e tyre.”' 


Dikush ka thënë se pema e vetëkënaqësisë ka shumë degë dhe çdo pranverë çel më tepër 
gonxhe. 


23 


Ne nuk mund t'ia lejojmë vetes të jemi të vetëkënaqur. Jetojmë në kohë të vështira, 
shenjat janë kudo rreth nesh. Jemi tepër të vetëdijshëm për ndikimet negative në shoqërinë tonë 
që e ndjekin nga pas familjen tradicionale. Ndonjëherë televizioni dhe kinemaja portretizojnë 
heronj e heroina imorale të botës dhe përpiqen të ngrenë lart si modele për t'u ndjekur disa artistë 
e artiste, jetët e të cilëve mund të jenë çdo gjë përveçse shembullore. Pse duhet të ndjekim një 
udhërrëfyes të verbër7 Radiot gjëmojnë nga muzika denigruese me tekste të pamoralshme, 
ndjellje të rrezikshme dhe përshkrime të pothuajse çdo lloj të lige të imagjinueshme. 


Si anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ne duhet t'u 
bëjmë ballë rreziqeve që na rrethojnë ne dhe familjet tona. Për të na ndihmuar në këtë vendim, 
po ofroj disa sugjerime, si edhe disa shembuj nga jeta ime. 


Po e filloj me Mbrëmjen Familjare. Ne nuk mund ta lëmë pas dore këtë program të 
frymëzuar nga qielli. Mbrëmja familjare mund të sjellë rritjen shpirtërore të çdo anëtari të 
familjes, duke e ndihmuar atë t'i bëjë ballë tundimeve që gjenden kudo. Mësimet e mësuara në 
shtëpi janë ato që zgjasin për një kohë të gjatë. Ashtu siç ka thënë edhe Presidenti Gordon B. 
Hinkli dhe pararendësit e tij: “Shtëpia është baza e një jete të drejtë dhe asnjë instrument tjetër 
nuk mund ta zërë vendin e saj ose të plotësojë funksionet e saj thelbësore.” 


Dr. Glen J. Doman, një shkrimtar i shquar dhe një autoritet në fushën e mjeksisë, shkroi: 
“Fëmija i porsalindur është pothuajse një kopje ekzakte e një kompjuteri të ri, bosh, megjithëse 
superior ndaj një kompjuteri të tillë në pothuajse çdo aspekt... Ajo që futet në mendjen) e 
fëmijës gjatë tetë viteve të parë të jetës është aty ndoshta për të mos u larguar më. Në qoftë se 
fusni informacion të gabuar në Jmendjen) e tij gjatë kësaj periudhe, do të jetë jashtëzakonisht e 
vështirë për ta fshirë.” Ai shtoi: “Mosha më perceptuese në jetën e njeriut është nga mosha dy 
deri në tre vjeç.” 


Më pëlqen ky mendim: “Mendja është një dollap dhe ti mbush raftet e tij.” Le të 
sigurohemi që raftet e dollapit tonë dhe ato të anëtarëve të familjes tonë, të jenë të mbushura me 
gjëra që i sjellin siguri shpirtërave tanë për të na bërë të mundur të kthehemi tek Ati Ynë Qiellor. 
Të tilla rafte mund të mbushen fare mirë me mësimet e ungjillit, besim, lutje, dashuri, shërbim, 
bindje, shembull dhe mirësi. th 

Tani, do të flas rreth borxhit. Kjo është një kohë borxhesh, një ditë kur ofertat e shumta të 
kartave të kreditit gjenden në kutitë tona postare çdo javë. Në përgjithësi ato ofrojnë përqindje të 
ulta interesi, gjë që mund të mundësohet për një periudhë të shkurtër: por ajo që ne zakonisht nuk 
e kuptojmë, është se pas kësaj periudhe, përqindjet rriten në mënyrë dramatike. Po ndaj me ju një 
thënie nga Presidenti J. Ruben Klark, i Riu, i cili shumë kohë më parë ishte anëtar i Presidencisë 
së Parë. E vërteta e kësaj thënieje është e pavdekshme. Ai tha: “Është praktika e jetës sonë 
financiare dhe ekonomike në mbarë botën që për paratë e marra hua të paguhet interes... Interesi 
nuk fle kurrë, as nuk sëmuret, as nuk vdes: nuk shkon kurrë në spital: ai punon të dielave dhe 
ditët e festave, nuk shkon kurrë me pushime: nuk viziton e as nuk udhëton kurrë: nuk argëtohet: 
kurrë nuk i bie shkurtimi në punë as nuk përjashtohet nga puna: nuk punon kurrë me orë të 
shkurtuara... Kur je në borxh, interesi bëhet shoku yt në çdo minutë të ditës e natës: nuk mund ta 
evitosh as t'i shmangesh: nuk mund ta përzesh: ai nuk dëgjon asnjë lutje, kërkesë, apo urdhër, 


24 


dhe sa herë që ti ia pengon rrugën ose i del përpara, ose nuk arrin të plotësosh kërkesat e tij, 
atëherë ai të shtyp.” 


Vëllezërit e motrat e mia, habitem me disa reklama që shikoj dhe dëgjoj që reklamojnë 
hua me kredi për blerje shtëpish. Ato janë thjesht një peng tjetër mbi shtëpinë. Nxitja për hua të 
tilla është hartuar për të na tunduar të marrim më shumë hua me qëllim që të kemi më shumë. 
Ajo që nuk përmendet kurrë është fakti se, sikur dikush të mos jetë në gjendje ta paguajë këtë 
pagesë “të dytë” të shtëpisë, rrezikon ta humbasë shtëpinë e tij. 


Evitojeni filozofinë dhe justifikimin se lukset e së djeshmes janë bërë domosdoshmëri e 
të sotmes. Ato nuk janë domosdoshmëri deri sa ne vetë t'i bëjmë të tilla. Shumë nga çiftet e rinj 
sot duan ta fillojnë jetën me disa makina dhe me një shtëpi si ajo që mamaja dhe babai kanë 
punuar një jetë të tërë për ta blerë. Si pasojë, ata hyjnë në borxhe afat-gjata duke u bazuar në dy 
rrogat e tyre. Ndoshta tepër vonë ata do të zbulojnë se do të ndodhin ndryshime, gratë do bëhen 
me fëmijë, sëmundja do të prekë disa familje, puna mund të humbasë, mund të ndodhin fatkeqësi 
natyrore e situata të tjera dhe hipoteka, bazuar në të ardhurat e dy rrogave, nuk mund të paguhet 
më. 


Është shumë e rëndësishme për ne që të jetojmë me aq sa të kemi mundësi. 


Dhe tani e kam ndjerë të nevojshme se duhet t'u flas nënave, baballarëve, bijve dhe 
bijave. 


Çdo nëne, çdo babai do t'u thosha-—jini dëgjues të mirë. Sot komunikimi është tepër 
jetësor në këtë botë të vrullshme. Gjeni kohë për të dëgjuar. Dhe ju fëmijë, flisni me nënën dhe 
babanë tuaj. Mund të jetë e vështirë për ta kuptuar, por prindërit tuaj kanë përjetuar shumë nga 
po të njëjtat sfida me të cilat ju ndesheni sot. Shpesh ata mund ta shohin të gjithë tablonë më 
qartë se ju. Ata luten për ju çdo ditë dhe kanë të drejtën për të marrë frymëzim nga Ati ynë 
Qiellor për t'ju dhënë këshilla dhe udhëzime. 


Nëna, ndani punët e shtëpisë. Shpesh është më e lehtë të bëni çdo gjë vetë sesa t'i bindni 
fëmijët t'ju ndihmojnë, por është shumë e rëndësishme që ata të mësojnë rëndësinë e 
përmbushjes së pjesës që i takon. 


Baballarë, do t'ju këshilloja t'i tregoni dashuri dhe mirësi bashkëshortes tuaj. Jini të 
duruar me fëmijët tuaj. Mos ua plotësoni të gjitha dëshirat, sepse ata duhet të mësojnë t'ja dalin 
mbanë vetë në këtë botë. 


Do t'ju nxisja t'i kushtonit kohë fëmijëve tuaj. Kam dëgjuar se askush, në prag të 
vdekjes, nuk ka thënë ndonjëherë se do të kishte dashur të kalonte më shumë kohë në zyrë. 


Më pëlqen ky shembull që do të tregoj më poshtë, i marrë nga një artikull me titull “Një 
Ditë në Plazh,” nga Artur Gordon. Ai tha: “Kur isha rreth 13 vjeç dhe vëllai im 10 vjeç, babai na 
premtoi se do ta çonte në cirk. Por gjatë drekës e telefonuan nga puna: i kish dalë një problem 
urgjent që kërkonte vëmendjen e tij. U përgatitëm për zhgënjimin. Më pas e dëgjuam atë të 
thoshte në telefon: “Jo, nuk do të vij. Duhet të prisni. Kur u kthye përsëri në tavolinë, mamaja 


25 


buzëqeshi dhe i tha: “Ti e di se cirku do të kthehet përsëri.” “E di, tha babai, “por fëmijëria nuk 
kthehet më.”” 


Vëllezër e motra, koha që keni për të kaluar me fëmijët tuaj është e shkurtër. Mos e lini 
për më vonë të kaloni kohë me ta. Dikush e shprehu këtë në një mënyrë tjetër: Jeto vetëm për të 
nesërmen dhe sot do të kesh plot të djeshme të boshatisura. 


Prindër, ndihmojini fëmijët tuaj të vendosin qëllime në lidhje me shkollimin dhe 
karrierën. Ndihmojini bijtë tuaj të mësojnë etiketat e sjelljes dhe respektin për gratë dhe fëmijët. 


Presidenti Gordon B. Hinkli ka thënë: “Ashtu si e edukojmë brezin e ri, ashtu do të jetë 
edhe bota pas disa vitesh. Në se jeni të shqetësuar për të ardhmen, atëherë kujdesuni për 
edukimin e fëmijëve tuaj.” 


Këshilla e Apostullit Pal për Timoteun e tij të dashur mund të na përshtatet fare mirë: 
“Bëhu shembull për besimtarët në fjalë, në sjellje, në dashuri, në Frymë, në besim dhe në 
dëlirësi.” 


Prindër, jetojeni jetën në atë mënyrë që fëmijët tuaj do t'ju kenë një shebull të denjë për 
t'u ndjekur. 


I këshilloj të gjitha familjet: Kërkoni trashëgiminë tuaj: Është e rëndësishme të njohim, 
në sa më shumë breza të kaluar që të jetë e mundur, ata që kanë jetuar para nesh. Kur mësojmë 
për paraardhësit tanë zbulojmë diçka edhe për veten. 


Më kujtohet që kur isha i vogël, dëgjoja për përvojat e paraadhësve të mi nga familja 
Miller. Në pranverën e vitit 1848, katragjyshërit e mi, Çarls Stjuart Miller dhe Mari Mekgouan 
Miller, u bashkuan me Kishën në Skoci, e lanë pas shtëpinë e tyre në Rutherglen, Skoci dhe 
udhëtuan përtej Oqeanit Atlantik. Ata arritën në portin e Nju Orleans dhe udhëtuan drejt Lumit 
Misisipi për në St. Luis, Misouri, me një grup shenjtorësh, duke arritur atje në 1849-tën. Një prej 
njëmbëdhjetë fëmijëve të tyre, Margaret, do të bëhej stërgjyshja ime. 


Kur familja arriti në St. Luis, ku planifikonin të bënin para të mjaftueshme për të 
udhëtuar për në Luginën e Sollt Leik, një epidemi kolere goditi atë zonë. Familja Miller u godit 
rëndë: Brenda dy javëve, nëna, babai dhe dy nga djemtë e tyre vdiqën. Stërgjyshja ime, Margaret 
Miller, në atë kohë ishte 13 vjeç. 


Për shkak të vdekjeve të shumta në atë zonë, nuk mund të gjendej asnjë arkivol---me 
çfarëdo lloj çmimi. Djemtë më të rritur që mbetën gjallë, çmontuan stallën e qeve që të bënin 
arkivole për anëtarët e familjes që kishin vdekur. 


Nëntë fëmijët jetimë që kishin mbetur nga familja Miller dhe bashkëshorti i njërës prej 


motrave më të mëdha u larguan nga St. Luis në pranverën e 1850-tës me katër qe dhe një vagon, 
duke arritur më në fund në Luginën e Sollt Leik po në të njëjtin vit. 


26 


Unë i detyrohem një borxh të madh mirënjohjeje atyre si edhe paraardhësve të tjerë 
fisnikë që e donin ungjillin dhe që e donin Zotin aq shumë sa ishin të gatshëm të sakrifikonin 
gjithçka që kishin, përfshirë edhe vetë jetën e tyre, për Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të 
Ditëve të Mëvonshme. Sa mirënjohës jam për ordinancat e tempullit që na lidhin së bashku për 
gjithë përjetësinë. 


E theksoj edhe një herë se sa e rëndësishme është puna që bëjmë në tempujt e Zotit për të 
afërmit tanë të vdekur. 


Si sot dy muaj më parë, anëtarët e familjes time u mblodhën së bashku në Tempullin e 
Sollt Leik për të kryer vulosje për disa nga paraardhësit tanë të vdekur. Kjo ishte një nga përvojat 
më shpirtërore që familja jonë ka pasur së bashku dhe që forcoi dashurinë që kemi për njëri- 
tjetrin dhe detyrimin që kemi për të jetuar të denjë për trashëgiminë tonë. 


Disa vite më parë kur djali ynë i vogël, Klark, po ndiqte një klasë feje në Universitetin 
Brigam Jang, gjatë leksionit, instruktori e pyeti Klarkun: “Çfarë shembulli nga jeta me babain 
tënd mund të kujtosh më mirë”7” 


Më vonë instruktori më shkroi dhe më tregoi përgjigjen që Klarku kishte dhënë në klasë. 
Klarku tha: “Kur isha dhjak në Priftërinë Aarone, unë me babanë shkuam të gjuanim fazanë 
pranë Malad, Idaho. Ishte e hënë--—dita e fundit e sezonit të gjuetisë së fazanëve. Ecëm përmes 
fushave të shumta në kërkim të fazanëve, por pamë vetëm pak prej tyre dhe nuk mundëm të 
vrisnim asnjë. Më pas babai më tha: “Klark, le t'i lëmë çiftet dhe t'i vendosim në këtë kanal. 
Pastaj do të gjunjëzohemi për t'u lutur.” Mendova se babai do të lutej për më shumë fazanë, por u 
gabova. Ai më shpjegoi se Plaku Riçard L. Evans ishte sëmurë rëndë dhe se në orën 12:00 të 
mesditës, atë të hënë anëtarët e Kuorumit të të Dymbëdhjetëve-—kudo që të ishin në atë orë-— 
duhej të gjunjëzoheshin dhe, në një farë mënyre, të bashkoheshin në një lutje të zjarrtë besimi për 
Plakun Evans. Pasi hoqëm kapelet, filluam të luteshim.” 


Më kujtohet mirë ai rast, por kurrë nuk më shkoi mendja se im bir po më vëzhgonte, po 
mësonte, po ndërtonte dëshminë e tij. 


Disa vite më parë njihnim një djalë të ri që shpërndante gazeta, i cili jo gjithmonë i 
shpërdante ato ashtu siç duhej. Në vend që ta linte gazetën në verandë, ai ndonjëherë padashje e 
hidhte atë mes shkurreve ose madje edhe buzë rrugës. Disa njerëz që banonin në zonën ku ai 
shpërndante gazeta filluan të shkruanin një peticion ankese. Një ditë, një delegacion erdhi në 
shtëpinë tonë dhe i kërkoi gruas time Frensis të nënshkruante peticionin. Ajo refuzoi duke thënë: 
“Ai është një djalë i vogël dhe gazetat janë shumë të rënda për të. Nuk do ta kritikoja kurrë, ai 
përpiqet shumë.” Megjithatë, peticioni u firmos nga shumë të tjerë dhe iu dërgua përgjegjësit të 
këtij djali. 


Jo shumë ditë më pas, u ktheva nga puna dhe e gjeta Frensis duke qarë. Kur ajo më në 
fund mundi të flsite, më tha se sapo kishte marrë vesh se trupi i djalit të vogël ishte gjetur në 
garazhin e tij, ku kishte vrarë veten. Me sa duket kritikat e shumta kishin qenë tepër të rënda për 
t'u duruar. Sa mirënjohës ishim që nuk u bashkuam me ato kritika. Ky ka qenë gjithmonë një 


29 


mësim i gjallë rreth rëndësisë për të mos paragjykuar të tjerët dhe për t'i trajtuar të gjithë me 
mirësi. 


Shpëtimtari duhet të jetë shembulli ynë. Ashtu siç shkruhet për Të, ai u rrit “në dituri, në 
shtat dhe në hir përpara Perëndisë dhe njerëzve.” Ai “e përshkoi vendin duke bërë mirë ... sepse 
Perëndia ishte me të.” 


Kujtoni se shpesh urtësia e Perëndisë i duket marrëzi njerëzve: por i vetmi mësim i 
rëndësishëm që mund të mësojnë në vdekshmëri është se kur Perëndia flet dhe njeriu bindet, ky 
njeri gjithmonë do të jetë në udhë të drejtë. 


Le të ndjekim gjithnjë Princin e Paqes, i cili me të vërtetë na tregoi rrugën që duhet të 
ndjekim, sepse duke e bërë këtë do të mund t'i mbijetojmë këtyre kohërave të trazuara. Plani i 
Tij hyjnor mund të na shpëtojë nga rreziqet që na rrethojnë në çdo anë. Shembulli i Tij na drejton 
udhën. Kur u përball me tundimin, Ai u largua prej tij. Kur iu ofrua bota, e refuzoi. Kur iu kërkua 
jeta, e dha. 


Tani është koha. Ky është vendi. Unë lutem që ne të mund ta ndjekim atë, në emrin e 
Jezu Krishtit, Amen. 


SHËNIME 


1. 2 Nefi 28:20-22. 

2. Dr. Glenn J. Doman, Hoyy to Teach Your Baby to Read, Philadelphia: The Better Baby Press, 
1979, f. 43, 45. (Also Life magazine, 11127164) 

3. October 1978 General Conference. 

4. 1 Timoteut 4:12. 

5. Shih Lluka 2:52. 

6. Veprat e Apostujve 10:38. 


SESIONI I SË SHTUNËS PASDITE . 


RAPORTI STATISTIKOR I VITIT 2004 PËR KONFERENCËN E PRILLIT 
2005 


Vëllezër dhe motra, Presidencia e Parë ka paraqitur raportin e mëposhtëm në lidhje me rritjen 
dhe statusin e Kishës deri më 31 dhjetor 2004: 


NJËSITË E KISHËS 

Numri i Kunjave 2,665 
Misione: 338 
Distrikte 646 
Lagje dhe Degë 26,670 


28 


ANËTARËSIA E KISHËS 

Totali i anëtarësisë së Kishës 12,275,822 
Rritja në fëmijët e dokumentit gjatë vitit 2004 98,870 

Të kthyer të pagëzuar gjatë vitit 2004 241,239 
MISIONARË 

Nunri i Misionarëve me Kohë të Plotë 51,067 


TEMPUJ 


Tempuj të dedikuar gjatë vitit 2004 3 
(Akra Gana, Kopenhagen Danimarkë, dhe Manhatan Nju Jork) 


Tempuj të ripërkushtuar gjatë vitit 2004 2 
(Ankorixh Alaska dhe Sao Paulo Brazil) 


Nuri total i tempujve në funksionim 119 

ANËTARË TË SHQUAR QË KANË VDEKUR QË NGA PRILLI I VITIT TË KALUAR: 
Plaku Neal A. Maxvvell i hi të Dymbëdhjetë Apostujve. 

Plaku David B. Haight i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. 

Marjorie Pay Hinckley, bashkëshortja e Presidentit Gordon B. Hinckley, President i Kishës. 
Ruby Olson Haight, e veja e Plakut David B. Haight. 


Dantzel Vyhite Nelson, bashkëshortja e Plakut Russell M. Nelson i Kuorumit të Dymbëdhjetë 
Apostujve. 


Sarah Melissa Broadbent Paulsen Sorensen, ish këshilltare në Presidencinë e Përgjithshme të 
Fillores dhe bashkëshortja e Plakut Lynn A. Sorensen, ish anëtar i të Shtatëdhjetëve. 


Naomi Maxfield Shumvyvay, ish presidente e përgjithshme e Fillores. 


Olive Fileen Robinson Dunyon Christensen, ish këshilltare në Presidencinë e Përgjithshme të 
Fillores. 


Joan Blackhurst Spencer, ish Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës. 


29 


Virtyti i Dashamirësisë 
Plaku Jozef B. Uirthlin 
i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve 


Shumë vite më parë, kur u thirra peshkop, kisha dëshirë që këshilli i peshkopit të 
vizitonte ata që ishin pak aktivë në Kishë dhe të shihnim nëse mund të bënim diçka për t'i sjellë 
bekimet e Ungjillit në jetën e tyre. 


Një ditë vizitova një burrë tek të pesëdhjetat që ishte mekanik i përsosur e i respektuar. 
Më tha se hera e fundit që kishte qenë në kishë, ishte atëherë kur qe djalë i ri. Atë ditë diçka 
kishte ndodhur. Ai po sillej keq në klasë dhe po bënte më shumë zhurmë se zakonisht, ndërkohë 
mësuesi i tij u zemërua, e nxorri nga klasa dhe i tha të mos vinte më aty. 


Ai nuk erdhi më. 


M”u duk diçka e jashtëzakonshme që një fjalë e rreptë, e thënë më shumë se dyzet vjet 
më parë, të kishte një ndikim kaq të thellë. Por ndikoi. Dhe, si përfundim, ky njeri nuk kishte 
shkuar kurrë më në kishë. As gruaja e tij apo fëmijët. 


I kërkova ndjesë dhe shpreha trishtimin tim për mënyrën që e kishin trajtuar. I thashë se 
ç'gjë fatkeqe ishte që një fjalë e nxituar dhe e shkuar në kohë, mundi të kishte forcë të 
përjashtonte familjen e tij nga bekimet që vijnë prej veprimtarisë në Kishë. 


“Pas dyzet vjetësh”, i thashë, “është koha që Kisha ta ndreqë gabimin.” 


Për këtë bëra aq sa munda. E sigurova se ishte i mirëpritur dhe i nevojshëm. Pata 
kënaqësi kur ky burrë dhe familja e tij më në fund u kthyen në kishë dhe u bënë anëtarë të fortë 
dhe besnikë. Më hollësisht, ky vëlla i mirë u bë një mësues shtëpie i efektshëm, ngaqë e kuptonte 
se si diçka aq vogëlimë sa një fjalë e rreptë, mund të kishte pasoja që zgjasin gjatë gjithë jetës, 
mbase edhe përtej. 


Dashamirësia është thelbi i madhështisë dhe tipari themelor i burrave dhe i grave më 
fisnike që kam njohur. Dashamirësia është një letërmjoftim që hap dyert dhe krijon miq. Ajo zbut 
zemrat dhe brumos marrëdhënie që mund të zgjasin gjithë jetën. 


Fjalët dashamirëse jo vetëm që na ngrenë shpirtin në çastin kur thuhen, por vazhdojnë të 
mbeten tek ne për vite. Një ditë, në kohën kur isha në kolegj, një burrë shtatë vjet më i madh më 
përgëzoi për lojën time në një ndeshje futbolli. Ai jo vetëm vlerësoi se sa mirë kisha luajtur, por 
edhe kishte vëzhguar që unë kisha luajtur sport të pastër. Megjithëse ky bashkëbisedim ndodhi 
më shumë se 60 vjet përpara dhe megjithëse ka shumë mundësi që personi që më përshëndeti të 
mos e sjellë ndër mend këtë bisedë, akoma unë i mbaj mend fjalët e sjellshme që më tha atë ditë 
Gordon B. Hinckley, i cili më vonë u bë presidenti i Kishës. 


Mendueshmëria dhe dashamirësia janë cilësi që lidhen pa u ndarë me Presidentin Hinkli. 
Kur im atë vdiq më 1963, Presidenti Hinkli ishte personi i parë që na erdhi në shtëpi. Kurrë nuk 


30 


do ta harroj dashamirësinë e tij. Ai i dha nënës sime një bekim dhe, ndërmjet të tjerash, i premtoi 
se kishte shumë gjëra për të shpresuar nga jeta dhe se ajo do të ishte e ëmbël ndaj saj. Këto fjalë i 
dhanë ngushëllim dhe inkurajim nënës dhe ishin një frymëzim për mua. 


Dashamirësia është thelbi i jetës çelestiale. Dashamirësia është mënyra se si i trajton të 
tjerët një person i ngjashëm me Krishtin. Dashamirësia duhet t'i përshkojë të gjitha fjalët dhe 
veprimet tuaja, në Kishë dhe veçanërisht në shtëpitë tona. 


Jezusi, Shpëtimtari ynë, ishte mishërimi i dashamirësisë dhe i dhembshurisë. Ai shëroi të 
sëmurët. Ai shpenzoi shumë kohë nga jeta për t'i shërbyer dikujt ose një shumice. Ai i foli me 
dhembshuri gruas samaritane, e cila shihej me përçmim nga shumica. Ai i udhëzoi dishepujt e 
Tij që t'i lejonin fëmijët e vegjël të vinin tek Ai. Ishte i sjellshëm me të gjithë ata që kishin 
mëkatuar, duke dënuar mëkatin, jo mëkatarin. Me dashamirësi lejoi mijëra nefitë t'i afroheshin 
për të ndjerë gjurmët e gozhdëve në duart dhe këmbët e tij. Akoma, akti i tij më i madh i 
dashamirësisë u gjet tek sakrifica e tij shlyese, duke na çliruar kështu që të gjithëve nga pasojat e 
vdekjes dhe të gjithëve nga pasojat e mëkatit, me kushtin e pendimit. 


Profeti Jozef Smith në jetën e tij i dha shembuj dashamirësie cilitdo të rrituri dhe të riu. 
Një fëmijë, i cili përfitoi dashamirësinë e Profetit, kujtoi: 


“Vëllai më i madh dhe unë po shkonim në shkollë, afër me ndërtesën që njihej si dyqani 
me tulla i Jozefit. Një ditë më parë kishin rënë shira, duke e lënë tokën baltë, sidomos përgjatë 
asaj rruge. Mua dhe vëllait tim Uallas na ngecën këmbët në baltë e s'dilnim dot dhe, si fëmijë që 
ishim, natyrisht filluam të qanim, ngaqë menduam se do të mbeteshim aty. Por ngrita sytë dhe 
pashë mikun e përzemërt të fëmijëve, Profetin Jozef Smith, duke ardhur tek ne. Pas pak ai na hipi 
mbi një vend më të ngritur dhe më të thatë. Pastaj u përkul dhe pastroi këpucët tona të vogla 
rënduar nga balta, nxorri shaminë e xhepit dhe na fshiu fytyrat e njollosura nga lotët. Na tha fjalë 
të mira dhe inkurajuese dhe na nisi për në shkollë të gëzuar.”' 


Dashamirësia në shtëpi është e pazëvendësueshme. Këtë mësim e mora nga im atë. Ai ia 
dëgjonte përherë këshillën nënës sime. Si rezultat, ai ishte burrë më i mirë, më i mençur e më i 
sjellshëm. 


Jam përpjekur të ndjek shembullin e atit tim e t'ua vë veshin pikëpamjeve të gruas sime. 
E vlerësoj mendimin e saj. Për shembull, kur ime shoqe e fillon fjalinë me fjalët “Them se ti do 
të mundje që ...”, unë në çast i kushtoj vëmendje dhe filloj të kërkoj me mend diçka që mund të 
kem bërë gabim. Jo në të rrallë, para se ime shoqe ta ketë mbaruar fjalinë, e kam skicuar tashmë 
në mendje një kërkesë madhështore për falje. 


Në të vërtetë, ime shoqe është model dashamirësie, butësie e dhembshurie. Dhe 
mprehtësia, këshilla dhe përkrahja e saj janë për mua të paçmueshme. Prej saj, ashtu edhe unë, 


jam njeri më i mirë, më i mençur e më i sjellshëm. 


Gjërat që thoni, toni i zërit tuaj, zemërimi ose qetësia e fjalëve, këto gjëra vëzhgohen nga 
fëmijët tuaj dhe nga të tjerët. Ata shohin dhe mësojnë prej nesh si të mirat, ashtu edhe gjërat e 


sl 


ashpra që themi ose bëjmë. Asgjë nuk e tregon më mirë veten tonë, sesa mënyra si e trajtojmë 
njëri-tjetrin në shtëpi. 


Çuditem shpesh se përse disa ndjejnë që duhet t'i kritikojnë të tjerët. Ajo u hyn në gjak, 
them unë, dhe u bëhet aq e natyrshme saqë ata shpesh as nuk mendojnë për këtë. Ata kritikojnë 
çdo gjë dhe cilindo — mënyrën si e drejton muzikën Motra Xhons, si e jep një mësim Vëllai 
Smith apo si € punon kopshtin. 


Madje edhe kur mendojmë që s'po bëjmë dëm me vërejtjet tona kritikuese, shpesh vijnë 
pasoja. Më vjen ndër mend një djalë që i dorëzoi një zarf ofertash peshkopit dhe i tha se ishin të 
tijat. Peshkopi, duke e përdorur këtë si një çast mësimi, i shpjegoi djalit se ai duhet të shënonte 
në fletë nëse ishte për të dhjetën, ofertën e agjërimit apo për diçka tjetër. Djali nguli këmbë që 
paratë ishin për vetë peshkopin. Kur peshkopi e pyeti përse, djali iu përgjigj: “Sepse babai thotë 
që ju jeni nga peshkopët më të shkretë që kemi pasur ndonjëherë”. 


Kisha nuk është një vend ku njerëz të përkryer mblidhen që të thonë gjëra të përkryera, të 
kenë mendime të përkryera dhe ndjenja të përkryera. Kisha është vendi ku njerëz të papërkryer 
mblidhen që t'i sigurojnë njëri-tjetrit nxitje, përkrahje dhe shërbim ndërsa bëjmë përpara në 
udhëtimin e kthimit tek Ati ynë Qiellor. 


Secili prej nesh do të udhëtojë ndryshe gjatë kësaj jete. Secili përparon me ritëm të 
ndryshëm. Tundimet që i krijojnë halle vëllait tuaj, mund të mos jenë fare problem për ju. Fuqia 
që zotëroni ju, një tjetri mund t'i duket e paarritshme. 


Kurrë mos i përçmoni ata që janë më pak të përkryer se ju. Mos u mërzisni se dikush nuk 
mund të qepë ashtu si ju, nuk mund të vërtisë si ju, nuk mund të radhisë, të prashisë a të shndrisë 
aq sa ju. 


Ne të gjithë jemi fëmijë të Atit tonë Qiellor. Dhe jemi këtu për të njëjtin qëllim: të 
mësojmë ta duam Atë me gjithë zemër, shpirt, mendje dhe forcë e të duam të afërmin tonë si 
veten. 

Një mënyrë për të matur vlerën tuaj në mbretërinë e Perëndisë, është të pyesësh veten: 
“Sa mirë po veproj për t'i ndihmuar të tjerët të arrijnë mundësitë që kanë2 A u jap mbështetje të 
tjerëve në Kishë apo i kritikoj ata” 


Në rast se po i kritikoni të tjerët, ju po kritikoni Kishën. Në rast se po i ndërtoni të tjerët, 
po ndërtoni Mbretërinë e Perëndisë. Ashtu siç është dashamirës Ati Qiellor, edhe ne duhet t'u 
jemi dashamirës të tjerëve. 


Plaku Xheims E. Talmixh, një burrë që mbahet mend për mësimet e tij doktrinore, shfaqi 
dashamirësi të madhe ndaj një familjeje fqinjë në dëshpërim, e cila ishte krejt e huaj për të. 
Përpara se të ishte apostull, kur ishte një atë i ri, u informua për vuajtjen e madhe në shtëpinë e 
një fqinji, familja e madhe e të cilit u godit me sëmundjen e frikshme dhe tepër ngjitëse të 
difterisë. Nuk u merakos që ata nuk ishin anëtarë të Kishës, më saktë qe dashamirësia dhe shpirti 
bamirës që e nxitën të veprojë. Shoqata e Ndihmës po përpiqej me dëshpërim të gjente njerëz që 


52 


të ndihmonin, por asnjë s'pranonte, për arsye të natyrës ngjitëse të sëmundjes. Kur arriti atje, 
James-i gjeti një vogëlush tashmë të vdekur dhe dy të vegjël të tjerë në agoni të rëndë prej 
sëmundjes, si edhe më foshnjën e familjes me simptomat e saj. Menjëherë iu vu punës, pastroi 
shtëpinë e ndotur, përgatiti trupin e të voglit për varrim, pastroi dhe u kujdes për fëmijët e tjerë të 
sëmurë, duke shpenzuar gjithë ditën me këto gjëra. Shkoi përsëri të nesërmen në mëngjes, ku 
mësoi se edhe një nga fëmijët vdiq atë natë. Ai shkroi në ditar: “Vajza e vogël akoma vuante 
tmerrësisht. Ajo ngjeshej pas qafës sime, shpesh duke kollitur (mikrobe) mbi fytyrën dhe rrobat e 
mia... megjithatë nuk mundesha ta largoja. Për gjysmë ore para vdekjes së saj, eca nëpër shtëpi 
me atë krijesë të vogël në krahët e mi. Ajo vdiq në agoni në orën 10:10 të ditës. Kështu, tre 
fëmijë ikën brenda hapësirës së 24 orëve.” Ai pastaj ndihmoi familjen me përgatitjet e varrimit 
dhe mbajti fjalë në shërbesën mortore.” Gjithë këtë e bëri për një familje të panjohurish. Sa 
shembull i madh dashamirësie porsi Krishtil 


Kur mbushemi me dashamirësi, nuk bëhemi gjykues. Shpëtimtari mësoi: “Mos gjykoni 
dhe nuk do të gjykoheni, mos dënoni dhe nuk do të dënoheni: falni dhe do të jeni të falur”. Ai 
mësoi gjithashtu se “do të gjykoheni sipas gjykimit me të cilin ju gjykoni, dhe me masën me të 
cilën ju masni, do t'ju masin të tjerët”. 

“Por,” pyesni ju, “Ç'të bëjmë, nëse janë të vrazhdë”” 

Duajini ata. 

“Dhe nëse janë të padurueshëm” 

Duajini ata. 

“Por si i bëhet, nëse të fyejnë” Me siguri duhet të bëj diçka pastaj” 

Duajini ata. 

“Nëse shkuan në mëkat”7” 

Përgjigjja është e njëjtë. 

Jini dashamirës. 

Duajini ata. 

Përse2 Në shkrimet e shenjta Juda mësoi: “Dhe kini dhemshuri për Jdisa) duke përdorur 


dallim”.” Kush arrin të thotë se sa larg shtrihet ndikimi që mund të kemi vetëm po të jemi 
dashamirës” 


Vëllezër dhe motra të mia, Ungjilli i Jezu Krishtit shkon përtej vdekshmërisë. Puna jonë 
këtu është veçse hija e gjërave më të mëdha e të papërfytyrueshme që do të vijnë. 


39 


Qiejtë iu hapën Jozef Smithit. Ai e pa Perëndinë e gjallë dhe Birin e Tij, Jezusin Krisht. 


Në ditët tona, një profet, Presidenti Gordon B. Hinckley, udhëton mbi tokë dhe siguron 
udhëzime për kohën tonë. 


Ashtu si Ati ynë Qiellor na do ne, edhe ne duhet t'i duam fëmijët e Tij. 


Qofshim ne modele dashamirësie e dhembshurie. Dhe jetofshim gjithmonë në lartësinë e 
fjalëve të Shpëtimtarit: “Prej kësaj do t'ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi, nëse keni 
dashuri për njëri-tjetrin.” Për këto të vërtëta jap dëshmi në emrin e shenjtë të Jezu Krishtit, 
Amen. 


SHËNIME MBYLLËSE: 


1.  Margarette Mclntire Burgess, siç tregohet në Best Loved Stories of the LDS People, 
redaktuar prej Jack M. Lyon, Linda Rurie Gundry dhe Jay A. Parry, Deseret Book, 1997, fq. 403. 
DA Marku 12:30, 31 

Sh Talmage-Educator, Scientist, Apostle, Bookcraft: 1972, fq. 112-114. 
4. Lluka 6:37 

5) Mateu 7:1-2 

6 Juda 1:22 

7 Gjoni 13:35 


Fuqia e Udhëzuesit Misionar: “Predikoni Ungjillin Tim” 
Plaku Riçard G. Skot 
i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve 


Jam shumë mirënjohës që kam mundësinë të diskutoj me ju, një arritje entuziasmuese që 
do ta bëjë më të lehtë për secilin prej nesh të ndajë me të dashurit dhe miqtë, mesazhin e 
lavdishëm të Rivendosjes së Kishës së Jezu Krishtit. Kjo arritje ka ndezur mendjet dhe zemrat e 
misionarëve tanë, pasi i lejon ata t'ua mësojnë njerëzve mesazhin e tyre me fuqi dhe të japin 
dëshmi për Zotin Jezu Krisht dhe për profetin e Tij, Jozef Smith pa qenë të detyruar të ndjekin 
një dialog të parapërgatitur. Megjithëse i hartuar kryesisht për t'u përdorur nga misionarët me 
kohë të plotë, të tjerët kanë zbuluar se ky material ka provuar të jetë më i dobishëm për prindërit 
që dëshirojnë të ndihmojnë fëmijët e tyre të përgatiten për mision. Të rinjtë dhe të rejat, po ashtu 
dhe disa çifte, po e përdorin këtë burim për të filluar përgatitjen përpara se të hyjnë në Qendrat e 
Trajnimit Misionar. Disa udhëheqës të priftërisë kanë konfirmuar vlerën e tij në përgatitjen e 
vëllezërve të priftërisë Aarone për mision. Ky mjet është i paçmueshëm për të ndihmuar 
përpjekjet e priftërisë dhe organizatave ndihmëse për të ndihmuar anëtarët e rinj të bëhen më të 
fortë në dëshmi dhe bindje. Po flas për këtë udhëzues të ri, Predikoni Ungjillin Tim dhe mjetet e 
tij planifikuese që janë pjesë e tij të tilla si Planifikuesi Ditor i Misionarit. 


34 


A më lejoni të ndaj me ju pse jam kaq entuziast rreth udhëzuesit Predikoni Ungjillin Tim2 
Ky i ka përqendruar përpjekjet tona misionare më shumë se kurrë më parë. Për shumë vite kam 
pyetur grupe misionarësh: “cili është qëllimi i misionit tuaj7” Përgjigjet e tyre individuale 
ndryshojnë shumë. Shumica nuk kishin ndonjë qëllim konkret për të organizuar përpjekjet e tyre. 
Faqja e parë e këtij udhëzuesi i përqendron fuqimisht misionarët në qëllimin e tyre të vërtetë: “Të 
ftojmë të tjerët të vijnë te Krishti duke i ndihmuar ata të marrin ungjillin e rivendosur nëpërmjet 
besimit në Jezu Krisht dhe Shlyerjes së Tij, pendimit, pagëzimit, marrjes së dhuratës së Frymës 
së Shenjtë dhe durimit deri në fund.” Përmbajtja e tij më pas sugjeron sesi ta arrijnë këtë me anë 
të udhëheqjes së Shpirtit. 


Materialet e mëparshme misionare ishin efektive për kohën e tyre, por bota ka ndryshuar 
në mënyrë drastike. Vlerat të cilat formonin themelin bazë të shoqërisë, tani janë dhunuar apo 
sulmuar nga Satani dhe përkrahësit e tij. Ka patur një nevojë urgjente për një mënyrë të 
përmirësuar të ndarjes së plotësisë të së vërtetës që Perëndia ka vendosur përsëri në tokë. Kjo 
përfshin një kuptim të planit të Perëndisë për lumturinë dhe sesi ai është kthyer në tokë 
nëpërmjet profetit të Tij të madh, Jozef Smithit. Gjithashtu, që Kisha e Jezu Krishtit me 
autoritetin e priftërisë që vepron në emrin e Tij, është përsëri në tokë me plotësinë e saj. Mirë na 
mësoi Presidenti Hinkli: “Tani dhe për shumë vjet kemi patur një paketë standarde të mësimeve 
misionare. Shumë të mira kanë ardhur nga kjo ... Por fatkeqësisht kjo metodë, në të gjitha rastet 
ka përfunduar në një mësim përmendësh të paraqitjes së tij, duke i munguar Shpirti dhe bindja 
personale... (Misionarët) duhet të përvetësojnë konceptet e mësimeve. Por ata duhet ... t'i 
mësojnë parimet me fjalët e tyre nën drejtimin e ndikimit të Frymës së Shenjtë.” Ky parim është 
shtylla e themelit të udhëzuesit Predikoni Ungjillin Tim. Misionarët në të gjithë botën tani 
ngulisin në mendjet dhe zemrat e tyre mesazhin e rivendosjes së ungjillit të Jezu Krishtit, planin 
e shpëtimit, urdhërimet themelore, ligjet dhe ordinancat e ungjillit. Këto mësime jepen pastaj me 
fjalët e tyre siç drejtohen nga Shpirti. Ky përqendrim ka përmirësuar jashtë mase efektivitetin e 
tyre si misionarë. 


Predikoni Ungjillin Tim përmban kapituj që japin informacion jashtëzakonisht të 
vlefshëm mbi atë sesi mund të dallohet dhe kuptohet udhëheqja e Shpirtit të Shenjtë. Ai përmban 
shkrime të shenjta që tregojnë sesi të studiosh me efektivitet dhe sesi të përmirësosh aftësitë e 
mësimdhënies. Një kapitull shpjegon pse Libri i Mormonit është gurthemeli i besimit tonë: si 
mund t'i përgjigjet ai pyetjeve të thella të shpirtit, si mund të ndërtojë besim dhe të ndihmojë të 
tjerët të afrohen më pranë Perëndisë. Udhëzime të mëtejshme tregojnë sesi Libri i Mormonit 
është një burim i qartë që individi mund ta përdorë për të konfirmuar vërtetësinë e mesazhit tonë. 
Misionarët mësojnë si të kërkojnë cilësi si të Krishtit të tilla si shpresë, dashuri hyjnore dhe 
dashuri. Sugjerime të mrekullueshme jepen për mësimin e gjuhës së misionit. Janë siguruar 
mjete planifikuese të qarta dhe efektive për ta ndihmuar misionarin ta përdorë kohën më me 
mençuri. Janë ndarë metoda të provuara për të identifikuar dhe përgatitur individët të japin 
mësim. Është dhënë udhëzim praktik për të ndihmuar individët të marrin dhe të mbajnë zotimet 
që të çojnë në pagëzim, konfirmin dhe aktivitet në kishë. Ky udhëzues përmban mjete për të 
integruar përpjekjet e misionarëve me kohë të plotë, udhëheqësve të kunjit, lagjes dhe anëtarëve. 
Me këtë ndihmë anëtarët e rinj mund të bëjnë një kalim më të sigurtë në familjen e Kishës. Ka 
një siguri më të madhe se ata që, nëpërmjet pagëzimit dhe konfirmimit, marrin mbi vete emrin e 
Jezu Krishtit dhe zotohen t'i binden urdhërimeve të Tij, do të marrin gjatë gjithë jetës bekimet e 
Tij të premtuara. 


35 


Duke përdorur përmbajtjen e frymëzuar të udhëzuesit Predikoni Ungjillin Tim, shumë 
misionarë kanë bërë përmirësime të mëdha në aftësinë e tyre për të dhënë mësim me bindje dhe 
të ftojnë dëshmitarin konfirmues të Frymës së Shenjtë. Kohët e fundit i kërkova dy ndihmësve të 
një presidenti misioni që të ndanin me mua vegimin e Jozef Smithit ndërsa unë luaja rolin e 
kërkuesit. Planifikova t”i sfidoj fuqishëm për të parë sesi do të përgjigjeshin. Por, sinqeriteti i 
mesazhit të tyre, pastërtia e qëllimit të tyre, aftësia me të cilën u dha, madje edhe në një sesion 
praktike, ishin kaq të fuqishme saqë unë nuk mund ta bëja dot këtë. Ju mund ta konstatoni vetë 
këtë arritje. Ftojini misionarët t'i paraqesin mësimin e parë familjes suaj në shtëpinë tuaj. Akoma 
më mirë, ftoni fqinjët të vijnë në shtëpinë tuaj që të mësohen nga misionarët. Të udhëhequr nga 
Shpirti, me fjalët e tyre, ata do të shpjegojnë sesi Ati në Qiell ka përdorur profetë gjatë gjithë 
kohërave për t'ia komunikuar planin e Tij të lumturisë fëmijëve të Tij. Ndjeni dëshminë e tyre 
kur ata japin dëshmi për vegimin sublim në të cilin Perëndia Ati dhe Biri i Tij Jezu Krishti iu 
shfaqën Jozef Smithit. Ata me plot aftësi do të shpalosin ngjarjet pasuese që rivendosën plotësinë 
e ungjillit me autoritet për të vepruar në emër të Perëndisë përsëri në tokë. Ju gjithashtu mund t'i 
shoqëroni misionarët kur ata u mësojnë të tjerëve këto të vërteta frymëzuese. Prania juaj do të 
forcojë shumë ata të cilët dëgjojnë për herë të parë këto të vërteta të çmuara. 


Përpjekja e vazhdueshme nga ana e Presidencisë së Parë, Kuorumit të të Dymbëdhjetëve, 
Autoriteteve të tjera të Përgjithshme dhe të ekipeve nga më të aftat të përbërë nga anëtarë me 
përvojë e të përkushtuar, krijuan udhëzuesin Predikoni Ungjillin Tim dhe materialet e tij 
planifikuese. Ata të cilët morën pjesë në zhvillimin e tij janë dëshmitarë të drejtimit të frymëzuar 
të Zotit nëpërmjet Frymës së Shenjtë në konceptim, inkuadrim dhe në përfundimin e materialeve 
të këtij udhëzuesi. 


Pas një testimi të gjerë me 14 misione Predikoni Ungjillin Tim iu bënë disa përshtatje. Ky 
rezultat u rishqyrtua, u modifikua dhe u miratua nga Presidencia e Parë dhe Kuorumi i të 
Dymbëdhjetëve. Më 15 tetor 2004 një transmetim satelitor mbarëbotëror i njohu presidentët e 
misionit dhe udhëheqësit e misioneve me udhëzuesin Predikoni Ungjillin Tim. Çdo misionari në 
të gjithë botën iu dha një kopje në anglisht. Edhe pse shumë nuk flisnin anglisht, ata u ndjenë 
pjesë e ripërtëritjes të përpjekjeve tona misionare. Interesante është se disa misionarë që flasin 
gjuhë të tjera, u motivuan të mësonin anglishten. Në fillim të këtij viti u shpërndanë versione në 
gjuhën japoneze, koreane, spanjolle dhe portugeze të këtij udhëzuesi. Deri në fund të vitit, ne 
presim që ky udhëzues të jetë në dispozicion dhe në pjesën më të mëdha të gjuhëve që fliten nga 
misionarët. 


Misionarët nuk janë të vetëm në përfitimin nga Predikoni Ungjillin Tim: 


. Gruaja e një presidenti misioni studioi dhe meditoi çdo fjalë në Predikoni Ungjillin Tim, 
duke përfshirë çdo referencë shkrimi të shenjtë. Ajo pastaj bëri atë që më parë i kishte 
munguar kurajoja për ta bërë, ajo ftoi një të afërm të saj të lexonte, studionte dhe të 
meditonte rreth Librit të Mormonit. Ky njeri e pranoi ftesën e saj dhe ka patur një dobi të 
madhe. 


. Një familje tjetër e përdori Predikoni Ungjillin Tim për të ndihmuar fëmijët e tyre të 
përgatiten për mision. Ata tregojnë: “Djali ynë 17-vjeçar ishte i pari që e mori këtë 


36 


detyrë. Siç pritej, ai kërkoi pjesën më të shkurtër në libër. Mësimi i tij, sidoqoftë, ishte një 
shpjegim 20 minutësh i parimeve që i doli nga zemra, i shoqëruar me shkrime të shenjta 
dhe dëshminë e tij.” 


. Nga një baba që po përgatit djalin për shërbim misionar: “Predikoni Ungjillin Tim më ka 
... dhënë një këndvështrim dhe një kuptim më të qartë të qëllimit të jetës, detyrave dhe 
përgjegjësive të mia si anëtar i Kishës, si baba dhe bashkëshort, ... më ka dhënë 
gjithashtu mjete më konkrete për të ndjekur më mirë këtë udhëtim ...” Djali i tij tani 
është thirrur për të shërbyer si misionar. 


Ne ju nxisim që t'i përdori këto materiale në presidencinë tuaj, në mbledhjet e komitetit 
ekzekutiv të priftërisë dhe në këshillat e lagjes për t'u siguruar që ata që marrin mbi vete 
besëlidhjet e pagëzimit, të marrin gjatë jetës së tyre bekimet e plota të anëtarësisë në kishë. 
Nëpërmjet përdorimit të dokumentit të ri të përparimit për individët që përgatiten për pagëzim, 
përpjekjet e misionarëve dhe anëtarëve mund të bashkërendohen fuqimisht. Unë kam besim se të 
kthyerit e rinj do ta kenë më të lehtë të plotësojnë dëshirën e tyre për të qëndruar aktivë kur 
anëtarët dhe misionarët punojnë së bashku duke përdorur parimet që gjenden në Predikoni 
Ungjillin Tim. 


Mesazhi i Presidencisë së Parë në Predikoni Ungjillin Tim u siguron motivim të madh 
misionarëve dhe ndoshta do t'ju nxisë edhe ju në përpjekjet tuaja misionare. Mesazhi thekson: 
“Nuk ka punë më entuziazmuese se puna misionare.... 'Predikoni Ungjillin Tim” ka për qëllim 
t'ju ndihmojë të jeni një misionar më i përgatitur, më i pjekur shpirtërisht dhe një mësues më 
bindës ... Ne ju ftojmë të arrini një kuptim të ri të zotimit për ta ndihmuar Atin tonë në Qiell në 
veprën e Tij të lavdishme.... Zoti do t'jua shpërblejë dhe do t'ju bekojë së tepërmi ndërsa i 
shërbeni Atij me përulësi dhe plot lutje.” 


A mund t'i përfytyroni pasojat e tij Ju do të jeni po aq të gëzuar sa edhe unë, kur në 
jetën tuaj personale do të filloni të kuptoni dhe përdorni këtë mjet misionar. Ndryshe nga burimet 
e mëparshme të misionarëve me kohë të plotë, Predikoni Ungjillin Tim është në dispozicion të 
çdo udhëheqësi ose anëtari të kishës nëpërmjet qendrës shpërndarëse të Kishës. 


Ndoshta përfitimi më i madh i Predikoni Ungjillin Tim do të shihet në jetën e vetë 
misionarëve të kthyer, të cilët do të jenë prindër më të fortë, udhëheqës më të aftë të Kishës dhe 
profesionistë më të mirë, për shkak të rritjes që vjen nga kuptimi dhe zbatimi i përmbajtjes 
frymëzuese të tij. 


Në emër të misionarëve tanë, ne i shprehim mirënjohjen e madhe të gjithëve atyre që 
kanë marrë pjesë në përgatitjen, shtypjen dhe shpërndarjen e udhëzuesit Predikoni Ungjillin Tim. 
Ne jemi mirënjohës për çdo president misioni dhe misionar që po përsoset në përdorimin efektiv 
të tij. Dhe para së gjithash ne i jemi mirënjohës Zotit për frymëzimin e Tij. Unë ju nxis të zbuloni 
sesi ky burim i jashtëzakonshëm mund t'ju ndihmojë në përpjekjet tuaja misionare, qoftë si një 
prind që po përgatit një fëmijë për mision, si një udhëheqës kishe që ndihmon të kthyerit e rinj, si 
një anëtar që ndan ungjillin ose si një individ që po përgatitet të shërbejë. Qofshi të frymëzuar 
dhe të bekuar për ta bërë këtë. Në emër të Jezu Krishtit, amen. 


SI 


Vlera e Shpirtrave 
Plaku Harold G. Hillam 
i të Shtatëdhjetëve 


Një nga bisedat që më ka lënë një mbresë të përhershme, është ajo e mbajtur në seancën e 
mbrëmjes të së shtunës të një konference kunji vite më parë. Biseda u mbajt nga një nënë e re. Ja 
se çfarë tha: 


“Kam qenë duke bërë gjenealogjinë e një stërgjyshi tim. Ai dhe familja e tij e madhe me 
bij e bija ishin anëtarë të Kishës. Stërgjyshi im,” tha ajo, “me familjen e tij, një të dielë e la 
Kishën dhe ata nuk u kthyen kurrë më: për ç'arsye, s'ka të dhëna.” Pastaj ajo tha: “Në kërkimet e 
mia kam gjetur që stërgjyshi ka mbi 1000 pasardhës”. 


Dhe atëherë ajo tha, dhe kjo është pjesa që për mua s'ishte e mundur të harrohej: “Prej 
atyre 1000 pasardhësve, sot jam e vetmja aktive në Kishë”. 


Mbasi tha këto fjalë, u gjenda duke menduar: “Janë vetëm ata 1000 apo mund të jenë 
edhe më”” 


Përgjigja është e dukshme. Ndikimi shpirtëror që mund të kishte pasur familja mbi fqinjët 
dhe miqtë, nuk ndodhi. Asnjëri nga djemtë, as ndonjëra nga vajzat, nuk shërbyen si misionarë 
dhe ata që do të ishin prekur me anë të dëshmive të tyre, nuk u pagëzuan, dhe ata që nuk u 
pagëzuan nuk shkuan në mision. Po, ka mundësi të jenë me mijëra ata që sot nuk janë në Kishë, 
dhe jo në këtë mbledhje të sotme, për shkak të vendimit të atij stërgjyshi. 


Ndërsa e dëgjoja tek fliste, e gjeta veten me mendimin: “Ç”tragjedil Mbase po të kisha 
qenë në atë kohë atje, do t'u kisha thënë atij babai, familjes, udhëheqësve të priftërisë diçka që 
mund t'u vinte në ndihmë për të parandaluar një gjëmë të tillë të familjes së tyre dhe të kaq 
shumë njerëzve në brezat e ardhshëm që do të pasonin. 


Ajo mundësi e së kaluarës ka humbur. Por tani ne mund të shohim nga e tashmja dhe e 
ardhmja. Do t'u thoja atyre që e shohin veten në të njëjtën pozitë si ai stërgjyshi, a do ta mbani 
parasysh atë që mund të jeni duke i bërë familjes dhe gjithë atyre që vijnë pas jush2 Do t'i 
peshoni rezultatet e mendimeve the veprimeve tuaja” 


Nëse ka ndonjë merak mbi doktrinën e kishës, merrni parasysh këshillën që dha 
Presidenti Gordon B. Hinkli në një mbledhje të gjerë me mbi 2000 anëtarë në Paris të Francës, 
vitin e kaluar. Ai tha, (Po citoj): “Ju lutem fuqimisht, vëllezër dhe motra të mia, që në rast se 
keni ndonjë dyshim në lidhje me cilëndo nga doktrinat e kësaj Kishe, vëreni në provë. Provojeni. 
Jetoni parimin. Gjunjëzohuni dhe lutuni mbi të dhe Perëndia do t'ju bekojë me dijeninë për të 
vërtetën e kësaj pune.” 


Nëse e ndjeni se ju kanë gabuar, jini gati që të falni. Në rast se ka, për ndonjë arsye, një 


kujtim të pakëndshëm, lëreni të ikë. Aty ku nevojitet, flisni me peshkopin, flisni me presidentin e 
kunjit tuaj. 


38 


Të gjithëve ju, por në veçanti atyre që ndonjë ditë do të jenë stërgjyshër dhe stërgjyshe, 
bekimet tuaja të përjetshme dhe ato të pasardhësve tuaj janë shumë më të rëndësishme sesa 
ndonjë arsye krenare, e cila do t'ju mohonte juve dhe kaq shumë të tjerëve bekime të tilla të 
rëndësishme. Në Librin e Mormonit, Mbreti Beniamin na kujton: “Dhe për më tepër, unë do të 
doja që ju të keni parasysh gjendjen e bekuar dhe të lumtur të atyre që zbatojnë urdhërimet e 
Perëndisë. Pasi vini re, ata janë të bekuar në të gjitha gjërat, qoftë tokësore ashtu edhe 
shpirtërore, dhe nëse qëndrojnë besnikë deri në fund, ata janë marrë në qiell, që si rrjedhim të 
jetojnë me Perëndinë, në një gjendje lumturie të pafund. (Mosia 2:41.) 


Juve që jeni fëmijë në shtëpi të stërgjyshërve bredhacakë të ardhshëm: ju mund të 
vazhdoni të qëndroni besnikë, ju mund të jeni shembull i mirë në shtëpi dhe ndaj atyre që ju 
rrethojnë. Ju mund të bëni pjesën tuaj për t'i sjellë paqe dhe harmoni shtëpisë dhe kolegëve tuaj. 
Ju mund të jeni zgjidhja dhe jo shkaku për problemet. Kujtoni, në Librin e Mormonit, kur Ati 
Lehi filloi të mërmëriste, ishte biri i tij i drejtë, Nefi, që i dha kurajë dhe gjeti zgjidhje për 
problemet. Sa e sa herë, janë fëmijët e drejtë ata të cilët kanë aftësi ta përmbajnë varkën kur 
lundrohet në ujëra të trazuara. 


Juve që jeni peshkopë dhe presidentë kunjesh: sa dëshiroja që të kishit marrë pjesë në 
mbledhjen ku isha i pranishëm me një pakicë përfaqësuesish krahinorë. Dëgjuam Plakun L. Tom 
Peri kur i krahasonte me termometrin ata që janë pleq të ardhshëm dhe ata që nuk janë aktivë, 
stërgjyshërit e ardhshëm. Na u soll në mendje fakti që ka shumë prej atyre individëve të cilët janë 
më tepër sesa të ngrohtë. Ata do të ktheheshin nëse dikush vetëm do t'i nxiste dhe do t'u tregonte 
mënyrën. 


Kam dëshirë t'ju tregoj për një konferencë kunji ku u caktova të shkoj. Ajo ishte një 
riorganizim, presidenti i kunjit dhe këshilltarët e tij do të çliroheshin dhe do të thirrej një 
presidenci e re. Presidenti i kunjit ishte i ri dhe kishte shërbyer mrekullisht për pothuajse dhjetë 
vjet. Ai ishte një vigan shpirtëror, por ishte gjithashtu administrues vigan. Në intervistën time 
private me të, më tregoi se si ua kishte deleguar shumë përgjegjësi të funksioneve të kunjit 
këshilltarëve të tij dhe këshillit të lartë, dhe kështu ishte bërë i lirë për të intervistuar ata që ishin 
pa priftëri dhe ata të cilët kishin nevojë të nxiteshin. Individët dhe çiftet ftoheshin që të vinin tek 
zyra e tij. Atje ai arrinte t'i njihte, këshillohej me ta dhe i ftonte që të vepronin më mirë, që ta 
vinin në rregull jetën e tyre dhe të merrnin bekimet e mundshme për ata të cilët e ndjekin Zotin. 
Ai i ndihmonte duke i vënë nën kujdesin e një udhëheqësi të aftë, një mësuesi, i cili i ndihmonte 
të kuptonin bukuritë e doktrinës. Pastaj ai më tha se në këto intervista i pyeste shpesh nëse donin 
një bekim. “I kam vënë duart e mia mbi kokat e shumë anëtarëve të kunjit,” tha ai. 


Të nesërmen, në seancën e përgjithshme të konferencës së kunjit, nuk besoj të kem parë 
ndonjëherë aq shumë lot. Jo ngaqë ndiheshin sikur presidenti nuk duhej çliruar, por nga dashuria 
e thellë për një president të ri kunji i cili u kishte bekuar jetën. Ndjeva një shtytje që t'i pyesja: 
“Sa prej jush u janë vënë mbi kokë duart e presidentit” U habita nga numri i madh i njerëzve që 
ngritën duart. Atë kohë mendova me vete: sa prej këtyre njerëzve do ta bekojnë emrin e këtij 
njeriu të madh, jo vetëm tani, por gjatë gjithë përjetësive2 Po, do të ketë stërgjyshër që, për shkak 
të këtij udhëheqësi të përzemërt, do të lënë një trashëgimi brezash prej mijëra vetësh të cilët do ta 
quajnë atë të bekuar. 


39 


Kur ne shohim se çfarë ndikimi mund të ketë një njeri mbi jetën e aq shumë njerëzve, 
mbase nuk është çudi që Zoti na kujton: “Mbani mend që vlera e shpirtrave është e madhe në 
shikimin e Perëndisë.” (shih DeB 18:1.) 


Unë lutem që ne të gjithë të marrim parasysh atë që mund të bëjmë vetë në ndihmë të 
atyre të cilët në të ardhmen do të jenë stërgjyshër, qofshin fëmijë të vegjël, të rinj apo të rritur, që 


kështu secili të lërë një trashëgimi të drejtë të atyre që e njohin dhe e duan Zotin. 


Këtë e lus në emër të Jezu Krishtit, Amen. 


E Dhjeta --- Një Urdhërim Edhe për të Varfrin 
Plaku Lin G. Robins 
i të Shtatëdhjetëve 


Në veprën klasike të Çarl Dikensit, A Christmas Carol (Një Këngë Krishtlindjeje), Bob Kratçit 
shpresonte ta kalonte ditën e Krishtlindjes me familjen e tij. “Në qoftë se është e volitshme, 
Zotëri,” e pyeti punëdhënësin e tij, Z. Skruxh. “Jo, nuk është e volitshme, i tha Scrooge, “dhe 
nuk është e drejtë. Në qoftë unë se do të të mbaja një gjysmë korone nga paga jote, do të 
mendoje se nuk po të trajtoj mirë,... “e megjithatë,” tha Skruxhi “ti nuk mendon se në këtë rast 
jam unë i keqtrajtuari, kur paguaj pagën e një dite për një punë të pabërë.' Nëpunësi i tha se kjo 
ndodhte vetëm një herë në vit. “Një justifikim i keq për t'i zhvatur xhepin dikujt çdo njëzetë e 
pesë dhjetori”” tha Skruxh.' Për Skruxhin, ashtu si për çdo njeri egoist, ose për “njeriun e 
natyrshëm,” sakrifica nuk është kurrë e volitshme. 


Njeriu i natyrshëm është i prirur të mendojë vetëm për veten --— dhe jo vetëm që ta vërë veten në 
vend të parë, por rrallë, për të mos thënë asnjëherë, të vërë dikë tjetër në vend të dytë, përfshirë 
këtu edhe Perëndinë. Për njeriun e natyrshëm, sakrifica nuk vjen natyrshëm. Ai ka një dëshirë të 
pangopur për më tepër. Të ashtuquajturat nevoja të tij gjithmonë duket se ia kalojnë të ardhurave, 
kështu që të pasurit “mjaft” mbetet përherë e më e paarritshme, ashtu siç ishte për kopracin 
Skruxh. p 

Duke qenë se njeriu i natyshëm priret të grumbullojë ose të konsumojë çdo gjë, Zoti me mençuri 
e urdhëroi Izraelin e lashtë të sakrifikonte, jo të fundit dhe më të dobtin e kopesë, por të 
parëlindurin -— jo prodhimet e mbetura të fushës, por prodhimet e para (shih Mosia 2:3, Moisiu 
5:5: Ligji i Përtërirë 26:2). Sakrifica e sinqertë ka qenë shenja dalluese e njeriut besnik që nga 
fillimi. 


Midis atyre që nuk sakrifikojnë ekzistojnë dy ekstreme: një ekstrem është njeriu i pasur dhe i 
pangopur, i cili nuk dëshiron të sakrifikojë, dhe ekstremi tjetër është njeriu i varfër që mendon se 
nuk mundet të sakrifikojë. Por si mund t'i kërkosh dikujt që po vdes nga uria të hajë më pak2 A 
ekziston një nivel i tillë varfërie ag i ulët saqë të mos pritet një sakrificë ose ndonjë familje aq e 
varfër sa që pagimi i së dhjetës të mos u kërkohet” 


40 


Zoti shpesh na mëson duke përdorur rrethana ekstreme për të ilustruar një parim. Historia e të 
vesë së Sareptas është një shembull i varfërisë ekstreme që është përdorur për të na mësuar 
doktrinën se mëshira nuk mund ta grabisë sakrificën po aq sa nuk mund ta grabisë edhe 
drejtësinë. Në fakt, masa më e vërtetë e sakrificës nuk qëndron aq shumë në atë se çfarë jep 
njeriu për të sakrifikuar, por, përkundrazi, në atë se sa shumë sakrifikon ai për të dhënë (shih 
Marku 12:43). Besimi nuk vihet aq shumë në provë kur dollapi është plot, se sa kur ai është 
bosh. Në këto çaste vendimtare, kriza nuk krijon karakterin -— por e vë atë në pah. Kriza është 
prova. 


E Veja nga Sareptas jetoi në kohën e Profetit Elia, nëpërmjet gojës të së cilit Zoti solli thatësirë 
mbi tokë për tre vjet e gjysmë (shih Lluka 4:25). Uria u bë aq e rëndë sa shumë njerëz ishin gati 
duke vdekur. Në këto rrethana gjendej edhe e veja. 


Zoti i tha Elias: “Çohu dhe shko të vendosesh në Sarepta .... atje kam urdhëruar një grua të ve të 
të sigurojë ushqimin.” Është interesante që Elias iu tha të mos shkonte në Sarepta deri sa e veja 
dhe i biri i saj të ishin në buzë të vdekjes. Pikërisht në këtë çast ekstrem -— përballë urisë, besimi 
i saj do të vihej në provë. 


Kur Elia arriti në qytet e gjeti atë duke mbledhur dru. 
10. “Ai e thirri dhe i tha: “Shko dhe më merr pak ujë në një enë që të mund të pi.” 
11. Ndërsa ajo po shkonte për të marrë ujin, ai e thirri dhe i tha: “Më sill edhe një copë bukë.” 


12. Ajo u përgjigj: “Ashtu siç është e vërtetë që rron ZOTI, Perëndia yt, bukë nuk kam, por kam 
vetëm një dorë miell në një enë dhe pak vaj në një qyp, dhe tani po mbledh dy copa dru për t'i 
përgatitur për vete dhe për djalin tim, do t'i hamë dhe pastaj kemi për të vdekur.” (1 Mbretërve 
17:10-12). 


Një dorë miell do të ishte me të vërtetë pak, ndoshta do të mjaftonte vetëm për një njeri, gjë që e 
bën përgjigjen e Flias intriguese: “Elia i tha: “Mos ki frikë, shko dhe bëj si the, por më parë bëj 
një kulaç të vogël për mua ...'” (1 Mbretërve 17:13). 


A nuk tingëllon kjo egoiste, të kërkosh jo vetëm copën e parë të bukës, por mundësisht edhe 
copën e vetme2 A nuk na kanë mësuar prindërit që të respektojmë në fillim të tjerët, dhe 
veçanërisht që një zotëri të respektojë një grua, për të mos folur pastaj për një grua të ve7 
Zgjedhja e saj: të hajë, apo të sakrifikojë ushqimin e fundit që i ka mbetur dhe të shpejtojë 
vdekjen” Ndoshta ajo do ta sakrifikonte ushqimin e saj, por a mund të sakrifikojë ajo ushqimin e 
të birit të uritur” 

Elia e kuptonte doktrinën se bekimet vijnë pas provës së besimit (shih Ethëri 12:6, DeB 132:5). 
Ai nuk po tregohej egoist. Si shërbëtori i Zotit, Elia ishte atje për të dhënë, jo për të marrë. 


Vazhdojmë me tregimin: 


€... por më parë (prodhimet e para të fushës) bëj një kulaç të vogël për mua dhe sillma, pastaj ta 
bësh për vete dhe për djalin tënd. 


41 


14 Sepse kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: “Ena e miellit nuk do të mbarojë dhe qypi i vajit 
nuk do të pakësohet deri ditën, që Zoti të dërgojë shiun mbi tokë.' 


15 Kështu ajo shkoi dhe veproi sipas fjalës së Elias, dhe kështu hëngrën ajo, Elia dhe gjithë 
familja e saj për një kohë të gjatë. 


16 Ena e miellit nuk mbaroi dhe qypi i vajit nuk u pakësua, sipas fjalës që Zoti kishte shqiptuar 
me anë të Elias” (1 Mbretërve 17:13-16). 


Një arsye që Zoti i ilustron doktrinat në rrethanat nga më ekstremet, është të eliminojë 
justifikimet. Në qoftë se Zoti pret që edhe e veja më e varfër të paguajë monedhën e saj, çfarë do 
të thotë kjo për të tjerët që mendojnë se nuk është e volitshme ose e lehtë për të sakrifikuar” 


Asnjë peshkop, asnjë misionar nuk duhet të ngurrojë ose të mos ketë besim për t'ua mësuar ligjin 
e së dhjetës të varfërve. Mendimi se “ata nuk mund ta paguajnë,” duhet zëvendësuar me 
mendimin se “ata nuk mund të mos e paguajnë.” 


Një nga gjërat e para që duhet të bëjë një peshkop për të ndihmuar nevojtarët është t'u kërkojë të 
paguajnë të dhjetën. Po ashtu si e veja, në qoftë se një familje e varfër ndeshet me vendimin: të 
paguajë të dhjetën apo të hajë, ata duhet të paguajnë të dhjetën. Peshkopi mund t'i ndihmojë ata 
me ushqime. 


Në tetor 1998 uragani Miç shkatërroi shumë pjesë të Amerikës Qendrore. Presidenti Gordon B. 
Hinkli ishte shumë i shqetësuar për viktimat e kësaj fatkeqësie, shumë prej të cilëve humbën çdo 
gjë -— ushqime, veshje dhe orendi shtëpiake. Ai vizitoi shenjtorët në qytetet e San Pedro Sula 
dhe Tegusigalpa, Honduras, Managua dhe Nikaragua. E po ashtu si mesazhi i Profetit të dashur 
Elia për të venë e uritur, mesazhi i këtij profeti të kohëve të sotme në secilin prej këtyre qyteteve 
ishte i njëjti -— të sakrifikonin dhe të ishin të bindur ndaj ligjit të së dhjetës. 


Por si mund t'i kërkosh dikujt që është kaq i varfër të sakrifikojë7 Presidenti Hinkli e dinte se 
ndihmat në ushqime e veshmbathje që do t'u dërgoheshin do t'i ndihmonin ata t'i mbijetonin 
krizës, por kujdesi dhe dashuria e tij për ta ishte shumë më tepër se kaq. Megjithëse ndihma 
humanitare është e rëndësishme, ai e dinte se ndihma më e rëndësishme vjen nga Perëndia dhe jo 
nga njeriu. Profeti donte t'i ndihmonte ata të hapnin pragjet e qiellit ashtu siç na premtohet nga 
Zotin në Librin e Malakias (shih Malakia 3:10). 


Presidenti Hinkli u mësoi atyre se në qoftë se do të paguanin të dhjetën, ata do të kishin 
gjithmonë ushqim në sofrën e tyre, gjithmonë do të kishin rroba në trup dhe një strehë mbi krye. 


Kur shtrojmë për të ngrënë, është shumë më e lehtë të ndajmë që në fillim një pjatë më tepër për 
dikë që mund të vijë më vonë, sesa kur tryeza të jetë ngritur dhe ushqimi të ketë mbaruar. Po në 
të njëjtën mënyrë, a nuk është në fakt më e lehtë t'i japim Zotit prodhimin e parë të frutave të 


42 


tokës, se sa të shpresojmë që të na mbeten “teprica” të mjaftueshme për të7 A nuk duhet të jetë Ai 
i ftuari i nderit, atij që i shërbehet të parit” 


Nëna ime e dashur, Evelin Robins, më mësoi ligjin e të dhjetës që kur isha katër vjeç. Ajo më 
dha një kuti bosh ankerplasti, një kuti metalike me një kapak që kërciste kur hapej e mbyllej. Ajo 
më mësoi t'i ruaja qindarkat e mia të së dhjetës në atë kuti dhe më pas t'ia çoja peshkopit. Jam 
përjetësisht mirënjohës për nënën time, për atë kuti ankerplasti dhe për bekimet që kam pasur 
nga pagimi i së dhjetës. 


Në romanin A Christmas Carol (Një Këngë Krishtlindjeje) Z. Skruxh ndryshoi sjelljen e tij -— ai 
nuk ishte më si më parë. Po kështu, ky është “ungjilli i pendimit.” Në qoftë se Shpirti na nxit t'i 
bindemi më plotësisht ligjit të sakrificës në jetën tonë le të fillojmë ta bëjmë këtë ndryshim që 
sot. 


Unë jam mirënjohës për Shpëtimtarin që ishte shembulli i përkryer i bindjes nëpërmjet sakrificës 
-— icili ofroi “veten si një sakrificë për mëkatin” dhe u bë, duke e shprehur me fjalët e Lehit 
“Fruti i parë i Perëndisë.” (2 Nefi 2:7, 9.) Unë dëshmoj për Të dhe për këto doktrina të Tij, në 
emrin e Jezu Krishtit, amen. 


SHËNIM 


1. The Annotated Christmas Carol by Charles Dickens, Michael Patrick Hearn, Avon Books, 
shtator 1977, fq. 69. 


Frytet e Vegimit të Parë 
Plaku Dieter F. Ukdorf 
i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve 


Vetëm gjashtë muaj më parë, ju anëtarë besnikë të Kishës së Jezu Krishtit më mbështetët 
si anëtar të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Kjo thirrje u erdhi si e papritur e madhe shumë 
njerëzve, por në veçanti nipave e mbesave tona, që thanë: “Por ai është gjyshi ynël Është veç një 
njeri i zakonshëm. Ai luante bashkë me ne dhe mësoi të na priste flokëti” 


Pas konferencës së përgjithshme të tetorit, gruaja ime dhe unë folëm në telefon me 
fëmijët dhe njëri nga nipat tha: “Meqenëse ishim aq larg nga ju dhe nuk mund të ishim me ju në 
Sollt Leik Siti, së paku të na tundje dorën kur po jepje bisedën e konferencës.” Nuk kemi qenë 
bashkë me fëmijët dhe fëmijët e tyre deri në këtë konferencë, prandaj sot po u tund dorën, me 
shpresën që ta gëzoj një nip. Gjithashtu u tund dorën të gjithë ju anëtarëve të mrekullueshëm, 
lutjet e të cilëve janë aq të rëndësishme e të vlerësuara nga ime shoqe dhe unë. 


Në vitet e rritjes sime në Gjermani, e frekuentova kishën në shumë vende dhe në rrethana 


të ndryshme---në dhoma të pasme të thjeshta, në vila madhështore dhe në kisha funksionale 
modeme. Të gjitha këto ndërtesa kishin të përbashkët një element të rëndësishëm: Shpirti i 


43 


Perëndisë ishte i pranishëm: dashuria e Shpëtimtarit mund të ndihej kur mblidheshim si familja e 
degës ose e lagjes. 


Salla në Zyvickau kishte një Grgano të vjetër që punonte me ajër. Çdo të dielë caktohej një 
i ri që të shtynte lart e poshtë me forcë një levë, e cila vinte në veprim kacekët që e bënin 
6rganon të punonte. Madje përpara se të isha mbajtës i Priftërisë Aarone, kisha nganjëherë 
privilegjin e madh që të ndihmoja në këtë detyrë të rëndësishme. 


Ndërsa bashkësia këndonte himnet tona fort të dashura të Rivendosjes, unë vija të gjithë 
forcën time që Grgano të mos ngelej pa ajër të mjaftueshëm. Sytë e organistit e tregonin pa gabim 
nëse po bëja punë të mirë apo kisha nevojë t'i shtoja me të shpejtë përpjekjet e mia. Gjithmonë 
ndihesha i nderuar për shkak të rëndësisë së kësaj detyre dhe besimit që vinte organisti mbi mua. 
Ishte ndjenjë arritjeje e mrekullueshme të kishe një përgjegjësi dhe të ishe pjesë e kësaj pune të 
madhe. 


Kishte edhe një të mirë shtesë që vinte prej kësaj detyre: punëtori i kacekëve ulej në një 
vend që të ofronte pamje të shkëlqyer të dritares me xham të pikturuar, që gjendej në ballë të 
sallës. Xhami i punuar paraqiste Vegimin e Parë, me Jozef Smithin duke u gjunjëzuar në Korijen 
e Shenjtë duke parë drejt qiellit dhe brenda një shtylle drite. 


Gjatë himneve të mbledhjes dhe madje gjatë bisedave dhe dëshmive që jepnin anëtarët 
tanë, shpesh vështroja nga ai përshkrim i momentit më me shenjtëri në historinë e botës. Me sytë 
e mendjes sime shihja Jozefin duke marrë njohuri, dëshmi dhe udhëzime hyjnore, teksa u bë një 
mjet i bekuar në dorën e Atit tonë Qiellor. 


Ndjeja një shpirt të veçantë ndërsa vështroja në këtë pikturë të dritares skenën e bukur të 
një djaloshi besimtar në korije të shenjtë, i cili mori një vendim të guximshëm për t'iu lutur 
seriozisht Atit tonë Qiellor, i cili e dëgjoi e iu përgjigj përzemërsisht. 


Ja ku isha, një djalosh në Gjermaninë e pas Luftës II Botërore, që jetonte në një qytet me 
gërmadha, mijëra kilometra larg Palmyra-s së Amerikës Veriore dhe më shumë se njëqind vjet 
mbasi ndodhi në fakt ngjarja. Nëpërmjet fuqisë së gjithanshme të Frymës së Shenjtë ndjeva në 
zemër dhe në mendje se ishte e vërtetë, se Jozef Smithi e pa Perëndinë dhe Jezu Krishtin e i 
dëgjoi zërat e Tyre. Shpirti i Perëndisë e rehatoi shpirtin tim në këtë moshë të re me sigurinë për 
të vërtetën e këtij çasti të shenjtë, që pasoi me fillimin e një lëvizjeje të përbotshme të 
paracaktuar të “shtrihet përpara, derisa të ketë mbushur gjithë botën” (shih DeB 65:2). Atë kohë 
e besova dëshminë e Jozef Smithit mbi atë përjetim të lavdishëm në Korijen e Shenjtë, dhe tani e 
di. Perëndia i ka folur përsëri njeriuti 


Duke vështruar pas, jam mirënjohës për miqtë e shumtë që më ndihmuan në rini të fitoj 
një dëshmi për Kishën e rivendosur të Jezu Krishtit. Në fillim ushtrova besim të thjeshtë në 
dëshmitë e tyre dhe pastaj mora dëshmimin hyjnor të Shpirtit në mendje dhe në zemër. E 
numëroj Jozef Smithin ndërmjet atyre, dëshmia e të cilëve për Krishtin më ndihmoi të zhvilloj 
dëshminë vetjake për Shpëtimtarin. Përpara se ta njihja mësimin privat të Shpirtit duke më 


dd 


dëshmuar se Jozef Smithi ishte profet i Perëndisë, zemra ime rinore ndjeu se ai ishte mik i 
Perëndisë dhe prandaj, krejt natyrshëm, ai do të ishte gjithashtu miku im. E dija se mund t'i 
besoja Jozef Smithit. 


Shkrimet e Shenjta na mësojnë se dhuratat shpirtërore u jepen atyre që i kërkojnë 
Perëndisë, që e duan Atë dhe i mbajnë urdhërimet e Tij (shih DeB 46:9). Citoj: “Jo të gjithë kanë 
çdo dhuratë të dhënë atyre: pasi ka shumë dhurata, dhe çdo njeriu i jepet një dhuratë nëpërmjet 
Shpirtit të Perëndisë. Disave u jepet njëra dhe disave u jepet një tjetër, që me këtë mënyrë të 
gjithë të kenë dobi”(shih DeB 46:11--12). 


Sot e di se dëshmia ime e re përfitoi së tepërmi nga dëshmia e Profetit Jozef Smith dhe e 
shumë miqve në Kishë që e dinin “me anë të Frymës së Shenjtë ... se Jezu Krishti është Biri i 
Perëndisë dhe se u kryqëzua për mëkatet e botës” (shih DeB 46:13). Shembujt e mirë, dashuria e 
përkujdesjes dhe duart e tyre ndihmëdhënëse më bekuan për të marrë një tjetër dhuratë të veçantë 
nga Shpirti të përshkruar në shkrimet e shenjta, kur kisha etje për dritë dhe të vërtetë. Citoj: “Të 
tjerëve u jepet të besojnë tek fjalët e tyre, që edhe ata të mund të kenë jetë të përjetshme nëse 
vazhdojnë (me besnikëri)” (shih DeB 46:14). Sa dhuratë e mahnitshme dhe e çmueshme 
që është kjol 


Kur përulemi vërtet, ne do të bekohemi me këtë dhuratë që të kemi besim dhe shpresë për 
gjëra që nuk shihen, por që janë të vërteta (shih Alma 32:21). Kur bëjmë provë me fjalët që na 
jepen me anë të shkrimeve të shenjta dhe profetëve të gjallë-—edhe nëse kemi vetëm dëshirë të 
besojmë---dhe nuk e kundërshtojmë Shpirtin e Zotit, shpirtrat tanë do të zmadhohen dhe kuptimi 
ynë do të ndriçohet (shih Alma 32:26--28). 


Vetë Shpëtimtari ia shpjegoi qartë këtë parim të mëshirshëm gjithë botës, në lutjen e Tij 
të famshme ndërmjetësuese, të thënë jo vetëm për Apostujt e Tij, por për të gjithë shenjtorët, 
madje edhe për ne sot, kudo që mund të jetojmë. Ai tha: 

“Tani unë nuk lutem vetëm për ta, por edhe për ata që do të besojnë në mua me anë të 
fjalës së tyre, që të gjithë të jenë një, ashtu si ti, o Atë, je në mua dhe unë në ty: edhe ata të jenë 
një në ne, që bota të besojë se ti më ke dërguar” (Gjoni 17:20--21): shkronjat italike janë shtuar). 


Kjo është mënyra se si e bekon Vegimi i Parë i Jozef Smithit jetën tonë personale, jetën e 
familjeve dhe përfundimisht tërë familjen njerëzore—ne arrijmë të besojmë tek Jezu Krishti 
përmes dëshmisë së Profetit Jozef Smith. Gjatë gjithë historisë së njerëzimit profetë dhe apostuj 
kanë pasur shfaqje hyjnore të ngjashme me të Jozefit. Moisiu pa Perëndinë ballë për ballë dhe 
mësoi që vetë ishte bir i Perëndisë, “në ngjasim me të Vetëmlindurin Je Tij)” (shih Moisiu 1:1— 
6). Apostull Pali dëshmoi se Jezu Krishti i ringjallur iu shfaq rrugës për në Damask dhe e bëri 
Palin një nga misionarët e Tij të famshëm (shih Veprat e Apostujve 26:9--23). Duke dëgjuar 
dëshminë e Palit për vegimin qiellor, gjatë gjykimit në Cezarë, Mbreti i fuqishëm Agripa pohoi: 
“Për pak dhe po ma mbush mendjen të bëhem i krishterë” (Veprat e Apostujve 26:28). 


Pati edhe shumë profetë të tjerë të dikurshëm që gjithashtu dhanë dëshmi të fuqishme për 
Krishtin. Të gjitha këto shfaqje, të lashta dhe moderne, i çojnë ata të cilët besojnë, drejt burimit 
hyjnor të të gjithë drejtësisë dhe shpresës-—tek Perëndia, Ati ynë Qiellor, dhe tek Biri i Tij, Jezu 
Krishti. 


45 


Perëndia i ka shprehur Jozef Smithit qëllimin që t'i bekojë të gjithë fëmijët e Perëndisë 
me mëshirën dhe dashurinë e Tij, madje në kohë paqartësish dhe pasigurish, luftërash dhe 
zhurme luftërash, katastrofash natyrore dhe personale. Shpëtimtari tha: “Vini re, krahu im i 
mëshirës është shtrirë drejt jush dhe kushdo që do të vijë, unë do ta pranoj” (3 Nefi 9:14). Dhe të 
gjithë ata që e pranojnë këtë ftesë, do të “Jrrethohen) nga dashuria e tij e madhe e pashembullt” 
(Alma 26:15). 


Nëpërmjet besimit tek dëshmia personale e Profetit Jozef Smith dhe tek realiteti i 
Vegimit të Parë, me anë të studimit e të lutjes, të thellë e të sinqertë, ne do të bekohemi me besim 
të paepur tek Shpëtimtari i botës, që i foli Jozefit në “një mëngjes Jtëj një dite të bukur, të qartë, 
herët në pranverën e njëmijë e tetëqind e njëzetës” (shih Jozef Smith-—Historia 1:14). 


Besimi tek Jezu Krishti dhe dëshmia për Të dhe Shlyerjen e Tij të gjithanshme, nuk është 
vetëm një doktrinë me vlerë të madhe teologjike. Një besim i tillë është një dhuratë e 
gjithanshme dhe e lavdishme për të gjitha rajonet kulturore të kësaj toke, e pavarur nga gjuha, 
raca, ngjyra, kombësia apo rrethanat social-ekonomike. Fuqia e arsyes mund të përdoret në 
përpjekje për ta kuptuar këtë dhuratë, por ata që i ndjejnë më thellë rezultatet e saj, janë ata me 
gatishmëri për t'i pranuar bekimet e saj, që vijnë nga një jetë e dëlirë dhe e pastër e ndjekjes së 
shtegut të pendimit të vërtetë dhe e vënies në jetë të urdhërimeve të Perëndisë. 


Ndërsa e kujtojmë dhe e nderojmë Profetin Jozef Smith, zemra më shkon drejt tij me 
mirënjohje. Ai qe një djalosh i mirë, i ndershëm, i përulur, i zgjuar dhe i guximshëm, me zemër 
të artë dhe besim të patundur tek Perëndia. Ai kishte besnikëri. Në përgjigje të lutjes së tij të 
përulur qiejt u hapën përsëri. Jozef Smithi kishte parë në fakt një vegim. Ai e dinte atë gjë dhe e 
dinte se Perëndia e dinte atë, dhe nuk mund ta mohonte (shih Jozef Smith-—Historia 1:25). 


Përmes punës dhe sakrificës së tij, tani unë kam një kuptim të vërtetë për Atin Qiellor dhe 
Birin e Tij, Shëlbuesin dhe Shpëtimtarin tonë, Jezu Krishtin, dhe mund të ndjej fuqinë e Frymës 
së Shenjtë e të njoh planin e Atit Qiellor për ne, fëmijët e Tij. Për mua, këto janë vërtet fryte të 
Vegimit të Parë. 


Jam mirënjohës që qysh në jetën time të hershme u bekova me një besim të thjeshtë që 
Jozef Smithi ishte profet i Perëndisë, që e pa Perëndinë Atë dhe Birin e Tij, Jezu Krishtin, në 
vegim. Ai e përktheu Librin e Mormonit me anë të dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë. Ajo dëshmi 
më është pohuar mua pa pushim. 


Si një nga më të vegjlit mes jush, por si një prej Apostujve të Jezu Krishtit në thirrjen 
time, unë dëshmoj se Ai vërtet jeton, që Ai është Mesia. Unë kam një dëshmi personale për Jezu 
Krishtin, Shpëtimtarin dhe Shëlbuesin e gjithë njerëzimit. E mora këtë njohuri me anë të paqes 
dhe fuqisë së patregueshme të Shpirtit të Perëndisë. Dëshira e zemrës sime dhe e mendjes sime 
është që të jem i pastër dhe besnik në shërbim të Tij tani e përgjithmonë. 


Dëshmoj kështu në emrin e Jezu Krishtit, amen. 


“ ttDtlt$tntnD9D9DMP  etnMnM8$8$8$8$8$82DMD2DMU— et tmtLt29D”SESE—g——— 


46 


Çiftet Misionare: Bekime nga Sakrifica dhe Shërbimi 
Plaku Robert D. Hejëlls 
i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve 


Katër vjet më parë fola në këtë konferencë rreth çifteve që shërbejnë misione me kohë të 
plotë. Lutja ime ishte që “Fryma e Shenjtë (do të) prekte zemrat dhe diku ndonjë bashkëshort ose 
bashkëshorte .... me qetësi (do tëj shtynte shokun e tij apo shoqen e saj dhe një moment i së 
vërtetës J-—një moment vendimi-—do të) ndodhte.” Një motër më shkroi rreth kësaj përvoje. Ajo 
tha: “Ne po rrinim në qetësi në dhomën e ndenjies duke parë konferencën në televizor. ... Kurju 
folët, zemra ime u prek shumë thellë. Unë dhe im shoq pamë njëri-tjetrin në sy. Ai çast ndryshoi 
jetën time përgjithmonë.” 


Nëse ju jeni ose do të jeni së shpejti në moshën e misionarëve të moshuar, unë vij këtë 
pasdite të dëshmoj për bekimet që do të ndryshojnë jetën tuaj përgjithmonë. Ati juaj Qiellor ka 
nevojë për ju. Puna e tij, nën drejtimin e Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht, ka nevojë për atë çfarë 
vetëm ju jeni të përgatitur për ta dhënë. Çdo përvojë misionare kërkon besim, sakrificë e shërbim 
dhe këto gjithmonë pasohen nga një derdhje bekimesh. 


Ndërsa bisedojmë për këto bekime, ju natyrisht do të merrni në konsideratë ato çfarë unë 
i kam quajtur katër “Pikat:” frika, shqetësimet familjare, gjetja e mundësisë së misionit të duhur 
dhe sfidat financiare. Më lejoni të shtoj dhe një, një nga “Pikat” më të rëndësishme dhe më të 
fuqishme---besimi. Vetëm nëpërmjet besimit mund t'i kushtojmë vëmendje këshillës së 
Perëndisë: “Zgjidhni ju sot se kujt do t'i shërbeni” -—“t'i shërbeni Zotit Perëndi që ju bëri.” Dhe 
vetëm nëpërmjet një prove të besimit ne mund të marrim bekimet e mrekullueshme që kërkojmë 
për veten dhe familjet tona: “Pasi, po të mos ketë besim mes fëmijëve të njerëzve, Perëndia nuk 
mund të bëjë mrekulli mes tyre: prandaj, ai nuk iu shfaq atyre deri pas besimit të tyre.” 


Më lejoni të ndaj disa nga këto bekime të mrekullueshme nga letrat dhe ndodhitë që kam 
marrë këto katër vjetët e kaluar. Një çift i përulur nga Idaho e përballoi me besim frikën kur Zoti 
i thirri të shkonin në Rusi. Ata shkruan letrën e pranimit si më poshtë: “Askujt nuk i shkonte 
mendja se do të thirreshim në këtë detyrë. Ne nuk kemi asnjë ide sesi do të mësojmë gjuhën apo 
në do t'ia dalim mbanë për të shërbyer, e megjithëse pranojmë me shumë ankth, duke shkuar 
plotësisht me besim, ne e dimë se Zoti dhe profeti i Tij e dinë më mirë se ne se ku duhet të 
shërbejmë.” Dhjetë muaj më vonë Tempulli i Stokolmit Suedi mirëpriti 30 shenjtorë nga një 
degë e vogël në Rusi, të udhëhequr nga ky çift nga Idaho, të cilët sapo kishin filluar të mësonin 
gjuhën ruse. Shkrimet e shenjta na tregojnë: “Perëndia ka dhënë një mjet që njeriu, nëpërmjet 
besimit, të mund të punojë mrekulli të mëdha.” Kështu, puna e Perëndisë shkon përpara me anë 
të fëmijëve të Tij: “Që besimi gjithashtu të mund të rritet në tokë. ... Që plotësia e ungjillit tim të 
mund të shpallet nga të dobtit dhe të thjeshtët deri në fund të botës.” 


Një çift tjetër i përballoi shqetësimet familjare me besimin. Një motër besnike shkroi: 
“Vendimi për të shërbyer një mision nuk ishte i vështirë. Por mamaja ime nëntëdhjetë vjeçare 
ishte tepër e shqetësuar rreth nisjes sonë. Ajo mori ngushëllim të madh kur dëgjoi se familjet 
tona do të bekoheshin gjatë shërbimit tonë.” Një vëlla besnik shprehu shqetësime të ngjashme 
rreth largimit nga prindërit e tij të moshuar, të cilit babai i tij iu përgjigj: “Mos e përdor nënën 
dhe mua si justifikim për të mos shkuar në mision me gruan tënde. Lutuni rreth kësaj dhe ndiqni 


47 


udhëzimin e Shpirtit.” Një brezi të hershëm misionarësh të thirrur për të lënë familjet e tyre, Zoti 
u ofroi këtë siguri: “në qoftë se ata do ta bëjnë këtë me gjithë përuljen e zemrës, . . . unë, Zoti, u 
jap një premtim, se unë do të siguroj për familjet e tyre.” Sigurisht që shqetësimet familjare janë 
reale dhe nuk duhet të merren me lehtësi. Por ne nuk mund t'i plotësojmë sfidat familjare pa 
bekimet e Zotit dhe kur sakrifikojmë për të shërbyer si çifte misionare me kohë të plotë, këto 
bekime rrjedhin me shumicë. Për shembull, një çift ishte i shqetësuar që ta linte vajzën e tyre më 
të vogël, e cila nuk ishte më aktive në Kishë. Babai i saj besnik shkroi: “Ne u lutëm për të 
vazhdimisht dhe agjëruam rregullisht. Pastaj, gjatë konferencës së përgjithshme, Shpirti më 
pëshpëriti: “Nëse ju do të shërbeni, nuk duhet të shqetësoheni më rreth vajzës suaj.” Kështu që u 
takuam me peshkopin tonë. Një javë pasi morëm thirrjen, ajo dhe i dashuri i saj shpallën fejesën. 
Në fund të vitit tonë të parë, zemra e tij filloi të zbutej në lidhje me Kishën. Pikërisht para se të 
ktheheshim në shtëpi nga misioni, ai dhe vajza jonë erdhën të na vizitonin. Në valixhe ishte 
kompleti i tij i parë i rrobave të së dielës që ai s'i kishte patur ndonjëherë. Ata erdhën në Kishë 
me ne dhe pasi u kthyem në shtëpi, ai u pagëzua. Një vit më vonë, ata u vulosën në tempull.” t 


Ndonëse hollësitë e kësaj historie mund të jenë të veçanta, parimi është i vërtetë për të 
gjithë ata që i drejtohen Zotit “Unë do të shkoj atje ku ti do që unë të shkoj.” Unë dëshmoj se 
ndërsa ne besojmë në Zotin, Ai do të gjejë për ne mundësi të duhura misionare. Ashtu siç ka 
thënë: “Nëse një njeri më shërben...atë njeri Ati im do ta nderojë.” Duke marrë parasysh 
mundësitë misionare, shumë çifte në të gjithë botën kanë një dëshirë të madhe për të shërbyer, 
por nuk kanë mundësitë e duhura financiare. Në qoftë se ju ndodheni në këtë situatë, mos harroni 
se thirrja e duhur misionare nuk është e thënë të jetë në një vend të largët me një emër të 
çuditshëm. Thirrja e duhur për ju mund të jetë brenda kunjit ose zonës suaj. “Ati juaj qiellor, pra, 
e di mirë se ju keni nevojë për të gjitha këto gjëra.” Konsultohuni me familjen tuaj dhe 
peshkopin ose presidentin e degës. Ndërsa shërbëtorët e Zotit kuptojnë situatën tuaj të 
përkohëshme, ju do të jeni të aftë të merri bekimet e vazhdueshme të shërbimit misionar me 
kohë të plotë. Nëse ju nuk mund të shërbeni për shkak të një rrethane serioze të veçantë, a mund 
të merrni në konsideratë që të bëni kontribute financiare për të ndihmuar ata që mund të 
shërbejnë” Sakrifica e arsyeshme e mjeteve tuaja jo vetëm që do të bekojë misionarët e tjerë dhe 
atyre që ata u shërbejnë: por do të bekojë ju dhe familjen tuaj gjithashtu. 


Tani, atyre që nuk patën mundësi të shërbenin një mision në rininë e tyre, më lejoni t'ju 
flas haptas: ndofta gjatë viteve ju keni qënë të ngarkuar nga ndjenjat e keqardhjes ose nuk jeni 
ndjerë mirë, sepse nuk kishit një mundësi misionare për të shërbyer dhe për t'u rritur në besim. 
Shikoni përpara jo pas. Filloni të përgatiteni për misionin tuaj si një çift i moshuar duke filluar që 
sotl Kurseni nga pak para çdo muaj. Studioni shkrimet e shenjta. Pranoni thirrjet e Kishës. 
Lutuni që të ndjeni dashurinë e Zotit për të tjerët dhe të fitoni dashurinë dhe besimin e Tij. Ju do 
të mund të gëzoni një ditë të gjitha bekimet e shërbimit misionari 


Dhe ç'bekime të mrekullueshme që janël Pas 51 vjet martese, më pyetën: “Cilën pjesë të 
jetës do të donit ta rijetonit7” Nuk hezitova të përgjigjem: “Kur unë dhe gruaja ime shërbyem së 
bashku në punën e madhe misionare të Zotit.” Ndjenjat e një çifti tjetër misionar i bënë jehonë 
ndjenjave të mia. “Vendimi ynë për të shkuar në një mision solli një gëzim të ri, emocione të 
reja, miq të rinj, vende të reja, sfida të reja. Na solli së bashku më pranë si bashkëshort e 
bashkëshorte, kishim një qëllim të përbashkët dhe një partneritet real. Dhe ajo që është më e mira 


48 


nga të gjitha, ështe se na solli një rritje të re shpirtërore, në vend të një tërheqjeje shpirtërore.” 
Vëllezër dhe motra, le të mos shkojmë në tërheqje shpirtërore. 


Tani a më lejoni t'i drejtoj një sfidë peshkopëve dhe presidentëve të degëve në të gjithë 
botën” Në gjashtë muajt e ardhshëm, a do të jetë e mundur për secilin prej jush të marrë në 
konsideratë dhe të rekomandojë një ose dy çifte misionare përveç atyre që tashmë kanë 
planifikuar të shërbejnë” Burimi juaj më i madh në plotësimin e kësaj sfide do të jenë anëtarët e 
moshuar të lagjes suaj që tashmë kanë shërbyer misione. Në lagjen time, një peshkop i frymëzuar 
thirri një takim të veçantë për çiftet misionare të kthyer dhe ato të ardhshëm. Kur ne dhamë 
dëshminë tonë për sakrificën dhe shërbimin, Shpirti na dëshmoi se një thirrje për të shërbyer 
është vërtetë një thirrje për të “njohur bekimet e pasura të IZotit).” Kam dëgjuar për një 
president kunji i cili organizoi një klasë misionare për të moshuarit, për të frymëzuar çiftet e 
ardhshme misionare dhe për t'i ndihmuar ata të përgatiten për të shërbyer. Udhëheqës të 
priftërisë-—ndërsa kërkoni me plot lutje që të nxisni shërbimin misionar me kohë të plotë-— 
kujtoni se kur thirret një çift, ata jo vetëm që do të ndihmojnë në plotësimin e punës së Zotit në 
mbarë botën, por ata mbjellin farën e shërbimit në familjet e tyre që do të lulëzojnë për brezat që 
do të vijnë. Unë vazhdoj të jem mirënjohës për ndikimin e prindërve të mi, të cilët shërbyen si 
çift misionarësh në Angli dhe dhanë një shembull për pasardhësit e tyre. 


Tani, ju çifte misionarësh të ardhshëm, ju lutem mos prisni që peshkopi juaj të takohet 
me ju rreth shërbimit të një misionil Shkoni tek ai. Ndani ndjenjat tuaja. Kur vjen puna për 
shërbimin misionar, Zoti pret që ne të shprehim dëshirën tonë. Kur e bëjmë këtë, ne mund t'i 
besojmë të njëjtit Shpirt që na nxiti të kërkonim një thirrje misioni, se ai do të frymëzojë profetin 
të na thërrasë në detyrën e duhur. 


Dhe ka kaq shumë thirjel Ka thirrje për t'u mësuar ungjillin atyre që kanë dëshirë ta 
marrin atë, duke përfshirë të rinjtë në Sistemin Arsimor të Kishës: thirrje për të punuar në 
shërbimin e mirëqenies dhe shërbimin humanitar, në tempuj: në qendrat e historisë familjare, në 
E e misionit dhe vendet historike: thirrje t'u “bësh të mirën më të madhe bashkëqenieve të tua 
dhe . .. të nxitësh lavdinë e atij që është Zoti yt. e 


Merrni në konsideratë këta shembuj: Një çift në Havai rriti një degë të vogël prej 20 
anëtarësh në 200 dhe përgatiti 70 anëtarë të shkonin së bashku në tempull. Një çift në Rusi 
ndihmoi fermerët lokalë të rrisnin rendimentin e patateve në 11 herë më shumë sesa fermat e 
shtetit. Një çift në Pensilvani ndihmoi 60 veta në përgatitjen e dokumenteve gjencalogjike të 
familjes së tyre. Një çift në Gana ndihmoi në hapjen dhe rinovimin e puseve të ujit, duke u sjellë 
ujë 190.000 vetave në fshatra dhe kampet e refugjatëve. 


Edhe në qoftë se rezultatet e çdo misioni nuk janë kaq të dukshme për sytë e vdekshëm, 
të gjithë ata që shërbejnë japin një kontribut të paçmuar në sytë e Zotit, pasi të gjithë “kanë 
dhembshuri, duke sjellë një ndryshim. 218 Çiftet misionare shërbejnë si modele dhe shembuj të 
forcës për misionarët me kohë të plotë dhe për udhëheqësit e priftërisë dhe të organizatave 
ndihmëse. Unë shpreh mirënjohjen time për të gjithë këta dhe mijëra të tjerë që po shërbejnë në 
kaq shumë detyra, duke kontribuar miliona orë në shërbim të bashkëqenieve të tyre. 


49 


Vëllezërit dhe motrat e mia, në qoftë se keni ndjerë nxitjet e shpirtit për t'u përfshirë në 
këtë punë, sado të brishta qofshin këto ndjenja, mos e shtyni ditën e shërbimit tuaj. Tani është 
koha për t'u përgatitur, koha për t'u thirrur, koha për të sakrifikuar, koha për të ndarë dhuratat e 
talentet tuaja dhe tani është koha për të marrë bekimet e Perëndisë për ju dhe familjen tuaj. “Ka 
nevojë të vazhdueshme për më shumë çifte misionarësh” ka thënë Presidenti Hinkli. Ndërsa kjo 
punë shkon përpara, kjo nevojë po rritet. Le të ngrihemi ne, që kemi vite të pasura me përvojë, 
pjekuri, urtësi dhe mbi të gjitha me besim dhe ta plotësojmë këtë nevojë ashtu siç dimë ta bëjmë 
vetëm ne. 


Ne, mbi të gjitha, kemi arsye të veçantë për të vepruar kështu. Nga përvoja jonë e jetës ne 
mund të shohim prapa dhe të kujtojmë mirësinë e Atit tonë në Qiell dhe Birit të Tij Jezu Krisht 
për ne dhe familjet tona. Ashtu si shpjegoi një vëlla besnik: “Bashkëshortja ime dhe unë kemi 
dëshirë të shërbejmë pesë misione---një për secilin nga fëmijët tanë të mrekullueshëm me të cilët 
na ka bekuar Perëndial” Çfarëdo bekimesh që mund të kemi marrë individualisht, unë dëshmoj 
se ne të gjithë kemi marrë mbi gjithçka bekimin më të madh: “Perëndia JAti ynë Qiellor) e deshi 
kaq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin”'“ dhe Biri i Tij, Jezu Krishti: “e do botën, 
deri në pikën sa të japë jetën e tij.” Unë jap dëshminë time të veçantë se sakrifica e Tij shlyese 
është shprehja më e madhe e kësaj dashurie. 


Si anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, është 
privilegji ynë më i madh t'ia kthejmë dashurinë Atij nëpërmjet sakrificës e shërbimit dhe të 
marrim premtimin e Tij të shenjtë: “Dhe kushdo që e jep jetën e tij për kauzën time, për hir të 
emrit tim, do ta gjejë atë përsëri, madje jetë të përjetshme.” Dhe le të veprojmë kështu, është 
lutja ime e ndjerë nga zemra në emër të Jezu Krishtit, amen. 


SHËNIME 


1. Alma 30:8. 

2. Moisiu 6:33. 

3. Ethëri 12:12, shkronjat kursive janë shtuar. 
4. Mosia 8:18. 

5. Shih DeB 1:21, 23. 

6. Shih DeB 118:3. 

7. Shih DeB 31:1--2, 5. 

8. Hymns 270. 

9. Gjoni 12:26. 

10. Mateu 6:32: 3 Nefi 13:32. 
11. Hymas, 249. 

12. Shih DeB 81:4. 

13. Juda 1:22. 

14. Gjoni 3:16. 

15. 2 Nefi 26:24. 

16. Shih DeB 98:13. 


50 


SESIONI I PRIFTËRISË 
E SHTUNË, 2 PRILL 2005 


Tipari Ynë Më Dallues 
Plaku Xhefri R. Holland 
i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve 


Pothuaj 70 vjet më parë, Presidenti David O. Mekei, që atëherë shërbente si këshilltar në 
Presidencinë e Parë të Kishës, i bëri këtë pyetje pjesëmarrësve të mbledhur për konferencën e 
përgjithshme: “Nëse në këtë çast secilit (prej jush) do t'i kërkohej të përmblidhte në një fjali ... 
tiparin më dallues të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, cila do të 
ishte përgjigjja juaj” ... Përgjigjja i ime” u përgjigj ai “do të ishte ... autoriteti hyjnor me anë të 
zbulesës së drejtpërdrejtë.” Ky autoritet hyjnor është, sigurisht, priftëria e shenjtë. 


Presidenti Hinkli shtoi dëshminë e tij kur tha: “JPriftëriaj është një delegim i autoritetit 
hyjnor, i ndryshëm nga të gjithë fuqitë dhe autoritetet e tjera në faqen e tokës... Kjo është fuqia e 
vetme në tokë që shkon përtej velit të vdekjes... Pa të mund të ketë një kishë vetëm me emër, 
(një kishë) që i mungon autoriteti për të administruar në gjërat e Perëndisë.” Pikërisht katër j javë 
më parë, Presidenti Faust u tha studentëve të Universitetit Brigam Jang në një takim shpirtëror: 

“IPriftëria) aktivizon dhe drejton të gjithë aktivitetet e Kishës. Pa çelësat dhe autoritetin e 
priftërisë, nuk do të kishte Kishë.” 


Po filloj sonte me këto tre citate të shkurtra (të cilave mund t'u shtohen edhe shumë të 
tjera) për të theksuar me forcë vetëm një pikë: se priftëria e Perëndisë, me çelësat, ordinancat e 
saj, origjinën e saj hyjnore dhe aftësinë për të “lidhur në qiell çfarë është lidhur në tokë” është po 
aq e domosdoshme për Kishën e vërtetë të Perëndisë sa edhe unike për vetë atë dhe kështu pa 
këtë nuk do të kishte Kishë të Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. 


Në këtë vit përkujtimor në të cilin po festojmë përvjetorin e 200-të të lindjes së Profetit 
Jozef Smith dhe vitin e 175-të që nga organizimi i Kishës, unë dëshiroj të shtoj dëshminë time 
dhe të shpreh mirënjohjen time të përjetshme për rivendosjen e kësaj priftërie të shenjtë, këtij 
privilegji të shenjtë, kësaj dhurate supreme dhe rolit që ajo luan në jetën tonë në të dyja anët e 
velit. 


Funksioni themelor i priftërisë në bashkimin e kohës dhe të përjetësisë u bë i qartë nga 
Shpëtimtari kur Ai formoi Kishën e Tij gjatë shërbesës së Tij në vdekshmëri. Apostullit të Tij më 
të vjetër, Pjetrit, Ai i tha: “Unë do të të jap çelësat e mbretërisë së qiejve, gjithçka që të kesh 
lidhur mbi tokë, do të jetë lidhur në qiej, dhe gjithçka që të kesh zgjidhur mbi tokë, do të jetë 
zgjidhur në qiej. “ Gjashtë ditë më vonë Ai mori Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin lart në mal ku Ai u 
shpërfytyrua në lavdi përpara tyre. Pastaj profetët nga periudha të mëparshme ungjillore, 
përfshirë të paktën Moisiun dhe Elijan” u shfaqën në lavdi gjithashtu dhe dhanë çelësat dhe 
fuqitë e ndryshme që mbante secili. 


si 


Fatkeqësisht këta apostuj shpejt u vranë ose në një farë mënyre u morën nga toka dhe 
çelësat e priftërisë që ata mbanin u morën bashkë me ta, duke rezultuar në më tepër se 1400 vjet 
privim të priftërisë dhe mungesë të autoritetit hyjnor midis njerëzve. Por pjesë e mrekullisë 
moderne dhe historisë së mrekullueshme që ne festojmë sot, është kthimi i po këtyre lajmëtarëve 
të hershëm qiellorë në ditën tonë dhe rivendosjen e po atyre fuqive që ata mbanin për bekimin e 
gjithë njerëzimit. Në maj të vitit 1829, ndërsa përkthente Librin e Mormonit, Jozef Smithi ndeshi 
një referencë për pagëzimin. Ai e diskutoi këtë çështje me shkruesin e tij, Oliver Kaudërin, dhe 
të dy me zell i kërkuan Zotit në lidhje me këtë çështje. Ai shkroi: “Shpirtrat tanë u përqendruan 
në lutje të fuqishmel Për të ditur sesi mund të marrim bekimet e pagëzimit dhe të Frymës së 
Shenjtë... Ne kërkuam me zell për ... autoritetin e priftërisë së shenjtë dhe fuqinë për të 
administruar të njëjtën priftëri. në 


Në përgjigje të asaj “lutje të fuqishme” u shfaq Gjon Pagëzori, për të rivendosur çelësat 
dhe fuqitë e Priftërisë Aarone, e cila iu është dhënë të rinjve që ndodhen sot të pranishëm. Pak 
javë më vonë, Pjetri, Jakobi dhe Gjoni u kthyen për të rivendosur çelësat dhe fuqitë e Priftërisë 
Melkizedeke, duke përfshirë çelësat e apostullimit. Më pas, kur u ndërtua një tempull ku mund të 
vinin lajmëtarë të tjerë qiellorë, aty më 3 prill 1836 u shpalos në një ditë të kohëve moderne, si 
atë ditë të kohëve të hershme në Malin e Shpërfytyrimit, një pjesë e asaj të cilën Presidenti 
Hinkli e quajti njëherë “derdhja e zbulesave në Kirtland,” në të cilën Vetë Shpëtimtari dhe 
përsëri Moisiu, Elija dhe Eliasi iu shfaqën në lavdi Profetit Jozef Smith dhe Oliver Kaudërit dhe 
u dhanë atyre çelësat dhe fuqitë nga periudhat e tyre ungjillore përkatëse. Kjo vizitë pastaj u 
mbyll me deklaratën e fuqishme: “Prandaj, çelësat e kësaj periudhe janë dhënë në duart tuaja.” 


Nuk është pë t'u habitur që Profeti Jozef do të përfshinte shkurt dhe me elokuencë në 
Nenet Jtona) të Besimit: “Ne besojmë se një njeri duhet të thirret nga Perëndia, me anë të 
profecisë dhe me anë të vënies së duarve prej atyre që janë në autoritet, të predikojnë Ungjillin 
dhe për të administruar ordinancat e tij.” Sigurisht, të veprosh me autoritet hyjnor kërkon më 
shumë sesa thjesht një kontratë shoqërore. Ai nuk mund të prodhohet me anë të trajnimit 
teologjik ose me një komision nga pjesëmarrësit. Jo, në punën e autorizuar të Perëndisë duhet të 
ketë fuqi më të madhe sesa ajo tashmë e zotëruar nga njerëzit nëpër rreshtat e sallës, në rrugë ose 
në seminare-— një fakt ky që shumë kërkues të fesë e kishin pohuar dhe e kishin pranuar haptazi 
për breza me rradhë përpara Rivendosjes. 


Është e vërtetë që disa njerëz, në atë kohë, nuk donin që shërbestarët e tyre të shpallnin 
pastrimin e veçantë nga mëkatetet nëpërmjet autoritetit të sakramentit, por shumë të tjerë 
digjeshin nga dëshira për të pasur priftërinë e sanksionuar nga Perëndia dhe ndiheshin të 
dekurajuar pasi nuk e dinin se ku ta gjenin atë.” Në këtë shpirt, kthimi i autoritetit të priftërisë 
nëpërmjet Jozef Smithit, duhet të ketë lehtësuar shekuj të tërë ankthi për ata të cilët e ndjenë atë 
që pati kurajon të thotë i famshmi Çarls Uesli. Duke u ndarë nga ana kishtare me vëllain e tij më 
të famshëm Xhon për shkak të vendimit të këtij të fundit për të shuguruar pa patur autoritetin për 
të vepruar kështu, Çarlsi shkroi me pak ironi: 


“Sa kollaj bëhen peshkopët 

Sipas tekave të njerëzve: 

Uesli duart e tij mbi kokën e Kouk vendosi 
Po mbi kokën e tij duart kush i vendosi 2710 


52 


Në përgjigje të asaj pyetje sfiduese, ne në Kishën e rivendosur të Jezu Krishtit mund ta 
ndjekim linjën e autoriteti të ushtruar duke filluar që nga dhjaku më i ri në lagje, peshkopi që 
kryeson mbi të dhe profeti që kryeson mbi të gjithë ne. Ajo linjë arrin në një zinxhir të pakëputur 
deri tek ata shërbestarë engjëllorë që u dërguan nga Vetë Biri i Perëndisë duke mbajtur këtë 
dhuratë të pakrahasueshme nga qielli. Dhe oh, sa shumë nevojë kemi për bekimet e saj, si Kishë, 
si individë dhe si familje brenda Kishës. Po jap vetëm një ilustrim. 


Fola më parë për periudhën e Kirtlandit në historinë e Kishës. Vitet 1836 dhe 1837 ishin 
vitet më të vështira që Kisha e re kishte përballuar ndonjëherë, financiarisht, politikisht dhe 
brenda saj. Në mes të një presioni të tillë, Jozef Smithi pati nxitjen e mrekullueshme profetike 
për të dërguar disa nga burrat më të aftë (përfundimisht gjithë Kuorumin e Dymbëdhjetë 
Apostujve) jashtë vendit në misione. Kjo ishte një lëvizje e madhe, e frymëzuar, një lëvizje që në 
fund do të shpëtonte Kishën nga rreziqet e kohës, por në fillim vuri një barrë mbi shenjtorët-—e 
dhimbshme për ata që shkuan larg dhe ndoshta edhe më e dhimbshme për ata që qëndruan në 
shtëpi. 


Po citoj nga Plaku Robert B. Tompson. 


“Dita e caktuar për nisjen e Pleqve në Angli kishte ardhur, unë (ndalova) në shtëpinë e 
vëllait (Hibër C.) Kimbëll për t'u siguruar se kur do të nisej në fudhëtimin e tij), sepse duhej ta 
shoqëroja atë për disa qindra milje, duke qenë se duhej të kryeja edhe disa punë të mia në 
Kanada në atë periudhë. 


Duke qenë se dera ishte pjesërisht e hapur, hyra dhe u shtanga nga pamja që më panë 
sytë. Do të isha larguar duke menduar se mos i bezdisja, por ndjeva se nuk mund të lëvizja. 
Babai po i derdhte shpirtin e tij ... Perëndisë, (duke u lutur), që ... Ai që “kujdeset për harabelat, 
dhe ushqen korbat e rinj, kur ato qajnë” do të plotësonte nevojat e bashkëshortes dhe të dashurve 
të tij në mungesë të tij. Pastaj, si patriarkët dhe me anë të autoritetit të detyrës së tij, vendosi 
duart mbi kokat e gjithsecilit individualisht, duke dhënë bekimin e babait mbi ta, ... duke i lënë 
ata nën kujdesin dhe mbrojtjen e Perëndisë, ndërsa ai vetë do të angazhohej në punën e 
predikimit të Ungjillit në një vend të huaj. Ndërsa po jepte Jkëto bekime) zëri i tij pothuajse 
humbi mes ngashërimave të atyre që ishin rrotull Jtijj, të cilët (po përpiqeshin në mënyrën e tyre 
rinore të ishin të fortë, por që e kishin të vështirë) ... Ai vazhdoi, por zemra e tij ishte prekur 
jashtë mase për të vazhduar qetësisht ... Ai ishte i detyruar të ndalonte herë pas here, ndërsa ... 
lotë të mëdhenj i rridhnin faqeve, tregues të ndjenjave që mbretëronin në zemrën e tij. Zemra ime 
nuk ishte mjaft e fortë për t'u përmbajtur” tha vëllai Tompson. “Megjithëse u mundova ta mbaja 
veten, qava edhe unë dhe bashkova lotët e mi me lotët e tyret. Në të njëjtën kohë u ndjeva 
mirënjohës që pata privilegjin për të dëshmuar një skenë të tillë 


Kjo skenë përsëritet në mënyra të ndryshme me mijëra herë, qindra mijëra herë, në 
Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme-—një frikë, një nevojë, një thirrje, 
një rrezik, një sëmundje, një aksident, një vdekje. Unë kam qenë pjesëmarrës në çaste të tilla. 
Unë kam parë fuqinë e Perëndisë të shfaqet në shtëpinë time dhe në shërbimin tim. Unë kam parë 
të flaket e liga dhe elementet të kontrollohen. Unë e di se çdo të thotë të lëvizësh një mal të madh 


99 


vështirësish dhe të ndash ujrat kërcënuese të Detit të Kuq. Unë e di se çdo të thotë të kesh 
engjëllin shkatërrues “të kalojë pranë.” Të kesh marrë autoritetin dhe të kesh provuar fuqinë e 
Priftërisë së Shenjtë, sipas Urdhërit të Birit të Perëndisë ” është një bekim i madh për mua dhe 
familjen time ashtu siç nuk do të kisha shpresuar kurrë ndonjë herë në këtë botë. Dhe ky, më në 
fund është kuptimi i priftërisë në çdo aspekt të jetës së përditshme-— aftësia e saj e 
pakrahasueshme, e pafund, dhe e vazhdueshme për të bekuar. 


Me mirënjohje për bekime të tilla unë bashkohem me ju dhe korin e të gjallëve e të 
vdekurve në këtë vit përkujtimor për të kënduar: “Lavdi Atij që me Jehovën folit”' Dhe Ai foli 
me Adamin, Gabrielin, Moisiun dhe Moronin, Elijan, Eliasin, Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, Gjon 
Pagëzorin dhe shumë të tjerë. Vërtetë “Jezusi e vajosi atë profet dhe Shikues.”'“ Ne të gjithë, të 
rinj dhe të vjetër, djem dhe burra, etër dhe bij, le ta vlerësojmë priftërinë që u rivendos nëpërmjet 
tij, çelësat e priftërisë dhe ordinancat vetëm nëpërmjet të cilave mund të shfaqet fuqia e 
perëndishmërisë dhe pa të ajo nuk mund të manifestohet.” Unë dëshmoj për rivendosjen e 
priftërisë dhe për “tiparin e domosdoshëm dallues” të Kishës së Perëndisë që ka qenë gjithmonë, 
në emër të Atij të cilit i takon priftëria, madje Zotit Jezu Krisht, amen. 


SHËNIME 


1. Shënime nga Conference Report, prill 1937, 121. 

2. “Priesthood Restoration,” Ensign, tetor 1988, 71. 

3. Mbledhje Shpirtërore në Universitetin Brigam Jang, 1 mars 2005. 

4. Mateu 16:19. 

5. Përkthimi i Biblës prej Jozef Smithit e cilëson “Eliasin” si Gjon Pagëzorin. Fjala “Elias” i 
referohet si një profeti të lashtë që kishte po të njëjtin emër, ashtu edhe kujtdo tjetër që shërben si 
një “pararendës” në atë mënyrë si veproi Eliasi i parë. Gjon Pagëzori ishte nje Elias i tillë. 

6. Patriarchal Blessing Book 1, 18 dhjetor 1833, 8-9: shkronjat kursive janë shtuar. 

7. Shih DeB 110. 

8. Nenet e Besimit 1:5: shkronjat kursive janë shtuar. 

9. Shih David F. Holland, “Priest, Pastor, Povver,” Insight, BYU, vjeshtë, 1997. 17ff për një 
ekzaminim të çështjeve të priftërisë aktuale në Amerikë në kohën e Rivendosjes. 

10. Cituar në Rev. C. Beaufort Moss, The Divisions of Christendom: A Retrospect, (London), 
22. 

11. Orson F. Yhitney, The Life of Heber C. Kimball, 11945)108-109. 

12. Shih DeB 89:21. 

13. Shih DeB 107:1-3. 

14. Hymas, no. 27. 

15. Jozef Smithi kishte biseda me shumë profetë dhe lajmëtarë që kishin kaluar përtej velit. Për 
vetëm disa prej tyre që përmenden në shkrimet e shenjta, shih 

DeB 128: 20-21. 

16. Hymas, no. 27. 

17. Shih DeB 84:19-21. 


54 


Ruhuni nga e Keqja Prapa Syrit të Qeshur 
Plaku Nil L. Andersen 
i Kuorumit të Parë të të Shtatëdhjetëve 


Sonte flas për ju të rinj, ju të cilët Presidenti Gordon B. Hinckley i ka cilësuar si “brezi 
më i shkëlqyer”.' Ne shohim mirësinë tuaj. Unë lutem që ju ta ndjeni se fjalët e mia janë 
personalisht për ju, ju, një bir i Perëndisë që po punon shumë për të bërë atë që është e drejtë. 


Dëshiroj t'ju tregoj për përvojën e një shenjtori besnik të ditëve të mëvonshme, që e kam 
mik të mirë. Do t'i referohem vetëm si “miku im” për arsye që do t'i kuptoni. 


Në punën e tij si agjent i posaçëm për FBI-në, miku im hetonte grupe kriminale të 
organizuara që transportonin droga të paligjshme për në Shtetet e Bashkuara. 


Në një rast, ai dhe një agjent tjetër iu afruan një apartamenti ku ata besonin se një shitës i 
njohur droge po shpërndante kokainë. Miku im përshkruan atë që ndodhi: 


(Po citoj) “Trokitëm në derën e shitësit të drogës. I dyshuari e hapi derën dhe, me të na 
parë, u përpoq të na zinte pamjen. Por ishte tepër vonë: ne arritëm ta shihnim kokainën mbi 
tryezë. 


Një burrë dhe një grua që ishin tek tryeza, filluan menjëherë të hiqnin kokainën. Na duhej 
t'i ndalnim në shkatërrimin e provave, kështu që unë menjëherë e shtyva të dyshuarin e drogës, i 
cili po bllokonte derën anash. Kur e shtyva, sytë më hasën me sytë e tij. Çuditërisht, nuk dukej i 
zemëruar apo i frikësuar. Ai po më buzëqeshte. 


Sytë dhe buzëqeshja e tij çarmatosëse më dhanë përshtypjen se ishte i parrezikshëm dhe 
prandaj me të shpejtë e lashë atë dhe zura t'i afrohem tryezës. I dyshuari tashmë ndodhej pas. Në 
atë çast, një përshtypje e qartë dhe e fuqishme më erdhi në mendje: “Ruhu nga e keqja prapa syrit 
të qeshur”. 


Menjëherë u ktheva në drejtim të të dyshuarit. Dorën e kishte në xhepin e madh të 
përparëm. Instiktivisht ia mbërtheva dorën dhe ia nxorra nga xhepi. Vetëm atëherë e pashë, në 
dorën e shtrënguar, revolen gjysmëautomatike gati për zjarr. Pasoi një veprim i rrufeshëm dhe 
unë e çarmatosa atë.” (Mbyll citimin.) 


Më vonë, në një gjykim tjetër, shitësi i drogës u fajësua për vrasje dhe mburrej se do ta 
kishte vrarë edhe mikun tim, po të mos iu kthente pikërisht në atë çast. 


Kam menduar shpesh për lajmërimin që i erdhi atij në mendje: “Ruhu nga e keqja prapa 
syrit të qeshur”. Kjo është gjëja për të cilën dua t'ju flas sonte. 


Le t'ia fillojmë nga ajo që dimë. E mira vjen nga Perëndia, e keqja vjen nga djalli.” 


Sidoqoftë, ata nuk janë forca të barabarta që po luftojnë njëri-tjetrin në gjithësi. Në krye të 
gjithçkaje që është e mirë, është Krishti-—Ai që është i Vetëmlinduri i Atit, që krijoi botën tonë 


55 


dhe shumë të tjera. Shëlbuesi ynë është një qenie e ringjallur dhe e përkryer.” Unë e di se Ai 
jeton. 


Djalli, nga ana tjetër, “i bind njerëzit të bëjnë keq”. “Ai Jkaj rënë nga qielli, ... (është) 
bërë i mjeruar përgjithmonë” dhe tani punon “që të gjithë njerëzit të jenë të mjeruar sikurse 
është ai vetë”. Ai është gënjeshtar dhe i humbur.” 


Fuqia e Shpëtimtarit dhe fuqia e djallit në realitet nuk krahasohen. Do të ishte sikur të 
krahasoje ushtrinë më të madhe në tokë me një grup të arratisur dyvjeçarësh të çerdhes, të 
armatosur me revole me ujë.” 


Në këtë planet, sidoqoftë, të ligës i është lejuar një pozitë me influencë, që të na jepet 
rasti të zgjedhim midis së mirës dhe së keqes. Shkrimi i shenjtë thotë: “Zoti Perëndi e lejoi 
njeriun që ai të veprojë nga vetja e tij... dhe) njeriu nuk do të mund të vepronte nga vetja ...po të 
mos... joshej nga njëri ose tjetri.” 


Zgjedhja midis së mirës dhe së keqes është në thelbin e përvojës sonë mbi tokë. Në 
shqyrtimin përfundimtar të jetës sonë, në të vërtetë nuk do të ketë rëndësi nëse qemë të pasur a të 
varfër, sportivë ose jo, nëse patëm miq apo shpesh ishim të braktisur. 


Ne mund të punojmë, studiojmë, qeshim e argëtohemi, vallëzojmë, këndojmë e të 
shijojmë mjaft përvoja të ndryshme. Këto janë një pjesë e mrekullueshme e jetës, por nuk janë 
qendra e asaj përse jemi këtu.'' Mundësia për të zgjedhur të mirën mbi të keqen është tamam 
arësyeja përse jemi këtu.” 


Asnjë nga ne s'do të thoshte: “Dua të zgjedh të ligën.” Të gjithë duam të zgjedhim të 
drejtën. 


Mirëpo, zgjedhja e së mirës përmbi të keqen nuk është përherë e lehtë, ngaqë e keqja 
përgjon prapa syrit të qeshur. Dëgjojini këto paralajmërime: “Ju duhet të mbani sytë hapur dhe të 
luteni gjithnjë, që të mos bini në tundim, pasi Satani dëshiron t'ju ketë ju.” “Satani ka kërkuar 
t'ju mashtrojë, që të mund t'ju përmbysë.”'“ s 

Mesazhi është: “Ruhuni nga e keqja prapa syrit të qeshuri” 

Kam njohur disa të rinj që filluan me një qëllim serioz të qëndronin të vendosur në 
besnikëri ndaj Shpëtimtarit, por që shkanë nga shtegu, ngaqë nuk e panë të keqen prapa syve që 
dukeshim fare të parrezikshëm. Ata e panë argëtimin, kënaqësinë, pritjen e mirë, por nuk i panë 
pasojat e tjera. 


Si mund ta dallojmë të keqen prapa diçkaje që nuk duket e keqe2 


Tashmë ju i dini përgjigjet, por ja ku janë disa mendime: 


56 


Së pari, flisni me prindërit. A tingëllon kjo si një ide ndryshimesh rrënjësore” Ne 
baballarët e dimë që jemi larg përkryerjes, por ne ju duam dhe, së bashku me nënat tuaja, jemi 
thellësisht të interesuar që të zgjidhni të drejtën. 


Pas kësaj, ndiqni profetin. Këtyre 15 burrave që i mbështesim si profetë, shikues dhe 
zbulues, u jepet fuqi hyjnore të shohin atë që hera-herës ne nuk e shohim. Presidenti Hinckley na 
ka dhënë këshillë të qartë e të veçantë mbi “të keqen prapa syrit të qeshur”. ” Dhe ju e keni 
udhëheqjen e frymëzuar në broshurën “Për Forcën e Rinisë”.$ Kur e përdorni këshillën e 
Presidentit Hinckley, Zoti premton që “do t'i shpërndajë fuqitë e errësirës para jush”.'” Ju do ta 
shihni “të keqen prapa syrit të qeshur” dhe joshja prej saj do t'ju largohet. 


Me një rëndësi të madhe, udhërrëfyes le të jetë Fryma e Shenjtë. Zoti na ka premtuar se, 
kur jetojmë me drejtësi, zëri i urtë e i lehtë do të na vijë në mendje dhe në zemër. 5 Ju e keni 
ndjerë këtë faktor ndikues. Ju e njihni këtë zë.” 


Dhurata e Frymës së Shenjtë është dhuratë shpirtërore. Ajo është e ndjeshme. Ju nuk 
mundeni që një ditë ta fyeni ose ta shpërfillni dhe të nesërmen të prisni që ajo t'ju forcojë. Por 
kur u tregoni vëmendje nxitjeve të saj dhe qëndroni të drejtë, ajo do të vijë duke u forcuar brenda 
jush. Fryma e Shenjtë e paralajmëroi mikun tim për rrezikun fizik, Fryma e Shenjtë do t'ju 
paralajmërojë juve edhe për rrezikun shpirtëror. 


Së fundi, bëjeni tuajën dëshminë për Shpëtimtarin. Lutuni plot ndjenjë. Lexojeni Librin e 
Mormonit edhe kur asnjë nuk ju sheh. Gjeni kohë kur jeni vetëm, për të menduar se kush është 
në fakt Jezusi dhe sa rëndësi kanë për ju jeta dhe sakrifica e tij. 


Kujtoni shembullin e të riut Jozef Smith. Kur e ndizte qiriun gjatë natës për të lexuar 
Biblën, e bënte nga dëshira. Kur shkoi në korije për t'u lutur, shkoi i vetëm.” 


Kur e rrisim kuptimin dhe dashurinë për Shpëtimtarin, drita e Tij do të hedhë dritë mbi 
çdo gjë përreth nesh. Atëherë ne do ta shohim të ligën ashtu siç është.” 


Unë e di se Jezu Krishti është Shpëtimtari ynë. Fjala nuk e përshkruan dot madhërinë dhe 
lavdinë e Tij, madhështinë dhe shkëlqimin e Tij. Ai iu shfaq bashkë me Atin e Tij Profetit Jozef 
Smith. President Gordon B. Hinckley është sot profeti i Perëndisë. Vëllezër, ne mbajmë 
Priftërinë e Tij të Shenjtë. Kur vazhdojmë të jemi të denjë, do të bekohemi që “të shohim të 
keqen prapa syrit të qeshur”. Dëshmoj kështu në emrin e Jezu Krishtit, amen. 


SHËNIME 


1. Gordon B. Hinckley, “A Chosen Generation,” Ensign, maj 1992. 
2. Letër personale e datës 7 mars 2005. 

3. Shih Moroni 7:12. 

4. Shih Gjoni 1:14, DeB 76:23-24, Lluka 24:36-39, 3 Nefi 12:48. 
5. Moroni 7:17. 

6. 2 Nefi 2:18. 

JAZINER 2:27. 


SË 


8. Shih DeB 93:25, shih gjithashtu Bible Dictionary, “Devil.” 

9. Shih Moisiu 1:1-22. 

10. 2 Nefi 2:16. 

11. Gordon B. Hinckley, “Mesazhi i Presidencisë së Parë: A Prophet's Counsel and Prayer for 
Youth,” Ensign, janar 2001: “Converts and Young Men,” Ensign, maj 1997, “Living Vorthy of 
the Girl You VVill Someday Marry,” Ensign, maj 1998. 

12. Shih 2 Nefi 2:27. 

13. 3 Nefi 18:18. 

14. Shih DeB 50:3. 

15. Gordon B. Hinckley, “Mesazhi i Presidencisë së Parë: A Prophet's Counsel and Prayer for 
Youth,” Ensign, janar 2001. 

16. Shih tek (faqja e internetit) lds.orgjserving in the ChurchjAaronic Priesthood Young MenjFor 
the Strength of Youth. 

17. Shih DeB 21:6. 

18. Shih DeB 6:2. 

19. Shih DeB 18:36. 

20. Shih Joseph Smith---Historia 1:11-20. 

21. Shih Moisiu 1:1-22. 


Kush Është në Anën e Zotit, Kush” 
Plaku Robert C. Ouks 
i Presidencisë së të Shtatëdhjetëshes 


Këtë mbrëmje unë do të dëshiroja t'i përqendroja komentet e mia tek thirrja motivuese 
për të shërbyer e një himni të preferuar: “ Kush është në anën e Zotit, kush” Tashti është koha 
për ta treguar.” (Hymns, no. 260) 


Në këtë, periudhën ungjillore të plotësisë së kohërave, ndërsa ne përgatitemi për betejat e 
fundit me forcat e së keqes në pritje të ardhjes së Krishtit në tokë, është shumë e rëndësishme të 
dish se kush është në anën e Zotit. Zotit i duhet të dijë se tek cili mund të mbështetet. 


Do të shpresonim që çdo mbajtësi priftërie të mund t'i besohej për të shërbyer në radhët e 
ushtrisë së Zotit. Sot në Kishë ka në numër rreth 3 milion mbajtës priftërie, të ndarë në mënyrë të 
barabartë midis Priftërive Aarone dhe Melkizedeke. 


Fatkeqësisht, shumë nga këta burra, të rinj dhe jo dhe aq të rinj, mungojnë, në mungesë 
pa leje. 

Një ditë seicili nga ata qëndroi i ulur përulësisht ndërsa burra me autoritet vendosën duart 
mbi kokat e tyre dhe u dhanë atyre priftërinë. Atë ditë ata të gjithë bënë një besëlidhje bindjeje 
dhe shërbimi me Zotin. 


Për të kuptuar rëndësinë e këtyre besëlidhjeve ne duhet të pyesim veten: ”çfarë është 


priftëria”” Çdo dhjak i vëmendshëm e di përgjigjjen e kësaj pyetjeje: Priftëria është fuqia për të 
vepruar në emrin e Perëndisë. 


58 


Çfarë do të thotë kjo për ju dhjakë, mësues dhe priftërinj Në radhë të parë, tregon që ju 
jeni autorizuar të ndani, përgatisni dhe bekoni sakramentin. A ka kjo shumë rëndësi” Patjetëri 


Kush e administroi shërbesën e parë të sakramentit për të cilën ne kemi ndonjë të dhënë” 
Patjetër që përgjigjja është, Zoti Jezu Krisht. Mbrëmjen përpara vuajtjes së tij në Kopshtin e 
Gjetsemanit, Krishti përgatiti, bekoi dhe iu ndau sakramentin dishepujve të tij. Kështu që kur ne 
kryejmë këtë ordinancë të shenjtë, ne në fakt jemi duke qëndruar për vetë Shpëtimtarin. Kjo 
është e veçantël 


Gjon Pagëzori vendosi duart mbi kokat e Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit, konfirmoi mbi ta 
priftërinë e Aaronit dhe deklaroi . . që po u jepte Priftërinë e Aaronit, e cila mban çelësat e 
shërbesës së engjëjve, dhe ungjillit të pendimit, dhe pagëzimit nëpërmjet zhytjes për faljen e 
mëkateve. ..” (Shih DeB 13:1). Ajo është një përgjegjësi kuptimplotë për burra të çdo moshe. 
Me këtë detyrë ne jemi plotësisht në anën e Zotit. 


Po për Priftërinë Melkizedeke7 Në seksionin 84 të Doktrina e Besëlidhje lexojmë që kjo 
priftëri më e madhe administron ungjillin dhe mban çelësat e mistereve të mbretërisë, madje 
çelësin e njohurisë së Perëndisë. (Shih DeB 84:19.) Kjo priftëri mban fuqinë për të administruar 
dhe udhëhequr, për të bekuar dhe për të shëruar, për të mësuar dhe për të vulosur. Këto aktivitete 
shërbimi të priftërisë në mënyrë të qartë i vendosin vëllezërit që angazhohen në to, në anën e 
Zotit. 


Një nga shembujt më të mëdhenj të fuqisë së vulosjes së priftërisë është ai i Nefit, birit të 
Helamanit. Për shkak të zellit të tij në deklarimin e fjalës së Perëndisë, Zoti i dha atij fuqi 
vulosëse që, ” . . çdo gjë që ti do të vulosësh në tokë, do të vuloset edhe në qiell, dhe çdo gjë që ti 
do të zgjidhësh në tokë, do të zgjidhet në qiell...” (Helamani 10:7). Nefi do të kishte qenë një 
udhëheqës i madh në ushtrinë e Zotit në çdo periudhë ungjillore. 


Çfarë vepre e madhe besimi është nga ana e Atit tonë në Qiell që ndan me ne një pjesë të 
fuqisë së Tij në mënyrë që ne të mund ta ndihmojmë Atë në punën e Tij të madhe, ndërsa ajo 
shkon përpara duke mbushur tokën. 


Vini re me sa kujdes jemi udhëzuar në lidhje me dhënien e auroritetit të priftërisë të 
tjerëve. Kur unë u bëra 12 vjeç, babai im Çarls Ouks dhe peshkopi im, Xhorxh Kollard, 
vendosën duart e tyre mbi kokën time, më dhanë mua Priftërinë Aarone, dhe më shuguruan 
dhjak. 


Disa vite më vonë, atëherë Elder Gordon B. Hinkli përdori këtë proçedurë të njëjtë të 
drejtuar nga qielli për të më shuguruar mua si një të Shtatëdhjetë. Çdo shugurim tregon besim 
hyjnor shtesë dhe një mundësi të re për të shërbyer në anën e Zotit. 


Kur formohen ushtritë, betejat zakonisht zhvillohen në fusha betejash të mëdha. Por kjo 


luftë për shpirtra është shumë e ndryshme. Konflikti vazhdon çdo ditë në jetët individuale dhe i 
vendos skuadrat e Zotit kundra forcave të Satanit, lakmisë, egoizmit dhe epshit. 


59 


Ne shohim djemtë e rinj muskulozë nga 2060 luftëtarët e rinj të Helamanit, përkrah njëri 
tjetrit, duke të lënë të kuptosh se duhet një fuqi e madhe fizike për t'u bashkuar me rradhët e tyre. 
Por ka vend për çdo shpirt trim në këtë përpjekje. 


Ne kemi një nip 11 vjeçar, Andrea, i cili është i detyruar të përdorë një karrocë 
invalidësh, ndoshta për pjesën tjetër të jetës së tij. Ai do të shugurohet një dhjak në vjeshtë dhe 
do të bashkohet me ushtrinë e priftërisë së Zotit. Paaftësia e tij fizike nuk do ta kufizojë në këtë 
luftë sepse armët e zgjedhjes nuk janë heshtat dhe shigjetat e përdorura në një fushë beteje 
kaotike. 


Në vend të kësaj, armët e vlerave së përjetëshme që përfaqësojnë të gjithë armatimin e 
Perëndisë janë e vërteta, drejtësia, besimi, lutja dhe fjala e Perëndisë. (Efesianëve 6:13—18.) 
Këto armë përdoren në mendjet, gojët dhe lëvizjet tona. Çdo mendim i drejtë, fjalë dhe vepër 
është një goditje me shpatë për Zotin, në luftë kundër së keqes. 


Kjo është arësyeja pse Andrea nuk ka paaftësi fizike në këtë betejë. Prindërit e tij e kanë 
mësuar atë mirë. Ai qëndron gati për t'u bashkuar me rradhët e vëllezërve të priftërisë. 


Çmimi i gjërave në rrezik është jashtëzakonisht i lartë. Çmimi është vetë shpirtrat e bijve 
dhe bijave të Perëndisë, shpëtimi i tyre i përjetshëm. Dhe këto shpirtra do të fitohen ose humben 
në bazë të virtutit dhe pastërtisë, në bazë të dashurisë hyjnore dhe shërbimit dhe në bazë të 
besimit dhe shpresës. 


Andrea do të bashkohet me kuorumin e dhjakëve në lagjen e tij. Ata do t'i mësojnë atij të 
ndajë sakramentin dhe të mbledhë ofertat e agjërimit. Ata do të kujdesen për të sepse për këtë 
arsye janë kuorumet e priftërisë-—-për t'u kujdesur për njëri-tjetrin. Në fakt ashtu është organizuar 
ushtria e priftërisë së Zotit, në kuorume. 


Unë kalova pjesën më të madhe të jetës sime si një pilot në Forcat Ajrore të Shteteve të 
Bashkuara. Këtu mund të shikoni një nga skuadrat ndërsa ne ishim gati për të shkuar në luftë. 
Këta burra qëndrojnë, deri në këtë ditë, shumë pranë njëri-tjetrit, duke pasur kontakt të shpeshtë 
edhe mbas 40 vjetësh. 

Në trajnimin tonë si pilotë lufte, një nga rregullat e para dhe themelore ishte, “kujdesu për 
pilotin që vjen pas teje. Vazhdimisht kontrollo mbrapa tij për t'u siguruar që asnjë armik nuk po i 
vjen atij nga mbrapa.” 


Në qoftë së është një këshillë e mirë të mbrosh bashkëluftëtarët në një skuadër, është një 
këshillë shumë e mirë të qëndrosh pranë dhe të mbrosh anëtarët e kuorumit tonë, ndërsa ne 
përpiqemi të qëndrojmë të fortë në anën e Zotit. Ne duhet të jemi të zellshëm të shkojmë dhe t'i 
gjejmë ata kur humbin rrugën. 


Të qëndrosh i fortë në anën e Zotit, është veçanërisht e vlefshme sot. Profeti ynë 


rregullisht e thekson që këto janë ditët e fundit. Ne e dimë nga shenjat e kohërave që fundi po 
afrohet. Dhe Satani e di mirë gjithashtu. Ai dhe forcat e tij duket se nuk flejnë ndonjëherë. 


60 


Në një takim Mbarëbotëror të Trajnimit të Udhëheqjes së Priftërisë, Presidenti Hinklli, 
duke parë konditat e pamoralshme të botës tha: “Unë nuk mendoj se gjërat ishin më keq në 
kohërat e Sodomës dhe Gomorrës.” 


Ai vazhdoi të thoshte: “ato dhe banorët e tyre të ligj u shfarosën. Ne shohim kushte të 
ngjashme sot. Ato mbizotërojnë anë e mbanë botës. Unë mendoj se Ati ynë qan ndërsa Ai shikon 
poshtë mbi bijtë dhe bijat e tij të pabindur.” Unë nuk e di se çfarë tjetër më shumë duhet të na 
thotë profeti ynë, në mënyrë që ne ta konsiderojmë veten të paralajmëruar. 


Në një bisedë të një konference të kohëve të fundit, Plaku Dallin H. Ouks tha: “shenjat e 
Ardhjes së Dytë janë kudo rreth nesh dhe duket se po rriten në shpeshtësi dhe intensitet. .. 
ndërsa ne jemi të pafuqishëm të ndryshojmë faktin e ardhjes së dytë dhe s'kemi mundësi të dimë 
se kur do të ndodhë ekzaktësisht, ne mund të përshpejtojmë përgatitjen tonë dhe të mundohemi të 
ndikojmë në përgatitjen e atyre rrotull nesh.” Ai vazhdoi të thoshte: “ne duhet të bëjmë përgatitje 
si tokësore ashtu edhe shpirtërore për ngjarjet e profetizuara rreth Ardhjes së Dytë.” (Konferenca 
e Përgjithshme, prill, 2004.) 


Dhe këto deklarata paralajmërimi erdhën shumë përpara stinës së shkatërrimeve të papara 
të uraganëve në zonën e Karaibeve dhe rrënimit nga Cunami në Azinë Lindore. 


Himni ynë, “Vho's on the Lord's Side,” (Kush është në anën e Zotit) na udhëzon ne se 
tashti është koha për ta treguar. Tashti është koha për të qëndruar të fortë në besimin tonë dhe në 
parimet tona, ashtu siç bëri kapiten Moroni. Ne jemi të nevojshëm tashti, dhjakë, mësues, 
priftërinj, peshkopë, pleq, priftërinj të lartë dhe patriarkë. Tashti është koha për të treguar 
vlerësimin tonë për sakrificën shlyese të Zotit tonë, Jezu Krishtit. Tashti është koha për të treguar 
besimin tonë nëpërmjet bindjes ndaj urdhërimeve të tilla themelore si ligji i dëlirësisë dhe së 
dhjetës, Fjalës së Urtësisë dhe mbajtjes së ditës së Shabatit të shenjtë. 


Tashti është koha për të paralajmëruar fqinjët tanë nëpërmjet ndarjes së mesazhit të 
ungjillit me ta. Tashti është koha për t'i siguruar botës një shembull arsyeje dhe modestie, një 
shembull virtyti dhe pastërtie. Ne kurrë nuk duhet ta çojmë dëm fuqinë e priftërisë sonë duke u 
kënaqur me fëlliqësinë dhe llumin korruptues, shkatërrues të pornografisë. 


Tashti është koha të rikujtojmë besëlidhjet që kemi bërë me Zotin në ujërat e Pagëzimit, 
besëlidhjet që kemi bërë kur ne pranuam betimin dhe besëlidhjen e priftërisë dhe besëlidhjet që 
ne kemi bërë në tempujt e Tij të shenjtë. 


Tashti është me të vërtetë koha të tregojmë se jemi në anën e Zotit. 


Vëllezër, kjo është puna e Tij. Ungjilli i Jezu Krishtit është rivendosur në plotësinë e tij 
në këto ditë të fundit nëpërmjet Profetit Jozef Smith. Krishti qëndron në krye të kësaj kishe, duke 
e udhëhequr atë përpara nëpërmjet profetit të Tij të gjallë, Gordon B. Hinklli. Krishti do të 
kthehet në tokë për të sunduar dhe mbretëruar dhe ne të gjithë, një ditë do të qëndrojmë para Tij 
për t'u gjykuar mbi mendimet, veprat dhe dëshirat e zemrave tona. Ai është Shpëtimtari dhe 
Shëlbuesi ynë, dhe unë kështu dëshmoj, në emrin e Tij të shenjtë, amen. 


61 


Këmbëngulja 
President Xheims E. Faust 
Këshilltar i Dytë në Presidencinë e Parë 


Të dashur vëllezërit e mi të vëllazërisë së madhe mbarëbotërore të priftërisë, ne ju 
përgëzojmë për besnikërinë dhe përkushtimin tuaj ndaj punës së Zotit. Ju falënderojmë për 
përkushtimin dhe shërbimin tuaj të devotshëm. Ju i jepni një forcë të madhe Kishës. 


Është e mrekullueshme të jesh në këtë mbledhje me të gjithë ju vëllezër të Priftërisë 
Aarone. Kur isha në moshën tuaj pyesja veten: “Cili do të jetë vendi im në këtë botë dhe si do ta 
gjej atë7” Në atë kohë i vetmi qëllim i përcaktuar që kisha ishte të shërbeja në mision. Kur erdhi 
thirrja e misionit, shërbeva dhe misioni u bë për mua si Ylli Polar që do të më drejtonte në fusha 
të tjera të jetës. Një nga gjërat e rëndësishme që mësova ishte se, në qoftë se do të duroja 
besnikërisht me këmbëngulje në thirrjet e Kishës, Zoti do të më hapte rrugën dhe do të më çonte 
drejt mundësive dhe bekimeve të tjera, madje përtej asaj që kisha ëndërrruar. 


Shërbimi misionar mund të bëjë të njëjtën gjë për të gjithë ju të rinj. Kohët e fundit një i 
ri më tregoi se sa shumë kishte mësuar nga këmbëngulja e tij si misionar. Nga përvoja e tij nxora 
disa gjëra që ju mund të mësoni të cilat do t'ju sjellin mundësi dhe bekime: 


Si ta organizoj dhe përdor kohën me mençuri. 

Rëndësia e punës së palodhur---se ju korrni atë që keni mbjellë. 
Aftësitë e udhëheqjes. 

Aftësitë e komunikimit me njerëzit. 

Vlera e studimit të ungjillit. 

Respekti për autoritetin. 

Rëndësia e lutjes. 

Përulësia dhe mbështetja te Zoti.' 


da në vë 


Kur ndiqja Shkollën e Mesme Granite në Sollt Leik Siti në vitet ”30-të, kisha disa shokë 
që shkëlqenin në atletikë, dramë, muzikë dhe komunikim. Disa prej tyre vazhduan të arrinin 
sukses në jetë, por shumë prej atyre të rinjve të talentuar nuk u treguan këmbëngulës dhe nuk 
arritën potenicialin e tyre. Ndërsa, disa djem e vajza të tjerë që nuk ishin dhe aq të shquar në po 
atë shkollë, punuan me zell, këmbëngulën dhe vazhduan me shkollimin e tyre duke u bërë mjekë, 
inxhinierë, mësues, avokatë, shkencëtarë, biznesmenë, artizanë, elektriçistë, hidraulikë dhe 
sipërmarrës të shquar. 


Suksesi zakonisht fitohet duke këmbëngulur dhe duke mos u dekurajuar kur ndeshemi me 
sfida. Pol Harvi, analisti i famshëm i lajmeve dhe shkrimtar, një herë tha: “Shpresoj që një ditë të 
gëzoj mjaft nga ai që bota e quan sukses, që kur dikush të më pyesë, “Cili është sekreti i tij2” Do 
t'i përgjigjem thjesht: 'Ngrihem sa herë rrëzohem. ”” 


Një shembull i shquar i këmbënguljes është Madam Mari Kyri e cila punoi së bashku me 


bashkëshortin e saj, fizikantin francez Pier Kyri, “në një barakë të vjetër e të braktisur çatia e së 
cilës pikonte, pa fonde dhe pa asnjë inkurajim ose ndihmë nga jashtë, duke u përpjekur të 


62 


lokalizonte radiumin nga një lloj uraniumi me radioaktivitet të ulët që është një mineral me 
përzierje uraniumi dhe radiumi. Pasi eksperimenti i tyre i 487-të dështoi, Pier ngriti duar lart me 
dëshpërim dhe tha: “S'do të bëhet kurrë. Ndoshta pas njëqind vjetësh, por kurrë në kohën time.” 
Maria iu kundërvu me një fytyrë të vendosur dhe i tha: “Nëse do të duheshin njëqind vjet, do të 
ishte për të ardhur keq, por unë nuk do të rresht së punuari për të deri sa të jem gjallë.” Më në 
fund ajo ia doli mbanë dhe pacientët me kancer kanë përfituar së tepërmi nga këmbëngulja e saj. 


Këmbëngulja duket tek ata njerëz që vazhdojnë të shkojnë përpara kur të shkosh përpara 
bëhet e vështirë, që nuk dorëzohen edhe atëherë kur të tjerët thonë: “Është e pamundur.” Në vitin 
1864, Presidencia e Parë caktoi Apostujt Ezra T. Benson dhe Lorenco Snou, bashkë me Plakun 
Alma Smith dhe Uilliam VV. Klaf, të shërbenin në ishujt Havai. Ata u nisën nga Honolulu me një 
anije të vogël për në portin e vogël të Lahainas. Ndërsa po i afroheshin shkëmbit, dallgët po 
ngriheshin lart dhe një dallgëzim i fortë e goditi anijen nga ana tjetër duke e shtyrë rreth 46 metra 
më tutje dhe duke e lënë kështu në një bark midis dy dallgëve të mëdha. Kur u godit nga dallga e 
dytë, anija u përmbys në detin e shkumëzuar. 


Anëtarët e ekuipazhit përdorën një barkë shpëtimi dhe arritën të gjenin tre vëllezër që po 
notonin pranë varkës së përmbytur. Por nuk kishte asnjë shenjë të vëllait Snou. Havaianët të 
mësuar me dallgët notuan në të gjitha drejtimet për ta kërkuar. Më në fund njëri prej tyre ndjeu 
diçka nën ujë, ata e tërhoqën vëllain Snou në sipërfaqe. Trupi i tij ishte ngrirë dhe dukej sikur të 
ishte i vdekur ndërsa e mbajtën për ta çuar në varkë. 


Plaku Smith dhe Klaf e vunë trupin e vëllait Snu në prehër dhe i dhanë një bekim duke i 
kërkuar Zotit t'ia shpëtonte jetën që ai të mund të kthehej në familjen dhe vendin e tij. Kur 
arritën në breg, e çuan vëllain Snou aty ku ndodheshin disa fuçi të mëdha e të zbrazura të 
hedhura nëpër plazh. Duke e shtrirë përmbys në një nga fuçitë, e rrotulluan disa herë në mënyrë 
që të nxirrte ujin që kishte gëlltitur. 


Pasi u munduan kështu për një farë kohe, pa asnjë shenjë jete, kalimtarët thanë se asgjë 
tjetër nuk mund të bëhej për të. Por misionarët e vendosur nuk do të dorëzoheshin. Kështu ata u 
lutën përsëri, me sigurinë e heshtur se Zoti do t'i dëgjonte dhe do t'i përgjigjej lutjeve të tyre. 


Ayre u erdhi një ide për të bërë diçka tepër të pazakontë për atë kohë. Njëri prej tyre vuri 
gojën mbi gojën e vëllait Snou duke u përpjekur të fuste ajër në mushkëritë e tij, një herë duke 
fryrë ajër dhe një herë duke e nxjerrë ajrin jashtë, duke imituar kështu procesin e frymëmarrjes. 
Ata vazhduan kështu me rradhë, me këmbëngulje deri sa të arrinin të mbushin me ajër 
mushkëritë e tij. Pas pak vunë re shenja të dobta jete. “Një lëvizje e lehtë e syrit, i cili deri 
atëherë, kishe qenë i hapur dhe si i vdekur, një grahmë e dobët në fyt, ishin simptomat e para të 
kthimit të jetës. Këto shenja sa erdhën e u bënë më të qarta deri sa ai u kthye plotësisht në jetë.” 
Me këmbënguljen e tyre dhe hirin e mëshirshëm të Hyjnisë, të katërt shërbëtorët e mbijetuar të 
Zotit arritën të përfundonin misionin e tyre. “ Plaku Snou më vonë u bë Presidenti i Kishës. 
Ndërsa shërbeu në këtë detyrë, ai vuri në baza të qëndrueshme fondet e Kishës duke i nxitur 
anëtarët të paguanin të dhjetat dhe ofertat. 


Ju vëllezër do të ishit të interesuar të dinit se Alma Smith në këtë histori ishte pikërisht ai 
djali që u gotit në ijë në Hauns Mill, duke ia shkatërruar kështu kyçin dhe zgavrën e kockës së 


63 


ijes. Nëna e tij ia leu plagën e tmerrshme me një pomadë dhe më pas u frymëzua ta linte të 
shtrirë përmbys për pesë javë. Një kërc elastik u zhvillua në vendin e kyçit dhe zgavrës të 
dëmtuar dhe kështu ai jo vetëm që arriti të kishte një jetë normale, por gjithashtu të shërbente një 
mision në Havai dhe të shërbente në Kishë gjatë gjithë jetës. 


Profetët tanë të ditëve të mëvonshme janë të gjithë shembuj këmbënguljeje me anë të 
priftërisë, lutjes dhe punës. Këmbëngulja e Jozef Smithit bëri të mundur rivendosjen e të gjitha 
gjërave. Gjatë gjithë jetës ai u trajtua me përbuzje e tallje—-që nga koha kur ia tregoi historinë e 
Vegimit të Parë një predikuesi të një feje të njohur. Por ai kurrë nuk u lëkund dhe na la një 
dëshmi të patundur: 


“Unë kisha parë me të vërtetë një dritë dhe në mes të asaj drite, pashë dy Personazhe e ata 
me të vërtetë më folën: dhe megjithëse urrehesha dhe përndiqesha, sepse thashë se kisha parë një 
vegim, përsëri ai ishte i vërtetë: ... Uë kisha parë një vegim. Unë e dija atë dhe e dija se Perëndia 
e dinte dhe nuk mund ta moboja , as nuk guxoja ta bëja.” 


Jeta e Brigam Jangut ishte vetë thelbi i këmbënguljes. Ai ishte gjithmonë besnik dhe i 
vendosur. Pas vdekjes së Jozef Smithit, ai pati vendosmërinë e guximshme për të sjellë 60,000 
njerëz nga rehatia e shtëpive të tyre dhe e tokave pjellore në një shkretëtirë ku askush më parë 
nuk kishte mbjellë apo korrur prodhime të asnjë lloji. Ky eksod i madh ishte i pashoq në 
historinë moderne. Ata udhëtuan me vagona, në këmbë dhe duke shtyrë karroca dore. Ai dhe ata 
që e ndoqën e bënë shkretëtirën të lulëzonte si një trëndafil. 


Në konferencën e parë për shtyp kur Presidenti Gordon B. Hinkli iu paraqit shtypit si 
Presidenti i Kishës në vitin 1995, e pyetën se ku do të përqendroheshin përpjekjet e tij. Ai u 
përgjigj: “Të vazhdojmë. Po. Tema jonë do të jetë të vazhdojmë punën e madhe që është çuar 
përpara nga paraardhësit tanë.”” Kjo është një temë e mrekullueshme për të gjithë ne. Ne duhet të 
vazhdojmë dhe të durojmë deri në fund. 


Një nga arritjet e mëdha të administrimit të Presidentit Hinkli ka qenë këmbëngulja e tij e 
jashtëzakonshme në ndërtimin e tempujve. Që nga koha që ai u bë Presidenti i Kishës janë 
dedikuar 87 tempuj. Kjo arritje e jashtëzakonshme në ndërtimin e tempujve është e pashoqe në 
mbarë historinë e botës. Tempujt kanë një ndikim të madh për të mirë dhe po e bekojnë së 
tepërmi botën. Ashtu siç tha Xhorch Q. Kanon: “Çdo gur themeli që hidhet për një Tempull dhe 
çdo Tempull i përfunduar sipas rregullit që Zoti ka zbuluar për Priftërinë e Tij të Shenjtë, e 
pakëson fuqinë e Satanit në tokë dhe e rrit fuqinë e Perëndisë dhe të Perëndishmërisë, lëviz qiejt 
me fuqi të madhe në emrin tonë, lut dhe thërret mbi ne bekimet e Perëndive të Përjetshme dhe të 
atyre që banojnë në praninë e tyre.” 


Secili nga ne duhet të shërbejë me besnikëri dhe zell në thirrjet e priftërisë deri në fund të 
jetës. Disa mund të pyesin: “Për sa kohë duhet të shërbej si mësues shtëpie” Përgjigjja ime është 
se mësimi i shtëpisë është një thirrje priftërie. Të shërbesh në thirrjen e mësuesit të shtëpisë, për 
aq kohë sa peshkopi ynë dhe udhëheqësit e priftërisë e ndjejnë se mund ta bëjmë këtë, është një 
privilegj. Disa nga ne e njihnin vëllain Xhorch L. Nelson, një avokat i shquar në Sollt Leik Siti, i 
cili shërbeu si peshkop, president kunji dhe patriark. Ai ishte tërësisht i përkushtuar Kishës. Ai 
ishte një mësues shtëpie në moshën 100 vjeç. Në atë kohë ai tha: “Më pëlqen të jem mësues 


64 


shtëpie. Shpresoj që të jem gjithmonë mësues shtëpie.” Ai vdiq në moshën 101 vjeçare dhe ishte 
besnik deri në fund. 


Atyre që dëshirojnë të pagëzohen në Kishë Zoti u kërkon të kenë “një vendosmëri për t'i 
shërbyer atij deri në fun.d”” Presidenti Jozef Fillding Smith, në moshën 94-vjeçare tha: “Jam 
përpjekur gjithë jetës sime të lartësoj thirrjet e mia në priftëri dhe shpresoj të duroj deri në fund 
të kësaj jete dhe të gëzoj shoqërinë e shenjtorëve besnikë në jetën që do të vijë.” P10 Ashtu si tha 
Zoti, në qoftë se duam të jemi dishepujt e Tij duhet të vazhdojmë në fjalën e tij.'' Zoti e ka 
bekuar Kishën dhe anëtarët e saj në mënyra të mrekullueshme për shkak të besnikërisë dhe 
këmbënguljes së tyre. Unë dëshmoj për hyjninë e punës së shenjtë të priftërisë, në emrin e Jezu 
Krishtit, amen. 


SHËNIME 


1. Dan Kartchner. 

2. Cituar nga Marvin J. Ashton, “Give vvith VVisdom That They May Receive vvith Dignity,” 
Ensign, nëntor 1981, 89. 

3. Sterling VV. Sill, në Conference Report, tetor 1974, 86, ose “Transfusion,” Ensign, nëntor 
1974, 62. 

4. Përshtatje nga “Thou Shalt Have Long Life” nga Le Roi C. Snovy, Improvement Era, 1941, 
Vol. Xliv. tetor 1941, nr. 10. 

5. JS-H 1:25. 

6. Jeffrey R. Holland, “Stalvvart and Brave He Stands,” Ensign, qershor 1995, 2-3. 

7. “The Logan Temple,” Millennial Star, 12 nëntor 1877, 743. 

8. Nga Elinor G. Hyde, Bashkëpunëtore e Church Nevys, “At 100 Years Old, He's Faithful Home 
Teacher, Church Nevys, 1998, 06106198. 

9. Shih DeB 20:37. 

10. Joseph Fielding Smith, në Conference Report, tetor 1970, 92: ose Improvement Era, dhjetor 
1970, 27. 

11. Shih Gjoni 8:31. 


Thirrja e Shenjtë e Shërbimit 
Presidenti Tomas S. Monson 
Këshilltar i Parë në Presidencinë e Parë 


Vëllezërit e mi, ndihem i nderuar nga privilegji që kam për t'ju folur këtë pasdite. 
Ç”gëzim është të shikosh këtë Qendër të mrekullueshme Konference të mbushur plot e për plot 
me të rinj e të vjetër që mbajnë priftërinë e Perëndisë. Kur mendoj se grupe të ngjashme janë 
mbledhur në mbarë botën ndjej një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Lutem që frymëzimi i Zotit 
të drejtojë mendimet e mia dhe të frymëzojë fjalët që do të them. 


Presidenti Jozef F. Smith bëri këtë deklaratë rreth priftërisë: “Priftëria e Shenjtë është 
autoriteti që Perëndia ia ka deleguar njeriut, nëpërmjet të cilit ai mund të shprehë vullnetin e 
Perëndisë... Ai është një autoritet i shenjtë dhe duhet të mbahet i shenjtë nga njerëzit. Ai duhet 
nderuar dhe respektuar nga ata që e mbajnë atë.” 


65 


Betimi dhe besëlidhja e priftërisë na përket të gjithëve ne. Për ata që mbajnë Priftërinë 
Melkizedeke, ajo është një shpallje e kërkesës për të qenë besnikë dhe të bindur ndaj ligjeve të 
Perëndisë dhe për të lartësuar thirrjet që na jepen. Për ata që mbajnë Priftërinë Aarone, ajo është 
një deklaratë në lidhje me detyrat dhe përgjegjësitë e ardhshme, që ata të mund të përgatiten 
duke filluar që tani. 


Presidenti Marion G. Romniy, një ish anëtar i Presidencisë së Parë, tha: “Çdo mbajtës i 
Priftërisë Melkizedeke duhet t'i kushtojë vëmendje të zellshme dhe solemne nënkuptimeve të 
këtij betimi dhe besëlidhjeje që ai ka marrë. Dështimi për të respektuar detyrimet e caktuara prej 
tij me siguri do të sjellë zhgënjim, trishtim dhe vuajtje.” 


Presidenti Spenser YV. Kimbëll shtoi: “Ne e thyejmë besëlidhjen e priftërisë duke shkelur 
urdhërimet---por edhe duke mos kryer detyrat tona. Kështu pra, për të thyer besëlidhjen mjafton 
vetëm të mos bëjmë asgjë.” 


Një shërbestar i famshëm vuri në dukje: “Njerëzit punojnë shumë për para. Njerëzit 
punojnë edhe më shumë për njerëz të tjerë. Por ata punojnë më shumë se kurrë kur janë të 
përkushtuar ndaj një kauze ... Detyra nuk kryhet asnjëherë siç duhet deri sa të kryhet nga ai që me 
gëzim do të bënte edhe më shumë, po të kishte mundësi.” 


Kryerja e detyrës na sjell një ndjenjë lumturieje dhe paqeje. Poeti shkroi: 


“Më zuri gjumi dhe n'ëndërr pashë se jeta ish gëzim. 
U zgjova dhe pashë se jeta ish detyrë. 

Veprova dhe pashë se-— 

Detyra ish gëzim.” 


Thirrja e detyrës mund të vijë në heshtje ndërsa ne që mbajmë priftërinë u përgjigjemi 
detyrave që na caktohen. Presidenti Xhorxh Albert Smith, ai udhëheqës i thjeshtë por shumë 
efektiv, deklaroi: “Para së gjithash është detyra juaj të mësoni se çfarë Zoti kërkon dhe më pas, 
nëpërmjet fuqisë dhe forcës së priftërisë së shenjtë, ta lartësoni thirrjen tuaj në prani të vëllezërve 
tuaj që njerëzit t'ju ndjekin me gëzim.” 


Çfarë do të thotë të lartësosh një thirrje” Do të thotë ta rrisësh atë në dinjitet dhe rëndësi, 
ta bësh atë të nderuar dhe të lavdërueshme në sytë e të gjithëve, ta zmadhosh dhe ta forcosh atë, 
ta lejosh dritën e qiellit të shkëlqejë përmes saj përpara syve të të tjerëve. 


Si e lartësojmë një thirrje27 Thjesht duke kryer shërbimin që ajo kërkon. Një plak e 
lartëson thirrjen e shuguruar të një plaku duke mësuar se cilat janë detyrat e tij si një plak e më 
pas duke i përmbushur ato. Si për plakun, ashtu është edhe për dhjakun, mësuesin, priftin, 
peshkopin dhe për secilin që mban priftërinë. 


Poeti dhe shkrimtari Robert Luis Stivenson na kujton: “E di ç'është kënaqësia, sepse kam 
punuar mirë.” 


66 


Vëllezër, le të kujtojmë këshillën e mbretit Beniamin: “Kur ju jeni në shërbimin e 
bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj.” 


Le të përpiqemi të shpëtojmë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe t'i ngremë në një 
udhë më të lartë dhe më të mirë. Le t'i përqendrojmë mendimet tona mbi nevojat e mbajtësve të 
priftërisë dhe të bashkëshorteve e fëmijëve të tyre që janë larguar nga aktiviteti i kishës. Le të 
dëgjojmë mesazhin e pashprehur të zemrave të tyre. Do t'ju duken të njoura këto vargje: 
“Tregom, drejtom,” pran” ti më rri, rrugën që ta gjej. Çfar” të bëj ti më mëso të rroj me të në 
qiej.” 


Puna e riaktivizimit nuk është një detyrë për dembelin apo për ëndërrimtarin. Fëmijët 
rriten, prindërit plaken dhe koha nuk pret askënd. Mos e shtyni nxitjen: përkundrazi, veproni 
sipas saj dhe Zoti do t'jua hapë rrugën. 


Shpesh kërkohet virtyti qiellor i durimit. Kur isha peshkop, një ditë pata një ndjenjë se 
duhet të kontaktoja një burrë, bashkëshortja dhe fëmijët e të cilit ishin pak a shumë aktivë. 
Megjithatë ai asnjëherë nuk kishte reaguar pozitivisht. Ishte një mëngjes i nxehtë vere kur trokita 
në derën prej rrjete të Harold G. Gallaçer. Mund ta shikoja vëllain Gallaçer të ulur në karrigen e 
tij duke lexuar gazetën. “Kush është”” pyeti ai pa e ngritur kokën. 


“Peshkopi yt,” iu përgjigja. “Kam ardhur të njihemi bashkë dhe të nxis të vish në 
mbledhjet tona bashkë me familjen.” 


“Jo, jam shumë i zënë,” pasoi një përgjigje me përçmim. Ai anjëherë nuk i ngriti sytë 
(nga gazeta). E falënderova që më dëgjoi dhe u largova. 


Jo shumë kohë pas kësaj familja Gallaçer shkoi në Kaliforni. Vitet kaluan. Pas disa 
kohësh, pasi isha bërë anëtar i Kuorumi të të Dymbëdhjetëve, një ditë teksa po punoja në zyrë, 
sekretarja më telefonoi dhe më tha: “Vëllai Gallaçer që dikur jetonte në lagjen tuaj është këtu në 
zyrën time dhe dëshiron t'ju takojë.” 


Iu përgjigja: “Pyete nëse e quajnë Harold G. Gallaçer, që dikur bashkë me familjen 
banonte në Vissing Place në VVest Temple dhe Fifth South.” 


“Ai është,” më tha ajo. 


I thashë ta lejonte të hynte. Patëm një bisedë të këndshme së bashku për familjen e tij. Ai 
më tha: “Kam ardhur t'ju kërkoj ndjesë që nuk u ngrita nga karrigia dhe që ju lashë prapa derës 
atë ditë vere shumë vite më parë.” E pyeta nëse ishte aktiv në Kishë. Me një buzëqeshje, ai m'u 
përgjigj: “Jam këshilltar i dytë në këshillin e peshkopit të lagjes. Ftesa juaj për të ardhur në Kishë 
dhe përgjigjja ime negative më mundoi aq shumë, saqë vendosa të bëja diçka.” 


Haroldi dhe unë u takuam edhe në shumë raste të tjera para se ai të vdiste. Familja 
Gallaçer dhe fëmijët e tyre kanë përmbushur shumë thirrje në Kishë. 


67 


Presidenti Stefan L. Riçards, që shërbeu si këshillëtar i Presidentit David O. Mekei, 
shpalli: “Priftëria zakonisht përkufizohet thjesht si “fuqia e Perëndisë dhënë njeriut.” Ai vazhdon: 
“Mendoj se ky përkufizim është i saktë. Por për qëllime praktike do të doja ta përkufizoja 
Priftërinë në kuptimin e shërbimit dhe unë shpesh e quaj atë “plani i përkryer i shërbimit.” Ajo 
është një mjet shërbimi dhe ai që dështon në përdorimin e saj ka mundësi ta humbasë atë, sepse 
na është thënë qartë nëpërmjet zbulesës se ai që e lë atë pas dore “nuk do të quhet i denjë për të 
qëndruar.” 


Janarin e kaluar, pata privilegjin për të dëshmuar një akt shërbimi të thellë në jetën e një 
gruaje që ka jetuar në lagjen time kur shërbeja si peshkop shumë vite më parë. Ajo quhet Adel. 
Ajo dhe dy vajzat e saj të rritura-—-njëra prej të cilave është me të meta fizike-—kanë jetuar për 
shumë vite në zonën Rose Park të Luginës së Sollt Leik. Adel, që është e ve, ka pasur probleme 
financiare dhe jeta e saj shpesh ka qenë e vështirë. 


Mora një telefonatë nga një prej atyre që ishin përfshirë në organizatën Gingerbread 
House Project, që më ftoi në ceremoninë e inagurimit të shtëpisë së Adelës, rinovimi i të cilës 
ishte ndërmarrë gjatë një periudhe prej tre ditësh e netësh nga një numër i madh njerëzish bujarë, 
të gjithë duke punuar vullnetarisht me materiale të dhuruara nga bizneset lokale. Gjatë kohës që 
shtëpia po rinovohej, Adel dhe dy vajzat e saj ishin dërguar në një qytet disa kilometra larg ku 
ishin pritur me dashuri e përkujdesje. 


Unë isha i pranishëm kur limuzina ku ishte Adel dhe vajzat e saj arriti në vendngjarje. 
Grupi që po i priste nuk përbëhej vetëm nga familjarë dhe miq, por edhe nga shumë prej 
punëtorëve që kishin punuar natë e ditë në atë projekt. Dukej se ata ishin të kënaqur me rezultatin 
dhe prisnin me padurim të shikonin reagimin e Adelës dhe vajzave. 


Ato dolën nga makina me sy të lidhur. Ishte një çast tepër emocionues kur ua hoqën 
shamitë dhe Adel me vajzat e saj u kthyen për të parë shtëpinë e tyre të re. Ato mbetën të 
shtangura nga projekti i mrekullueshëm që ishte kishte përfunduar, përfshirë një rinovim i pjesës 
ballore të shtëpisë, një shtesë dhe një çati e re. Nga jashtë shtëpia dukej e re dhe e përkryer. Ato 
nuk mund t'i mbanin lotët. 


E shoqërova Adelën dhe të tjerët ndërsa hymë në shtëpi dhe u habitëm me atë që ishte 
bërë për të zbukuruar dhe përmirësuar ambientin. Muret ishin lyer, moketet e dyshemeve ishin 
ndërruar. Mobiljet ishin të reja, perdet po ashtu. Dollapet në kuzhinë ishin zëvendësuar me të 
reja, suprinat e bufesë ishin vendosur të reja po kështu edhe pajisjet. E gjithë shtëpia ishte 
rinovuar krejtësisht, çdo dhomë e përkryer dhe e bukur. Adel dhe vajzat e saj ishin me të vërtetë 
të mallëngjyera. E megjithatë, po aq emocionuese dhe prekëse ishin shprehjen në fytyrat e atyre 
që kishin punuar me aq dëshirë për ta bërë këtë shtëpi të re. Nga sytë e tyre rrodhën lotë ndërsa 
dëshmuan gëzimin që kishin sjellë në jetën e Adelës dhe të vajzave të saj. Jo vetëm që barra e një 
të veje u lehtësua, por mijëra jetë të tjera u prekën gjatë këtij procesi. Pjesëmarrja në këtë 
përpjekje i bëri të gjithë njerëz më të mirë. 


Presidenti Harold B. Li, një nga mësuesit e mëdhenj të Kishës, na dha këtë këshillë të 
lehtë për t'u kuptuar në lidhje me priftërinë: “A e kuptoni pra, se kur dikush bëhet mbajtës i 


68 


priftërisë, ai bëhet një përfaqësues i Zotit. Ai duhet ta konsiderojë thirrjen e tij sikur të ishte në 
detyrën e marrë nga Zoti.” 


Ndonjëherë mund të jemi të ndrojtur nga natyra ose mund ta konsiderojmë veten të 
pazotë për t'iu përgjigjur pozitivisht një thirrjeje. Mbani mend se kjo punë nuk është vetëm e 
juaja dhe e imja. Kjo është puna e Zotit, dhe kur jemi në detyrën e Zotit, na është dhënë e drejta 
të kemi ndihmën e Zotit. Mbani mend se Zoti do të na e forcojë shpinën që të mund të mbajmë 
barrën e vendosur mbi të. 


Ndërsa mjedisi formal i klasës mund të na bëjë ndonjëherë të ndrojtur, mësimdhënia më 
efektive ndodh edhe në vende të tjera përveç kishës dhe klasës. Më kujtohet mirë që disa vite më 
parë, kur vinte pranvera, anëtarët e lagjes time dhe të një lagjeje tjetër pranë nesh, mbajtës të 
Priftërisë Aarone, prisnin me padurim ekskursionin e përvitshëm në përkujtim të rivendosjes së 
Priftërisë Aarone. Një herë ne udhëtuam me autobus për rreth 150 kilometra në veri të Varrezës 
Klarkston në Juta. Atje, në atë mjedis të qetë e të bukur, i mblodhëm të rinjtë rreth varrit të 
Martin Harris, njërit nga Tre Dëshmitarët e Librit të Mormonit. Ndërsa qëndronim rreth gurit të 
bukur prej graniti të varrit të tij, Plaku Glen L. Rad, në atë kohë peshkopi i lagjes tjetër, foli rreth 
jetës së Martin Harrisit dhe lexoni nga Libri i Mormonit dëshminë e tij dhe atë të Oliver Caudërit 
dhe David Uitmerit. Të rinjtë dëgjonin me vëmendje të madhe, duke e kuptuar se po qëndronin 
pranë varrit të dikujt që kishte parë një engjëll dhe që kishte parë fletët e arta me sytë e tij. Ata 
me nderim prekën gurin e granitit që shënon vendvarrimin e tij dhe medituan për fjalët që 
dëgjuan dhe ato që ndjenë. 


Më pas, shkuam pak më tutje ku ndodhej varri i një pionieri. Në gurin e varrit ishte 
shkruar emri Xhon P. Malmberg dhe këto vargje: 


Një dritë nga shtëpia jonë u largua. 
Një zë që e donim u shua. 

Një vend bosh në zemër na ka mbetur 
Që kurrë nuk mund të plotësohet. 


Folëm me të rinjtë rreth sakrificës, rreth përkushtimit ndaj së vërtetës. Detyra, nderi, 
shërbimi dhe dashuria, të gjitha këto na u mësuan nga ai gur varri. Me sytë e kujtesës mund të 
shikoj ata djem teksa nxorën shamitë për të fshirë lotët. Ende mund të dëgjoj ngashërimat që 
dëshmuan se zemrat u prekën dhe zotime u morën. Besoj se secili prej djemve vendosi të ishte 
një pionier---që shkon përpara për t'i treguar të tjerëve rrugën që duhet të ndjekin. 


Grupi ndaloi në një park ku shijuam drekën. Para se të ktheheshim në shtëpi, ndaluam në 
mjediset e tempullit të bukur të Loganit. Ishte një ditë e ngrohtë. I ftova djemtë të shtriheshin në 
lëndinën e madhe dhe të vështronin lart në qiellin blu, ku ndodheshin re të bardha si shtëllunga 
që shtyheshin me nxitim nga një puhizë e lehtë. Admiruam bukurinë e këtij tempulli madhështor 
të ndërtuar nga pionierët. Folëm për ordinancat e shenjta dhe besëlidhjet e përjetshme. Mësime u 
morën. Zemrat u prekën. Besëlidhjet dhe premtimet u bënë më tepër se fjalë. Dëshira për të qenë 
të denjë për të hyrë në dyert e tempullit bëri vend në ato zemra rinore. Mendimet u kthyen nga 
Mësuesi, prania e Tij ishte afër. Ftesa e tij e dashur “Ndiqmë,” në një farë mënyre u dëgjua dhe u 
ndje. 


69 


Të gjithëve atyre që i përgjigjen me gatishmëri thirrjes së shenjtë për të shërbyer, u vjen 
premtimi: “Unë, Zoti jam i mëshirshëm dhe hirshëm për ata që kanë më kanë frikë nga dhe 
gëzohem t'i nderoj ata që më shërbejnë në drejtësi dhe të vërtetë deri në fund. I madh do të jetë 
shpërblimi i tyre dhe e përjetshme lavdia e tyre.”10 


Lutja ime e sinqertë është që ne të gjithë të mund të jemi të denjë për këtë premtim 
hyjnor, në emrin e Jezu Krishtit, Shpëtimtarit tonë, Amen. 


SHËNIME 


1. Gospel Doctrine: Selections from the Sermons and Vrritings of Joseph F. Smith, përmbledhur 
nga John A. Vidtsoe JSalt Lake City: Deseret Book Co, 1939). 

2. Marion G. Romney, Report of the Mexico and Central America Area Conference 1972, fq. 73. 
3. The Teachings of Spencer VY. Kimball, ed. Edyvard L. Kimball (Salt Lake City: Bookcraft, 
1982), fq. 497. 

4. Harry Emerson Fosdick. 

5. Rabindranath Tagore, 1861-1941. 

6. Mosia 2:17. 

7. Randall, Naomi VY., 01957 LDS. 

8. Conference Report, prill 1937, fq. 46. 

9. Stand Ye in Holy Places (Salt Lake City: Deseret Book Co., 1974), fq. 255. 

10. Shih Doktrina e Besëlidhje 76:5, 6. 


KUMARI 
Presidenti Gordon B. Hinkli 


Po i përgjigjem një numri të madh kërkesash që më janë bërë për të thënë diçka rreth 
qëndrimit të Kishës në lidhje me një praktikë që sa vjen e po bëhet më e zakonshme mes nesh 
dhe veçanërisht midis të rinjve tanë. Bëhet fjalë për çështjen e kumarit në të gjitha format e tij. 


Tregojnë një histori se një herë Kalvin Kullixh, dikur President i Shteteve të Bashkuara 
dhe një njeri që shquhej për fjalë të pakta, një të dielë u kthye nga Kisha. E shoqja e pyeti se për 
çfarë kishte folur predikuesi. Ai iu përgjigj: “Për mëkatin.” “E çfarë tha”” e pyeti ajo. “Ishte 
kundër tij,” qe përgjigja e tij e shkurtër. 


Mendoj se edhe unë mund t'i përgjigjem pyetjes rreth kumarit dhe formave të ndryshme 
të tij, po aq shkurt. Ne jemi kundër tij. 


Kumari gjendet pothuajse kudo. Njerëzit luajnë poker. Vënë baste në garat me kuaj dhe 
garat e qenëve. Luajnë me ruletë dhe me makinat e lojrave të fatit. Mblidhen për të luajtur nëpër 
bare, pijetore dhe kazino e shumë shpesh edhe në shtëpitë e tyre. Shumë njerëz nuk mund të 
heqin dorë prej tij. Ai të bën po aq të varur sa edhe droga. Në shumë raste ai çon në të tjera vese 
dhe praktika shkatërruese. 


70 


Dhe shumë prej atyre që zihen në grackën e tij nuk mund t'i përballojnë shpenzimet që ai 
kërkon. Në shumë raste ai i grabit grave dhe fëmijëve sigurinë financiare. 


Loja e pokerit, siç e quajnë, po kthehet në një mani nëpër universitete e madje edhe nëpër 
gjimnaze. 


Po ju lexoj një pjesë nga një artikull i gazetës Nevv York Times Nevys Service: 
“Për Maikëll Sandbere, filloi disa vite më parë me lojra qindarkash mes miqsh. 


Por vjeshtën e kaluar, thotë ai, kjo u bë burimi i një të ardhure gjashtë-shifrore dhe një 
altemativë për fakultetin e drejtësisë. 


Sandberg, 22 vjeç, kryesisht e kalon kohën e tij midis Prinseton, ku është një student në 
vitin e fundit për shkenca politike dhe Atlantik Siti, ku ai luan poker me shuma të mëdha. 


Sandberg është një shembull ekstrem i revolucionit të kumarit në mjediset e 
universiteteve të vendit. Sandberg e quan atë një shpërthim, të nxitur nga kompionatet e pokerit 
të transmetuara në televizione dhe i një shtimi të madh të vveb-siteve që ofrojnë lojra pokeri në 
Internet. 


Ekspertët thonë se është e pamundur të mos e vësh re popullaritetin e kumarit në mjediset 
e universiteteve. Për shembull në dhjetor, një shoqëri në Universitetin e Kolumbias zhvilloi 
turneun e saj të parë me 80 pjesëmarrës për një shumë të detyrueshme të paktën prej 10 dollarësh 
për të filluar lojën, ndërsa në tetor Universiteti i Karolinës së Veriut zhvilloi turneun e tij të parë 
me 175 pjesëmarrës. Numri i pjesëmarrësve u plotësua për të dyja lojrat dhe majde kishte shumë 
të tjerë në listat e pritjes. Në Universitetin e Pensilvanisë, lojrat private reklamohen çdo natë në 
listën e e-mail-eve të universitetit” (Jonathan Cheng, Nevv York Times Nevys Service, Deseret 
Morning Nevvs, 14 mars 2005). 


E njëjta gjë po ndodh edhe këtu në Juta. 
Një nënë më shkruan kështu: 


“Djali im 19-vjeçar luan poker në Intemet dhe njerëzve në Internet nuk duket se u bëhet 
vonë nëse nuk i ke mbushur ende 21 vjeç. E vetmja gjë që duhet të bësh është të kesh një llogari 
bankare të mbushur me para. Ai ka një vit që luan rregullisht. Më parë kishte një punë, por e la 
sepse tani është shumë i dhënë pas Internetit dhe lojës së pokerit për para. Shpesh merr pjesë në 
turne pokeri dhe nëse fiton, ato para i përdor për të blerë gjërat që i nevojiten. E vetmja gjë që 
bën është të ulet para kompjuterit e të luajë në Internet.” 


Më kanë thënë se Juta dhe Havai tani janë dy shtetet e vetme në Shtetet e Bashkuara që 
nuk i kanë legalizuar llotaritë dhe kumarin e formave të ndryshme. Nga letrat që kam marrë prej 
anëtarëve të Kishës, duket qartë se disa nga të rinjtë tanë e fillojnë këtë duke luajtur poker. Ata 
provojnë shijen e fitimit të diçkaje pa dhënë asgjë në këmbim dhe më pas udhëtojnë jashtë shtetit 
në ato vende ku mund të luajnë kumar ligjërisht. 


pa 


Në një letër që më është drejtuar mua, shkruhet: “Kam vënë re se kjo e ligë po pushton 
shumë jetë kohët e fundit. Atë e gjen kudo në televizor. Rrjeti televiziv ESPN zhvillon diçka të 
tillë të quajtur Pokeri i Njerëzve të Famshëm dhe Kampionatet Kombëtare të Pokerit.” 


Ajo vazhdon: “Një nga miqtë tanë e ftoi tim shoq të nënshkruante për lojën e kampionatit 
lokal të pokerit kundrejt një pagese. Miku i tij i tha: “nuk është kumar. Paratë e tua shkojnë në 
shumën e përgjithshme dhe ai që fiton merr paratë.” 


A është ky kumar” Sigurisht që është. Kumari është thjesht një proces që të merr para dhe 
që nuk të ofron një këmbim të ndershëm në mallra apo shërbime. 


Tani kemi llotari shtetërore në një shkallë të madhe. Dikur ligji i ndalonte ato. Tani ato 
veprojnë si mjete për të fituar të ardhura. 


Rreth njëzet vjet më parë, gjatë një fjalimi në konferencë, thashë: “Ethet e llotarisë kohët 
e fundit arritën kulmin kur Shteti i Nju Jorkut shpalli se tre biletat fituese do të ndanin shumën 
prej 41 milion dollarësh. Njerëzit mbanin rradhë për të blerë biletat. Një biletë fituese ishte në 
duart e 21 punëtorëve të një fabrike, kishte 778 fitues të vendit të dytë dhe 113,000 të tjerë morën 
shuma më të vogla. Kjo mund të duket goxha mirë. 


Por përveç tyre kishte edhe 35,998,956 të humbur dhe secili prej tyre kishte paguar për të 
pasur mundësinë për të fituar dhe nuk kishte marrë asgjë” (Gordon B. Hinckley, në Conference 
Report, tetor 1985, 67, ose Ensign, nëntor 1985, 52). 


Disa shtete amerikane kanë vendosur taksa të rënda mbi kazinotë si një burim të 
ardhurash. Kompania vetë duhet të ketë fitimet e saj. Pastaj vjen edhe mbajtësi i biletës 
fituese. Të gjithë të tjerët lihen duarbosh. 


Unë jam shumë mirënjohës që kur Zoti vendosi këtë Kishë na dha ligjin e së dhjetës. Një 
herë bisedova me drejtuesin e një kishe e cila, me sa kuptova unë, mbështetej në lojën e Bingos 
për një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të saj. I thashë atij: “A e.keni marrë ndonjë herë 
në konsideratë të dhjetën për të financuar kishën tuaj”7” Ai u përgjigj: “Po dhe oh sa shumë do të 
dëshiroja që të mund të ndiqnim këtë praktikë në vend që të luanim Bingo. Por nuk shpresoj që 
ky ndryshim të ndodhë sa të jem gjallë unë.” 


Kazino janë hapur edhe në rezervatet indiane si një mënyrë për të siguruar të ardhura për 
pronarët e tyre. Pak fitojnë, por shumica humbet. Ata duhet të humbasin në qoftë se dikush duhet 
të fitojë dhe në qoftë se kazinoja do të nxjerrë fitimet e veta. 


Një nga të rinjtë tanë kohët e fundit tha: “Paguaj 5 dollarë për të parë një film: paguaj 5 
dollarë për të luajtur poker, është e njëjta ide.” 


Nuk është e njëjta ide. Në rastin e parë ti merr diçka në këmbim të asaj për të cilën 
paguan, në rasin tjetër vetëm njëri mbledh fitimet dhe të tjerët mbeten duarbosh. 


72 


Përvoja ka treguar se loja e pokerit mund të çojë në vartësi ndaj kumarit. 
Që nga ditët e para të kësaj Kishe kumari është dënuar. 


Në vitin 1842, Jozef Smithi përshkroi kushtet në të cilat shenjtorët jetonin në Misuri. Ai 
tha: “Ne bëmë blerje të mëdha tokash, fermat tona u begatuan dhe paqja e lumturia gëzohej në 
rrethin tonë familjar e në mbarë lagjen tonë: 


Por duke qenë se ne nuk mund të shoqëroheshim me fqinjët tanë... në festat e tyre të 
mesnatës, në shkeljen e Shabatit, në garat me kuaj dhe në kumar, ata në fillim nisën të na tallin, e 
më pas të na përndiqnin dhe më në fund një bandë e organizuar u mblodh dhe na dogjën shtëpitë, 
shumë nga vëllezërit tanë i lyen me zift dhe i mbuluan me pupla, i rrahën, e më në fund kundër 
ligjit, drejtësisë dhe njerëzimit, i dëbuan nga banesat e tyre” (Messages of the First Presidency, f. 
139). 


Brigam Jang në tetor 1844, tha rreth Nauvusë: “Dëshirojmë të ndalojmë mes nesh të 
gjitha dyqanet e pijeve alkoolike, qendrat e kumarit dhe të gjitha qendrat që prishin qetësinë 
publike apo veprimtari të këtij lloji” (Message of the First Presidency, £. 242). 


Presidentët e Kishës dhe këshillëtarët në Presidenci, kanë folur vazhdimisht rreth kësaj të 
lige. Xhorxh Q. Cannon, këshilltar i tre Presidentëve të Kishës ka thënë: “Ekzistojnë shumë të 
liga në botë ndaj të cilave të rinjtë duhet të ruhen. Një prej tyre është kumari. Ka forma të 
ndryshme të kësaj të lige, por ato janë të gjitha të këqia dhe nuk duhet të jepemi pas tyre. Lojra të 
tilla fati që duken pa zarar, priren të na çojnë drejt lojrave të tjera që sjellin rreziqe më të mëdha, 
dhe ato duhen shmangur. Kur dikush jepet pas një loje fati të cilitdo lloji, kjo paraqet për të një 
tundim të madh për të vazhduar me këtë praktikë. Në këtë mënyrë shumë janë çuar drejt 
shkatërrimit...” (Gospel Truth, 15 gusht 1898, fq. 453). 


Presidenti Jozef F. Smith deklaroi: “Kisha nuk e miraton kumarin, por e dënon me forcë 
atë si moralisht të gabuar dhe klasifikon gjithashtu me kumarin edhe lojrat e fatit dhe llotaritë e 
çdo lloji dhe kundërshton hapur përfshirjen në to të anëtarëve të saj” (Improvement Era, shtator 
1926, fq. 1100). 


Presidenti Hibër J. Grant këshilloi: “Kisha ka qenë dhe është pandryshueshmërisht 
kundër kumarit të çfarëdo lloji. Ajo është kundër lojrave të fatit të çdo lloji, kundër çdo 
profesioni, apo të ashtuquajturi biznes që merr para nga ata persona që mund të jenë të dhënë pas 
tij pa i kthyer vlerën për shumën e marrë. Ajo është kundër të gjitha praktikave që priren... për të 
denigruar ose dobësuar standardin e lartë moral që kanë mbajtur gjithmonë anëtarët e Kishës dhe 
komuniteti në përgjithësi.” 


Presidenti Spenser YY. Kimbëll tha: “Që nga fillimi jemi këshilluar kundër kumarit të çdo 
lloji. Shkatërrim dhe dëm i vjen atij personi, qoftë kur fiton, qoftë kur humbet, që merr diçka në 
këmbim të asgjëje, diçka pa përpjekje, diçka pa paguar çmimin e plotë” (“Vhy Call Me Lord, 
Lord, and Do Not the Things Vyhich I Say”'' Ensign, maj 1975, 4). 


75 


Plaku Dallin H. Ouks në vitin 1987 mbajti një fjalim mjeshtëror mbi këtë temë në atë që 
dikur ishte Kolegji Riks. Titullohej “Kumari-Moralisht i Gabuar dhe Politikisht i Pamatur” (shih 
Ensign, qershor 1987, 69). 


Këtyre deklaratave që shpallin qëndrimin e Kishës, unë i shtoj deklaratën time. Dhënia 
pas një loje fati mund të duket e padëmshme dhe argëtuese. Por ajo mbart në vetvete një pasion 
që faktikisht pasqyrohet në fytyrat e atyre që luajnë. Dhe në shumë raste kjo praktikë, në dukje e 
pafajshme, mund të çojë në një vartësi të vërtetë. Kisha ka qenë dhe është kundër kësaj praktike. 
Në qoftë se nuk jeni përfshirë ndonjë herë në lojra pokeri ose në forma të tjera të kumarit, mos 
filloni ta bëni këtë. Në qoftë se jeni përfshirë, atëherë hiqni dorë deri sa jeni ende në kohë. 


Ka mënyra më të mira për ta kaluar kohën. Ka aktivitete më të mira që meritojnë 
interesin dhe energjinë tonë. Ka shumë materiale të mrekullueshme për të lexuar. Aq sa nuk do 
mundim t'i lexonim ndonjë herë të gjitha. Kemi muzikën që mund ta mësojmë dhe ta shijojmë. 
Mund të kalojmë një kohë të bukur së bashku, duke kërcyer, duke shëtitur, duke bërë xhiro me 
biçikletë, ose në mënyra të tjera, djemtë dhe vajzat mund të gëzojnë shoqërinë e njëri-tjetrit. 


Po lexoj një libër të ri, që është botuar kohët e fundit nga Oxford University Press, që ka 
pasur një vëmendje të konsiderueshme midis nesh. Ai përmban një studim të kryer nga anëtarët e 
fakultetit të Universitetit të Karolinës së Veriut në Chapel Hill. Libri trajton jetën fetare e 
shoqërore të adoleshentëve amerikanë. Ata që kryen këtë studim morën në pyetje të rinj të 
besimeve e traditave të ndryshme. (Soul Searching: The Religious and Spiritual Lives of 
American Teenagers, Oxford University Press). 


Ata arritën në përfundimin se të rinjtë tanë shenjtorë të ditëve të mëvonshme dinin më 
shumë rreth besimit të tyre, se ata janë më të përkushtuar ndaj tij dhe jetojnë në përputhje më të 
madhe me mësimet e tij për sa i përket sjelljes shoqërore sesa bashkëmoshatarët e tyre. 


Një nga studiuesit tha: “Kisha e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme kërkon shumë nga 
adoleshentët e saj dhe... në pjesën më të madhe të rasteve, kanë sukses.” 


Të rinjtë tanë konsiderohen se kanë më shumë mundësi të ruajnë të njëjtat besime fetare 
me ato të prindërve të tyre, të frekuentojnë shërbesat fetare një herë në javë, të ndajnë besimin e 
tyre me të tjerët, të marrin pjesë në agjërim ose në forma të tjera vetëmohimi dhe të kenë më pak 
dyshime rreth besimeve të tyre fetare. 


Komentuesit e këtij studimi flasin për atë që të rinjtë tanë ngrihet herët në mëngjes për të 
marrë pjesë në seminar. “Është e vështirë të ngrihesh kaq herët,” tha një student seminari. “Por 
marrim shumë bekime prej kësaj. Është një mënyrë e mrekullueshme për të filluar ditën.” 


Studiuesit vënë në dukje se jo të gjithë të rinjtë janë të përkryer, se midis tyre ka edhe 
dobësi, por në përgjithësi ata dallohen nga të tjerët në mënyrë të mrekullueshme. Duhet të shtoj 
që për këta studentë të shkollës së mesme nuk ka kohë për të luajtur poker. 


Të dashur miqtë e mi të rinj, që po ju drejtohem sonte, ju jeni shumë të dashur për ne. Ju 
jeni shumë të rëndësishëm. Si anëtarë të kësaj Kishe dhe si mbajtës priftërie, ju keni një 


74 


përgjegjësi të madhe. Ju lutemi mos e shkoni dëm kohën dhe talentet tuaja në veprimtari të kota. 
Nëse e bëni këtë, do ta pakësoni aftësinë tuaj për të bërë gjëra me vlerë. Unë besoj se kjo do t'ju 
mpakë ndjeshmërinë ndaj studimeve në shkollë. Do të zhgënjejë prindërit tuaj dhe me kalimin e 
viteve, kur të hidhni vështrimin në të kaluarën, do të ndiheni të zhgënjyer nga vetja. 


Priftëria që ju mbani si djem të rinj, mbart në vetvete privilegjin e shërbesës së engjëjve. 
Kjo shoqëri është e papajtueshme me dhënien pas lojrave të fatit. 


“Zgjidh të drejtën kur një zgjedhje ke përpara” (“Choose the Right,” Hymns, No. 239). 


Bekimet e qiellit qëndrofshin mbi ju, për këtë lutem me përulësi, ndërsa ju lë dëshminë 
time për këtë punë dhe dashurinë time për të gjithë ata që janë pjesë e saj, në emrin e shenjtë të 
Jezu Krishtit, amen. 


SESIONI I SË DIELËS NË MËNGJES 


Qëndroni në Vende të Shenjta 
Presidenti Xheims E. Faust 
Këshilltar i Dytë në Presidencinë e Parë 


Të dashur vëllezërit, motrat dhe miqtë e mi në mbarë botën, është një gëzim dhe përgjegjësi e 
madhe t'ju drejtohesh juve. Unë shpreh dashurinë, respektin dhe vlerësimin tim për secilin prej 
jush. 


Ne jemi të bombarduar në të gjitha drejtimet nga një numër i madh mesazhesh që nuk i duam apo 
që nuk na duhen. Brenda një sekondi të vetëm përcillet më tepër informacion sesa mund të 
përvetësojmë gjatë gjithë jetës. Për ta gëzuar plotësisht jetën, të gjithë ne duhet të gjejmë 
hapësirën tonë të pushimit dhe paqen e mendjes.' Si mund ta bëjmë këtë2 Ne duhet të ngrihemi 
përmbi të ligën që na rrethon. Duhet të ndjekim këshillën e Zoti që tha: “Është vullneti im, që të 
gjithë ata që thërrasin në emrin tim dhe më adhurojnë sipas ungjillit tim të përjetshëm, do të 
mblidhen së bashku dhe do të qëndrojnë në vende të shenjta.” 


Ne pashmangshmërisht qëndrojmë në shumë vende jo të shenjta dhe jemi subjekte të kaq shumë 
gjërave që janë vulgare, profane dhe që shkatërrojnë ndikimin e Shpirtit të Zotit, prandaj unë i 
nxis shenjtorët tanë në mbarë botën që, sa herë të jetë e mundur, të përpiqen të qëndrojnë më 
shpesh në vende të shenjta. Vendet më të shenjta që kemi janë tempujt e shenjtë. Brenda tyre 
gjendet një ndjenjë ngushëllimi të shenjtë. Ne duhet të përpiqemi të jemi të denjë për t'i çuar 
familjet tona në tempuj për t'u vulosur së bashku për përjetësinë. Ne gjithashtu duhet të 
kërkojmë të dhënat e të afërmve tanë që kanë vdekur që edhe ata të mund të vulosen me ne në 
një prej këtyre tempujve. Ne duhet të përpiqemi për shenjtëri duke qenë “shembull për 
besimtarët në fjalë, në sjellje, në dashuri, në Frymë, në besim dhe në dëlirësi.” Në këtë mënyrë 
mund të ruajmë dhe forcojmë marrëdhënien tonë individuale me Perëndinë. 


75 


Shenjtëria është forca e shpirtit. Ajo vjen nëpërmjet besimit dhe bindjes ndaj ligjeve dhe 
ordinancave të Perëndisë. Më pas Perëndia e pastron zemrën nëpërmjet besimit dhe kështu zemra 
pastrohet nga ajo që është profane dhe e padenjë. Kur shenjtëria arrihet duke jetuar në përputhje 
me vullnetin e Perëndisë, ne e dimë natyrshëm se çfarë është e gabuar dhe çfarë është e drejtë 
para Zotit. Shenijtëria flet atje ku ka heshtje, duke nxitur atë që është e mirë ose duke dënuar atë 
që është e gabuar. 


Shenjtëria është gjithashtu një standard drejtësie. Në disa këshilla që Presidenti Brigam Jang dha 
në Tabernakullin e Sollt Leik Sitit më 16 shkurt 1862, ai përdori shprehjen “Shenjtërim Zotit.” 
Më tej ai shpjegoi se ç'do të thoshte për të “Shenjtërim Zotit.” Po citoj: “Përvoja tridhjetë vjeçare 
më ka mësuar se çdo çast i jetës sime duhet të jetë shenjtërim Zotit, që vjen nga paanësia, 
drejtësia, mëshira, nga ndershmëria në të gjitha veprimet e mia dhe kjo është e vetmja rrugë 
nëpërmjet të cilës mund ta ruaj Shpirtin e të Plotfuqishmit brenda meje.” 


Vitin e kaluar njëri nga nipërit e mi e çoi gruan e tij dhe prindërit e tyre në Nju Jork Siti për të 
frekuentuar tempullin e bukur të Manhatanit. Zallahia dhe zhurma e mijëra njerëzve jashtë ishte 
shurdhuese. Ndërsa taksia ndaloi para tempullit, Kethrin, bashkëshortja e nipit tim, filloi të qante. 
Madje, edhe jashtë tempullit, ajo ndjeu shenjtërinë e tij. Ata hynë brenda, lanë pas botën e 
zhurmshme dhe adhuruan në Shtëpinë e Zotit. Ajo ishte një përvojë e shenjtë dhe e 
paharrueshme për ta. 


Ashtu siç na ka mësuar Presidenti Gordon B. Hinkli: “Herë pas here është e nevojshme ta lëmë 
zhurmën dhe trazirën e botës për të hyrë brenda mureve të shtëpisë së shenjtë të Perëndisë, për të 
ndjerë atje Shpirtin e Tij në një mjedis shenjtërie dhe paqeje.” Me të vërtetë, lutja e Jozef 
Smithit në përkushtimin e Tempullit të Kirtlandit ka marrë përgjigje: “Dhe që të gjithë njerëzit 
që do të hyjnë në pragun e shtëpisë së Zotit, të mund të ndiejnë fuqinë tënde dhe të ndihen të 
shtrënguar të pranojë se ... ajo është shtëpia jote, një vend i shenjtërisë sate.” 


Në varrimin e Patriarkut Jozef Smith, të Vjetrit, ndjenjat e tij rreth tempullit u përshkruan me 
këto fjalë: “Të banonte në shtëpinë e Zotit dhe të lutej në tempullin e tij, ishte gëzimi i tij i 
përditshëm, dhe aty ai gëzonte shumë bekime dhe kalonte orë të tëra në komunikim të ëmbël me 
Atin e tij qiellor. Ai ka shkelur korridoret e tij të shenjtë, i vetëm dhe larg njerëzimit, para se 
drita të shkiste lehtas në horizontin e lindjes: ai ka shprehur dëshirat e tij brenda mureve të 
tempullit, kur natyra binte në gjumë. Në dhomat e shenjta të tempullit vegimet e qiellit janë 
hapur në mendjen e tij, dhe shpirti i tij është ushqyer me pasuritë e përjetësisë.” 


Unë jam mirënjohës për tempujt tanë që mbajnë fjalët “Shtëpia e Zotit, Shenjtërim Zotit.” Kjo 
frazë që na kujton për vendet e shenjta, i ka rrënjët në kohën e Dhjatës së Vjetër. Zakaria na 
kujton se do të vijë dita kur “mbi zilkat e kuajve do të skalitet: “SHENJTËRIM ZOTIT”... Po, 
çdo tenxhere në Jeruzalem dhe në Judë do t'i shenjtërohet Zotit të ushtrive.” I admiroj dorezat e 
dyerve të Tempullit të Sollt Leik. Ato janë punuar me aq mjeshtëri artistike, secila duke pasur të 
skalitur një frazë që na shërben si kujtues “Shenjtërim Zotit.” 


Si një djalë i ri kur banoja në jug të Jutës mbi 65 vjet më parë, ndjeja një emocion të veçantë sa 
herë që fjalët “Shenjtërim Zotit” shfaqeshin në disa prej ndërtesave të qyteteve të vogla. Ato fjalë 


76 


të arta shpesh përbënin zbukurimin kryesor të ndërtesave më të rëndësishme, të tilla si dyqanet e 
kooperativës dhe magazinat e peshkopit. Kam në dorë disa çertifikata inventari të mapos ZCMI, 
një institucion tregtar i krijuar nga pionierët. Ato mbajnë firmat e Xhon Teilor, Brigam Jane, 
Uillford Udraf, Jozef F. Smith, Lorenco Snou, Hibër J. Grant, Xhorxh Albert Smith dhe David 
O. Mekei. Të shtypura në çdo njërën nga këto çertifikata inventari janë fjalët “Shenjtërim Zotit.” 
Pyes veten se ç'është bërë me këto moto shenjtërie7 A janë zhdukur ato bashkë me shumë 
kujtues të tjerë të besimit dhe devotshmërisë” 


Çdo ditë e jetës sonë do të bekohet së tepërmi sa herë frekuentojmë tempujt për të mësuar aty 
marrëdhënien e jashtëzakoshme shpirtërore që kemi me Hyjninë. Ne duhet të përpiqemi më fort 
për t'u gjendur në vende të shenjta. Besëlidhjet dhe ritet ceremoniale të tempullit janë mjetet për 
të na ndihmuar të arrijmë shenjtërinë e karakterit. Me dëshirën për të krijuar tek njerëzit tanë më 
tepër përkushtim ndaj punës së shenjtë të tempujve, ne duhet t'i nxisim ata të shikojnë më thellë 
për kuptimin e thellë Di që gjendet atje. Ashtu si na kujton edhe Pali: “Sepse shkronja 
vret, por Fryma jep jetë.” 


Në kohën tonë Presidenti Gordon B. Hinkli ka thënë: “Në qoftë se çdo burrë në këtë kishë, që 
është shuguruar në Priftërinë Melkizedeke do të ishte i denjë për të mbajtur një rekomandim 
tempulli dhe më pas të shkonte në shtëpinë e Zotit dhe të përtërinte besëlidhjet e tij me 
solemnitet para Perëndisë dhe dëshmitarëve, atëherë do të ishim njerëz më të mirë. Atëherë do të 
kishte më pak ose aspak mungesë besnikërie midis nesh. Divorci pothuajse do të zhdukej 
krejtësisht. Shumë nga dhimbjet dhe dëshpërimet do të shmangeshin. Do të kishte paqe, dashuri 
dhe lumturi në një masë më të madhe në shtëpitë tona. Do të kishte më pak bashkëshorte në lotë 
dhe më pak fëmijë që qajnë. Do të kishte në një masë më të madhe vlerësim dhe respekt reciprok 
midis nesh. Dhe unë jam i bindur se Zoti do të buzëqeshte me hir më të madh mbi ne. pe 


Shenjtorët duhet të kryejnë kërkimin e familjarëve të tyre dhe të shkojnë në tempull të nxitur nga 
Shpirti i Shenjtë. Ne duhet të shkojmë në tempull, midis shumë arsyeve të tjera, për të ruajtur 
shenjtërinë tonë personale dhe atë të familjeve tona. 


Përveç tempujve, sigurisht një tjetër vend i shenjtë në tokë duhet të jenë shtëpitë tona. Ndjenjat e 
shenjtërisë në shtëpinë time më përgatitën për ndjenjat e shenjtërisë në tempull. Para se të shkoja 
në misionin tim të parë në Brazil, nëna ime më qepi me dashuri një veshje tempulli për ta veshur 
kur të shkoja në tempull. Tashmë ajo veshje është e vjetër dhe e ngrënë, por është e PeGaNE, një 
simbol i shenjtë i dashurisë së nënës për atë që është e shenjtë. 


Falë bashkëshortes sime të dashur, Ruthit, mund të them se shtëpia jonë ka qenë një vend ku 
jemi përpjekur të nderojmë shpirtin e shenjtërisë ndaj Zotit. Jo gjithmonë ja dolëm mbanë. 
Sigurisht që jo. Por u përpoqëm. Kur isha ende një baba i ri dhe ndihesha i dërrmuar nga 
përgjegjësia për t'u kujdesur për anën materiale të familjes, për thirrjet e Kishës dhe shumë 
detyra të tjera qytetare, Ruthi më tërhiqte me dashuri e ëmbëlsi për të përmbushur përgjegjësitë e 
mia prindërore në shtëpinë tonë. 


Për shembull, ajo gjithmonë më kujtonte se kur ishte ora për mbrëmjen familjare dhe më 


sugjeronte me dashuri se çfarë do të ishte e përshtatshme të studionim në mbrëmjet tona 
familjare. Ajo gjithashtu më ndihmonte të kujtohesha për ngjarje të rëndësishme familjare si për 


TI 


shembull ditëlindjet dhe aktivitetet e fëmijëve ku ata kishin nevojë për kohën dhe mbështetjen 
time. Ajo ende vazhdon ta bëjë këtë shërbim të rëndësishëm dhe të vlefshëm. Në qoftë se ne me 
të vërtetë duam që shtëpitë tona të jenë vende shenjtërie, duhet të përpiqemi më fort për të bërë 
ato gjëra që na sjellin Shpirtin e Zotit. 


Ndërtesat e Kishës i janë përkushtuar Zotit si vende të shenjta. Ne na është thënë se duhet të 
shkojmë në shtëpinë e lutjes dhe të ofrojmë sakramentet tona në ditën e Tij të shenjtë.'' Marrja e 
sakramentit është një privilegj solemn dhe i shenjtë. Brenda këtyre ndërtesave ne udhëzohemi 
mbi parimet e ungjillit, fëmijët bekohen, anëtarët konfirmohen dhe u jepet dhurata e Frymës së 
Shenjtë, aty ndahen dëshmitë e vërtetësisë së ungjillit. Një porsa e kthyer në besim nga Teksasi 
tha se kur hyri në derën e kishës, ndjeu një ndjenjë shenjtërie që nuk e kishte provuar kurrë më 
parë në jetën e saj. 


Ne duhet të përpiqemi më fort për të qenë një popull i shenjtë. Ne jetojmë në plotësinë e 
kohërave. Kaq shumë gjëra janë rivendosur nëpërmjet Profetit Jozef Smith. Kjo na vendos në një 
marrëdhënie të veçantë me Zotin. Ne jemi përfituesit, ruajtësit dhe kujdestarët e këtyre 
përgjegjësive nën delegimin, autoritetin dhe drejtimin e Presidentit Hinkli, i cili mban të gjitha 
çelësat. Si fëmijë të Zotit ne duhet të përpiqemi çdo ditë të ngrihemi në një nivel më të lartë të 
drejtësisë personale në të gjitha veprimet tona. Ne duhet të ruhemi vazhdimisht nga të gjitha 
ndikimet e Satanit. 


Ashtu siç na ka mësuar Presidenti Brigam Jang: “Çdo çast i jetës Jtonë) duhet të jetë shenjtërim 
Zotit,... kjo është e vetmja rrugë nëpërmjet të cilës mund ta ruajj më) Shpirtin e të Plotfuqishmit 
brenda Jnesh).” Zoti na bekoftë të gjithëve në përgjegjësinë tonë të veçantë për të gjetur 
shenjtërim ndaj Zotit duke qëndruar në vende të shenjta. Aty do të gjejmë mbrojtjen shpirtërore 
që na duhet për vete dhe familjet tona. Aty gjendet burimi i ndihmës për ta çuar përpara fjalën e 
Zotit në kohën tonë. Qëndrimi në vende të shenjta do të na ndihmojë të ngrihemi mbi të gjitha 
ndikimet e liga të kohës sonë dhe t'i afrohemi më pranë Shpëtimtarit. Unë dëshmoj, se nëse e 
bëjmë këtë, Zoti do të na bekojë përgjithmonë dhe ne do të bëhemi të fuqishëm “në besim dhe në 


punë,”'” në emrin e Jezu Krishtit, amen. 


SHËNIME 


1. Shih Jeff Davidson, ” 'Overvorked Americans' ose Overvhelmed Americans”'” Business 
Horizons, janar--shkurt 1994, 62--66. 

2. DeB 101:22. 

3. 1 Timoteut 4:14. 

4. Deseret Nevss, 2 prill 1862, 313. 

5. “Of Missions, Temples, and Stevvardship,” Ensign, nëntor 1995, 53. 
6. DeB 109:13. 

7. History of the Church, 4:194. 

8. Zakaria 14:20-21. 

9. 2 Korintasve 3:6. 

10. Ensign, nëtor 1995, 53. 

11. Shih DeB 59:9. 

12. Helamani 10:5. 


78 


Një më Tepër 
Plaku M. Rasëll Ballard 
i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve 


Para disa javësh motra Ballard dhe unë patëm kënaqësinë t'u flisnim misionarëve në 
Qendrën e Trajnimit të Misionarëve në Provo. Ishim të gëzuar të shikonim fytyrat e tyre plot 
dritë dhe entuziaste dhe të ndjenim praninë e Shpirtit të Zotit. Këta misionarë të mirë janë në 
rrugë të mbarë për t'ia çuar botës mesazhin e Rivendosjes së Ungjillit të Jezu Krishtit. Ne 
falënderojmë prindërit, peshkopët, presidentët e kunjit dhe veçanërisht të rinjtë tanë që i janë 
përgjigjur thirrjes së Profetit për të pasur një përgatitje më të plotë shpirtërore për t'i shërbyer 
Zotit. 


Kur “ngritëm standardin” për shërbimin misionar, Presidenti Gordon B. Hinkli tha: “Kjo 
punë është një punë rigoroze. Kërkon forcë dhe vitalitet. Kërkon mprehtësi mendore dhe aftësi. 
Kërkon besim, dëshirë dhe përkushtim. Kërkon duar të pastra dhe një zemër të kulluar” 
(Vorldyvide Leadership Training, 1-11-03). 


Ai vazhdoi të thotë se “ka ardhur koha të ngremë standardet për ata që thirren si 
ambasadorë të Zotit Jezu Krisht...” (VVorldyvide Leadership Training, 1-11-03). “Ne nuk mund 
t'i lejojmë ata që nuk kanë plotësuar kërkesat për sa i përket denjësisë të shkojnë në botë për të 
shpallur lajmin e mirë të Ungjillit.” 


Sot, ne bëjmë thirrje për më tepër misionarë të kualifikuar, të rinj që janë përgatitur të 
shërbejnë duke pranuar sfidën e Profetit tonë “për të praktikuar vetë-disiplinë, për të jetuar 
përmbi standardet e ulta të botës, për të shmangur shkeljen dhe për të ndjekur një udhë më të 
lartë në të gjitha aktivitetet e tyre” (Vorldyvide Leadership Training Broadcast, 1-11-03). 


Puna e Zotit në 339 misionet tona po rritet, prandaj ne duhet të rrisim përpjekjet tona për 
t'u kujdesur që çdo i ri 12-vjeçar të jetë shuguruar denjësisht një dhjak, çdo 14 vjeçar një 
mësues, çdo 16-vjeçar një prift dhe që çdo 18-19 vjeçar të marrë denjësisht Priftërinë 
Melkizedeke. Këtë mund ta bëjmë duke mbushur zemrat e të rinjve tanë me dashurinë për Zotin, 
me kuptimin dhe vlerësimin e Shlyerjes së Tij dhe me një vizion të qartë për mrekullinë e 
Rivendosjes. 


Kur të rinjtë tanë kuptojnë rëndësinë e Rivendosjes së ungjillit dhe e dinë për veten e tyre 
se Perëndia është Ati ynë Qiellor dhe se Ai i do të gjithë fëmijët e Tij, se Jezusi është Krishti dhe 
se së bashku Ata e vizituan pesonalisht Jozef Smithin për të hapur këtë kohë të periudhës së 
fundit ungjillore, atëherë ata do të kenë dëshirë të ndihmojnë për t'ia çuar këtë mesazh botës. Kur 
të rinjtë tanë e shikojnë Librin e Mormonit si një provë të prekshme se mesazhi i Rivendosjes 
është i vërtetë, ata do të mbushen me dëshirën për të bërë pjesën e tyre për t'ua mësuar këto të 
vërteta fëmijëve të Atit tonë Qiellor. 


Ne mësuam nga misionarët në Qendrën e Trajnimit të Misionarëve se çfarë do t'i kish 
ndihmuar më shumë ata për t'u përgatitur për misionet e tyre. Mbi çdo gjë tjetër ata do të donin: 


79 


. Të kishin mësuar më mirë doktrinën nëpërmjet studimit të vëmendshëm të 
shkrimeve të shenjta 

Të kishin mësuar si të studionin dhe të luteshin sinqerisht 

Të kishin qenë më të disiplinuar dhe të kishin punuar më shumë 

Të kishin kuptuar më mirë atë që pritej prej tyre 

Të kishin pasur më tepër mundësi mësimdhënjeje dhe 

Të kishin pasur më tepër intervista të hollësishme nga peshkopët dhe prindërit 


Vëllezër dhe motra, së bashku ne mund t'ia mësojmë të gjithë të rinjve të Kishës, 
ungjillin e Jezu Krishtit me gjithë thjeshtësinë dhe fuqinë e tij. Duke punuar me prindërit ne 
mund t'i ndihmojmë ata të përgatiten për një mision dhe për një jetë kushuar shërbimit. Le të 
vazhdojmë punën për të kërkuar secilin nga të rinjtë tanë të çmuar, pavarësisht nga niveli i 
aktivitetit të tyre, duke ndezur dritën e Krishtit që është brenda tyre. Presidenti Boid K. Paker 
tha: “Drita e Krishtit është po aq e gjithësishme sa dhe vetë drita e diellit. Kudo ku ekziston jeta 
njerëzore, është edhe Shpirti i Krishtit. Çdo shpirt i gjallë e ka atë.... Ajo është frymëzuesi i çdo 
gjëje që do të bekojë dhe do të jetë në dobi të njerëzimit. Ajo ushqen vetë mirësinë.” (“The Light 
of Christ,” Nevv Mission Presidents' Seminar, qershor 22, 2004). 


Kështu pra e dimë se të gjithë kanë brenda tyre dritën e Krishtit. Përgjegjësia jonë si 
prindër, mësues dhe udhëheqës është ta ndezim atë dritë tek të rinjtë tanë deri sa zjarri i dëshmisë 
të digjet thellë në zemrat dhe shpirtrat e tyre dhe më pas ta nxisim secilin prej tyre ta marrë këtë 
flakë dhe ta përdorë atë për të ndihmuar të ndezë dritën e Krishtit tek të tjerët. 


Sigurisht, kundërshtari e di këtë dhe po punon me orë të zgjatura për të ndikuar që disa 
prej të rinjve tanë të shpërfillin mësimet e Kishës. Ja përse prindërit, udhëheqësit dhe mësuesit 
duhet të këshillohen së bashku dhe të njohin çdo të ri e të re——secilin prej tyre. Qofshin ata aktivë 
ose jo, ne duhet t'i njohim ata. 


Është e vërtetë, standardi është ngritur për misionarët tanë. Kjo do të thotë se standardi 
është ngritur gjithashtu edhe për prindërit dhe udhëheqësit. Ne duhet të rrisim besimin dhe të 
shtrijmë më tej përpjekjet tona për t'i dhënë çdo të riu mundësi për të shërbyer. 


Presidenti Hinkli gjithashtu shprehu këtë shqetësim: “Na duhen më shumë misionarë. 
Mesazhi për të ngritur standardin e kërkesave për misionarët nuk ishte një sinjal për të dërguar 
më pak misionarë, por përkundrazi ai qe një thirrje për prindërit dhe udhëheqësit që të punojnë 
me të rinjtë shumë kohë më parë në mënyrë që t'i përgatisin më mirë për shërbimin misionar dhe 
të bëjnë të mundur që ata të qëndrojnë të denjë për një shërbim të tillë. Të gjithë të rinjtë që janë 
të denjë dhe fizikisht e emocionalisht të aftë, duhet të përgatiten të shërbejnë në këtë punë nga 
më të rëndësishmet” (Vorldyvide Leadership Training Broadcast, 19 qershor, 2004). 


Po kështu, duke iu referuar të rejave, Presidenti Hinkli tha: “Tani, ka pasur një lloj 
keqkuptimi në këshillën e dhënë më parë në lidhje me motrat e pamartuara që shërbejnë si 
misionare. Ne kemi nevojë për disa vajza të reja. Ato bëjnë një punë të mrekullueshme. Ato 
mund të hyjnë në ato shtëpi ku elder-at nuk mund të hyjnë. Por duhet mbajtur mend se motrat e 
reja nuk janë të detyruara të shkojnë në misione. Ato nuk duhet ta ndjejnë se kanë një detyrë të 


80 


krahasueshme me atë të djemve, por disa prej tyre do të kenë dëshirë të shkojnë në mision” 
(Vorldyvide Leadership Training Broadcast, 19 qershor, 2004). 


Vëllezër e motra, ka një punë jashtëzakonisht të madhe që duhet bërë. Shpirti i Zotit po 
qëndron mbi shumë nga kombet e botës. Dyert që më parë kanë qenë të mbyllura tashmë po na 
çelen. Na duhen më tepër misionarë punëtorë dhe me dëshmi të pasura, në mënyrë që të mund të 
arrijmë tek më shumë nga fëmijët e Atit Qiellor, të cilët tani janë në ato vende ku ne mund t'i 
gjejmë. Këta janë vëllezërit dhe motrat tona dhe ne kemi përgjegjësinë për t'u mësuar atyre 
mesazhin e Rivendosjes. 


Ne dimë se gjëra të mrekullueshme ndodhin në jetën e atyre që shërbejnë me besnikëri 
misione me kohë të plotë. Shërbimi misionar nuk është i lehtë, por është pafundësisht i vlefshëm. 
Ata që shërbejnë dhe kthehen me nder kanë krijuar një model jetese dhe shërbimi që do të bekojë 
vetë jetën e tyre dhe jetën e brezave që do të pasojnë. Ata kthehen të përgatitur më mirë për të 
qenë udhëheqës dhe mësues të fortë në organizatat e Kishës. Ata kthehen të përgatitur më mirë 
për të qenë baballarë dhe nëna të drejta, të aftë për t'i mësuar ungjillin fëmijëve të tyre. Shërbimi 
misionar me kohë të plotë është një bekim për ata njerëz që misionarët gjejnë dhe mësojnë si 
edhe për vetë misionarët. 


Tani kemi një kërkesë të veçantë për ju peshkopë dhe presidentë degësh. E dimë se ju 
tashmë i njihni ata që kanë arritur standardin dhe po përgatiten për të pranuar thirrjen e misionit 
gjatë këtij viti Ajo çka po u kërkojmë udhëheqësve në çdo njësi, është të këshillohen së bashku 
me prindërit dhe të luten për të gjetur të paktën NJË TË RI MË TEPËR, përveç atyre që tashmë 
janë zotuar, që mund të thirret për të shërbyer. Në qoftë se 26,000 lagjet dhe degët në Kishë do të 
dërgojnë të gjithë ata që tashmë po planifikojnë të dërgojnë në fushën e misionit——plus edhe NJË 
MË TEPËR---radhët e misionarëve me kohë të plotë do të rriten edhe më shumë: dhe ne do t'i 
jemi afruar edhe më tepër mandatit tonë hyjnor për t'ia çuar Ungjillin çdo kombi, fisi, gjuhe e 
populli. Sigurisht, këta misionarë duhet të jenë të denjë, besnikë, të shëndetshëm dhe plotësisht të 
zotuar. Ndoshta ky NJË I RI MË TEPËR mund të mos jetë gati tani. Prandaj, u kërkojmë 
prindërve dhe anëtarëve të këshillit të kunjit dhe lagjes të mbështeten mbi fuqinë dalluese të 
Shpirtit të Shenjtë, për të ditur se kë mund të ndihmojnë të jetë gati për një thirrje këtë vit. 


Ndërsa përpiqeni për t'i ndihmuar ata, ju lutem mbani mend përvojën e një mikut tim. Ai 
kurrë nuk kishte pasur një kalë në jetën e tij deri sa u martua me një grua të mrekullueshme që i 
donte kuajt. Duke dashur t'i bënte përshtypje të shoqes, një pasdite tha se do të shkonte në një 
livadh për të mësuar një mëz si ta ndiqte. Ai peshonte më shumë se mëzi. Dinte më shumë se 
mëzi. Ai mendoi se e vetmja gjë që duhej të bënte ishte të tërhiqte litarin dhe herët a vonë mëzi 
do ta ndiqte. Ai ishte i bindur se procesi do të ishte i shkurtër dhe i lehtë. 


Ai e hodhi litari në kapistër, doli para mëzit dhe filloi ta tërhiqte. Mëzi nuk lëvizi. Miku 
im e tërhoqi më fort, por mëzi i nguli këmbët në tokë edhe më fort. Kështu ai e tërhoqi akoma më 
tepër dhe mëzi u rrëzua. Procesi u përsërit disa herë deri sa miku im arriti në përfundimin: brenda 
vetëm katër ose pesë minutash ai arriti t'i mësonte me sukses një mëz si të rrëzohej. E vetmja gjë 
që i duhej të bënte ishte të dilte para mëzit, të tërhiqte litarin dhe ai do të rrëzohej. 


81 


Gruaja e tij, duke e parë këtë proces, më në fund sugjeroi se në vend që të dilte para mëzit 
dhe ta tërhiqte, ai mund të provonte ta lidhte litarin rreth mëzit dhe thjesht të ecte përkrah tij. Për 
zhgënjimin e mikut tim, kjo funksionoi. 


Duket se brenda secilit prej nesh ka diçka që e kundërshton atë që na thonë të bëjmë, ose 
atë që na shtyn ose na detyron të bëjmë diçka. Por në qoftë se dikush i hedh krahun një të riu dhe 
ecën përkrah tij, atëherë ai ka shumë mundësi ta ndjekë me dëshirën për të shërbyer. Ju lutem 
mbajeni mend këtë ndërsa forconi dëshminë e atij NJË TË RIU MË TEPËR që mund të shërbejë. 


A mund t'ju jap tre sugjerime që mund t'i merrni në konsideratë për të ndihmuar në 
krijimin e një tradite të pasur shërbimi misionar në familjet, kunjat, lagjet dhe degët tuaja” 


Së pari, bëni të mundur që të gjithë të rinjtë tanë ta kuptojnë se kush janë. Që nga ditët e 
para të Fillores, fëmijët tanë këndojnë “Fëmi i Per'ndis” Jam.” Ndihmojini ata të dinë se ç'do të 
thotë me të vërtetë të jesh një fëmijë i Perëndisë. Kujtojini se ata janë këtu në këtë kohë të 
veçantë të historisë së botës, duke e pasur plotësinë e Ungjillit në pëllëmbë të dorës, sepse ata 
bënë zgjedhje të guximshme në ekzistencën para lindjes. Të rinjtë tanë duhet të qëndrojnë të 
palëkundur për drejtësinë dhe të vërtetën. Ata kanë nevojë për vizionin e bekimeve që mund të 
gëzojnë ndërsa tregojnë dashurinë e tyre për Atin Qiellor dhe për Zotin Jezu Krisht nëpërmjet 
gatishmërisë për të shërbyer. 


Së dyti, mësojuni doktrinën. Megjithëse aktivitetet dhe veprimaritë shoqërore kanë 
vendin e tyre të përshtatshëm në programin e përgjithshëm të të rinjve, është doktrina ajo që 
kthen në besim dhe të bën të zotohesh. Të rinjtë tanë kanë të drejtën të presin që prindërit e tyre 
dhe udhëheqësit e mësuesit e Kishës të kujdesen që ata ta njohin dhe ta kuptojnë ungjillin e Jezu 
Krishtit. Fryma e Shenjtë do të konfirmojë të vërtetën në zemrat e tyre dhe do t'u ndezë në shpirt 
dritën e Krishtit. Dhe atëherë do të keni edhe NJË MË TEPËR misionar plotësisht të përgatitur. 
Dje, Plaku Skot sugjeroi se Predikoni Ungjillin Tim, udhëzuesi i ri që misionarët tanë po 
përdorin tani për të mësuar ungjillin, mund të jetë një burim i mirë për t'ju ndihmuar. 


Së fundi, ne e kuptojmë se mund të mos jetë e përshtatshme që disa nga të rinjtë e të rejat 
tona të përballen me rigorozitetin dhe sfidat e misionit me kohë të plotë. Në qoftë se udhëheqësit 
e priftërisë përjashtojnë ndonjërin nga ju nga shërbimi misionar me kohë të plotë, ju kërkojmë ju 
dhe familjeve tuaja që ta pranoni këtë vendim dhe të vazhdoni përpara. Ju mund të përgatiteni të 
merrni pjesë në ordinancat shpëtuese të tempullit dhe të gjeni mënyra të tjera për të shërbyer. 
Dhe ne u kërkojmë të gjithë anëtarëve tanë të përkrahin dhe të tregojnë dashuri të madhe e 
mirëkuptim për t'i ndihmuar të gjithë të rinjtë tanë besnikë në thirrjet e tyre të ndryshme në 
Kishë. 


Vëllezër e motra, unë shtoj dëshminë time për misionin hyjnor të Zotit Jezu Krisht dhe lutem që 
Ai të na bekojë të gjithëve në përpjekjet tona për të frymëzuar dhe motivuar më shumë prej të 
rinjve tanë dhe çifteve për të shërbyer misione me kohë të plotë. Në emër të Jezu Krishtit, amen. 


82 


Besimi Është Përgjigjja 
Plaku David E. Sorensen 
i Presidencisë së të Shtatëdhjetëshes 


Në fillimin e viteve 50-të Shtetet e Bashkuara ishin në luftë në gadishullin Korean. Për 
shkak të rregullit të thirrjes në luftë të qeverisë në atë kohë, djemtë e rinj nuk lejoheshin të 
shërbenin misione, por në vend të kësaj u kërkohej të shkonin ushtarë. Duke e ditur këtë, unë u 
regjistrova në Trupën e Trajnimit të Oficerëve në Rezervë të Ushtrisë kur shkova në kolegj. 
Qëllimi im ishte të bëhesha një oficer si vëllai im më i madh. Megjithatë, gjatë një vizite në 
shtëpi për festën e Krishtlindjes, peshkopi i lagjes sime, Vern Frimen, më ftoi mua në zyrën e tij. 
Ai më shpjegoi mua se një udhëheqës i ri i Kishës me emër Vëllai Gordon B. Hinkli kishte 
negociuar një marrëveshje me qeverinë amerikane e cila lejonte çdo lagje të Kishës në Sh.B.A të 
thërriste një djalë të ri të shërbente një mision. Ky djalë i ri do të merrte automatikisht një shtyrje 
zyrtare nga ushtria gjatë misionit të tij. 


Peshkopi Frimen tha që ai kishte qenë duke u lutur rreth kësaj dhe ndjeu që ai duhet të më 
rekomandonte mua që të shërbeja si një misionar me kohë të plotë për të përfaqësuar lagjen tonë. 
Unë i shpjegova atij që unë tashmë kisha bërë plane të tjera-— unë isha regjistruar në Trupën e 
Trajnimit të Oficerëve në Rezervë të Ushtrisë (TTOR) dhe prisja të bëhesha një oficeri Peshkopi 
im me mirësjellje më kujtoi mua se ai ishte frymëzuar të më rekomandonte mua për të shërbyer 
një mision në këtë kohë të caktuar. Ai tha: “Shko në shtëpi dhe fol me prindërit e tu dhe eja 
përsëri këtë mbrëmje me përgjigjen tënde.” 


Unë shkova në shtëpi dhe i thashë babait dhe nënës sime çfarë kishte ndodhur. Ata thanë 
që peshkopi ishte i frymëzuar dhe që unë duhet ta pranoja me gëzim ftesën e Zotit për të 
shërbyer. Mamaja ime mund të shikonte sa i zhgënjyer isha nga rreziku që nuk do të bëhesha një 
oficer ushtrie menjëherë. Ajo citoi: “Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në 
gjykimin tënd: pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.” 


Atë natë unë u ktheva në zyrën e peshkopit dhe e pranova ftesën e tij. Ai më tha mua të 
shkoja tek Zyra Ushtarake dhe t'i lajmëroja ata për vendimin tim. 


Kur e bëra këtë, për çudinë time, zonja e cila ishte kryetare e Zyrës Ushtarake më tha: 
“Në qoftë se pranon thirrjen e misionit, ti do të marrësh thirrjen për ushtar përpara se të rihysh në 
TTOR-në e ushtrisë. Ti do të shërbesh si një ushtar i thjeshtë dhe jo si një oficer.” 


Pavarësisht nga ky ndryshim i papritur, misioni im ishte i mrekullueshëm. Ai ndryshoi 
drejtimin e jetës sime ashtu siç bën për ata që shërbejnë. Por, tamam siç më thanë, qeveria dërgoi 
thirrjen për ushtar duke më thirruar mua në ushtrinë amerikane rreth një muaj para lirimit tim nga 
misioni. 

Pas trajnimit për ushtarët e rinj dhe shkollës së policisë ushtarake, e gjeta veten të caktuar 


në një bazë ushtarake duke punuar si polic ushtarak. Një herë m'u dha një detyrë për të shoqëruar 
gjatë gjithë natës një grup të burgosurish nga një kamp tek tjetri. 


83 


Gjatë natës grupi ndaloi në gjysmë të rrugës për të pushuar. Oficeri drejtues na udhëzoi të 
shkonim në restorant dhe të pinim kafe në mënyrë që të rrinim zgjuar pjesën tjetër të natës. 
Menjëherë ai vuri re që unë nuk pranova. Ai tha: “Sorensen, ti duhet të pish kafe për të qëndruar 
zgjuar gjatë këtij udhëtimi. Nuk dua që ndonjë i burgosur të na ikë ose të shkaktojë probleme për 
sa kohë unë jam i ngarkuar me këtë punë.” Unë i thashë: “Zotëri, unë me respekt nuk pranoj. 
Unë jam një mormon dhe unë nuk pi kafe.” Atij nuk i pëlqeu përgjigjja ime dhe filloi të më 
këshillonte mua të pija kafe. Përsëri, unë me respekt nuk pranova. Unë zura vendin tim në fund 
të autobuzit, me armën time në dorë, duke u lutur në zemrën time që unë të qëndroja zgjuar dhe 
të mos më duhej ta përdorja kurrë (armën). Udhëtimi mbaroi pa incidente. 


Disa ditë më vonë i njëjti oficer drejtues më ftoi në zyrën e tij për një intervistë personale. 
Ai më tha mua që megjithëse ai ishte shqetësuar që unë nuk do të mund të qëndroja zgjuar gjatë 
udhëtimit natën, ai e vlerësonte që unë kisha vepruar sipas bindjeve të mia. Pastaj, për çudinë 
time të madhe, ai më tha që ndihmësi i tij po transferohej dhe ai po më rekomandonte mua të isha 
ndihmësi i tij i ril 


Gjatë shumicës së dy viteve që pasuan unë pata shumë mundësi për detyra udhëheqjeje 
dhe drejtimi. Si erdhën gjërat, përvojat pozitive gjatë shërbimit tim ushtarak ishin më të shumta 
se sa unë do të kisha ëndërruar se do të ishte e mundur. 


Nga kjo histori e thjeshtë-—dhe shumë të tjera si kjo gjatë jetës sime-—unë kam mësuar që 
besimi është përgjigjja ndaj shqetësimeve, merakut dhe vuajtjeve tona. Besimi në Zotin Jezu 
Krisht është me të vërtetë fuqia që mund të ndryshojë jetët tona dhe të na drejtojë ne në shpëtim. 


Si mund ta ndërtojmë këtë besim” Nëpërmjet veprimeve tona. Ne duhet të “shkojjmë) 
dhe të bëjjmë) gjërat që Zoti ka urdhëruar,” ashtu si Nefi këshilloi. Ne duhet të “ kemi besim tek 
Zoti me gjithë zemër” ashtu siç mamaja ime me aq dashuri më mësoi mua. Me mirënjohje mund 
të themi që, shumë herë kur ne ushtrojmë besim për të bërë vullnetin e Zotit, ne bekohemi shumë 
për bindjen tonë. 


Megjithatë, disa herë, edhe kur bëjmë ç'është e mundur për t'i shërbyer Zotit, ne përsëri 
vuajmë. Ju mund të njihni dikë që përballet me këto kushte kaq të vështira: mendoni për prindin 
fëmija e të cilit sëmuret, për të cilin të gjithë luten dhe agjërojnë me gjithë zemër dhe shpirt, por 
në fund ai vdes. Ose për misionarin i cili sakrifikon për të shkuar në mision, pastaj i zhvillohet 
një sëmundje e tmerrshme që e lë atë me paaftësi serioze dhe me dhimbje kronike. Ose për gruan 
që e jeton jetën e saj me aq besnikëri dhe bindje që mundet por asnjëherë nuk ka mundësi të ketë 
fëmijë për të cilët shpreson. Ose për bashkëshorten që bën ç'është e mundur për të bërë një shtëpi 
të mirë për familjen e saj dhe për të rritur fëmijët e saj, por burri i të cilës e lë atë. Shkrimet e 
shenjta kanë shumë shembuj të njerëzve të cilët u shpëtuan pasi treguan besim të madh si 
Shadraku, Meshaku dhe Abed-nego në furrën e zjarrit përvëlues. Por shkrimet e shenjta kanë 
gjithashtu shumë shembuj njerëzish të devotshëm të cilët nuk patën ndërhyrje hyjnore në një 
moment të vështirë. Abinadi u dogj në turrën e druve, Gjon Pagëzorit iu pre koka, ndjekësit e 
Almës dhe Amulekut u hodhën në flakët e zjarrit. Të bësh mirë nuk do të thotë që çdo gjë do të 
shkojë gjithmonë mirë. Çelësi është të mbash mend se besimi është akoma përgjigjja-—edhe kur 
gjërat nuk shkojnë mirë: ndoshta, veçanërisht kur gjërat nuk shkojnë mirë. 


84 


Mbani mend se Zoti ka premtuar se Ai do të na ndihmojë ne ndërsa përballemi me 
vështirësi. Ai ka dhembshuri të veçantë për ata që vuajnë. Ishte ai i cili tha, “Lum ata që vajtojnë, 
sepse ata do të ngushëllohen.”” 


Si pjesë e Shlyerjes, Shpëtimtari ynë vuajti të gjitha gjërat. Ai i njeh dhimbjet fizike dhe 
emocionale: Ai e njeh pikëllimin e humbjes dhe tradhëtisë. Por Ai na tregoi ne se në fund të 
fundit, dashuria, durimi, përulësia dhe bindja janë rruga për paqe dhe lumturi të vërtetë. Jezusi 
tha: “Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time” Por pastaj, duke na paralajmëruar për të kërkuar 
më shumë se sa rehati tokësore, Jezusi shtoi: “unë po jua jap, po jo sie jep bota”. Bota e sheh 
paqen si mungesa e konfliktit ose dhimbjes, por Jezusi na ofron ne ngushëllim pavarësisht nga 
vuajtja jonë. Jeta e Tij nuk ishte pa konflikt ose vuajtje, por ishte pa frikë dhe plot kuptim. 
Apostulli Pjetër shkroi: “po të bëni të mirë dhe të duroni vuajtje, kjo është hir para Perëndisë. 
Sepse për këtë ju u thirrët, sepse edhe Krishti e vuajti për ne, duke ju lënë një shembull, që të 
ecni pas gjurmës së tij. ... Kur e fyenin, nuk e kthente fyerjen, kur vuante, nuk kërcënonte, po 
dorëzohej tek ai që gjykon drejtësisht.” 


Ne të cilët e kemi pranuar Jezu Krishtin si Shpëtimtarin tonë duhet të mbështetemi 
tërësisht në meritat e Krishtit. Ai do të na shpëtojë ne pas gjithçkaje që ne mund të bëjmë. Kur ne 
e ushtrojmë besimin tonë me kurajo dhe kur ne shkojmë përpara duke u mbështetur në meritat e 
Krishtit, Ai do të na bekojë dhe udhëheqë në të gjitha përpjekjet tona. Ai do të na forcojë ne dhe 
do të na sjellë paqe gjatë provave tona. “Sepse ecim nëpërmjet besimit dhe jo nëpërmjet 
vizionit.” Unë lutem që secili nga ne të mësojë më mirë t'i zërë besë Zotit dhe të rrisë besimin 
tek Ai. a 


Tashti, vëllezër dhe motra, në mbyllje do të dëshiroja të përmendja një temë tjetër. Gjatë 
viteve të kaluara unë kam qënë i bekuar të kem mundësinë të vërej Presidentin Hinckley nga afër 
dhe do të doja t'ju kujtoja që Presidenti Hinckley nuk është vetëm një profet i gjallë, por 
gjithashtu një shikues i gjallë. Ai shikon gjëra që të tjerët nuk i shikojnë. Ai ka dhuratën e 
dallimit: ai është një optimist dhe një realist. Unë do të dëshiroja t'i shprehja mirënjohjen time 
Zotit që e ka ruajtur jetën e Presidentit Hinkli dhe e ka lejuar atë dhe këshilltarët e tij fisnikë të 
drejtojnë Kishën në këto dhjetë vite të fundit. Nëpërmjet udhëheqjes hyjnore të Presidentit 
Hinkli, Kisha ka marrë shumë bekime me ndikim të gjerë, shumë nga të cilat nuk vihen re. Unë 
ju nxis shumë secilin nga ju t'i ndiqni akoma me më përpikmëri këshillat dhe udhëzimet e tij, 
sepse me të vërtetë një shikues i ka ngritur Zoti popullit të tij. 


Për këtë unë dëshmoj, në emrin e Jezu Krishtit, amen. 
SHËNIME 


1. Fjalët e Urta 3:5-6. 
2. Mateu 5:4. 

3. Gjoni 14:27. 

4. 1 Pjetri 2:20—23. 
5. 2 Korintasve 5:7. 
6. Shih Moisiu 6:36. 


85 


“Ç'Mirësi më të Madhe Mund të Njohim: Miq si Krishti” 
Motra Kethlin H. Hjus 

Këshilltare e Parë në 

Presidencinë e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës 


Disa javë më parë, bashkëshorti im dhe unë morëm pjesë në një sesion tempulli. Kur 
hymë, u përshëndetëm nga një punonjëse tempulli, një mike e dashur nga lagjja jonë. Ajo 
përshëndetje nisi një përvojë të jashtëzakonshme për ne. Na takuan dhe na shërbyen më shumë se 
çdo herë tjetër me sa më kujtohet, shumë njerëz që i njihnim: miq nga lagjet tona të mëparshme, 
miq nga komuniteti, burra dhe gra me të cilët kishim shërbyer në thirrje të ndryshme. Njeriu i 
fundit që takuam ishte një e re që nuk e njoha. Ajo ishte e bukur dhe kur filloi të fliste, m'u 
kujtua menjëherë: Robin, njëra nga të rejat e klasës sime të Dafinave nga koha kur shërbeva për 
herë të parë si Presidente e të Rejave. Ndërsa bisedonim dhe ndanim kujtimet dhe përvojat e 
jetës, ajo më tha sesa e rëndësishme kishte qenë për të ajo kohë. Po kështu u ndjeva edhe unë. 


U largova nga tempulli duke ndjerë kaq shumë mirësi, e vetëdijshme sesa të rëndësishëm 
kanë qenë miqtë për mua gjatë jetës sime. Zoti ka prekur shpirtin tim herë pas here dhe në 
shumicën e rasteve, prekja e Tij më ka ardhur nëpërmjet dorës së një mikeje. 


Si sot tridhjetëetetë vjet më parë, Din dhe unë, atëherë të sapomartuar, udhëtuam për në 
Nju Meksiko për të takuar prindërit e mi. Kur ishim atje, babai im na çoi në një udhëtim një-ditor 
nëpër malet e pjesës veriore të shtetit. Pasdite, vumë re një makinë që kishte ndaluar anës rrugës 
për shkak të një gome të çarë. Shoferi i tha babait tim se rrota e tij rezervë ishte gjithashtu e 
shfryrë dhe se ai duhej të shkonte në qytezën më të afërt për të rregulluar rrotën. Babai im, duke 
parë babain e familjes në makinë, i tha: “Ju kurrë nuk do të jeni në gjendje të shkoni dhe të vini 
nga qyteti para se të bjerë nata. Por dëgjo, keni të njëjtën masë rrote si e imja. Merr rrotën time 
rezervë dhe herën tjetër kur të vish në Albakurki, ma kthe.” I huaji, i habitur nga oferta, tha: “Por 


do të ma kthesh rrotën e makinës.” 


Disa javë më vonë e pyeta babain për rrotën rezervë. Ai më tha se ia kishin kthyer. Babai 
im, tani që është në vitin e tij të 90-të, vazhdon të jetojë në të njëjtën mënyrë. Shumica e njerëzve 
të moshës së tij marrin “Ushqim në Karrocë me Rrota,” por babai im i ndan ushqim të 
“moshuarve.” Ai shpesh është pranë shtratit të miqve të sëmurë apo gati për të vdekur. Ai del me 
sharrën e tij për të ndihmuar Rotary Club në përpjekjen e tyre të përvitshme të pastrimit. Ndërsa 
mendoj për jetën dhe veprat e babait, më kujtohet thënia e Presidentit Paker: Ai është “aktiv në 
Ungjill.” Jeta e tij, ashtu si sugjeron himni, e prek jetën për të mirë dhe në këtë prekje, të gjithë 
përmirësohemi. Babai im e kupton miqësinë. 


Si Presidenci e Shoqatës së Ndihmës, ne ndonjëherë dëgjojmë gra që thonë se nuk e 
ndjejnë dashurinë e Zotit. Por ndoshta ato do ta ndjenin më shumë dashurinë e Tij nëse do të 
shikonin ndikimin e Tij në veprimet e atyre që kujdesen për to. Mund të jetë një anëtare në lagjen 
ose degën e tyre, një fqinj ose madje një i huaj, që i bekon dhe shfaq dashurinë e Krishtit. Plaku 
Henri B. Ajring na udhëzoi: “Ju jeni thirrur të përfaqësoni Shpëtimtarin. Zëri juaj kur dëshmoni, 
bëhet zëri i Tij, dora juaj kur ngrini të tjerët, bëhet dora e Tij.” (Ensign, nëntor 2002, 76). Nëse 


86 


ne mund të ngremë të tjerët në emër të Krishtit, sigurisht që edhe ne vetë mund të ngrihemi. 


Një mësues shtëpie që njoh, bëri me besnikëri vizitat mujore tek një e ve e moshuar. Për 
më tepër më shumë sesa t'i bënte vetëm një vizitë, ai çdo vjeshtë bënte gati për dimër 
kondicionerin e motrës dhe kontrollonte filtrin në kaldajën e saj. A ishte kjo dashuria e Perëndisë 
ose dashuria e mësuesit të shtëpisë2 Përgjigjja sigurisht është të dyja. 


“Ç”dhuratë më të madhe jep ti, 

Ç”mirësi më të madhe mund të njohim 

Sesa miq si të Krishti, sjellja e mirë e të cilëve, 
Forcon besimin tonë, pasuron ditët tona.” 


Unë jam bekuar gjatë jetës sime me miq si Krishti---nga shoqet e rinisë sime, e deri te 
shumë njerëz të cilët kanë bekuar familjen tonë në të gjitha lagjet që kemi jetuar. Besimi dhe 
zotimi i tyre ndaj Ungjillit të Jezu Krishtit, shërbimi i tyre, udhëzimet e tyre të mençura dhe të 
dashura, kanë pasuruar jetën tonë. Disa nga shoqet e mia janë shumë të ndryshme nga unë. Ne 
nuk biem dakord rreth disa gjërave. Madje e irritojmë njëra-tjetrën. Por miqësia na i lejon 
ndryshimet-—në fakt i përqafon ato. Më pëlqen të vizitoj kunjat të përbëra nga njerëz të të 
kaluarave të ndryshme, nga mosha dhe origjina të ndryshme etnike. 


Unë po provoj një mase të madhe miqësie ndërsa shërbej me motrën Parkin dhe Pingri 
dhe me gra të tjera në presidencitë e organizatave ndihmëse. Ato janë gra të mira. Oh, sa shumë 
që i dua ato. Pas tri vjetësh së bashku, motrat e mia të dashura më njohin mirë. Ato e njohin 
besimin dhe dëshminë time, por ato gjithashtu i njohin pasiguritë dhe shqetësimet e mia. Ato 
gjithashtu e dinë se kur jam e lodhur pas një udhëtimi të gjatë trajnimi, nuk tregoj anën time më 
të mirë. Por unë e ndjej dashurinë dhe durimin e tyre dhe e di se ato vazhdojnë të mendojnë 
gjithnjë mirë për mua. Dëshmitë dhe lutjet e tyre më forcojnë. Qeshjet e tyre ma ndriçojnë ditën. 
Ne jemi motra në çdo kuptim. 


Kam patur përvoja të ngjashme me familjen time. Një nga motrat e mia më të vogla po 
vuan nga kanceri këto muajt e fundit. Ne nuk jetojmë pranë njëra-tjetrës, por telefonatat na 
sjellin pranë. Ne kemi ndarë dashuri, lutje, kujtime dhe dëshmi të ëmbla, ndërsa ajo po kalon 
këtë përvojë të vështirë. Motrat e mia janë shoqe të çmuara. Po kështu janë dhe vëllezërit e mi, 
bashkëshorti im i dashur, fëmijët dhe nipërit e mbesat e mia (pavarësisht sesa të zhurmshëm 
janë). 


Në vitet e para të rivendosjes, anëtarët e rinj u grumbulluan për të krijuar 
“Sionin.” Sioni ishte si një vend po ashtu dhe një qëllim-—një shpirt. Ne nuk mblidhemi më në të 
njëjtën mënyrë. Degët dhe lagjet tona janë tani Sioni ynë. Por ato e marrin shpirtin e Sionit kur 
anëtarët kujdesen për njëri-tjetrin. Me keqardhje, dëgjojmë për gra dhe burra të cilëve u janë 
lënduar ndjenjat dhe largohen nga anëtarët e tjerë të kishës. Nëse ju jeni në njërën apo në tjetrën 
anë të kësaj dileme---ai që ka lënduar ose ai që është lënduar-—-kërkoni falje, shikoni pjesën tuaj 
të gabimit. Kujtoni këshillën që na ka dhënë Krishti: “Unë ju them, jini një, dhe nëse nuk jeni 
një, nuk jeni të mitë” (shih DeB 38:27). 


Kohët e fundit kisha mundësinë të flisja me një grua, e cila më ka pyetur rreth Jozef 


87 


Smithit. Ajo ishte shumë skeptike rreth thirrjes dhe misionit të tij. Ndërsa fola me të, fjalët e 
Zotit drejtuar Oliver Kaudërit më erdhën në mendje: “Qëndro pranë shërbëtorit tim Jozef, me 
besnikëri...” (shih DeB 6:18). Shpresoj se atë ditë dhe në çdo çast të jetës sime, të më thuhet: 
“Ajo qëndroi pranë Jozefit.” Dua të jem mikja e tij. 


Jozef Smithi vetë ishte një mik i madh për shumë njerëz. Ai tha: “Miqësia është një nga 
parimet themelore të mëdha të “Mormonizmit:” fajo është krijuar) për të revolucionarizuar dhe 
qytetëruar botën, dhe të bëjë që të pushojnë luftrat dhe grindjet, dhe që njerëzit të bëhen miq dhe 
vëllezër” JHC 5:517). Dhe përsëri, ai e dinte se miqësia ishte më shumë se sa një nocion. Një ditë 
ai dëgjoi se shtëpia e një vëllai u dogj nga armiqtë. Kur anëtarët e Kishës thanë se u vinte keq për 
të, Profeti nxori disa para nga xhepi dhe tha: “Më vjen keq për këtë vëlla dhe e tregoj këtë duke 
dhënë pesë dollarë për të. Sa keq ju vjen për të”” (Hyrum L. Andrus and Helen Mae Andrus, 
comps., They Knevy the Prophet, p. 150). 


A ndihemi rreth miqësisë ashtu siç u ndje Profeti Jozef2 A i kthejmë ndjenjat tona të mira 
në ndihmë praktike” Perëndia i njeh nevojat e fëmijëve të tij dhe Ai shpesh punon nëpërmjet 
nesh duke na nxitur të ndihmojmë njëri-tjetrin. Kur veprojmë sipas nxitjeve të tilla, ecim në tokë 
të shenjtë, pasi na jepet mundësia për të shërbyer si një përfaqësues i Perëndisë në përgjigje të 
një lutjeje. 


Vëllezër dhe motra, nëse ne jemi miq me Profetin Jozef Smith, atëherë jemi miq edhe me 
Shpëtimtarin. A jetojmë jetë që shpallin “devocion ndaj emrit të Shpëtimtarit”7 Jozef Smithi 
veproi kështu dhe këtë vit, ndërsa nderojmë njeriun që nisi periudhën e plotësisë së kohërave, ne 
duhet të kujtojmë jo vetëm miqësinë e tij ndaj njerëzimit, por miqësinë e tij dhe përkushtimin e 
tij ndaj Zotit. Profeti tha: “Do të përpiqem të jem i kënaqur me fatin tim duke ditur se Perëndia 
është miku im. Tek Ai do të gjej ngushëllim.” (Joseph Smith, The Personal Vritings of Joseph 
Smith, 239, standardized. ) 


Duhet të jetë e dukshme te secili prej nesh, se miqësia jonë përfundimtare duhet të jetë 
me Atin tonë Qiellor dhe Birin e Tij, Jezu Krishtin. Shpëtimtari me dashuri na ka thënë: “unë do 
t'ju quaj miq, sepse ju jeni miqtë e mi...” (shih DeB 93:45). Dëshira e Tij më e madhe për ne, 
vëllezërit dhe motrat e Tij është të na çojë tek Ati ynë. Dhe rruga për ne është e qartë: të 


zhvillojmë në jetën tonë, në shkallën që mundemi cilësitë dhe atributët e Krishtit. T'i bindemi 


urdhërimeve të Tij, të bëjmë punën e Tij dhe vullnetin e Tij. 


Ndërsa mendoj për atë ditë kur u përshëndeta në tempull nga kaq shumë njerëz që i doja, 


më pëlqen të mendoj se jeta jonë e përditshme mund të bekohet në të njëjtën mënyrë. Ndjeva një ' 


I 


dashuri të tillë që dukej si shkëndijë e dashurisë së pastër të Krishtit—-dashuri hyjnore që do të . 
mbushë zemrat tona. Përfytyroj lagje dhe degë ku miqtë e të gjitha moshave dhe të kaluarave 


qëndrojnë së bashku dhe e bazojnë jetën e tyre në mësimet e Jezu Krishtit. 


Unë jap dëshminë time sot se Krishti jeton. Unë jam mirënjohëse për Të. Unë lutem që 
gjithmonë të mund të jem mikja e Tij dhe duke e bërë këtë, të jem gjithashtu edhe mikja juaj. 


Në emër të Jezu Krishtit, amen. 


88 


Me Zemra të Bashkuara 
Plaku Henri B. Ajring 
i Kuorumit të të Dymbëdhjetëve 


Mesazhi im u drejtohet atyre që janë të kthyer në Kishë. Mëse gjysma e anëtarëve të 
Kishës sot vendosin të pagëzohen pas moshës 8-vjeçare. Kështu, ju nuk përbëni të 
parëndësishmen në Kishë. Juve dua t'ju them se sa shumë Zoti ju do dhe ju beson. Dhe, për më 
tepër, unë dua t'ju tregoj se sa shumë Ai mbështetet tek ju. 


Ju € ndjetë dashurinë e Tij, të paktën në një fare shkalle kur u pagëzuat. Vite më parë unë 
mora një të ri, në moshën 20-vjeçare, në ujin e pagëzimit. Shoku im dhe unë i kishim mësuar 
ungjillin. Ai ishte i pari në familje që dëgjonte mesazhin e Ungjillit të Rivendosur. Ai kërkoi të 
pagëzohej. Dëshmia e Shpirtit e bëri atë të kërkonte të ndiqte shembullin e Shpëtimtarit, që ishte 
pagëzuar nga Gjon Pagëzori edhe pse Ai ishte pa mëkat. 


Ndërsa unë e ngrita këtë të ri mbi ujin e pagëzimit, ai më befasoi duke m'i hedhur krahët 
në qafë dhe duke më pëshpëritur në vesh, me lotët që i rridhnin mbi fytyrë “Unë jam i pastër, unë 
jam i pastër.” Po ky iri, pasi ne vumë duart mbi kokën e tij me autoritetin e Priftërisë 
Melkizedeke dhe i dhamë Frymën e Shenjtë, më tha: “Kur ju thatë ato fjalë, unë ndjeva diçka si 
zjarr të më përshkonte nga koka nëpër gjithë trupin deri te këmbët.” 


Përvoja juaj mund të ketë qenë e veçantë për ju, por në një masë ju e keni ndjerë peshën e 
bekimit që ju erdhi. Qysh atëherë, ju keni ndjerë realitetin e premtimeve që ju janë bërë dhe të 
premtimeve që bëtë. Ju e ndjetë pastrimin që ju erdhi nga pagëzimi, për shkak të Shlyerjes së 
Jezu Krishtit. Dhe ju ndjetë ndryshimin në zemrën tuaj ndërsa Fryma e Shenjtë u bë shoqëruesi 
tuaj. Dëshirat tuaja filluan të ndryshojnë. 


Kur dikush më tregon se është i kthyer në Kishë, unë e pyes: “A e ka pranuar ungjillin 
ndonjë tjetër nga familja juaj7” Kur përgjigja është “Po,” fillon aty një përshkrim i ndezur i 
mrekullisë së ëmbël në jetën e një prindi, ose të një vëllai, apo motre, ose të një gjyshi. Është e 
gëzueshme kur mëson se dikush në familjen e tyre po ndan bekimin dhe lumturinë e tyre. Kur 
përgjigja është: 'Jo, deri tani unë jam i vetmi anëtar,' ata pothuaj gjithnjë do të flasin për prindrit 
e tyre. Ata do të thonë diçka si: “Jo, jo akoma. Por ne po përpiqemi akoma.” Dhe ju mund ta 
dalloni nga zëri i tyre se ata kurrë nuk do të pushojnë së përpjekuri, asnjëherë. 


Zoti e dinte se ju do të kishit këto ndjesi kur Ai ju zgjodhi nga bota për të marrë 
besëlidhjet që po bekojnë jetën tuaj. Ai e dinte që do të ndjenit një dëshirë që familja tuaj të 
kishte bekimet që ndjetë ju kur erdhët në Kishë. Madje për më tepër, Ai e dinte se si do të rritej 
kjo dëshirë kur ju të provonit gëzimin e premtimeve që Ai na jep në tempujt e shenjtë. Atje, për 
ata që vlerësohen, Ai na lejon të bëjmë me Të besëlidhje. Ne premtojmë t'u bindemi 
urdhërimeve të Tij. Dhe Ai na premton, nëse jemi besnikë, se do të mund të jetojmë me Të në 
lavdi me familje përgjithnjë në kohën e ardhëshme. 


Në dashurinë e Tij të përzemërt, Ai e dinte se do të donit të jeni të lidhur përgjithnjë me 
prindrit tuaj dhe me prindrit e tyre. Ju mund të keni patur një gjysh si imi, që dukej gjithnjë se i 


89 


çmonte shumë vizitat e mia. Unë mendoja se isha nipi i tij i parapëlqyer deri sa kushërinjtë e mi 
më treguan se ata kishin të njëjtën ndjesi. Ai ka vdekur tani. Të gjithë gjyshërit dhe paraardhësit 
e tyre kanë vdekur. Shumë nga paraardhësit tuaj kanë vdekur duke mos patur kurrë rastin të 
pranojnë ungjillin, të marrin bekimet dhe premtimet që keni marrë ju. Zoti është i drejtë dhe Ai 
është i dashur. Kështu Ai përgatiti për ju dhe për mua, një mënyrë që të kemi dëshirën në zemrat 
për të ofruar për paraardhësit tanë, të gjitha bekimet që Ai na ka ofruar neve. 


Plani për ta bërë të mundshme këtë ka ekzistuar qysh nga fillimi. Zoti u premtoi fëmijëve 
të Tij shumë kohë përpara. Libri më i fundit i Dhjatës së Vjetër është libri i Profetit Malakia. Dhe 
fjalët e fundit janë një premtim i ëmbël dhe një paralajmërim i fortë. 


“Ja, unë do t'ju dërgoj Elian, profetin, para se të vijë dita e madhe dhe e llahtarshme e 
Zotit. Ai do të bëjë që zemra e etërve t'u kthehet bijve dhe zemra e bijve etërve, me qëllim që 
vendi të mos goditet nga një shfarosje e plotë.” 


Disa nga këto fjalë janë thelbësore për t'u kuptuar. Dita e madhe dhe e llahtarshme e Zotit 
është fundi i botës. Jehovai, Mesia, do të vijë në lavdi. Të këqinjtë do të shkatërrohen të gjithë. 
Ne jetojmë në ditët e fundit. Koha mund të mos mjaftojë që ne të bëjmë atë që kemi premtuar. 


Është e rëndësishme të dimë përse Zoti premtoi të dërgonte Elian. Elia ishte një profet i 
madh me fuqi të madhe që ia kishte dhënë Perëndia. Ai kishte fuqinë më të madhe që Perëndia u 
jep fëmijëve të Tij: ai kishte fuqinë vulosëse, fuqinë për të lidhur mbi tokë dhe për ta patur 
lidhjen në qiell. Perëndia ia dha atë Apostullit Pjetër. Dhe Zoti e mbajti premtimin e Tij për të 
dërguar Elian. Elia erdhi te Profeti Jozef Smith më 3 prill 1836, kur sapo ishte përkushtuar 
Tempulli i Kirtlandit, tempulli i parë pas Rivendosjes së ungjillit. Jozefi e përshkroi momentin e 
shenjtë: 


“... një vegim i madh dhe i lavdishëm u hap mbi ne, sepse Elia, profeti, që ishte marrë në 
qiell pa e provuar vdekjen, qëndroi përpara nesh dhe tha: Vini re, koha ka ardhur plotësisht, koha 
për të cilën është folur nga goja e Malakias-—që dëshmonte se ai (Elia) do të dërgohet para se të 
vijë dita e madhe dhe e llahtarshme e Zotit-—Që zemrat e etërve t'u kthehen bijve dhe zemra e 
bijve etërve, me qëllim që e gjithë toka të mos goditet nga një mallkim---Prandaj, çelësat e kësaj 
mundësie janë në duart tuaja dhe me këtë mund ta dini se dita e madhe dhe e llahtarshme e Zotit 
është afër, madje tek dyert.” 


Kur erdhët në Kishë ju ndjetë zemrën të drejtohej nga familja, nga ata që jetojnë dhe ata 
që ndodhen në botën e shpirtrave. Zoti parashikoi një vegim tjetër për t'ju ndihmuar si të veproni 
me këto ndjenja. 


Pas Jozef Smithit, Zoti thirri profetë të tjerë për të udhëhequr Kishën e Tij. Njeri ishte 
Jozef F. Smith. Ai pa në vegim çka ndodhi në botën e shpirtrave kur Shpëtimtari u shfaq atje, në 
periudhën midis vdekjes dhe ringjalljes së Tij. Presidenti Smith pa gëzimin e shpirtrave kur ata 
mësuan se Shpëtimtari kishte këputur lidhjet e vdekjes dhe që në saje të Shlyerjes së Tij, ata 
mund të ringjalleshin. Dhe ai pa Shpëtimtarin të organizonte shërbëtorët e Tij midis shpirtrave që 
të predikonin ungjillin e Tij tek çdo shpirt dhe të ofronin mundësinë për të zgjedhur besëlidhjet 


90 


dhe bekimet që ju ofrohen juve, të cilat ju i doni për paraardhësit tuaj. Të gjithë do ta kishin këtë 
mundësi. 


Presidenti Smith gjithashtu pa udhëheqësit që Shpëtimtari i thirri për ta çuar ungjillin tek 
fëmijët e Atit Qiellor në botën e shpirtrave. Ai përmendi disa prej tyre: Ati Adam, Nëna Eva, 
Noe, Abrahami, Ezekieli, Eliau, profetët që njohim nga Libri i Mormonit dhe disa të ditëve të 
mëvonshme, përfshi Jozef Smith, Brigam Jang, Xhon Teilor dhe Uilford Udraf. Mendoni për 
fuqinë e këtyre misionarëve për t'u mësuar Ungjillin dhe për të prekur zemrat e paraardhësve 
tuaj. Nuk është befasi që Uilford Udraf tha, kur ishte gjallë, se ai besonte se pak, në mos asnjë, 
nga paraardhësit e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme në botën e shpirtrave do të vendosnin të 
mos € pranonin kur ta dëgjonin mesazhin e shpëtimit.” 


Shumë nga paraardhësit tuaj të vdekur do të marrin një dëshmi që mesazhi i misionarëve 
është i vërtetë. Kur e morët këtë dëshmi ju mundët t'i kërkonit misionarëve që të pagëzoheshit. 
Por ata që janë në botën e shpirtrave nuk munden. Ordinancat që ju i doni kaq shumë, ofrohen 
vetëm në këtë botë. Dikush nga kjo botë duhet të shkojë në tempullin e shenjtë dhe të kryejë 
besëlidhjet në emër të personit të botës së shpirtrave. Prandaj ne kemi detyrimin të gjejmë emrat 
e paraardhësve tanë dhe të sigurojmë që atyre u ofrohen nga ana jonë ato që ata nuk mund t'i 
marrin atje pa ndihmën tonë. 


Për mua kjo njohje ma drejton zemrën jo vetëm te paraardhësit e mi që presin, por edhe te 
misionarët që u mësojnë atyre. Unë do t'i shoh ata misionarë në botën e shpirtrave dhe po kështu 
edhe ju. Mendoni për një profet që qëndron atje me ata që i ka dashur dhe mësuar, që janë 
paraardhësit tuaj. Imagjinoni si unë buzëqeshjen në fytyrën e një profeti ndërsa ju shkoni tek ai 
dhe tek paraardhësit tuaj, të cilët ai i ktheu por nuk mund t'i pagëzonte dhe as t'i vuloste me 
familjen, deri sa ju erdhët për shpëtimin e tyre. Unë nuk e di çfarë protokolli do të ketë në një 
vend të tillë, por unë përfytyroj krahët që ju përqafojnë dhe lotë mirënjohjeje. 


Nëse mund të përfytyroni buzëqeshjen e misionarit dhe të paraardhësit tuaj, mendoni 
Shpëtimtarin kur E takoni. Ju do të kaloni në këtë intervistë. Ai pagoi çmimin e mëkateve të tua 
dhe të të gjithë fëmijëve shpirtërorë të Atit Qiellor. Ai është Jehovai. Ai dërgoi Elian. Ai i dha 
me dashuri të përsosur priftërisë fuqitë për të vulosur dhe për të bekuar. Dhe Ai ju ka besuar 
duke ju lejuar të dëgjoni ungjillin gjatë gjithë jetës, duke ju dhënë shansin të pranoni detyrimin 
për ta shpërndarë atë te ata paraardhës tuajit që nuk e patën mundësinë tuaj të paçmueshme. 
Mendoni për mirënjohjen që Ai ka për ata që investojnë me punë dhe me besim për të gjetur 
emrat e paraardhësve të tyre dhe që i duan ata dhe Atë, aq sa t'u ofrojë jetën e përjetëshme në 
familje, më e madhja nga të gjitha dhuratat e Perëndisë. Ai u ofroi atyre një flijim të përjetshëm. 
Ai do t'i dojë dhe vlerësojë të gjithë ata që bënë gjithçka që mundeshin për t'u bërë të mundur 
paraardhësve të tyre të zgjedhin ofertën e Tij për jetën e përjetshme. 


Ngaqë zemra juaj është kthyer, tashmë çmimi mund të mos duket i lartë. Ju filloni duke 
bërë gjëra të thjeshta. Shënoni ato që i dini tashmë rreth familjes tuaj. Ju do të duhet të shënoni 
emrat e prindërve dhe të prindërve të tyre me datat e lindjes ose të vdekjes ose të martesës. Kur 
mundeni ju do të doni të shënoni vendet. Disa nga këto ju do t'i dini ngaqë i mbani mend. Por ju 
mund të pyesni gjithashtu të afërmit. Ata mund madje të kenë çertifikata lindjesh, martesash apo 
vdekjesh. Bëni kopje dhe i sistemoni ato. Nëse mësoni ngjarje rreth jetës së tyre, i shkruani dhe i 


91 


ruani. Ju nuk mblidhni thjesht emra. Ata që ju nuk i keni takuar kurrë në jetë do të bëhen miq që 
i doni. Zemra tuaj do të bashkohet me të tyret, përgjithmonë. 


Ju mund të filloni të kërkoni në pak brezat e parë duke shkuar prapa në kohë. Me këtë ju 
do të gjeni shumë nga paraardhësit që kanë nevojë për ndihmën tuaj. Dikush në lagjen ose degën 
tuaj të Kishës ka thirrjen që t'ju ndihmojë të përgatisni këto emra për në tempull. Atyre mund t'u 
ofrohen atje besëlidhjet që do t'i çlirojnë nga burgjet e tyre shpirtërore dhe do t'i lidhin në 
familje...familjen tuaj... përgjithmonë. 


Mundësitë tuaja dhe detyrimet që ata krijojnë janë të shquara në gjithë historinë e botës. 
Tani ka më shumë tempuj nëpër botë se sa ka patur ndonjëherë më parë. Më shumë njerëz në 
gjithë botën kanë ndjerë Shpirtin e Elias t'i nxisë për të mbajtur shënime mbi identitetet dhe 
faktet e jetës të paraardhësve të tyre. Ka më shumë burime për të kërkuar paraardhësit tuaj nga sa 
ka patur ndonjëherë më parë në historinë botërore. Zoti ka derdhur njohuri mbi mënyrën se si 
mund të sigurohet ky infromacion në mbarë botën nëpërmjet teknologjisë që pak vite më parë 
mund të dukej një mrekulli. 


Me këto mundësira na krijohet një detyrim më i madh për të ruajtur besimin tonë te Zoti. 
Kujt ju dha shumë, do t'i kërkohet shumë. Pasi gjeni pak nga brezat e parë rruga do të bëhet më 
e vështirë. Çmimi do të bëhet më i madh. Ndërsa ju shkoni prapa në kohë, shënimet bëhen më 
pak të plota. Kur të tjerët nga familja juaj kërkojnë paraardhësit, ju do të zbuloni se paraardhësit 
që gjeni, i janë ofruar tashmë bekime të plota të tempullit. Pastaj ju do të keni një zgjedhje të 
vështirë dhe të rëndësishme për të bërë. Juve do të keni tundimin të ndaloni dhe t'ua lini punën e 
rëndë për kërkimet të tjerëve që janë më ekspertë, ose ta lini për një periudhë tjetër gjatë jetës. 
Por ju do të ndjeni gjithashtu një tërheqje në zemër për ta vazhduar punën, ashtu të rëndë siç do 
të jetë. 


Ndërsa vendosni, mbani parasysh se emrat që do të jetë aq e vështirë të gjënden, janë të 
njerëzve realë, të cilëve juve u detyroni ekzistencën tuaj në këtë botë dhe të cilët ju do t'i takoni 
përsëri në botën e shpirtrave. Kur pagëzoheshit, paraardhësit tuaj vështronin poshtë drejt jush me 
shpresë. Ndoshta pas shekujsh ata u gëzuan të shohin një nga pasardhësit të bëjë besëlidhje për 
t'i gjetur ata dhe t'u ofrojë liri. Kur të ribashkoheni, ju do të shihni në sytë e tyre ose mirënjohje 
ose zhgënjim të tmerrshëm. Zemrat e tyre janë të lidhura me ju. Shpresa e tyre është në duart 
tuaja. Ju do të keni më shumë se sa fuqia juaj kur vendosni të punoni për t'i gjetur ata. 


Disa netë më parë unë pata një ëndërr. Unë pashë një copë letër të bardhë me një emër që 
nuk e njihja dhe një datë që mund ta lexoja vetëm pjesërisht. Unë u çova dhe shkova tek 
shënimet e familjes time. Emri i fundit në fletë është nga një linjë që hyri në origjinën e nënës 
time treqind vite më parë, në vendin e quajtur Faton Bray. Dikush është në ankth lidhur me 
pritjen e gjatë deri sa të mbarojë. Unë nuk e kam gjetur akoma këtë person. Por unë kam gjetur 
përsëri sigurinë që një Perëndi i dashur dërgon ndihmë në përgjigje të lutjes në këtë punë të 
shenjtë të shëlbimit të familjeve tona, që është puna e Tij dhe lavdia e Tij dhe për të cilën janë 
betuar zemrat tona. 


Unë dëshmoj kështu, në emër të Jezu Krishtit, amen. 


92 


SHËNIME 


1. Malakia 4:5--6. 
2. Shih Doktrina e Besëlidhje 110:13-16. 


3. Shih Discourse by President Vilford VVoodruff, Latter-day Saints' Millennial Star, May 21, 
1894, p. 339--40. 
4. Shih Lluka 12:48. 


“GJËRAT E MËDHA QË KA ZBULUAR PERËNDIA” 
Presidenti Gordon B. Hinkli 


Vëllezërit dhe motrat e mia, siç na u kujtua, dhjetorin që vjen ne do të përkujtojmë përvjetorin e 
200-të të lindjes së Profetit Jozef Smith. Gjatë kësaj kohe do të ndodhin shumë gjëra për të 
festuar këtë ngjarje të rëndësishme. 


Do të botohen librat, do të zhvillohen simpoziume me pjesëmarrjen e studiuesve të ndryshëm, do 
të ketë shfaqje përkujtimore, një film të ri gjithashtu, si edhe shumë gjëra të tjera të 
mrekullueshme. 


Në pritje të kësaj ngjarjeje, kam ndjerë, se si i 15-ti në radhë që nga koha e kulmit të arritjes së 
tij, të jap dëshminë time për thirrjen e tij hyjnore. 


Kam në dorë një libër të vogël e të çmueshëm. Ky libër u botua në Liverpul, Angli nga Orson 
Prat në vitin 1853, 152 vjet më parë. Është historia e Lusi Mek Smith për jetën e të birit. 


Ai tregon me hollësi vizitat e ndryshme që pati Jozefi nga engjëlli Moroni dhe ardhjen në dritë të 
Librit të Mormonit. 


Libri tregon se sapo dëgjoi për takimin e Jozefit me engjëllin, vëllai i tij Alvin sugjeroi që familja 
të mblidhej së bashku dhe ta dëgjonin teksa ai u shpjegonte me hollësi “gjërat e mëdha që 
Perëndia ka zbuluar.” (Biographical Sketches of Joseph Smith the Prophet and His Progenitors 
of Many Generations 11853), 84). 


Po e marr këtë thënie të tij si temën e bisedës sime---gjërat e mëdha që Perëndia ka zbuluar 
nëpërmjet Profetit Jozef. Më lejoni të përmend pak nga shumë doktrinat dhe praktikat që na 
dallojnë ne nga të gjitha kishat e tjera dhe që kanë ardhur si rezultat i zbulesave që iu dhanë 
Profetit të ri. Ju i njihni ato, por ja vlen t'i përsërisim dhe të reflektojmë mbi to. 


E para nga të gjitha këto, sigurisht, është shfaqja e Vetë Perëndisë dhe Birit të Tij të Dashur, 
Zotit të ringjallur Jezu Krisht. Kjo shfaqje e madhe hyjnore është, sipas gjykimit tim, ngjarja më 
e madhërishme që nga lindja, jeta, vdekja dhe ringjallja e Zotit tonë në kulmin e kohërave. 


Nuk kemi asnjë anal të ndonjë ngjarjeje tjetër që të krahasohet me të. 


93 


Për shekuj me rradhë njerëzit u mblodhën dhe debatuan në lidhje me natyrën e Hyjnisë. 
Konstandini mblodhi studiuesit e fraksioneve të ndryshme në Nikea në vitin 325. Pas dy muajsh 
debati të ashpër, ata ranë në kompromis për një përkufizim, i cili për breza me rradhë, ka përbërë 
shprehjen doktrinore midis të krishterëve në lidhje me Kreun e Perëndisë. 


Ju ftoj ta lexoni atë përkufizim dhe ta krahasoni atë me shpalljen e djaloshit Jozef. Ai thjesht 
thotë se Perëndia qëndroi para tij dhe i foli. Jozefi mund ta shikonte dhe ta dëgjonte Atë. Ai 
kishte formën e njeriut, një qenie me një trup prej mishi e kockash. Pranë Tij ishte edhe Zoti i 
ringjallur, një qenie më vete, të cilin Ai e prezantoi si Birin e Tij të Dashur dhe me të cilin Jozefi 
foli. 


Unë mendoj se brenda asaj kohe të shkurtër të atij vegimi të pashoq, Jozefi mësoi më tepër në 
lidhje me Hyjninë sesa të gjithë studiuesit dhe klerikët e së kaluarës. 


Në këtë zbulesë hyjnore u ripohua pa asnjë dyshim realiteti i ringjalljes së Zotit Jezu Krisht në 
kuptimin më të vërtetë të fjalës. 


Kjo dije për Hyjninë, që i qe fshehur botës për shekuj me radhë, ishte gjëja e parë dhe e madhe 
që Perëndia i zbuloi shërbëtorit të Tij të zgjedhur. 


Mbi realitetin dhe të vërtetën e këtij vegimi qëndron vlefshmëria e Kishës së Jezu Krishtit të 
Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. 


Do të flas për një tjetër gjë të rëndësishme që Perëndia ka zbuluar. 


Bota e Krishterë e pranon Biblën si fjalën e Perëndisë. Shumë prej tyre nuk e kanë idenë se si ajo 
na ka ardhur në dorë. 


Sapo kam përfunduar së lexuari një libër të porsabotuar nga një studiues i njohur. Duket qartë 
nga informacioni që ai jep, se libra të ndryshëm të Biblës u përpiluan sipas një mënyre që duket 
se nuk ka qenë sistematike. Në disa raste, shkrimet u shkruan pasi kishte kaluar një kohë e gjatë 
nga ngjarja që ato përshkruajnë. Dikush mund të ngrejë pyetjen: “A është e vërtetë Bibla7 A 
është ajo me të vërtetë fjala e Perëndisë” 


Ne i përgjegjemi se është (fjala e Perëndisë), në qoftë se është përkthyer me korrektësi. Zoti pati 
dorë në hartimin e saj. Por tashmë ajo nuk qëndron e vetme. Ekziston një dëshmitar tjetër për të 
vërtetat domethënëse dhe të rëndësishme që gjenden brenda saj. 


Shkrimi i shenjtë shpall se “Çdo gjë do të qëndrojë me gojën e dy a tre dëshmitarëve” (2 
Korintasve 13:1). 


Libri i Mormonit ka ardhur nëpërmjet dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë. Ai flet si një zë nga 
pluhuri për të dëshmuar për Birin e Perëndisë. Ai flet për lindjen e Tij, për shërbesën, kryqëzimin 
dhe ringjalljen si dhe për shfaqjen e Tij midis të drejtëve në tokën Begati në kontinentin 
amerikan. 


94 


Libri i Mormonit është diçka e prekshme që mund ta mbajmë në dorë, që mund ta lexojmë, që 
mund ta vëmë në provë. Ai mbart brenda kapakëve të tij premtimin e origjinës së tij hyjnore. 
Miliona njerëz tashmë e kanë vënë në provë dhe kanë zbuluar se ai është një anal i vërtetë dhe i 
shenjtë. 


Ai është cilësuar prej atyre që nuk janë të besimit tonë, si një ndër njëzet librat nga të gjithë ata 
që janë botuar në Amerikë, që kanë pasur ndikimin më të madh mbi ata që i kanë lexuar. 


Ashtu si Bibla është dëshmia e Botës së Vjetër, Libri i Mormonit është dëshmia e Botës së Re. 
Të dy së bashku ata shpallin Jezusin si Birin e Atit. 


Vetëm në dhjetë vitet e kaluar, janë shpërndarë 51 milion kopje. Tashmë ai gjendet në 106 gjuhë. 


Ky libër i shenjtë, që erdhi nëpërmjet zbulesës nga i Plotfuqishmi, është me të vërtetë një dëshmi 
tjetër e hyjnisë së Zotit tonë. 


Do të mendoja se mbarë bota e krishterë do ta mirëpriste dhe do ta përqafonte atë si një dëshmi 
të gjallë. Ai përfaqëson një tjetër kontribut të madh dhe themelor që erdhi si një zbulesë dhënë 
Profetit. 


Një tjetër është priftëria e rivendosur. Priftëria është autoriteti për të vepruar në emër të 
Perëndisë. Ai autoritet është gurthemeli i çdo feje. Kohët e fundit kam lexuar edhe një libër 
tjetër. Ai bën fjalë për braktisjen e kishës primitive. Në qoftë se autoriteti i asaj kishe humbi, si 
do të zëvendësohej ai” 


Autoriteti i priftërisë erdhi nga i vetmi vend që mund të vijë, domethënë nga qielli. Ai u dhurua 
nën duart e atyre që e mbanin atë kur Shpëtimtari ndodhej në tokë. 


Së pari, ishte Gjon Pagëzori që dha priftërinë Aarone, ose priftërinë më të ulët. Kjo u pasua nga 
vizita e Pjetrit, Jakobit dhe Gjonit, Apostujt e Zotit Jezu Krisht, që i dhanë Jozefit dhe Oliver 
Kaudërit priftërinë Melkizedeke të cilën këta Apostuj e kishin marrë nga Vetë Zoti që ndërsa 
ishte ende në tokë, u tha: 


“Dhe unë do të të jap çelësat e mbretërisë së qiejve, dhe gjithçka që të kesh lidhur mbi tokë, do të 
jetë lidhur në qiej, dhe gjithçka që të kesh zgjidhur mbi tokë, do të jetë zgjidhur në qiej” (Mateu 
16:19). 


Sa e bukur është shpalosja e planit të rivendosjes që çoi në organizimin e Kishës në vitin 1830, 
175 vjet më parës 175 vjet do të mbushen këtë javë. Vetë emri i Kishës erdhi me anë të zbulesës. 
Kisha e kujt ishte kjo” Ishte e Jozef Smithit” Ishte e Oliver Kaudërit” Jo, ajo ishte Kisha e Jezu 
Krishtit, e rivendosur në tokë në këto ditë të mëvonshme. 


Një tjetër zbulesë e madhe dhe e veçantë që iu dha Profetit ishte plani për jetën e përjetshme të 
familjes. 


95 


Familja është një krijim i të Plotfuqishmit. Ajo përfaqëson marrëdhënien më të shenjtë ndër të 
gjitha marrëdhëniet e tjera. Ajo përfaqëson përgjegjësinë më serioze ndër gjithë të tjerat. Ajo 
përbën organizimin themelor të shoqërisë. 


Nëpërmjet zbulesave të Perëndisë dhënë Profetit të Tij erdhi doktrina dhe autoriteti nën të cilin 
familjet janë vulosur së bashku jo vetëm për këtë jetë, por për gjithë përjetësinë. 


Mendoj se po të kishim mundësinë t'ua mësonim të tjerëve këtë doktrinë të vetme, ajo do të 
tërhiqte vëmendjen e miliona bashkëshortëve e bashkëshorteve që e duan njëri-tjetrin dhe që i 
duan fëmijët e tyre, por që martesa e të cilëve mbetet në fuqi “deri sa vdekja t'ju ndajë.” 


Pafajësia e fëmijëve të vegjël është një tjetër zbulesë që Perëndia na ka dhënë nëpërmjet Profetit 
Jozef. Praktika e përgjithshme është ajo e pagëzimit të foshnjave për të fshirë efektet e asaj që 
përshkruhet si mëkati i Adamit dhe Evës. Sipas doktrinës së Rivendosjes, pagëzimi është për 
heqjen e mëkateve të vetë individit dhe të mëkateve personale. Pagëzimi bëhet një besëlidhje 
midis Perëndisë dhe njeriut. Ai kryhet në moshën e përgjegjshmërisë kur njerëzit janë mjaft të 
rritur për të dalluar të drejtën nga e gabuara. Pagëzimi kryhet nëpërmjet zhytjes si simbol i 
vdekjes dhe varrosjes së Jezu Krishtit dhe ngritjes së Tij në Ringjallje. 


Po vazhdoj të përmend një tjetër të vërtetë që na është zbuluar. 


Na është thënë se Perëndia nuk bën dallime mes njerëzve, e megjithatë në asnjë kishë tjetër, me 
sa di unë, nuk jepet mundësia që ata që janë përtej velit të marrin të gjitha bekimet që mund të 
marrin të gjallët. Doktrina e madhe e shpëtimit të të vdekurve është unike për këtë Kishë. 


Njerëzit krenohen se janë “të shpëtuar” dhe në të njëjtën kohë pranojnë se paraardhësit e tyre nuk 
kanë qenë dhe nuk mund të shpëtohen. 


Shlyerja e Jezusit për të gjithë përfaqëson një sakrificë të madhe mëkëmbëse. Ai dha shembullin 
sipas të cili Ai Vetë u bë një mëkëmbës për të gjithë njerëzimin. Ky shembull sipas të cilit një 
njeri mund të veprojë në emër të një tjetri vazhdon në ordinancat e shtëpisë së Zotit. Aty ne 
shërbejmë në emër të atyre që kanë vdekur pa një njohuri të ungjillit. Ata kanë mundësinë për ta 
pranuar ose jo ordinancën e kryer. Ata vendosen në kondita të barabarta me ata që janë në tokë. 
Të vdekurve u jepet e njëjta mundësi si të gjallëve. E përsëris edhe një herë, ç'gjëra të lavdishme 
e të mrekullueshme na ka dhënë i Plotfuqishmi nëpërmjet zbulesave që i dha Profetit të Tij. 


Natyra e përjetshme e njeriut na është zbuluar. Ne jemi bij e bija të Perëndisë. Perëndia është Ati 
i shpirtrave tanë. Ne jetonim edhe para se të vinim këtu. Ne kishim një personalitet. Lindëm në 
këtë jetë sipas një plani hyjnor. Ne jemi këtu për të provuar denjësinë tonë, duke vepruar sipas të 
drejtës së zgjedhjes që na ka dhënë Perëndia. Pasi të vdesim do të vazhdojmë të jetojmë. Jeta 
jonë e përjetshme përbëhet nga tre faza: një, ekzistenca para lindjes: dy, ekzistenca në 
vdekshmëri: dhe tre, ekzistenca pas vdekshmërisë. Në vdekje ne vdesim për sa i përket kësaj 
bote dhe kalojmë përmes velit në atë sferë ku jemi të denjë për të hyrë. Edhe kjo është përsëri një 
doktrinë unike, e veçantë dhe e çmuar e kësaj Kishe që ka ardhur me anë të zbulesës. 


96 


Dhashë një përmbledhje të shkurtër të kësaj derdhjeje të jashtëzakonshme të njohurisë dhe 
autoritetit nga Perëndia mbi kokën e Profetit të Tij. Po të kishte kohë do të flisja edhe për shumë 
të tjera. Është edhe një tjetër që duhet ta përmend. Ai është parimi i zbulesës moderne. Neni i 
Besimit që shkroi Profeti deklaron: 


“Ne besojmë gjithçka që Perëndia ka zbuluar, gjithçka që Ai zbulon tani dhe ne besojmë se Ai do 
të zbulojë në të ardhmen shumë gjëra të mëdha e të rëndësishme lidhur me Mbretërinë e 
Perëndisë” (Nenet e Besimit 1:9). 


Një Kishë që po rritet, një Kishë që po përhapet anembanë tokës në këto kohë të vështira ka 
nevojë për zbulesë të vazhdueshme nga froni i qiellit për ta udhëhequr dhe për ta çuar përpara. 


Me anë të lutjes dhe duke kërkuar me zell vullnetin e Zotit, ne dëshmojmë se drejtimi prej qiellit 
merret, se zbulesa vjen dhe se Zoti e bekon Kishën e Tij ndërsa ajo ecën në udhën e fatit të saj. 


Ne shkojmë përpara të mbështetur mbi themelin solid të thirrjes hyjnore të Profetit Jozef dhe 
zbulesave nga Perëndia, që erdhën përmes tij. Shumë gjëra janë bërë për të na sjellë këtë ditë. 
Por ka akoma edhe më shumë për të bërë në procesin e shpalljes së këtij ungjilli të rivendosur 
midis “çdo kombi, ... fisi,... gjuhe, dhe populli” (Zbulesa 14:6). 


Unë gëzohem për mundësinë që të jem bashkë me ju ndërsa ecim përpara me besim. Ndonjë herë 
barra është e rëndë, siç e dini fare mirë edhe ju. Por le të mos ankohemi. Le të ecim me besim, 
duke bërë secili pjesën e vet... 


Gjatë këtij viti festimesh, nëpërmjet veprave tona, le ta nderojmë Profetin, përmes të cilit 
Perëndia na ka zbuluar kaq shumë. 


Dielli lindi në jetën e Jozefit një ditë të ftohtë të 1805-ës në Vermont dhe perëndoi në Illinois një 
pasdite të nxehtë të vitit 1844. Gjatë 38 viteve të jetës së tij, nëpërmjet tij erdhi një derdhje e 
pashoq njohurie, dhuratash dhe doktrine. Po ta shikosh në mënyrë objektive, nuk ka asgjë që të 
krahasohet me të. Po ta shikosh në mënyrë subjektive, ajo është thelbi i dëshmisë personale të 
miliona shenjtorëve të ditëve të mëvonshme në mbarë tokën. Ju dhe unë jemi të nderuar të jemi 
mes tyre. 


Kur isha i ri më pëlqente të dëgjoja një burrë, i cili me një zë baritoni, këndonte fjalët e Xhon 
Teilorit. 


Shikuesi, Shikuesi, Jozefi Shikuesi1... 
Pë kujtimin e tij të shrenjtë un' mendoj, 
I zgjedhuri i Per' ndisë dhe miku i njeriut, 
Në tokë ai rivendosi priftërinë, 
Ai pa në të kaluarën e në të ardhmen,... 
Dhe botën qiellore para nesh shpalosi. 
(“The Seer, Joseph, the Seer,” Hymns (1948), nr. 296) 


97 


Ai ishte me të vërtetë një shikues. Ai ishte një zbulues. Ai ishte një profet i Perëndisë së gjallë që 
i foli brezit të tij dhe gjithë brezave të ardhshëm. 


Kësaj unë i shtoj dëshminë time solemne për hyjninë e thirrjes së tij, virtytin e jetës së tij dhe 
vulosjes së dëshmisë me vdekjen e tij, në emrin e shenjtë të Shëlbuesit tonë, madje Zotit Jezu 
Krisht, amen. 


SESIONI I SË DIELËS PASDITE 


Çfarë Kërkoni” 
Plaku L. Tom Peri 
i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve 


“Të nesërmen Gjoni rrinte përsëri atje me dy nga dishepujt e tij. 

Dhe, duke i ngulur sytë mbi Jezusin që po kalonte, tha: “Ja Qengji i Perëndisël”. 

Dhe të dy dishepujt dëgjuan atë duke folur, dhe ndoqën Jezusin. 

Por Jezusi u kthye dhe, kur pa se po e ndiqnin, u tha atyre: “Ç'kërkoni”” (Gjoni 1:35-38). 


Duke kërkuar përgjigjen e pyetjes “Çfarë kërkoni”” sot e gjejmë botën në shumë e shumë rrugë 
të ndryshme.Shumë njerëz po mbjellin fara të një fruti që nuk do të ushqejë një shpirt të 
përjetshëm. 


Më lejoni ta ilustroj me një përvojë të Presidencisë së Zonës së Europës Qëndrore kur po 
udhëtonte me tren për në një mbledhje. Ne përfituam nga koha që ishim bashkë për të diskutuar 
detyrat tona. Njeriu që ndodhej përballë nesh u bë kurioz rreth bisedës tonë. Në fund pyeti: “Jeni 
protestanë apo katolikë”” Ne u përgjigjëm: “Asnjëra, ne jemi anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të 
Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.” Ai pohoi se kishte dëgjuar për Kishën, por pastaj vazhdoi 
duke thënë: “Ju kurrë nuk do të përparoni shumë në këtë vend. Qeveria njeh vetëm kishat 
Katolike dhe Protestane. Ato janë të vetmet që marrin mbështetje financiare nga qeveria. Një 
kishë nuk mund të ekzistojë pa mbështetje qeveritare.” 


U përpoqëm t'i shpjegojmë se Kisha jonë ia del shumë mirë pa mbështetjen e qeverisë-—sepse ne 
përdorim sistemin e Zotit për të dhjetat. Ai këmbënguli se Kisha jonë kurrë nuk do të përparonte 
në vendin e tij dhe sugjeroi se ne duhet t'i drejtonim përpjekjet tona diku tjetër. Sigurisht, ne 
dëshmuar se sistemi i Zotit funksionon dhe i treguam rreth të gjithë kishave dhe tempujve që 
jemi duke ndërtuar kudo në botë, pa qenë nevoja t'u drejtohemi fondeve hua për t'i ndërtuar ato. 
Ai dukej shumë i befasuar por përsëri jo i bindur. 


Duke parë se nuk mund ta bindnim që kisha mund të ekzistojë pa mbështetjen qeveritare, ne 


provuam të ndërronim temë. Unë e pyeta: “Ç'do të bëhet në vendin tuaj me ndryshimet që po 
ndodhin” Popullata po pakësohet dhe fluksi i një numri në rritje imigrantësh mund t'ju 


98 


shndërrojnë ju në minoritet në vendin tuaj. ” Me krenari të madhe kombëtare ai u përgjigj: “Kjo 
nuk do të ndodhë kurrë.” Unë e kundërshtova: “Si mund ta mbështesni këtë mendim kur ritmi i 
imigrimit e kapërcen ritmin e lindjeve në vend” Ai vazhdoi të këmbëngulë se kjo nuk do të 
ndodhë kurrë në vendin e tij-—ata do të mbyllin kufijtë përpara se të lejonin që të ndodhte kjo. 


Unë vazhdova dhe thashë: “Si do ta parandaloni këtë me prirjet që keni sot7' Deklarata tjetër e tij 
më shokoi. Ai tha: “Unë jam 82 vjeçar. Unë do të jem larguar shumë përpara se sa të më duhet të 
ndeshem me këtë problem.' 


Një problem i madh që ne hasim në predikimin e ungjillit nëpër botë është apatia e përgjithshme 
ndaj fesë, ndaj gjërave shpirtërore. Shumë njerëz ndihen mjaft rehat me mënyrën e tyre të 
tanishme të jetesës dhe nuk ndjejnë nevojë të bëjnë gjë tjetër veçse “të hanë, të pinë dhe të jenë 
gazmorë.” Ata nuk janë të interesuar për gjë tjetër përveç vetes së tyre---këtu dhe tani. 


Një numër tepër i madh njerëzish, kryesisht në kombet e zhvilluara të botës, po bëhet kaq 
materialist në bindjet dhe veprimet e veta, saqë mendon se një qenie njerëzore ka autonomi të 
plotë. Një individ nuk është i detyruar të japë llogari tek dikush apo kudoqoftë, përveç vetes dhe, 
në një shkallë të kufizuar, te rrethi shoqëror ku jeton. 


Shoqëritë në të cilat hedh rrënjë kjo mënyrë materialiste e jetesës kanë për të paguar një çmim të 
shtrenjtë shpirtëror dhe moral. Ndjekja e të ashtuquajturave liri personale, pa mbajtur parasysh 
ligjet që Zoti ka vendosur për të drejtuar fëmijët e tij në tokë, do të çojë në drejtim të një 
makutërie dhe egoizmi të skajshëm, në rënie të moralitetit publik e privat, dhe në mosbindje ndaj 
autoritetit. 


Shoqëri të tilla laike përshkruhen në Doktrina e Besëlidhje 1:16: “Ata nuk kërkojnë Zotin të 
vendosë drejtësinë e tij, por secili ecën në mënyrën e vet dhe sipas imazhit të perëndisë së vet, që 
është si ai i botës...” 


Prandaj, Kisha e Zotit ishte udhëzuar të ndjekë profetin dhe të kërkojë diçka të ndryshme nga ajo 
që kërkon bota. Vazhdojmë me vargjet 17-18 nga Pjesa e I-rë e Doktrina e Besëlidhje: 


“Prandaj, Unë Zoti, duke ditur katastrofën që duhet të bjerë mbi banorët e tokës, thirra 
shërbëtorin tim Jozef Smith, të Riun, dhe i fola atij prej qiellit dhe i dhashë urdhërime: 


dhe gjithashtu u dhashë urdhërime të tjerëve, që ata t'ia shpallnin botës këto me qëllim që të 
bëhet i mundur realizimi i tyre dhe kjo është shkruar nga profetët.” 


Ishte nëpërmjet Profetit Jozef Smith që Kisha e Jezu Krishtit u rivendos në tokë-— “Urdhër mbi 
urdhër, rregull mbi rregull” (shih DeB 98:12). Me ndihmën hyjnore ai përktheu dhe botoi Librin 
e Mormonit. Priftëritë Aarone dhe Melkizedeke iu dhanë atij dhe Oliver Covydery-t dhe 
ordinanca të shenjta u rikrijuan për shpëtimin e njerëzimit. 


Ne deklarojmë me guxim: Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme i 


përgjigjet pyetjes, “Çfarë kërkoni ju”” Kisha jonë është mjeti me të cilin burrat dhe gratë gjejnë 
Shpëtimtarin tonë dhe ungjillin e Tij. Ju, që jeni mbledhur këtu në këtë mbledhje gjigande dhe 


99 


numri edhe më i madh i shenjtorëve ngado në botë që po ndjekin këtë konferencë, jeni plot 
bekime, sepse ju keni kërkuar dhe keni gjetur Kishën e rivendosur. Kisha u bë realitet si rezultat 
i një rivendosjeje, dhe jo i një reformimi. Përvojat e mia të kohëve të fundit në Europën 
Qendrore sigurisht e kanë thelluar respektin tim për rolin e udhëheqësve të hershëm kristianë që 
themeluan reformimin. Ai filloi me përpjekjet e tyre për të korrigjuar disa gabime në doktrinë, të 
cilat kishin lindur në periudhën e gjatë të braktisjes së Kishës që ishte vendosur nga Shpëtimtari 
ynë gjatë shërbesës së Tij tokësore. Jozef Smithi ishte një profet i Perëndisë, zëdhënësi i Zotit 
dhe ai që rivendosi të gjitha gjërat e rëndësishme për ndërtimin e mbretërisë së Perëndisë dhe 
përgatitjen për ardhjen e dytë të Zotit, Jezu Krishtit. Kur ne kërkojmë Atë, është e rëndësishme 
që ta kërkojmë nëpërmjet Kishës së Tij. Eshtë nëpërmjet Kishës së Tij të rivendosur që ne 
marrim të gjitha ordinancat shpëtimtare të nevojshme për t'u kthyer përsëri tek Ai. 


Unë dua që të gjithë anëtarët e Kishës të dinë se unë kam mësuar nga detyra ime e tanishme se 
përhapja e Ungjillit të Jezu Krishtit përfshin sfida që nuk i kisha imagjinuar kurrë më parë. 
Madje, çdo ditë shoh shenja të reja shprese, në saje kryesisht të bekimeve nga Zoti, por 
gjithashtu nga përpjekjet e udhëheqësve, të anëtarëve dhe të misionarëve në këtë zonë të botës. 
Kërkues të ndershëm të së vërtetës gjejnë përgjigje për pyetjet që kanë---ata po gjejnë Zotin 
nëpërmjet Kishës së Tij të rivendosur. Më lejoni t'ju tregoj tre shembuj: një baba, një i ri beqar 
dhe një motër beqare që kanë gjetur një besim dhe shpresë të re në jetët e tyre. 


Një familje me katër anëtarë, nga Sri Lanka, fillimisht u takua nga motra misionare dhe qysh në 
fillim nëna dhe fëmijët e saj lexonin shpesh nga Libri i Mormonit, luteshin çdo ditë dhe donin të 
merrnin pjesë në kishë. Babai, megjithatë, rezistonte---ndryshe nga bashkëshortja e tij, ai nuk 
ishte i besimit kristian dhe nuk ndihej akoma i përgatitur për të rivlerësuar besimet e tij. 


Motrat misionare ishin të frymëzuara t'i përqendronin mësimet e tyre rreth Jezu Krishtit. Me 
fjalët e tyre: 


“Ne dhamë mësime mbi Jozef Smithin, për besimin e tij në Krisht, për çka mësojmë rreth 
Krishtit nga Vegimi i Parë, si dhe për dëshminë e Profetit mbi Shpëtimtarin tonë. Çdo gjë që ne 
lexuam bashkë ose i ftuam të lexonin familiarisht nga Libri i Mormonit u mësonte atyre edhe më 
shumë mbi Shëlbuesin tonë. Kjo ndodhi kur ne filluam të shohim përparimin. Ato vendosën me 
krenari një pikturë me kornizë të Krishtit në dhomën e shtëpisë---ajo ishte një nga ato që ne u 
kishim dhuruar...” 


Ndryshimi në zemër i atit ndodhi kur bashkëshortja e tij na njoftoi se donte të pagëzohej dhe 
bijtë e tij vendosën të luten për të mësuar nëse edhe ata duhej të pagëzoheshin. Pas këtij 
momenti, ai lexonte rregullisht nga Libri i Mormonit dhe lutej për pagëzimin. Dëshira e tij e 
sinqertë për të ditur nëse Kisha ishte e vërtetë e ndryshoi atë dhe ai u bë udhëheqës shpirtëror në 
shtëpinë e tij. Pikërisht përpara se ai dhe familja e tij të pagëzoheshin, babai kërkoi për një fletë 
dhe zarf të dhjetash. Ai nuk donte të vonohej as edhe një sekondë në mbajtjen e urdhërimeve. 


Në një rast tjetër, një i ri, vëlla inaktiv, por riaktivizohej si rezultat i krijimit të Nismës së 


Ndikimit për të përfshirë në veprimtari të rinjtë beqarë me moshë nga 18 deri 30 vjeç. Në natën e 
parë të veprimtarive në një nga godinat e Kishës, ky vëlla ishte i vetmi pjesëmarrës që nuk ishte 


100 


misionar, por brenda pak javësh ai solli rreth 30 vetë në Mbrëmjet Familjare dhe në veprimtari të 
tjera. 


Ky vëlla është një disenjues faqesh interneti-—ai dhe një partner kanë filluar biznesin e tyre me 
disenjo faqesh interneti. Ai aktualisht jeton me dy persona që nuk janë anëtarë, që të dy të 
punësuar në kompaninë e tij të disenjos së faqeve të internetit. Ai është shumë krenar që jep 
dëshminë e tij. Një nga bashkëpunëtorët e tij kishte studjuar më parë teologji kristiane dhe ky 
vëlla i rekomandoi misionarët që punonin në kuadrin e programit të të rinjve beqarë. Tani 
bashkëpunëtori i tij është pjesëmarrës i rregullt i veprimtarive dhe vëllai i riaktivizuar i ndihmon 
misionarët kur ata i japin mësim duke bashkuar dëshminë e tij mbi vërtetësinë e Ungjillit me atë 
të tyre. 


Edhe në një rast tjetër, një grua e re nga Hamburgu, në Gjermani, po përpiqej t'i gjente një 
kuptim shpirtëror jetës së saj. Ajo filloi të lutet dhe ta pyesë Perëndinë se çfarë duhej të bënte. 
Një mëngjes, pas tri ditësh duke agjëruar disi dhe me më shumë lutje, ajo po shkonte nga shtëpia 
për te stacioni i autobusit. Kur arriti, ajo u kujtua se kishte lënë në shtëpi disa çelësa që i 
duheshin atë ditë. Ajo u kthye prapë në shtëpi, mori çelësat dhe shkoi përsëri në stacionin e 
autobusit. Ajo ishte e hutuar dhe kuptoi se i iku një autobus që normalisht duhej ta kishte arritur. 


Ndërkohë, dy misionarë po udhëtonin me një autobus pranë qytetit të Hamburgut. Ndërsa po 
udhëtonin, ata befas patën një përshtypje se me personin e parë që do të takonin pas zbritjes nga 
autobusi, duhej të flisnin. Dy misionarët dolën nga autobusi dhe menjëherë panë këtë grua të re. 
Ata i folën asaj shkurt rreth Kishës dhe lanë një takim për t'i dhënë mësime. Ajo pati një ndjesi 
të menjëhershme se në një mënyrë misionarët ishin dërguar te ajo si një përgjigje ndaj lutjeve të 
saj. Anëtarët e mirë të Kishës u bashkuan me misionarët në mësimet që i jepeshin asaj dhe e 
ndihmuan atë të ndihet si një pjesë e veçantë e lagjes. Ajo pranoi mesazhin e ungjillit të 
rivendosur të Jezu Krishtit dhe u pagëzua brenda tri javësh. Ajo po punon tani në programin e të 
rejave të lagjes. 


Zoti, gjatë shërbesës së Tij tokësore, njohu nevojën për të patur një strukturë në vend për të 
ndërtuar besimin në zemrat e anëtarëve të Kishës së Tij dhe për t'i mbajtur ata në rritje në 
ungjillin e Tij. Kjo familje, ky vëlla dhe kjo motër të gjithë gjetën Shpëtimtarin duke gjetur dhe 
duke u forcuar nga Kisha e Tij. 

Pas vdekjes së apostujve, pa udhëheqje qendrore për të udhëhequr dhe drejtuar atë, Kisha kaloi 
në braktisje. Ky mësim i veçantë i historisë është i qartë: është e nevojshme të kemi një qeverisje 
të centralizuar të Kishës nën drejtimin e Shpëtimtarit, që siguron doktrinat dhe ordinancat e 
nevojshme për shpëtim dhe ekzaltim. 


Bibla jep të dhëna të bollshme që Zoti gjatë shërbesës së Tij tokësore krijoi Kishën e Tij me 
autoritetin dhe organizimin e duhur. Për shembull, Pali deklaroi: 


“Dhe ai vetë i dha disa si apostuj, të tjerë si profetë, të tjerë si ungjilltarë dhe të tjerë si barinj e 
mësues, 


për përsosjen e shenjtorëve, për veprën e shërbimit dhe për ndërtimin e trupit të Krishtit, 


101 


derisa të arrijmë të gjithë te uniteti i besimit dhe të njohjes së Birit të Perëndisë, te një njeri i 
përsosur, në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit, 


që të mos jemi më foshnja, të lëkundur dhe të transportuar nga çdo erë doktrine, nga mashtrimi i 
njerëzve, nga dinakëria e tyre nëpërmjet gënjeshtrave të gabimit, 


por, duke thënë të vërtetën me dashuri, të rritemi në çdo gjë drejt atij që është kreu, Krishti 
(Efesianëve 4:11-15). 


Ne deklarojmë në Nenin e Gjashtë të Besimit tonë: 


“Ne besojmë në të njëjtin organizim që ekzistonte në Kishën Primitive, dhe pikërisht, në apostuj, 
profetë, barinj, mësues, ungjilltarë e të tjerë.” 


Kështu ne i deklarojmë botës se priftëria është rivendosur, qeveria e Perëndisë është në tokë, 
modeli i Tij është krijuar që të na udhëheqë përsëri te prania e Tij. Ne besojmë se kemi 
përgjigjen më të mirë për pyetjen: “Çfarë kërkoni ju”” Siç mësonte Shpëtimtari: 


“Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra 
do t'ju shtohen” (Mateu 6:33). 


Pikërisht siç ndërtohet një godinë duke vendosur tullë pas tulle, kisha e vërtetë e Shpëtimtarit 
është ndërtuar me nga një kthim, një dëshmi, një pagëzim me radhë, një nga një. Le të kërkojmë 
të gjithë ne, të gjejmë dhe të ndërtojmë Kishën e Tij kudo që mund të jemi, kjo është lutja ime e 
përulur në emër të Atij që ne kërkojmë, madje Jezu Krishtit. Amen. 


PORNOGRAFIA 
Plaku Dallin H. Ouks 
i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve - 


Verën e kaluar Motra Ouks dhe unë u kthyem pas dy vjetësh nga Filipinet. E donim 
shërbimin tonë atje, e deshëm edhe kthimin në shtëpi. Meqë kemi qenë larg, e shohim mjedisin 
rreth nesh nga një perspektivë e re, me një vlerësim të rritur dhe nganjëherë me shqetësime të 
reja. 


U shqetësuam kur pamë pushtimin që kishte bërë pornografia në Shtetet e Bashkuara 
ndërsa ishim larg. Për vite me radhë udhëheqësit tanë të Kishës kanë paralajmëruar ndaj 
rreziqeve të figurave dhe fjalëve të paramenduara për zgjim dëshirash seksuale. Tashmë ndikimi 
çoroditës i pornografisë, të prodhuar e të përhapur për leverdi tregëtie, po shtrihet me të shpejtë 
mbi shoqërinë tonë si ortek i së keqes. 


Në konferencën tonë të fundit, President Hinkli i kushtoi një bisedë të tërë kësaj teme, 
duke paralajmëruar me fjalët më të qarta se “ky është problem shumë serioz madje mes nesh” 


102 


(“A Tragic Evil among Us”, Ensign, nëntor 2004, 60). Shumica e peshkopëve që takojmë në 
konferenca kunji, na raporton tani me shqetësim më të madh për këtë problem. 


Ju bashkëmbajtës të Priftërisë Melkizedeke, edhe ju të rinjtë tanë, dua t'ju flas sot mbi 
pornografinë. E di se shumë prej jush vihen para saj dhe se shumë nga ju po njollosen me anë të 
saj. 


Me përqendrimin e bisedës sime mbi këtë çështje, ndihem si profeti Jakob, që u tha 
burrave të kohës së vet se brengosej që t'u fliste me aq guxim para grave e fëmijëve të tyre të 
ndjeshëm. Por, pavarësisht vështirësisë së detyrës, ai tha se duhej t'u fliste burrave për këtë 
çështje, sepse e kishte urdhëruar Perëndia (shih (LIM) Jakobi 2:7-11). Po veproj kështu për të 
njëjtën arsye. 


Në kapitullin e dytë të librit që mban emrin e tij, Jakobi dënon burrat për “lavirësitë” e 
tyre (v. 23, 28). Ai u tha se kishin “thyer zemrat e bashkëshorteve Jtë tyre) të buta dhe (kishin) 
humbur besimin e fëmijëve Jtë tyre), për shkak të shembujve... të këqinj para tyre” (v. 35). 


Çfarë ishin këto “lavirësi” të liga së tepërmi” Pa dyshim, disa burra tashmë ishin fajtorë 
për veprime të liga. Por vëmendja kryesore e predikimit të madh të Jakobit nuk ishin veprat e 
liga të përfunduara, por të liga të reja të planifikuara. 


Jakobi filloi predikimin e tij duke u thënë burrave që “deri më sot Jata i ishin) bindur 
fjalës së Zotit” (Jakobi 2:4). Megjithatë, pastaj ai u tha se i njihte mendimet e tyre, që ata po 
“Tfillonin të jetonin) në mëkat, mëkat i cili... duket shumë i neveritshëm ... ndaj Perëndisë” (v. 
5). “Unë duhet t'ju dëshmoj në lidhje me ligësinë e zemrave tuaja” (v. 6), shtoi ai. Jakobi po 
fliste ashtu si foli Jezusi kur tha: “Kushdo që shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën 
me të në zemrën e vet” (Mateu 5:28: gjithashtu shih 3 Nefi 12:28, DeB 59:6, 63:16). 


Mbi 30 vjet më parë, i nxita studentët e BYU JUniversiteti Brigham Young) të 
shmangnin “literaturën që përkrah marrëdhëniet seksuale të ndaluara” në gjërat që ata lexonin e 
shikonin. U tregova këtë ngjashmëri: 


“Tregimet dhe kuadrot pornografike ose erotike janë më keq se ushqimi i fëlliqur ose i 
ndotur. Trupi ka mjete mbrojtëse për t'u çliruar nga ushqimi i dëmshëm. Me përjashtim të disa 
rasteve fatale, ushqimi i keq mund t'ju sëmurë, por nuk lë dëme të përhershme. Ndryshe nga kjo, 
personi që gostitet me tregime të ndyra ose kuadro pornografike apo erotike, i regjistron ato në 
atë sistem rikthyes të mahnitshëm që e quajmë tru. Truri nuk e vjell mbrapsht ndyrësinë. Me t'u 
regjistruar, ajo mbetet e prirur për t'u rikthyer, duke shkrepur shëmbëlltyrat e saj të çoroditura 
nëpër mendje dhe duke ju tërhequr larg gjërave të shëndetshme në jetë” (“Challenges for the 
Year Ahead”, broshura e Universitetit Brigham Young, 6 shtator 1973: e rishtypur tek “Things 
They”re Saying”, Nevv Era, shkurt 1974, 18). 


Këtu, vëllezër, duhet t'ju them se peshkopët tanë dhe këshilltarët tanë të profesionit po 


shohin një numër në rritje të burrave të përfshirë në pornografi dhe shumë janë anëtarë aktivë. 
Disa nga të përfshirët në pornografi me sa duket e zvogëlojnë seriozitetin e saj dhe vazhdojnë të 


103 


ushtrojnë priftërinë e Perëndisë, ngaqë mendojnë se askush nuk do ta marrë vesh përfshirjen e 
tyre. Por përdoruesi e di, vëllezër, dhe Zoti po ashtu. 


Disa kanë këshilluar që pornografia duhet të jetë pyetje më vete në intervistat për 
rekomandim tempulli. Është tashmë. Së paku pesë pyetje të ndryshme duhet të sjellin një rrëfim 
dhe diskutim në këtë çështje, në rast se personi që intervistohet ka ndjeshmëri shpirtërore dhe 
ndershmërinë që ne presim nga ata që adhurojnë në Shtëpinë e Zotit. 


Një nga mësimet më të paharrueshme të Shpëtimtarit u takon burrave që po shohin 
pornografi fshehurazi: 


“Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritël Sepse pastroni anën e jashtme të kupës dhe të 
pjatës, ndërsa përbrenda janë plot me grabitje dhe teprime. 


Farise i verbëri Pastro më parë përbrenda kupën dhe pjatën, që edhe përjashta të jetë e 
pastër” (Mateu 23:25-26: gjithashtu shih Alma 60:23). 


Shpëtimatari e vazhdon kallëzimin e atyre që trajtojnë atë që shihet, por lënë pas dore 
pastrimin e njeriut të brendshëm: 


“TJu) u ngjani varreve të zbardhuara (me gëlqere), që nga jashtë duken të bukur, por 
brenda janë plot eshtra të vdekurish dhe gjithfarë papastërtish. 


Kështu edhe ju nga jashtë u paraqiteni njerëzve si të drejtë, por përbrenda jeni plot 
hipokrizi dhe paudhësi” (Mateu 23:27-28). 


Pasojat e drejtpërdrejta shpirtërore të një hipokrizie të tillë janë shkatërrimtare. Ata që e 
shfrytëzojnë dhe i qepen pas pornografisë, humbasin fuqinë e priftërisë. Zoti njofton hapur: “Kur 
marrim përsipër që t'i mbulojmë mëkatet tona ... vini re, qiejtë tërhiqen: Shpirti i Zotit 
hidhërohet: dhe atëherë kur tërhiqet, Amen priftërisë apo autoritetit të atij njeriu” (shih DeB 
121:37). 


Klientët e pornografisë e humbin po ashtu shoqërinë e Shpirtit. Pornografia prodhon 
fantazira që e shkatërrojnë përshpirtshmërinë. “Mendja e kontrolluar nga mishi prodhon vdekje”- 
-—vdekje shpirtërore (Romakëve 8:65, 2 Nefi 9:39). 


Shkrimet e shenjta mësojnë vazhdimisht se Shpirti i Zotit nuk do të banojë në 
tabernakullin e papastër. Kur e marrim sakramentin me denjësi, na premtohet që do të “Jkemil 
gjithmonë Shpirtin e tij me Jnej” (shih DeB 20:77). Që të klasifikohemi për atë premtim, ne 
lidhim besën se “gjithmonë Jdo ta kujtojmë) atë”. Ata që i qepen pas dhe e përdorin pornografinë 
për stimulim seksual, kuptohet që e dhunojnë atë besëlidhje. Ata e dhunojnë besëlidhjen e 
shenjtë që duhet të përmbahen para praktikave jo të shenjta e të papastra. Ata nuk mund të presin 
që Shpirti i Zotit të jetë me ta. Të gjithë këta nevojitet t'i vënë veshin thirrjes së apostullit Pjetri: 
“Pendohu, pra, për këtë ligësi që ke dhe lutju Perëndisë që, po të jetë e mundur, të të falet 
mendimi i zemrës sate” (Veprat e Apostujve 8:22). 


104 


Vëllezër, ju e vutë re se nuk po diskutoj për ndikimet e pornografisë në shëndetin mendor 
apo në sjelljet inkriminuese. Po diskutoj për pasojat e saj tek përshpirtshmëria---tek aftësia tonë 
për të pasur shoqërinë e Shpirtit të Zotit dhe tek mundësia për ushtrimin e fuqisë së priftërisë. 


Pornografia shkakton gjithashtu plagë të pandreqshme në marrëdhëniet private më të 
vyera. Në fjalën e tij drejtuar burrave të priftërisë tetorin e kaluar, President Hinkli citoi letrën e 
një gruaje, e cila i kërkonte që t'i paralajmëronte anëtarët se pornografia “shkakton dëmtim deri 
thellë në zemër e në shpirt, duke mbytur për vdekje jetën e marrëdhënieve” (“A Tragic Evil 
among Us,” 60). 


Në një nga konferencat e fundit të kunjit, një grua më dorëzoi një letër të ngjashme. Burri 
i saj kishte shërbyer edhe në thirrje të rëndësishme të Kishës për shumë vjet ndërsa jepej pas 
pornografisë. Ajo tregoi se sa e vështirë ishte t'i bëje udhëheqësit e priftërisë ta merrnin 
seriozisht këtë problem të pornografisë. Po citoj: 


“Mora gjithfarë përgjigjesh: sikur unë po e teproja ose sikur ishte faji im. Peshkopi që 
kemi tani, është treguar i lartë. Dhe tani, pas 15 vjetësh, im shoq përpiqet të luftojë kundër prirjes 
së tij, por tani për të është 15 vjet më e vështirë të heqë dorë, dhe humbja ka qenë e 
pallogaritshme.” 


Pornografia e dëmton aftësinë e dikujt për të gëzuar një marrëdhënie emocionale, 
romantike dhe shpirtërore normale me personin e gjinisë tjetër. Ajo i gërryen pengesat morale që 
ngrihen ndaj sjelljeve të pavend, jonormale ose të paligjshme. Kur ndërgjegja u bëhet e 
pandjeshme, klientët e pornografisë u drejtohen veprimeve që kanë parë, pavarësisht nga pasojat 
që ato sjellin në jetën e tyre dhe në jetën e të tjerëve. 


Gjithashtu pornografia të mban në vartësi. Ajo i dobëson aftësitë vendimmarrëse dhe i zë 
konsumatorët “në grep”, duke i rikthyer ata mbrapa me një mani për akoma më shumë. Një njeri 
që ka qenë në vartësi të pornografisë dhe drogave të forta, më shkruante me anë të këtij 
krahasimi: “Për mendimin tim, kokaina nuk është asgjë para kësaj. I kam provuar të dyja... Edhe 
lënia e drogës më të fortë nuk ishte asgjë në krahasim me fpërpjekjen për të lënë pornografinë.” 


Disa kërkojnë të shfajësojnë tolerimin e tyre me argumentin se janë duke parë vetëm 
pornografi “të lehtë”, jo “të fortë”. Një peshkop i mençur e quajti këtë një mospranim për ta parë 
ligësinë si ligësi. Ai po citonte ata burra që kërkonin t'i justifikonin ato që shikonin, me 
krahasime të tipit: “jo deri aq keq” ose “vetëm një skenë të keqe”. Por prova se diçka është e 
keqe, nuk qëndron tek niveli i saj, por tek pasoja. Kur njerëzit i mirëpresin mendimet e liga për 
kaq shumë kohë sa Shpirti të tërhiqet, ata e humbin mbrojtjen e tyre shpirtërore dhe vihen nën 
fuqinë dhe drejtimin e të ligut. Kur e përdorin internetin ose pornografitë e tjera për diçka që ky 
peshkop e përshkroi si “nxitje në kohë dëshire”, ata lerosen thellë me mëkat. 


Predikimi i madh i Mbretit Beniamin përshkruan pasojat e tmerrshme. Kur ne i tërhiqemi 
Shpirtit të Zotit, bëhemi armik i drejtësisë, kemi një ndjesi të gjallë të fajit dhe “Jtkurremi) nga 
prania e Zotit” (shih Mosia 2:36-38). “Mëshira nuk ka asnjë pretendim mbi atë njeri”, përfundon 
ai, “prandaj fati i tij i fundit është të durojë një mundim të pafund” (v. 39). 


105 


Mbani parasysh shembullin tragjik të Mbretit David. Edhe pse një vigan shpirtëror i 
Izraelit, i lejoi vetes të hidhte sytë mbi diçka që nuk duhej ta shihte (2 Samuelit 11). I tunduar 
prej asaj që pa, ai dhunoi dy nga Dhjetë Urdhërimet, duke filluar nga “Nuk do të shkelësh 
besnikërinë bashkëshortore” (Eksodi 20:14). Në këtë mënyrë një profet-mbret ra prej ekzaltimit 
të tij (shih DeB 132:39). 


Por lajmi i mirë është se askush nuk lypset të ndjekë të ligun gjatë zbritjes tatëpjetë në 
mundim. Kushdo që zihet mbi atë shkallë të lemeritshme, ka një kyç për ta përmbysur situatën. 
Ai mund të shkëputet. Nëpërmjet pendimit mund të pastrohet. 


Alma i Riu e përshkroi këtë: 


“Po m”u kujtuan të gjitha mëkatet dhe paudhësitë e mia për të cilat unë po mundohesha 
me dhimbjet e ferrit... 


... Vetëm mendimi se do të dilja në praninë e Perëndisë tim, torturonte shpirtin tim me 
një tmerr të papërshkrueshëm... 


Dhe ndodhi që ndërsa isha ashtu i torturuar me mundim, pasi isha ngacmuar nga kujtimi i 
mëkateve të mia të shumta, vini re, m'u kujtua se kisha dëgjuar atin tim duke u profetizuar 
njerëzve në lidhje me ardhjen e një Jezu Krishti, një Bir i Perëndisë, për të shlyer mëkatet e 
botës. 


Tani, ndërsa mendja ime po më përqendrohej në këtë mendim, thirra brenda zemrës sime: 
O Jezus, ti Biri i Perëndisë, ki mëshirë mbi mua që jam në vrerin e hidhësirës dhe që jam rrethuar 
nga zinxhirët e përjetshëm të vdekjes. 


Dhe tani vini re, kur mendova këtë, nuk munda t'i kujtoj më dhembjet e mia: po, nuk isha 
më i ngacmuar nga kujtimi i mëkateve të mia. 


Dhe oh, çfarë gëzimi dhe çfarë drite të mrekullueshme pashë: po, shpirti im më ishte 
mbushur me një gëzim po aq të madh, sa kishte qenë dhembja imel” (Alma 36:13-14, 17-20). 


Vëllezër të mi që jeni zënë robër të kësaj vartësie ose trazoheni nga ky tundim, ekziston 
një shteg. 


Së pari, pranojeni se djalli është. Mos u përpiqni të mbroni ose justifikoni veten. Për të 
paktën një çerek shekulli udhëheqësit tanë u janë lutur burrave, po ashtu edhe grave e fëmijëve, 
që ta shmangin këtë ligësi.” Revistat e fundit të Kishës sonë janë plot paralajmërime, informacion 
dhe ndihmesë mbi këtë çështje-——-më tepër se njëzet artikuj të botuar ose në botim e sipër, vetëm 
këtë vit dhe vitin e kaluar.” 


Së dyti, kërkoni ndihmën e Zotit dhe të shërbëtorëve të Tij. Dëgjojini dhe u vini veshin 
fjalëve të Presidentit Hinkli: 


106 


“Lutjuni Zotit fuqimisht nga thellësia e shpirtit, që Ai t'ju mënjanojë prej asaj vartësie e 
cila ju skllavëron. Dhe e paçit guximin për të kërkuar udhëzimin e përzemërt të peshkopit tuaj 
dhe, nëse nevojitet, këshillën e specialistëve dashamirës” (“A Tragic Evil among Us”, 62). 


Së treti, bëni të mundur gjithçka për të shmangur pornografinë. Në rast se gjendeni në 
prani të saj—-gjë e cila mund t'i qëllojë kujtdo në botën ku jetojmë---ndiqni shembullin e Jozefit 
të Egjiptit. Kur tunduesja e zuri me kapjen e saj, ai e la tunduesen dhe “iku duke vrapuar jashtë” 
(Zanafilla 39:12). 


Mos i bëni favor as tundimit më të vogël. Parandalojeni mëkatin dhe jo të ndreqni 
shkatërrimin e tij të pashmangshëm. Prandaj, shuajeni atël Hidhini sytë tjetërkundi Shmangeni 
me çdo çmim. Drejtojini mendimet tuaja nëpër shtigje të dobishme. Kujtoni besëlidhjet tuaja dhe 
rrini besnikë në frekuentimin e tempullit. Peshkopi i mençur që citova më parë, më vinte në 
dijeni se “rënia në pornografi e një mbajtësi priftërie me indaument nuk ndodh KURRË gjatë 
periudhave të adhurimit të rregullt në tempull, ndodh atëherë kur adhurimi në tempull i lihet 


rastit”. 


Duhet që edhe të veprojmë për t'i mbrojtur ata që i duam. Prindërit instalojnë sinjalizues 
për paralajmërim në rast se shtëpia kërcënohet nga tymi ose monoksidi i karbonit. Duhet që po 
ashtu të instalojmë mjete mbrojtëse kundër kërcënimeve shpirtërore, mjete të tilla si filtrat 
përzgjedhës të internetit dhe monitorë kontrolli, që edhe të tjerëve t'u lejohet pamja. Dhe duhet 
të ndërtojmë fuqinë shpirtërore të familjeve tona me anë marrëdhëniesh të përzemërta, lutjes 
familjare dhe studimit të shkrimeve të shenjta. 


Së fundi, mos u bëni myshterinj të pornografisë. Mos e përdorni fuqinë tuaj blerëse në 
mbështetje të uljes morale. Dhe ju të reja, lutem që të kuptoni se, në rast se nuk visheni me 
modesti, ju e zmadhoni këtë problem, duke i ngjarë pornografisë për sytë e disave që ju shikojnë. 


Ju lutem, u vini veshin këtyre paralajmërimeve. Që të gjithë ne le ta përmirësojmë sjelljen 
vetjake dhe t'i dyfishojmë përpjekjet në mbrojtje të njerëzve tanë të dashur dhe të mjedisit tonë 
nga sulmi i pornografisë, që kërcënon përshpirtshmërinë tonë, martesën dhe fëmijët tanë. 


Unë dëshmoj se kjo është ajo që duhet të bëjmë, që ne të gëzojmë bekimet e Atij të cilin 
adhurojmë. Dëshmoj për Jezu Krishtin, dritën dhe jetën e botës, Kisha e të cilit është kjo, në 
emrin e Jezu Krishtit, amen. 


SHËNIME 

1. Letër e datës 20 mars 2005. 

2. Për shembull: Gordon B. Hinckley, “A Tragic Evil among Us,” Ensign, nëntor 2004, 59-62, 
David E. Sorensen, “You Cant Pet a Rattlesnake,” Ensign, maj 2001, 41-43, Thomas $. Monson, 
“Pornography---the Deadly Carrier,” Ensign, nëntor 1979, 66-67, David B. Haight, “Personal 
Morality,” Ensign, nëntor 1984, 70-73. 

3. Për shembull: Rory C. Reid, “The Road Back: Abandoning Pormography,” Ensign, shkurt 
2005, 46-51: Arianne Cope, “Internet Cafë,” Nevv Era, mars 2005, 34-37, “The Decision,” The 
Friend, mars 2004, 41-42. 

4. Letër e datës 13 mars 2005. 


107 


Forconi Vëllezërit Tuaj 
Plaku Robert J. Uheten 
i të Shtatëdhjetëve 


Duke iu përgjigjur pyetjes: “Mësues, cili është urdhërimi i madh i ligjitt” Dhe Jezusi i tha: 'Duaje 
Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen 
tënde.” Ky është urdhërimi i jë dhe i madhi. Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: “Duaje të 
afërmin tënd porsi vetveten.” Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët. të 


Qysh nga Izraeli i lashtë dhe nëpër gjeneratat e kohërave, Profetët e Tij të së kaluarës dhe të 
sotëm gjithnjë u kanë mësuar njerëzve këtë të vërtetë gjithëpërfshirëse të përjetëshme-—se për të 
trashëguar jetë të përjetëshme ne duhet të kemi dashuri në shpirtrat tanë: dashuri për Perëndinë, 
Atin tonë Qiellor dhe dashuri për njeri tjetrin. 


Në orët e fundit të shërbesës së Tij tokësore, Jezusi i tha Pjetrit: “Por unë jam lutur për ty, që 
besimi yt të mos mpaket: dhe ti, kur të jesh kthyer, forco vëllezërit e tu.” 


Pjetri pati një dëshmi që i lindi nga Shpirti për hyjninë e Jezu Krishtit. Pjetri e dinte dhe njohja e 
tij erdhi nëpërmjet zbulesës. Por kthimi i tij, ndryshimi në gjithë mënyrën e jetesës dhe në 
natyrën e vetë qenies së tij u bë më i dukshëm pas ditës së Rrëshajave, pas marrjes së dhuratës së 
ndryshimit të zemrës dhe dëshmisë për Frymën e Shenjtë. 


Po vëllezër dhe motra, ashtu si Pjetri më parë, ne kemi dëshmi, por a është kthimi një proçes 
vijues në jetën tuaj” A nuk është secili nga ne një punë në vazhdim në duart e Krijuesit tonë2 A 
po i bekon Perëndia të tjerët nëpërmjet jush” A luteni ju dhe pyesni se cilin do Zoti që ta bekoni, 
që t'i lehtësoni barrën një tjetri” A i doni të tjerët ashtu si vetveten” 


Kur Jezusi i tregoi doktorit të ligjit se për të trashëguar jetën e përjetëshme ai duhej të donte 
fqinjin e tij si veten, doktori i ligjit i tha Jezusit: “Po kush është i afërmi im)” Jezusi u përgjigj 
me shëmbëlltyrën e Samaritanit të Mirë dhe pastaj pyeti: “Cili nga këta të tre, pra, të duket se qe i 
afërmi i atij që ra në duart e kusarëve”” Dhe ai tha: “Ai që u tregua i mëshirshëm ndaj tij. 3 Me 
këtë shëmbëlltyrë Jezusi na mëson se secili nga ne duhet të tregojë dashuri dhe zemërgjerësi 
vepruese për çdo fëmijë të Atit të Tij. 


Mbreti Beniamin i mësonte shenjtorët e kohëve të tij: “Për hirin e ruajtjes së një heqjeje të 
mëkateve tuaja nga dita në ditë... unë do të doja që ju t'u jepni nga pasuria juaj të varfërve,... në 
mënyrë që të ushqehen të uriturit, të vishen të zhveshurit, në vizitohen të sëmurët dhe t'u jepni 
ndihmë atyre qoftë shpirtërisht, ashtu edhe materialisht.” A u jepni ndihmë shpirtërore apo 
materiale atyre që kanë nevojë për to7 A u afroheni dhe a u forconi besimin atyre që futen në 
kishë siç kërkohet nga profetët e ditëve tona” 


Kthim do të thotë përkushtim i jetëve tuaja kujdesit dhe shërbimit për të tjerët që kanë nevojë për 


ndihmën tuaj, si dhe dhënia e dhuratave dhe e bekimeve tuaja. Zoti nuk tha: Kujdesuni për delet 
e mia kur t'ju jetë e volitshme, i ruani delet e mia kur nuk jeni të zënë. Ai tha: I ushqeni delet dhe 


108 


qingjat e mi, i ndihmoni të mbijetojnë në këtë botë, i mbani afër vetes. I udhëhiqni ato në siguri— 
-në sigurinë e zgjedhjeve të drejta që do t'i përgatisin për jetën e përjetëshme. 


Çdo veprim jo egoist zemërgjerësie dhe shërbimi rrit shpirtshmërinë. Perëndia do t'ju përdorte 
për të bekuar të tjerët. Rritja tuaj e vazhdueshme shpirtërore dhe përparimi i përjetshëm 
bashkëlidhet ngushtësisht me marrëdhëniet tuaja--me atë se Si i trajtoni të tjerët. A i doni vërtet 
të tjerët dhe bëheni bekim në jetët e tyre A nuk është tregues i nivelit të kthimit tuaj mënyra se si 
i trajtoni të tjerët” Njeriu që bën në Kishë vetëm ato gjëra që lidhen vetëm me veten e tij nuk do 
ta arrijë kurrë objektivin e përsosjes. Shërbimi për të tjerët është gjithçka lidhet me ungjillin dhe 
me jetën e ekzaltuar. 


Në rrugën tuaj të jetës duhet t'u afroheni dhe të bekoni jetët e bashkudhëtarëve tuaj, të jepni 
gjithçka nga vetja për ata që kanë nevojë për ju. “Sepse ai që do të shpëtojë jetën e vet,” tha 
Mjeshtri, “do ta humbasë: por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim e për ungjillin, do të 


shpëtojë”. 


Jakobi i shkroi letrën e tij Izraelit të ardhshëm “të dymbëdhjetë fiseve të shpërndarë nëpër botë.” 
Mësimet e tij na janë drejtuar neve, popullit të Zotit që një ditë të mëvonshme do të pranonim 
ungjillin e rivendosur. Ai ju mëson parimet që duhet të drejtojnë marrëdhëniet tuaja me anëtarët 
e tjerë të Kishës. Ai e vlerëson urdhërimin për të dashur fqinjin tënd si veten tënde si “ligjin 
mbretëror.” Për Jakobin një dëshmi e vetme është e pamjaftueshme. Ungjilli duhet të bëhet një 
realitet i përditshëm në jetën tuaj. “Dhe unë do të të tregoj besimin tim me veprat e mia.” “Dhe 
bëhuni bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues.”” Përkufizimi i Jakobit për të kthyerin është: “Feja e 
pastër dhe pa njollë përpara Perëndisë dhe Atit është kjo: të vizitosh jetimët dhe të vejat në 
pikëllimet e tyre dhe ta ruash veten të pastër nga bota.” Ai e mbyll letrën e tij të shkurtër për ne 
me këto fjalë: “Vëllezër, në qoftë se ndonjë nga ju del nga rruga e së vërtetës dhe dikush e kthen, 
le ta dijë se ai që e kthen mëkatarin nga të gabuarit e rrugës së tij, do të shpëtojë një shpirt ... dhe 
do të mbulojë një shumicë mëkatesh.” Duke rikthyer një vëlla që ka gabuar ju shpëtoni atë dhe 
veten tuaj. Mëkatet tuaja fshihen ose zvogëlohen sepse ju shërbyet për shpëtimin e një tjetri. 


Për mua ishte një bekim i madh ta kaloja jetën në Amerikën Latine dhe të shihja me sytë e mi 
plotësimin e profecive dhe realizimin e premtimeve të bëra nga Profetët e Tij dhe nga vetë Zoti. 
“Unë të mbledh nga shpërndarja e tij e gjatë, popullin tim, O shtëpi e Izraelit dhe të vendos 
përsëri mes tyre Sionin tim:... unë do ta vendos kishën time mes tyre dhe ata do të hyjnë në 
besëlidhje dhe do të numërohen mes kësaj mbetjeje të Jakobit, së cilës i kam dhënë këtë tokë për 
trashëgimin e tyre.” 


Me të vërtetë me qindra mijra janë bashkuar thuajse nga çdo komb i Amerikës Latine. Profecitë 
na sigurojnë se kjo rritje do të vazhdojë. Rritja është sfida jonë më e madhe, por gjithashtu 


mundësia jonë më e madhe. 


Apostulli Pal u tha anëtarëve të rinj në kohën e tij: “Ju, pra, nuk jeni më të huaj, as bujtës, por 
bashkëqytetarë të shenjtorëve dhe pjestarë të familjes së Perëndisë.”'” 


Duket që atje ku kisha ka patur një rritje të shpejtë, ka ende shumë që ndihen si të ishin të 
panjohur e të huaj dhe të shpërfillur. Nëse duam t'i shohim premtimet të plotësuara, ne duhet të 


109 


zbatojmë atë që përshkruan Moroni: “Dhe pasi u pranuan në pagëzim ... ata u numëruan mes 
njerëzve të kishës së Krishtit, dhe emrat e tyre u morën kështu që ata të mund të kujtoheshin dhe 
të ushqeheshin ... për t'i mbajtur në udhën e drejtë...” 


Shumë anëtarë aktivë mendojnë se anëtarët më pak aktivë dhe të kthyerit e rinj që dalin në anë të 
rrugës sillen ndryshe ngaqë nuk besojnë në doktrinën e Kishës. Studimet e bëra nuk e mbështesin 
këtë hamendje. Ato tregojnë se gati të gjithë anëtarët pak aktivë që janë intervistuar besojnë se 
Perëndia ekziston, se Jezusi është Krishti, se Jozef Smithi ishte një profet dhe se kisha është e 
vërtetë. 


Në një numër të madh lagjesh dhe degësh ka shumë burra dhe gra shumë të mirë të cilët thjesht 
nuk dinë se si të rikthehen në kishë. Ka nëna dhe baballarë të mirë midis tyre. Ata thjesht janë 
larguar dhe askush nuk ka parë për ta, duke i lënë ata me idenë se askujt nuk i bëhet vonë në të 
vërtetë. Kur burrat dhe gratë e besimit i vizitojnë këta njerëz dhe bëhen miq të tyre, i forcojnë 
ata, luten me ta dhe u mësojnë ungjillin, ata dhe familjet e tyre do të rikthehen. “Sa herë ia keni 
bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua.”'“ Kush janë këta 
vëllezër më të vegjël2 Mos vallë Zoti e ka fjalën për të ardhurit më së fundmi në tufë, apo për ata 
që janë endur në hijen e pasivitetit dhe do të riktheheshin po t'u shtrihej dora e një shoqërie të 
vërtetë”2 


Në këtë betejë të madhe për shpirtrat e njerëzve, rregullat e angazhimit në punën misionare janë 
përkufizuar edhe më qartë për secilin prej nesh. Anëtarët duhet të shoqërojnë lidhjet e 
misionarëve me kohë të plotë kur ata japin mësime dhe të luajnë një rol vendimtar në proçesin E 
kthimit të të tjerëve. Misionarët duhet “të predikojnë ungjillin tim me anë të shpirtit” ” me fjalë 
që dalin prej zemrave të tyre, fjalë të së vërtetës të shndërruara në thesar nëpërmjet shumë 
studimeve dhe lutjeve. Rolet misionarëve tonë në proçesin e vazhdueshëm të kthimit të të tjerëve 
nuk mbarojnë me pagëzimin. Ata duhet të vazhdojnë t'u mësojnë anëtarëve të rinj dhe të tjerëve 
që kanë nevojë për ushqim shpirtëror. Letra të fundit nga Presidencia e Parë u kujtojnë 
udhëheqësve të priftërisë mbi përgjegjësinë që kanë për forcimin dhe mbështetjen e anëtarëve të 
rinj. “Shoqërimi duhet të shtrihet nga të gjithë në lagje... mësuesit e shtëpisë dhe mësuesit e 
vizitave mund të luajnë një rol të çmuar... Anëtarëve të rinj duhet t'u krijohen mundësi që të 
shërbejnë dhe të kontribuojnë në forcimin e lagjes.”15 

Vëllezër dhe Motra, nëse proçesi i kthimit dhe i transformimit duhet të vazhdojë tek secili prej 
nesh, anëtarë të rinj e të vjetër po ashtu, ne duhet t'i duam, t'i shërbejmë dhe t'i japim ushqim 
shpirtëror të tjerëve. Ne duhet t'i ndihmojmë të tjerët të marrin të gjitha bekimet e rivendosjes, 
duke përfshirë bekimet e tempullit. 


Profeti Jozef Smith u shkroi një letër shenjtorëve në kohën e tij: “Të dashur Vëllezër, Është një 
detyrë që çdo shenjtor të ndihmojë lirshëm vëllezërit e tij — që gjithnjë t'i dojë dhe t”i lehtësojë 
ata. Që të jemi të pranueshëm përpara Perëndisë ne duhet ta duam njeri tjetrin, ne mund ta duam 
fqinjin si veten tonë dhe të jemi besinikë në fatkeqësi.” 


Presidenti ynë Gordon B. Hinkli ka thënë: “Unë do të shpresoja, unë do të lutesha që secili nga 
ne...të vendoste për të kërkuar ata që kanë nevojë... dhe t'i ngrejë ata në frymën e dashurisë në 


110 


gjirin e Kishës, ku duar të fuqishme dhe zemra të dashura do t'i mirëpresin, do t'i qetësojnë 
pastaj dhe do t'i mbështesin e fusin në rrugën e lumturisë dhe të jetës prodhimtare,”'5 


Dashuria nuk është thjesht një fjalë apo një deklaratë, por urdhërimi i parë i madhi, një urdhërim 
që kërkon vep im---'Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia” dhe nëse më do mua, “Kulloti 
delet e mia.” 


Ju duhet të bëni atë që Shpëtimtari ynë dhe profetët e tij, të së kaluarës dhe të sotmit, kanë 
mësuar gjithnjë, forconi besimin dhe ushqeni ata që kanë nevojë për dashurinë dhe bekimin tuaj. 
Ju keni premtimin e Zotit: “Dhe te kushdo që ju pranon do të jem edhe unë, sepse unë do të kaloj 
përpara fytyrës tuaj ... dhe Shpirti im do të jetë në zemrat tuaja,...””' 


Vëllezër dhe motra, kur afroheni me dashuri për të bekuar jetën e një tjetri, të dy do të bekoheni 
me shpirtin e Tij. Zoti mëson se të dy duhet “ta kuptoni njeri tjetrin dhe të dy (do të) lartësoheni 
dhe ngazëlleheni së bashku.” 


Është lutja ime që Ati ynë Qiellor të bekojë secilin nga ju me këtë dashuri për të tjerët, “që ai ua 
jep të gjithë atyre që janë pasues të vërtetë të Birit të tij,... në 


Në emër të Jezu Krishtit, amen. 
SHËNIME 


1- Mateu 22:36-40 

2- Lluka 22:32 

3- Lluka 10:29, 36-37 

4- Mosia 4:26, theksimi shtuar. 
5- Marku 8:35 

6- Jakobi 1:1 

7- Jakobi 2:18 

8- Jakobi 1:22 

9- Jakobi 1:27 

10- Jakobi 5:19-20 

ëm Nëri21:1522 

12- Efesianëve 2:19 

13- Moroni 6:4 

14- Mateu 25:40 

15- Doktrina e Besëlidhje 50:14 
16-  Letters from the First Presidency data 22 dhjetor 2004 dhe 11 shkurt 2005 
17- History of the Church, 2:229 
18-  Hinckley, Gordon B. “Reach vvith a Rescuing Hand.” Ensign, nëntor 1996, 86 
19- Gjoni 14:15 

20- Gjoni21:17 

21- Doktrina e Besëlidhje 84:88 
22- Doktrina e Besëlidhje 50:22 
23- Moroni 7:48 


111 


Jini me Zemër të Fortë dhe Besnikë në Kohë të Vështira 


Plaku Adhemar Damiani 
i të Shtatëdhjetëve 


Si mund të gjejmë paqe në këtë botë2 Si mund të durojmë deri në fund” Si mund të 
mposhtim vështirësitë dhe provat që na dalin përpara” 


Shpëtuesi Jezu Krisht tha: “Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua: në botë do 
të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën.”' 


Si pjesë e provës në jetën tokësore, ne kalojmë nëpër vuajtje, dhimbje dhe zhgënjim. 
Vetëm në Jezu Krisht ne mund të gjejmë paqe. Ai mund të na ndihmojë të kemi zemër të fortë 
dhe të mposhtim të gjitha sfidat e kësaj jete. 


Çdo të thotë të jesh me zemër të fortë” Kjo do të thotë të kesh shpresë, të mos 
dekurajohesh, të mos e humbasësh besimin dhe ta jetosh jetën gëzueshëm: “Njerëzit janë, që ata 
të mund të kenë gëzim” Kjo do të thotë ta përballosh jetën dhe ngjarjet me besim. 


Ungjilli i Jezu Krishtit na jep fuqi dhe perspektivën e përjetësisë me të cilën duhet të 
përballojmë me zemër të mirë çfarëdo që të na ndodhë. Ne duhet gjithsesi të mos nënvleftësojmë 
vështirësitë që janë parashikuar për kohën tonë. 


Cilat janë disa nga këto vështirësi” Si mund t'i përballojmë” 


Disa nga këto vështirësi janë mungesa e shpresës, mungesa e dashurisë dhe mungesa e 
paqes. 


Profeti Moroni na mësoi: “Dhe në qoftë se nuk keni shpresë, ju duhet të jeni në 
dëshpërim, dhe dëshpërimi vjen nga paudhësia.” Për shumë njerëz vitet që vijnë mund të jenë 
vite dëshpërimi. Sa më e madhe paudhësia, aq më i madh do të jetë dëshpërimi. 


Shpëtimtari tha: “Dhe, duke qenë se paudhësia do të shumohet, shumëkujt do t'i ftohet 
dashuria.” Në atë masë që paudhësia rritet, dashuria e vërtetë zhduket. Si pasojë, frika, pasiguria 
dhe dëshpërimi po rriteni 


Profetit Jozef Smith Zoti i tha: “Unë...do të bëj që të gjithë njerëzit ta dinë që kjo ditë 
vjen shpejt... kur paqja do të hiqet nga toka dhe djalli do të ketë fuqi mbi domenin e tij. Dhe 
gjithashtu Zoti do të ketë fuqi mbi shenjtorët e tij dhe do të mbretërojë mes tyre.”” Ne jetojmë në 
një kohë kur paqja eshtë hequr nga toka. 


Në anën tjetër, ne jetojmë në një kohë të lavdishme, një kohë kur Zoti ka rivendosur 
priftërinë e Tij. Ungjilli i vërtetë është rivendosur. Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve 


112 


KË 


të Mëvonshme është mbretëria e Perëndisë mbi tokël Ne po ndihmojmë të përgatitet toka për 
kohën kur Zoti Jezu Krisht do të vijë dhe do të mbretërojë personalisht. 


Pse ne duhet të kalojmë nëpër prova në këtë jetë2 


Zoti nuk e mban sekret që Ai do ta provojë besimin dhe bindjen tonë. “Ne do t'i 
provojmë ata kështu,” tha Ai, “që të shohim nëse do t'i plotësojnë të gjitha ato që Zoti, Perëndia i 
tyre do t'i urdhërojë.” 


Ne mësojmë te libri Predikuesit: Çdo gjë u ndodh në mënyrë të njëllojtë të gjithëve: i 
njëjti fat pret të drejtin dhe të pabesin, të mirin, të pastrin dhe të papastrin, (...). Si i miri është 
edhe mëkatari,... Të gjithë kanë të njëjtin fat.” Stuhitë mund të bien mbi jetën e njeriut që e ka 
ndërtuar jetën në shkëmbin e ungjillit, si edhe mbi budallanë që e ka ndërtuar jetën e vet mbi 
gjërat e kësaj bote.” 


Si duhet të veprojmë në këto prova” 


Zoti ka thënë: “Nëse dikush do të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, ta marrë çdo ditë 
kryqin e vet dhe të më ndjekë.” Çdo ditë ne duhet të ngremë kryqin tonë dhe të çajmë përpara—- 
dhe jo thjesht të sorrollatemi në anë të rrugës tonë të përjetësisë. 


Si mund ta mësojmë nëse jemi duke u provuar apo jemi në ndëshkimin e Zotit” 


Provat janë mundësi që ne të rritemi. Zoti thotë: “Njerëzit e mi duhet të provohen në të 
gjitha gjërat që të mund të përgatiten të marrin lavdinë që kam për ta, madje lavdinë e Sionit, dhe 
ai që nuk do të mbajë ndëshkime nuk është i denjë për mbretërinë time.”'0 


Kur kalojmë në provë ne duhet të mendojmë dhe të pyesim: “Çfarë kërkon Zoti që unë të 
bëj në këtë situatë” 


Zoti i tha këto fjalë ngushëlluese Profetit Jozef Smith: “Dije, biri im, se të gjitha këto 
gjëra do të të japin përvojë dhe do të jenë për të mirën tënde. Biri i Njeriut ka zbritur poshtë të 
gjithë atyre. A jeni ju më i madh se ai2”'' Ne duhet ta shohim çdo provë si një mundësi për 
përparim. Një ditë ne do të kuptojmë “pse”-në e tyre. 


Zoti ka thënë: “Atë që unë e dua e ndëshkoj, që mëkatet e tij të mund të falen, sepse me 
ndëshkimin unë përgatis një rrugë për shpëtimin e tyre 71” Zoti e do secilin prej nesh. Ai na do 
të jemi të lumtur. Kjo lumturi vjen me besimin tonë në Jezu Krisht, me pendimin tonë të sinqertë 
dhe të vërtetë, me bindjen në urdhërimet e Tij dhe me durimin tonë deri në fund. 


Ndonjëherë ne mund të mendojmë se Zoti nuk i dëgjon ose nuk u përgjigjet lutjeve tona. 
Në kohë të tilla ne duhet të ndalemi dhe të mendojmë se çfarë kemi bërë gjatë jetëve tona. Nëse 
është e nevojshme, ne duhet të harmonizojmë jetët tona me ungjillin e Jezu Krishtit. Nëpërmjet 
Profetit Jozef Smith, Zoti na zbuloi: “Unë, Zoti, kam vuajtur me të keqen që ka rënë mbi ta, me 
të cilën ata janë dëshpëruar, si pasojë e shkeljeve të tyre... Ata ishin të ngadalshëm në dëgjimin e 
zërit të Zotit, Perëndisë së tyre, prandaj Zoti, Perëndia i tyre, është i ngadalshëm në dëgjimin e 


113 


lutjeve të tyre, t'u përgjigjet atyre në një ditë të shqetësimeve të tyre. Në ditën e paqes së tyre ata 

e vlerësuan pak këshillën time: ndërsa, në ditën e shqetësimeve, nga e keqja, ata ndjejnë nevojën 
se 13 

për mua. 


Kur ne kemi dëshirë të sinqertë të vemë jetët tona në harmoni me vullnetin e Zotit, Ai 
gjithnjë do të jetë gati të na ndihmojë të lehtësojmë barrët tona. 


Kush e prish zemrën tonë të mirë dhe shpresën tonë” 


Jezu Krishti u tregoi Dymbëdhjetë Apostujve disa nga gjërat që mund të shkatërrojnë 
shpresën tonë dhe të na bëjnë që të dorëzohemi: rënia ndaj tundimit, të mosrezistuarit në pikëllim 
dhe vuajtje, mospërballimi i persekutimit, të tremburit ndaj “andrallave” të botës, kërkimi së pari 
i pasurive, dorëzimi në vend të durimit deri në fund dhe lejimi i profetëve të rremë që të na 
mashtrojnë. “ 


Kush na jep kurajë dhe shpresë” 


Ftesa e Zotit për secilin nga ne është: “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të 
rënduar, dhe unë do t'ju jap çlodhje.” Jezu Krishti ka forcën të na ndihmojë të çlodhemi prej 
dhimbjes dhe vuajtjeve tona. 


Profeti Mormon na mëson: “Prandaj, në qoftë se një njeri ka besim, ai duhet të ketë 
shpresë, pasi pa besim, nuk mund të ketë ndonjë shpresë ... Dhe në qoftë se një njeri është i 
bindur dhe i përulur në zemër dhe pohon me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë se Jezusi është 
Krishti, ai duhet të ketë dashuri hyjnore.” 


Nëse përditë ushtrojmë besim, butësi, dhembshuri dhe përvuajtje në zemër, duke pranuar 
se Jezusi është Krishti, duke pranuar Shlyerjen e Tij, ne do të bekohemi me kurajë dhe me 
shpresë për të përballuar dhe kapërcyer provat dhe dhimbjet e kësaj jete. 

Cilat janë disa nga premtimet e Zotit për secilin nga ne2 


“Jini me zemër të mirë, fëmijë të vegjël, sepse unë jam midis jush dhe nuk ju kam 
braktisur.”'” 


“Jini me zemër të mirë sepse unë do t'ju tregoj rrugën. Mbretëria është juaja dhe prandaj 
edhe bekimet janë tuajat dhe pasuritë e përjetëshme janë tuajat.” 


Po citojmë fjalët e profetit Ethër: “Prandaj, kushdo që beson në Perëndi, mund të 
shpresojë me siguri për një botë më të mirë, po, madje për një vend në krahun e djathtë të 
Perëndisë, shpresë e cila vjen nga besimi dhe shërben si një spirancë për shpirtrat e njerëzve...” 


Perëndia është Ati ynë. Ne jemi fëmijët e Tij. Ai na do ne. Ai dëshiron lumturinë tonë 
këtu, në këtë jetë dhe për gjithë përjetësinë. Ne udhëhiqemi nga një profet i vërtetë i Perëndisë 


114 


sot. Jezusi është Krishti. Nëpërmjet Tij ne mund të gjejmë paqe në këtë botë. Në emër të Jezu 
Krishtit, amen. 


SHËNIME 


1. Gjoni 16:33. 

ZA: 2Nefi:2:25. 

3. Moroni 10:22. 

4. Mateu 24:12. 

5. Shih DeB 1:35--36. 

6. Abrahami 3:25. 

7. Predikuesit 9:2--3. 

8. Shih Mateu 7:24--27. 
9. Lluka 9:23. 

10. Shih DeB 136:31. 

11. Shih DeB122:7--8. 
12. Shih DeB 95:1. 

13. Shih DeB 101:2, 7-8. 
14. Shih Mateu 13:19--23. 
15. Mateu 11:28. 

16. Moroni 7:42--44. 

17. Shih DeB 61:36. 

18. Shih DeB 78:18. 

19. Ethëri 12:4. 


Vlerësimi i Këshillës së Atyre që Janë “Kërrusur nga Vitet” 
Plaku Stefan B. Oveson 
i të Shtatëdhjetëve 


Vëllezër dhe motra të mia të dashura, ndërsa përgatitemi të dëgjojmë vërejtjet e mbylljes 
nga Presidenti Hinkli në fund të kësaj konference të përgjithshme të mrekullueshme, unë 
shpresoj nxehtësisht që secili prej nesh do ta ndjejë se sa të bekuar jemi që kemi marrë nga 
profetët dhe apostujt e Zotit urtësinë dhe porosinë kolektive dhe që, po të mbahet parasysh dhe të 
zbatohet, do të na ndihmojë të drejtohemi gjithnjë më afër Shpëtimtarit tonë. Ne duhet të jemi 
veçanërisht mirënjohës që jetojmë në një kohë kur udhëheqësit e Kishës tonë, edhe pse shumë 
prej tyre janë të shkuar në moshë, vazhdojnë të marrin zbulesa dhe frymëzim që e shpie përpara 
mbretërinë çdo ditë. 


Kur isha i ri, unë kam marrë një paralajmërim të fortë me shkrim për ta provuar veten si 
një bir besnik dhe i bindur, kështu që kur arrita një moshë më të madhe, kurdo që kisha nevojë 
për këshilla dhe udhëzime unë duhej të shkoja te prindërit e mi, edhe pse “të kërrusur nga vitet,” 
për të marrë prej tyre urtësi, qetësim dhe drejtim. Babai im vdiq mëse njëzet vite më parë, duke 
qenë një burim i madh dhe shembull urtësie gjatë gjithë jetës për mua, dhe ne e vendosëm nënën 
time 101-vjeçare të pushojë pranë shokut të saj të përjetshëm të hënën e fundit. Në vitin e saj të 
njëqind ajo konfirmoi dëshminë e gjithë jetës së saj me këto fjalë: “Ungjilli është një mënyrë e 


115 


jetës, ai është pjesë e planit për të na ndihmuar të shmangim hidhërimin. Më shumë se kurrë unë 
besoj se kjo jetë është e mirë, por që jeta tjetër është më e mirë” (“Grovving Old Graciously: 
Lessons from a Centenarian,” The Religious Educator 5, nr.1, 2004). Nëna ime shpesh më 
tregonte se ajo lutej për mua dhe për familjen tonë çdo ditë. Ndësa ajo shkonte gjithnjë e më afër 
fundit, lutjet e saj ishin veçanërisht të zjarrta dhe kuptimplote për mua. Të dy prindrit e mi, si dhe 
ata të bashkëshortes time, duruan ose janë duke duruar deri në fund në rrugët e drejta, duke lënë 
një trashëgimi përkushtimi besnik për t'u ndjekur nga të gjithë pasardhësit e tyre. 


Presidenti Ezra Taft Benson, në Ensign të nëndorit 1989, citohet si më poshtë: “Zoti i 
njeh dhe i do të moshuarit midis njerëzve të Tij. Kështu ka qenë gjithnjë dhe Ai u ka besuar atyre 
shumë nga përgjegjësitë e Tija të mëdha. Në kohë të ndryshme, Ai e ka drejtuar popullin e Tij 
nëpërmjet profetëve që ishin në moshë të avancuar. Ai ka patur nevojë për urtësinë dhe përvojën 
e moshës, drejtimin e frymëzuar nga ata që kishin shumë vite besnikërie të sprovuar në ungjillin 
e Tij” (Ezra Taft Benson, “To the Elddery in the Chururch.” Ensign, Nov. 1989, 4). 


Këto më kanë bërë të mendoj mbi predikimet, bekimet, dëshmitë dhe paralajmërimet e 
mëdha që profetët dhe apostujt kanë lënë ndër shekuj, veçanërisht kur ndiheshin “të shtyrë në 
moshë,” ose kur përgatiteshin “të zbrisnin në pluhur.” Disa nga këto pasazhe përmbyllëse janë 
ndër pjesët më të rëndësishme dhe më të cituara nga shkrimet e shenjta. Për shembull, te Moisiu 
kapitulli 6:57, Enoku deklaron pa mëdyshje: “Prandaj mësojuani fëmijëve tuaj, që të gjithë 
njerëzit, kudo, duhet të pendohen, ose ata në asnjë mënyrë nuk mund të trashëgojnë mbretërinë e 
Perëndisë, sepse asgjë e papastër nuk mund të jetojë ... në praninë e tij.” Këto parime themelore të 
ungjillit janë mësuar kohë pas kohe që prej kohës së Adamit dhe të Evës, janë transmetuar brez 
pas brezi, siç dëshmojnë librat e shenjta, herë pas here dhe përsëri. 


Jozefi, që ishte shitur në Egjipt, i tha këto fjalë këshilluese popullit të Izraelit: “... Unë po 
vdes: por Perëndia do t'ju vizitojë me siguri dhe do t'ju çojë me siguri nga ky vend në vendin që i 
premtoi me betim Abrahamit, Isakut dhe Jakobit” (Zanafilla 50:24). 


Breza më vonë, kur përmbushja e profecisë së Jozefit do të realizohej, Moisiu i la 
bekimin e tij të gjitha fiseve të Izraelit dhe i kaloi mantelin e udhëheqjes Jozueut, i cili e 
udhëhoqi popullin drejt tokës së premtuar. Ndërsa po u afrohej ditëve të tij të fundit, Jozue la 
fjalët e pavdekshme: “zgjidhni sot kujt doni t'i shërbeni, ... sa për mua dhe për shtëpinë time do 
t'i shërbejmë ZOTIT” (Jozueut 24:15). 


Profetë të mëvonshëm, si Jeremia, Isaia dhe Malakia, lanë dëshmi po aq të pashlyeshme 
nëpër shërbesat e tyre, duke dhënë profeci për Mesian që do të vinte dhe shlyerjen e Tij të 
pafund. 


Ne gjejmë një model të ngjashëm nëpër gjithë Librin e Mormonit në theksin që i jepet 
fjalëve të fundit të Nefit, Jakobit dhe Mbretit Benjamin, fjalët e fuqishme të të cilëve ndryshuan 
zemrat e një kombi të tërë, pa përmendur fjalët e mrekullueshme të Abinadit, që me guxim foli 
duke e ditur mirë se ditët e tij ishin të numëruara: “Mësojuni atyre se shëlbimi vjen nëpërmjet 
Krishtit, Zotit, që është vetë Ati i Amëshuar” (Mosia 16:15). Lista vazhdon me Almën dhe birin 
e tij, Alma, gjithashtu Halemani, biri i Halemanit, që u dha një këshillë kaq të paçmueshme bijve 
të tij: “Dhe tani bijtë e mi, mbani mend, mbani mend se është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë që 


116 


është Krishti, biri i Perëndisë, që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj ... që është një bazë e sigurt, 
një bazë mbi të cilën në qoftë se njerëzit ndërtojnë, nuk mund të bien'' (Halemani 5:12). 


Këta dhe profetë të tjerë të Librit të Mormonit, duke përfshirë edhe vetë Mormonin, 
shkruan për ditët tona, duke e ditur se ne do të kishim nevojë për njohuritë dhe urtësinë e tyre që 
të na ndihmojnë në këto ditë plot rreziqe. Libri i Mormonit vetë mbyllet me një urdhërim të 
pakrahasueshëm të Moronit, birit të Mormonit, kur ai na thotë: “Po, ejani te Krishti dhe 
përsosuni në të dhe i mohoni vetes çdo ligësi: dhe në qoftë se do t'i mohoni vetes çdo ligësi dhe 
ta doni Perëndinë me gjithë fuqinë, mendjen dhe forcën tuaj, atëherë hiri i tij mjafton për ju” 
(Moroni 10:32). 


Ne kemi “dëshmi të fundit” të ngjashme në Dhiatën e Re, si deklarata fisnike e Palit: 
“Luftën e mirë e luftova, e përfundova vrapimin, e ruajta besimin” (2 Timoteut 4:7) duke 
dëshmuar për durimin e tij deri në fund. Ne e kuptojmë më shumë madhështinë e Apostullit të 
fuqishëm kryesor, Pjetrit, në deklaratën e tij: “... dhe vishuni me përulje: sepse Perëndia i 
kundërshton krenarët, por u jep hir të përulurve. Përuluni, pra, nën dorën e fuqishme të 
Perëndisë, që ai t'ju lartësojë në kohën e duhur” (1 Pjetër 5:5--6). 


Dhe sigurisht personazhi më i madh i të gjithë kohëve prej të cilit mësojmë është Vetë 
Zoti i ringjallur, kur ai urdhëroi Apostujt dhe pasuesit e Tij: “Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga 
të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, dhe duke i 
mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, 
deri në mbarim të botës” (Mateu 28:19--20). 


Sa shumë bindje dhe njohuri na japin të gjitha këto shkrime të shenjta. A mund të gjejmë 
fije të njëjta frymëzimi që përshkojnë secilën prej tyre7 Unë besoj se dallohet lehtësisht: 
. Që Krishti, Biri i Perëndisë, jeton dhe është Shëlbuesi dhe Shpëtimtari ynë. 
. Që ne duhet ta ndjekim Atë dhe të tregojmë dashurinë tonë për Të duke e kujtuar Atë dhe 
duke mbajtur përulësisht urdhërimet e Tij. 
Që nëpërmjet shlyerjes së Tij ne jemi në gjendje të pendohemi dhe të pastrohemi. 


. Që ne jemi njerëzit në besëlidhje të Tij dhe që duhet gjithnjë të mbajmë besëlidhjet që 
kemi bërë. 

e Që ne duhet të shpërndajmë ungjillin e tij kudo në botë. 

. Që ne duhet të kemi besim, të pendohemi, të pagëzohemi, të kemi Frymën e Shenjtë dhe 


të durojmë deri në fund. 


Në kohën tonë, profetët e ditëve moderne të Rivendosjes na mësojnë vazhdimisht të 
njëjtat parime. Në mësimet e John Taylor ne mësojmë se “Si Bir i Njeriut, Ai duroi gjithçka ishte 
e mundur të durohej prej mishit dhe gjakut, si Bir i Perëndisë Ai triumfoi mbi gjithçka dhe u 
ngrit përgjithnjë në krahun e djathtë të Perëndisë” (“Latter-day Prophets Tell Us They Knovy 
Him,” Nevy Era, prill 1992, 26, The Mediation and the Atonement JSalt Lake City: Deseret Nevvs 
Co., 18821, 151). 


Një nga pjesët e mia të parapëlqyera, nga Presidenti Spenser VV. Kimbëll: “Dëshmive të 


këtyre njerëzve dhe apostujve të fuqishëm të kohëve të vjetra-— vëllezërit tanë në shërbesën ndaj 
të njëjtit Zot-—unë u shtoj dëshminë time. Unë e di se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë së gjallë 


117 


dhe se Ai u kryqëzua për mëkatet e botës. Ai është miku im, Shpëtimtari im, Zoti im, Perëndia 
ime. Me gjithë zemrën time, unë lutem që shenjtorët të mund ... të fitojnë trashëgiminë e 
përjetëshme me Të në lavdinë qiellore” (“An Eternal Hope in Christ,” Ensign, nëndor 1978, 73). 


Profeti ynë sot, Presidenti Gordon B. Hinkli, vazhdon të na udhëheqë me bindjet e tij të 
fuqishme siç deklaroi në një fjalë mbajtur kohët e fundit në një konferencë kunji: “Unë kam një 
dëshmi, të vërtetë, djegëse dhe jetësore të së vërtetës së kësaj pune. Unë e di se Perëndia, Ati ynë 
i Përjetshëm jeton dhe se Jezusi është Krishti, Shpëtimtari dhe Shëlbyesi im. Është Ai që 
qëndron në krye të kësaj Kishe. Gjithçka dëshiroj është që të shkoj përpara me këtë punë ashtu 
siç do ta bënte Ai të përparonte” (konferencë kunji, VVashington, Utah, 20 janar 2002). 


Si një përmbledhje të dëshmive të të gjithë apostujve dhe profetëve të kohëve të vjetra 
dhe të reja kemi fjalët e pavdekshme të Profetit Jozef Smith, që deklaroi: “Dhe tani, pas shumë 
dëshmive që janë dhënë për të, kjo është dëshmia e fundit nga të gjitha, që ne e japim për Të: Që 
ai jetoni Sepse ne e pamë, madje në të djathtë të Perëndisë dhe ne dëgjuam zërin që provonte se 
ai është i Vetëmlinduri i Atit” (shih Doktrina e Besëlidhje 76:22-23). 


Si një dëshmi të veçantë për Jezu Krishtin, unë dëshiroj të shtoj konfirmimin tim të 
përulur për vërtetësinë e dëshmive të mësipërme. Unë e di se Ati ynë Qiellor është me të vërtetë 
Ati i shpirtrave tanë dhe se Jezu Krishti është Shpëtimtari ynë, Shëlbyesi ynë, Zoti ynë dhe duke 
iu bindur urdhërimeve të tij, Ai është Miku ynë (shih Gjoni 15:14). Duke studjuar shkrimet e 
shenjta, le të bëhet e mundur për ne që të arrijmë në një vlerësim më të madh të forcës së 
dëshmisë, veçanërisht kur ajo bëhet nga ata me urtësi dhe me moshë më të madhe, kjo është lutja 
ime, në emër të Jezu Krishtit, amen. 


Mëshirat e Dhembshura të Zotit 
Plaku David A. Bednar 
i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve 


Gjashtë muaj më parë, qëndrova për herë të parë në këtë podium si anëtari mëirii 
Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Si atëherë dhe madje më shumë tani, kam ndjerë dhe ndiej 
peshën e thirrjes për të shërbyer, përgjegjësinë për të mësuar me qartësi dhe për të dëshmuar me 
autoritet. Unë lutem për ndihmën e Frymës së Shenjtë ndërsa ju flas tani. 


Këtë pasdite dëshiroj të përshkruaj dhe të diskutoj një ndjesi shpirtërore, që mora pak 
çaste para se të ngjitesha në këtë podium, gjatë sesionit të së dielës paradite të konferencës së 
përgjithshme tetorin e kaluar. Plaku Dieter F. Ukdorf sapo kishte mbaruar së foluri dhe kishte 
shpallur dëshminë e tij të fuqishme për Shpëtimtarin. Pastaj ne të gjithë u ngritëm në këmbë për 
të kënduar së bashku himnin ndërmjetës që ishte lajmëruar më parë nga Presidenti Gordon B. 
Hinkli. Himni ndërmjetës atë mëngjes ishte: “Shëlbuesi i Izraelit.” 


Muzika për sesionet e ndryshme të konferencës ishte përcaktuar shumë javë më parë--- 
dhe sigurisht shumë kohë përpara thirrjes sime të re për të shërbyer. Nëse, sidoqoftë, do të 
ftohesha për të sugjeruar një himn ndërmjetës për atë sesion të veçantë të konferencës---një himn 
që do të kishte qenë si lartësues ashtu edhe shpirtërisht qetësues për mua dhe audiencën përpara 


118 


fjalimit tim të parë në këtë qendër konference—-unë do të kisha zgjedhur himnin tim të preferuar 
“Shëlbuesi i Izraelit.” Sytë m'u mbushën me lotë ndërsa u ngrita për të kënduar me ju atë himn 
prekës të rivendosjes. 


Kur himnit po i vinte fundi, në mendje më erdhi ky varg nga Libri i Mormonit: 


“. .. Por, vini re, unë, Nefi, do t'ju tregoj se mëshirat e dhembshura të Zotit janë mbi të gjithë ata 
që ai ka zgjedhur, për shkak të besimit të tyre, për t'i bërë ata të pushtetshëm, madje, deri në 
fuqinë e çlirimit” (1 Nefi 1:20). 


Mendja ime u zhyt menjëherë në frazën e Nefit: “mëshirat e dhembshura të Zotit” dhe e 
dija se pikërisht në atë çast unë po provoja një mëshirë të tillë të dhembshur. Një Shpëtimtar i 
dashur po më dërgonte mesazhin më personal dhe më kohor të ngushëllimit dhe të sigurisë 
nëpërmjet një himni të zgjedhur javë më parë. Disa mund ta quajnë këtë përvojë si një rastësi të 
thjeshtë dhe të bukur, por unë dëshmoj se mëshirat e dhembshura të Zotit janë reale dhe se ato 
nuk ndodhin rastësisht ose thjesht si koinçidencë. Shpesh, koha e saktë kur Zoti tregon mëshirën 
e Tij të dhembshur na ndihmon për t'i dalluar dhe për t'i njohur ato. 


Cilat janë Mëshirat e Dhembshura të Zotit2 


Që nga tetori i kaluar kam reflektuar vazhdimisht mbi frazën “mëshirat e dhembshura të 
Zotit.” Nëpërmjet studimit, vëzhgimit, meditimit dhe lutjes personale, unë besoj se kam arritur të 
kuptoj më mirë se mëshirat e dhembshura të Zotit janë bekimet tepër personale dhe individuale, 
forcë, mbrojtje, siguri, drejtim, dashamirësi, ngushëllim, mbështetje dhe dhuratat shpirtërore të 
cilat i marrim nga dhe nëpërmjet Zotit Jezu Krisht. Vërtetë, Zoti ua përshtat “mëshirat e tij ... 
kushteve të fëmijëve të njerëzve” (shih DeB 46:15). 


Kujtoni sesi Shpëtimtari i udhëzoi apostujt e Tij, se Ai nuk do t'i linte ata pa ngushëllues. 
Jo vetëm që Ai do t'u dërgonte “një Ngushëllues tjetër” madje Frymën e Shenjtë, por Shpëtimtari 
tha se Ai do të vinte tek ata (Gjoni 14:18). Më lejoni t'ju sugjeroj se një nga mënyrat se si 
Shpëtimtari vjen te secili prej nesh, është nëpërmjet mëshirave të Tij të shumta dhe të 
dhembshura. Për shembull, ndërsa unë dhe ju ndeshemi me sfida dhe sprova në jetën tonë, 
dhurata e besimit dhe një ndjenjë e duhur e vetëbesimit personal që shkon përtej kapacitetit tonë, 
janë dy shembujt e mëshirave të dhembshura të Zotit. Pendimi dhe falja e mëkateve dhe paqja e 
ndërgjegjes janë shembuj të mëshirave të dhembshura të Zotit. Këmbëngulja dhe forca që na 
lejon të shkojmë me gaz përpara, përmes kufizimeve fizike dhe vështirësive shpirtërore janë 
shembuj të mëshirave të dhembshura të Zotit. 


Në një konferencë të fundit kunji, mëshirat e dhembshura të Zotit u bënë të dukshme në 
dëshminë prekëse të një gruaje të re dhe nënë e katër fëmijëve, bashkëshorti i së cilës u vra në 
Irak, në dhjetor të vitit 2003. Kjo grua besnike tregoi sesi pasi u njoftua për vdekjen e 
bashkëshortit të saj, ajo mori një mesazh dhe kartolinën e Krishtlindjes që i kish dërguar ai. Në 
mes të realitetit të papritur të një jete që ndryshoi në mënyrë dramatike, kësaj motre të mirë iu 
dërgua pikërisht në këtë çast një kujtues i dhembshur, se familjet vërtetë mund të jenë së bashku 
përgjithmonë. Me leje po citoj nga kjo kartolinë Krishtlindjeje: 


119 


Familjes më të mirë në botël Paçi një kohë të mrekullueshme së bashku dhe kujtoni 
kuptimin e vërtetë të Krishtlindjesl Zoti ka bërë të mundur për ne të jemi së bashku 
përgjithmonë. Kështu dhe kur ne jemi larg, do të vazhdojmë të jemi së bashku përgjithmonë si 
një familje. 


Perëndia ju bekoftë dhe ju mbajtë të gjithëve të sigurtë dhe bëftë të mundur që kjo 
Krishtlindje të jetë dhurata jonë e dashurisë që ne i japim Atij111 


Me gjithë dashurinë time, babi dhe bashkëshorti yt i dashuri 


Duket qartë, referenca e bashkëshortit për qenien larg në përshëndetjen e tij të 
Krishtlindjes i referohet ndarjes së shkaktuar nga detyra e tij në ushtri. Por te kjo motër, si një zë 
nga pluhuri nga një shok i përjetshëm i larguar nga kjo jetë dhe nga një baba, erdhi siguria dhe 
dëshmia më e nevojshme shpirtërore. Siç tregova më parë, mëshirat e dhembshura të Zotit nuk 
ndodhin rastësisht ose thjesht si koinçidenca. Besnikëria, bindja dhe përulësia ftojnë mëshirat e 
dhembshura në jetën tonë dhe shpesh është koha e zgjedhur nga Zoti që na lejon t'i kuptojmë dhe 
t'i çmojmë këto bekime të rëndësishme. 


Disa kohë më parë fola me një udhëheqës priftërie, i cili u nxit të mësonte përmendësh 
emrat e gjithë të rinjve të moshës 13-21 vjeç të kunjit të tij. Duke përdorur fotografi të çastit të të 
rinjve dhe të rejave, ai krijoi karta fotografish me emrat prapa tyre, që ai i rishikonte ndërsa 
udhëtonte në punët e biznesit dhe herë të tjera. Ky udhëheqës priftërie i mësoi shpejt të gjithë 
emrat e të rinjve dhe të rejave. 


Një natë, ky udhëheqës priftërie pa një ëndërr rreth një të riu që ai e njihte vetëm nga 
fotografia. Në ëndërr ai e pa të riun të veshur me këmishë të bardhë dhe kishte vënë një etiketë 
emri të misionarit. Me një shok të ulur pranë tij, i riu po mësonte një familje. I riu mbante Librin 
e Mormonit në dorë dhe dukej se po dëshmonte për vërtetësinë e librit. Udhëheqësi i priftërisë u 
zgjua pastaj nga ëndrra e tij. 


Më vonë, në një mbledhje të mbajtësve të priftërisë, udhëheqësi takoi të riun që kishte 
parë në ëndërr dhe i kërkoi të bisedonte me të për disa minuta. Pas një prezantimi të shkurtër, 
udhëheqësi e thirri të riun në emër dhe i tha: “Nuk jam një ëndërrues. Kurrë nuk kam patur një 
ëndërr rreth një anëtari të vetëm në këtë kunj, përveç teje. Unë do të tregoj ëndrrën time dhe 
pastaj dua që ti të më ndihmosh të kuptoj se çfarë kuptimi ka.” 


Udhëheqësi i priftërisë tregoi ëndrrën dhe e pyeti të riun rreth kuptimit të saj. Me zërin që 
i dridhej prej emocionit, i riu u përgjigj thjesht: “Do të thotë se Perëndia e di se kush jam unë.” 
Pjesa tjetër e bisedës midis këtij të riu dhe udhëheqësit të tij të priftërisë ishte më kuptimplota, 
ata ranë dakord të takoheshin dhe të këshilloheshin së bashku herë pas here gjatë muajve të 
ardhshëm. 


I riu mori mëshirat e dhembshura të Zotit nëpërmjet një udhëheqësi të frymëzuar të 
priftërisë. Po e përsëris edhe një herë, mëshirat e dhembshura të Zotit nuk ndodhin rastësisht ose 
thjesht për koinçidencë. Besnikëria dhe bindja na lejojnë të marrim këto dhurata të rëndësishme 
dhe shpesh koha e zgjedhur nga Zoti na ndihmon t'i kuptojmë ato. 


120 


Ne nuk duhet të nënvlerësojmë ose të mos vëmë re mëshirat e dhembshura të Zotit. 
Mirësia, ëmbëlsia dhe qëndrueshmëria e mëshirave të dhembshura të Zotit, do të bëjnë shumë 
për të na forcuar dhe mbrojtur në kohët e vështira në të cilat jetojmë tani dhe do të jetojmë në të 
ardhmen. Kur fjalët nuk mund të na japin lehtësimin për të cilin kemi nevojë ose nuk shprehin 
gëzimin që ndjejmë, kur është thjesht e kotë për t'u përpjekur të shpjegojmë atë që është e 
pashpjegueshme, kur logjika dhe arsyeja nuk mund të japin të kuptuarin e mjaftueshëm rreth 
padrejtësive dhe pabarazisë së jetës, kur përvoja e vdekshme dhe vlerësimi janë të 
pamjaftueshme për të arritur rezultatet e dëshiruara dhe kur duket se ndoshta jemi krejt të vetëm, 
ne vërtetë jemi të bekuar me mëshirat e dhembshura të Zotit dhe bëhemi më të fuqishëm madje 
deri në fuqinë e çlirimit (Shih 1 Nefi 1:20). 


Cilët janë ata që Zoti i ka zgjedhur të marrin mëshirat e Tij të dhembshura2 


Fjala “zgjedhur” në këtë varg nga 1 Nefi 1:20 është qendrore për të kuptuar konceptin e 
mëshirave të dhembshura të Zotit. Fjalori tregon se “i zgjedhur” sugjeron dikë që është i 
përzgjedhur, në bazë të parapëlqimit, ose që veçohet nga të tjerët. Kjo fjalë gjithashtu mund të 
përdoret për t'iu referuar të zgjedhurve të Perëndisë (Oxford English Dictionary On-line, botimi i 
dytë, 1989). 


Disa individë që dëgjojnë ose lexojnë këtë mesazh, gabimisht mund të mos marrin 
parasysh ose të përjashtojnë mundësinë për të pasur në jetën e tyre personale mëshirat e 
dhembshura të Zotit, duke besuar se “unë nuk jam ai që është zgjedhur ose që do të zgjidhet 
ndonjëherë.” Ne mund të mendojmë në mënyrë të gabuar se bekime dhe dhurata të tilla u janë 
rezervuara njerëzve të tjerë, që duket se janë më të drejtë, ose që shërbejnë në thirrje të shquara 
të Kishës. Unë dëshmoj se mëshirat e dhembshura të Zotit janë të dukshme te të gjithë ne dhe se 
Shëlbuesi i Izraelit është i etur të na japë dhurata të tilla. 


Të jesh apo të bëhesh i zgjedhur nuk është një pozitë ekskluzive që na është dhënë ne. 
Përkundrazi, ju dhe unë vendosim përfundimisht nëse ne jemi të zgjedhur. Ju lutem tani vini re 
në vargjet e mëposhtme nga Doktrina e Besëlidhje përdorimin e fjalës “i zgjedhur”: 


“Vini re, ka shumë që thirren, por pak zgjidhen. Dhe përse nuk zgjidhen ata” 


Sepse zemrat e tyre vihen kaq shumë mbi gjërat e kësaj bote dhe aspirojnë nderet e 
njerëzve” (shih DeB 121:34-35: shkronjat kursive janë shtuar). 


Unë besoj se nënkuptimi i këtyre vargjeve është shumë i drejtpërdrejtë. Perëndia nuk ka 
një listë të të preferuarve në të cilën ne duhet të shpresojnë se emrat tanë do të shtohen një ditë. 
Ai nuk i kufizon të “zgjedhurit” vetëm me një numër të kufizuar të zgjedhurish. Përkundrazi, 
janë zemrat tona dhe aspiratat tona dhe bindja jonë të cilat përcaktojnë përfundimisht nëse 
numërohemi si të zgjedhurit e Perëndisë. 


Enoku u udhëzua nga Zoti në këtë pikë të doktrinës. Ju lutem, vini re përdorimin e fjalës i 
zgjedhur në këto vargje. 


121 


“.... Vër re këta vëllezërit e tu: ata janë vepra e duarve të mia dhe unë ua dhashë atyre 
diturinë e tyre, në ditën që i krijova ata, dhe në Kopshtin e Edenit, i dhashë njeriut lirinë e tij për 
të zgjedhur. 


Dhe vëllezërve të tu u kam thënë dhe gjithashtu u kam dhënë urdhërin që ata duhet ta 
duan njëri-tjetrin dhe se duhet të më zgjedhin mua, Atin e tyre” (Moisiu 7:32-33, shkronjat 
kursive janë shtuar). 


Siç mësojmë në këto shkrime të shenjta, qëllimet themelore për dhuratën e të drejtës së 
zgjedhjes janë që të duam njëri-tjetrin dhe të zgjedhim Perëndinë. Kështu, ne bëhemi të 
zgjedhurit e Perëndisë dhe ftojmë mëshirat e dhembshura të Tij kur përdorim të drejtën tonë për 
të zgjedhur Perëndinë. 


Një nga pasazhet më të njohura dhe të cituara më shpesh të shkrimeve të shenjta, gjendet 
te Moisiu 1:39. Ky varg përshkruan qartë dhe në mënyrë konçize veprën e Atit të Përjetshëm: 
“Vër re, kjo është vepra ime dhe lavdia ime-—të bëjë të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme 
e njeriut” (shkronjat kursive janë shtuar). 


Një shkrim i shenjtë shoqërues që gjendet në Doktrina e Besëlidhje, përshkruan me të 
njëjtën qartësi dhe në mënyrë konçize punën tonë kryesore si bij dhe bija të Atit të Përjetshëm. 
Është interesante që ky varg nuk duket se njihet mirë dhe se nuk citohet shumë shpesh. “Vër re, 
kjo është puna jote të zbatosh urdhërimet e mia, po, me gjithë fuqinë, mendjen dhe forcën tënde” 
(shih DeB 11:20, shkronjat kursive janë shtuar). 


Kështu, puna e Atit është të bëjë të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e fëmijëve të 
Tij. Puna jonë është të zbatojmë urdhërimet e Tij me gjithë fuqinë, mendjen dhe forcën tonë---e 
kështu do të bëhemi të zgjedhur dhe nëpërmjet Frymës së Shenjtë do të marrim e dallojmë 
mëshirat e dhembshura të Zotit në jetën tonë të përditshme. 


Kjo konferencë në të cilën ne po marrim pjesë në këtë fundjavë është përsëri një 
shembull tjetër i mëshirave të dhembshura të Zotit. Ne jemi bekuar të marrim këshilla të 
frymëzuara nga udhëheqësit e Kishës së Shpëtimtarit---këshilla të përshtatshme për ditët, 
rrethanat dhe sfidat tona. Ne jemi udhëzuar, ngritur, lartësuar, thirrur për t'u penduar dhe për t'u 
forcuar. Shpirti i kësaj konference ka forcuar besimin tonë dhe ka rritur dëshirën tonë për t'u 
penduar, për t'u bindur, për t'u përmirësuar dhe për të shërbyer. Ashtu si ju, unë jam i etur që 
tani të veproj sipas atyre gjërave për të cilat u kujtuam, sipas këshillës dhe frymëzimit personal 
me të cilin ne jemi bekuar gjatë kësaj konference. Dhe vetëm në pak çaste, secili prej nesh do të 
marrë një nga mëshirat e dhembshura të Zotit ndërsa do të dëgjojmë fjalën mbyllëse dhe 
dëshminë e Presidentit Gordon B. Hinkli. Vërtetë, “Zoti është i mirë me të gjithë dhe plot 
dhembshuri për të gjitha veprat e tij” (Psalmeve 145:9). 


Unë jam mirënjohës për rivendosjen e ungjillit të Jezu Krishtit nëpërmjet Profetit Jozef 
Smith dhe për dijen që kemi sot rreth mëshirave të dhembshura të Zotit. Dëshirat, besnikëria dhe 
bindja jonë, ftojnë mëshirat e Tij në jetën tonë dhe na ndihmojnë t'i dallojmë ato. Unë dëshmoj 
se Jezusi është Krishti, Shëlbuesi dhe Shpëtimtari ynë, dhe se mëshirat e Tij të dhembshura janë 
në dispozicion për të gjithë ne. Secili prej nesh mund të ketë sy për të parë qartë dhe veshë për të 


122 


dëgjuar qartë mëshirat e dhembshura të Zotit, ndërsa ato na forcojnë dhe ndihmojnë në këto ditë 
të mëvonshme. Zemrat tona qofshin gjithmonë të mbushura me mirënjohje për mëshirat e Tij të 
shumta e të dhembshura. Në emrin e shenjtë të Jezu Krishtit, amen. 


FJALA MBYLLËSE 
Presidenti Gordon B. Hinkli 


Vëllezërit dhe motra të mia të dashura, patëm një konferencë të mrekullueshme. Shpirti i 
Zotit ka qenë me ne. Mësuam shumë të vërteta. Dëshmitë tona u forcuan, besimi ynë u gjallërua. 


Nëpërmjet mrekullisë së teknologjisë moderne, dhe është vërtetë një mrekulli, punimet e 
kësaj konference janë transmetuar në mbarë botën. Nëntëdhjetë e pesë përqind e anëtarësisë së 
Kishës në gjithë botën, pati mundësinë të na ndiqte. 


Ka qenë një kohë për ripërtëritjen e besimit tonë në të vërtetat e mëdha të përjetshme, të 
cilat kanë ardhur nëpërmjet Profetit Jozef Smith. Sa të bekuar jemi. Sa me fat jemi që kemi këtë 
njohuri për këto të vërteta të jashtëzakonshme. 


Por më lejoni të them, ashtu si kam thënë edhe në të kaluarën, se anëtarësia në këtë 
Kishë, me të drejtën për të pasur të gjitha bekimet që vijnë nga anëtarësia në të, kurrë nuk duhet 
të jetë shkak për vetëkënaqësi, për arrogancë, për denigrimin e të tjerëve, duke menduar se jemi 
më të mirë nga të tjerët. Mbarë njerëzimi është fqinji ynë. Kur e pyetën se cili ishte urdhërimi më 
i madh i ligjit, Zoti tha: “Duaje Zotin Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin 
tënd dhe me gjithë mendjen tënde ... jdhej Duaje të afërmin tënd porsi vetveten” (Mateu 22:37, 
99) 


Pavarësisht nga ngjyra e lëkurës, nga forma e syve, nga gjuha që flasim, ne të gjithë jemi 
bij dhe bija të Perëndisë dhe duhet t'i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit me dashuri e dhembshuri. 


Kudo qofshim, ne mund të jemi fqinj miqësorë. Fëmijët tanë mund të shoqërohen me 
fëmijët e atyre që nuk janë të kësaj Kishe dhe të mbeten të palëkundur në qoftë se janë mësuar si 
duhet. Ata madje mund të bëhen misionarë për shokët e tyre. 


Ne i përgëzojmë të rinjtë tanë të mrekullueshëm që i bëjnë ballë të ligave të botës, që i 
shtyjnë këto të liga mënjanë dhe që jetojnë jetë që e kënaqin Zotin. Ne lutemi vazhdimisht që 
prindërit e tyre të jetojnë po ashtu jetë të denja në çdo drejtim. 


Ne përsërisim atë çfarë kemi thënë më parë, bëjeni zakon të shkoni rregullisht në shtëpinë 
e Zotit. Nuk ka mënyrë më të mirë për t'u siguruar se po jetojmë siç duhet, se sa kur shkojmë në 
tempull. Kjo do të mundë të ligat e pornografisë, abuzimin me drogën dhe atrofizimin shpirtëror. 


Si Kishë, ne kemi mësuar të punojmë me të tjerët në lehtësimin e dhimbjes dhe vuajtjeve 
të atyre që ndodhen në fatkeqësi të tmerrshme. Përpjekjet tona humanitare kanë bekuar së 
tepërmi jetën e mijëra njerëzve që nuk janë të besimit tonë. Në fatkeqësinë e tmerrshme të 
tsunamit dhe në incidentet shkatërruese të konfliktit, sëmundjes dhe urisë, ne kemi bërë një punë 
të madhe dhe të mrekullueshme duke ndihmuar të tjerët pa u shqetësuar se kush e merr meritën. 


123 


Në shkurt të këtij viti, presidenti i Kryqit të Kuq Amerikan i paraqiti Kishës medaljen 
“Rrethi i Humanizmit,” e cila është nderi më i madh dhënë nga Kryqi i Kuq Amerikan për 
shërbim humanitar. Kjo medalje u dha në shenjë vlerësimi për paratë e dhëna për të vaksinuar 
mijëra fëmijë në Afrikë kundër fruthit. 


Rotary International kohët e fundit e vlerësoi Kishën për kontributin e fondeve për 
eliminimin e plotë të poliomielitit në vendet e botës së tretë, aty ku ekziston ende. 


Jetë të panumërta janë shpëtuar dhe shumë dhimbje dhe mjerim është shmangur 
nëpërmjet përpjekjeve të tyre. 


Aq sa na e lejon shkalla e burimeve që vijnë nga bujaria e njerëzve tanë, ne po përpiqemi 
të ndihmojmë dhe të gremë shpirtërisht ata që ndodhen në fatkeqësi. 


Ashtu siç vura në dukje dje, gjatë fjalës së hapjes, Fondi i Qarkullueshëm Arsimor tani po 
ndihmon rreth 18,000 të rinj në 27 vende. 


Sigurisht që Zoti po na ndihmon ne si popull dhe ne duhet të përpiqemi për të bekuar 
nevojtarët e Tij, kudo qofshin. 


Ndërsa largohemi për në shtëpitë tona, unë lus bekimet e qiellit mbi ju. Jini besnikë ndaj 
urdhërimeve të Zotit dhe Ai do të hapë pragjet e qiellit dhe do të derdhë bekime mbi ju. Unë ju lë 
bekimin dhe dashurinë time dhe pres me dëshirë kohën kur do të mblidhemi përsëri së bashku 
për të adhuruar Zotin. Në emrin e shenjtë të Jezu Krishtit, amen. 


124 


MBLEDHJA E PËRGJITHSHME 
E TË REJAVE 
26 MARS 2005 


Lajme të Mira nga Kumorah 
Motra Susan VV. Taner 
Presidente e Përgjithshme e të Rejave 


Teksa vizitoja shtëpinë e vogël e të thjeshtë prej druri të Jozef Smithit, ndjeva se isha në 
një vend të shenjtë. Ndodhesha pikërisht në atë vend ku engjëlli Moroni iu shfaq për herë të parë 
Jozef Smithit, për të shënuar fillimin e kësaj pune të madhe e të mrekullueshme të Rivendosjes 
së ungjillit të Jezu Krishtit. Ndërsa meditoja rreth gërshetimit të jetëve të këtyre dy profetëve të 
mëdhej, Moronit, profetit të fundit të epokës së tij, dhe Jozefit, profetit të parë të kohës sonë, 
përjetova disa çaste “krahasimi.” Më lejoni të ndaj disa nga këto mësime “krahasuese” ndërsa 
dëshmoj për këtë “vepër madhështore e të mrekullueshme.” 


Kur Jozefi u takua për herë të parë me Moronin ai ishte vetëm 17 vjeç, në moshën e 
shumë prej jush të rejave. Ne e dimë me saktësi se kur e ku ndodhi kjo. Ndodhi në natën e 21 
shtatorit 1823, në dhomën e katit të sipërm ndërkohë që pesë nga vëllezërit e tij ishin në gjumë. 
Jozefi u lut që të mund të dinte “gjendjen dhe qëndrimin e Jtij) para (Perëndisë)” (JS-H 1:29). 
Jozefi u ndje i pazoti dhe i padenjë para Perëndisë. Ai tha se nuk kishte qenë fajtor për ndonjë 
mëkat “të madh ose keqdashës,” por se kish rënë në “shumë gabime të marra dhe Jkish treguar) 
dobësitë e rinisë” (JS-H1:28), kështu ai u lut për të pasur ngushëllim. Unë mund t'i kuptoj 
ndjenjat e Jozefit, ashtu si edhe shumë nga ju. Sa herë edhe ne kemi rënë në gjunjë me të tilla 
ndjenja pazotësie dhe nevoje për ngushëllim hyjnor” 


Në përgjigje të lutjes së penduar dhe me besim të Jozefit, Moroni, një lajmëtar qiellor, iu 
shfaq atij. Jozefi shkruan “Ai më thirri me emër e më tha se .... Perëndia kishte një punë për 
mua” (JS-H 1:33). Jozefi u habit “së tepërmi nga ajo që i tha ky lajmëtar i jashtëzakonshëm” (JS- 
H 1:44). Ne, gjithashtu mund të marrim ngushëllim shpirtëror në përgjigje të lutjeve tona. Ne 
mund të marrim një dëshmi se Ati Qiellor na njeh me emër dhe se ai ka një mision tokësor që ne 
duhet ta përmbushim. 


Engjëlli Moroni iu shfaq Jozefit edhe dy herë të tjera gjatë asaj nate, ai iu shfaq përsëri të 
nesërmen në arë dhe pranë kodrës, dhe më pas çdo vit për katër vitet që do të pasonin, në atë që 
ne tani e njohim si kodra Kumorah. Ditën e parë, Moroni e përsëriti të njëjtin mesazh disa herë. 
A mund ta krahasoni këtë me ndonjë nga përvojat tuaja” Fëmijët e mi shpesh më ngacmojë se ua 
përsëris të njëjtën gjë herë pas here. Mos u mërzisni me ne prindërit dhe udhëheqësit tuaj kur ua 
përsërisim gjërat disa herë. Zoti i kërkoi Moronit ta mësonte profetin e ri nëpërmjet përsëritjes. 
Përsëritja ngulit parimet e ungjillit në mendjet dhe zemrat tona. 


125 


Me anë të këtyre vizitave të herëpasherëshme nga engjëlli, një lidhje e lavdishme u krijua 
midis atij profeti të lashtë që vulosi fletët e arta dhe profetit modern që u zgjodh për t'i sjellë ato 
sërish në dritë. Unë besoj se ne gjithashtu duhet të ushqejmë në zemrat tona dashuri për profetët, 
si për profetët e lashtë ashtu dhe ata modernë. Sa kuptimplotë fakti që një statujë që tregon 
Engjëllin Moroni qëndron në majë të shumicës së tempujve tanë modernë. Ato shërbejnë për të 
na kujtuar se Moroni është ai “engjëll i lavdishëm që vjen nga lart, heshtjen e gjatë të prishë” 
(Hymans 413) e për të cilin kori ynë do të këndojë këtë pasdite. 


Jozef Smithi mësoi shumë nga Moroni. Më pas, në sigurinë dhe shenjtërinë e asaj shtëpie 
prej druri ku u shfaq Moroni, Jozefi ndau me familjen e tij shumë nga gjërat që kishte mësuar 
prej tij. Nëna e tij tregon: 


“Jozefi vazhdonte të merrte udhëzime herë pas here dhe çdo mbrëmje, ne mblidhnim 
fëmijët rreth vetes dhe ia kushtonim kohën diskutimit të këtyre gjërave... Mendoj se paraqisnim 
aspektin më të veçantë të çdo familjeje që ka jetuar ndonjë herë në tokë, të ulur të gjithë në rreth, 
... duke dëgjuar me një ankth të shtangur nga habia mësimet fetare të një djaloshi tetëmbëdhjetë 
vjeçar” (The Revised and Enhanced History of Joseph Smith by His Mother, Red. nga Scot Facer 
Proctor dhe Maurine Jensen Proctor, 111). 


Si rrjedhojë e këtyre mbrëmjeve të përditshme familjare, Lusi Mek Smith tha se për 
familjen e tyre ajo ishte një kohë uniteti të dashur, lumturie dhe qetësie. Ç'shembull është për ne 
Jozefi i ri në forcimin e shtëpisë dhe familjesi Ai nuk e mbajti dëshminë dhe përvojat e tij 
shpirtërore vetëm për vete, por i ndau ato shpesh me prindërit dhe me vëllezërit e motrat e tij. Ne 
mund të bëjmë të njëjtën gjë në shtëpitë tona. 


Anëtarët e familjes Smith duhej të qëndronin pranë njëri-tjetrit duke qenë se përndjekjet 
kundër Jozefit dhe familjes së tyre ishin të vazhdueshme. Ndoshta mësimet dhe shembulli i 
Moronit e ndihmuan Profetin Jozef të mësonte si të qëndronte si dëshmitar në një botë të ligë. 
Moroni jetoi në një botë që ai profetizoi se do të ekzistonte edhe në kohët moderme-- “një ditë 
kur ... do të ketë vrasje, dhe grabitje, dhe gënjeshtra, dhe mashtrime, dhe lavirësi, dhe të gjitha 
llojet e neverive” (Mormoni 8:31). E 


Moroni gjithashtu e njihte personalisht vetminë dhe dekurajimin. Pas një beteje të madhe 
e të tmerrshme midis Nefitëve dhe Lamanitëve ku mbeti i shkatërruar i gjithë populli i tij, ai 
vajtoi: “TUnë) jam vetëm. Ati im u vra në luftë dhe i gjithë farefisi im dhe unë nuk kam më 
shokë, as ku të shkoj, dhe deri kur do të më lërë Zoti të jetoj, unë nuk e di. ... Dhe e tërë faqja e 
kësaj toke është një rreth i vazhdueshëm, vrasjeje dhe gjakderdhjeje” (Moroni 8:5, 8). A mund ta 
ndjeni vetminë dhe dekurajimin e Moronit”2 


E di se shumë nga ne gjithashtu ndonjëhere ndihemi të vetmuar e pa shkokë në një botë të 
ligë. Disa nga ne ndihen se nuk kanë “ku të shkojnë” ndërsa përballemi me sprovat tona. Por ju 
dhe unë jo vetëm që mund të mbijetojmë, por edhe të fitojmë, ashtu si Moroni, në përpjekjet tona 
për të qëndruar për të vërtetën midis kohërave të vështira. Çfarë bëri ai kur u përball me një botë 
të vetmuar dhe të egër” Ai, duke iu bindur me besnikëri udhëzimit të të atit, mbaroi analin e 
shkruar në fletët e arta. Ai u njoh me shkrimet e profetëve. E mbi të gjitha, ai mposhti 


126 


dekurajimin duke u kapur pas premtimeve të Zotit për të ardhmen. Ai u mbështet në besëlidhjet 
që Perëndia kishte bërë me shtëpinë e Izraelit për t'i bekuar ata përgjithmonë. 


Moroni ushtroi besim në bekimet e premtuara brezave të ardhshëm. Plaku Xhefri R. 
Holland shpjegoi se kjo shpresë e gëzueshme e profetëve të së kaluarës, përfshirë Moronin, vinte 
sepse ata kishin parë në vegim kohën tonë. Ata panë të rinj të fortë si ju, që mbajnë besëlidhjet e 
që do të vazhdojnë punën e Zotit në këtë periudhë të fundit ungjillore. Plaku Holland tha: 
“Udhëheqësit e atyre epokave të kaluara mundën të vazhdonin përpara, jo sepse e dinin se ata do 
të kishin sukses, por sepse e dinin se ju do të kishit sukses--- një grup Jtë rejash) të 
mrekullueshme si ju-—... me përpjekje të vendosura për ta parë ungjillin të fitojë dhe të 
triumfojë” (“Terror, Triumph, and a VVedding Feast,” CES Fireside, 12 shtator 2004). Ne kemi 
përgjegjësinë e madhe për të përmbushur “shpresën e gëzueshme të Moronit.” 


Ne që i përkasim Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme jemi të 
lidhur me Zotin nëpërmjet besëlidhjeve. Ai ka thënë: “Unë nuk do të harroj... të kam gdhendur 
mbi pëllëmbët e duarve të mia” (Isaia 49:15-16, 1 Nefi 21:15-16). 


Fuqia lidhëse dhe forcuese e besëlidhjeve në jetën tonë u bë tepër e gjallë për mua kohët 
fundit kur miqtë tanë të dashur përjetuan një humbje tragjike në familjen e tyre. Ndërsa Kethrin 
dhe Kimbëll Herod, së bashku me katër fëmijët e tyre të vegjël, nga mosha nëntë muajshe deri në 
shtatë vjeç, po ktheheshin në shtëpi nga një darkë familjare në shtëpinë e gjyshërve të tyre 
(prindërve të mamasë), papritur një rrotë dyshe u shkëput nga një kamion në anën tjetër të rrugës, 
kapërceu anën ndarëse të autostradës dhe e goditi furgonin e familjes në anën e shoferit. Kimbëll, 
që po i jepte makinës, bashkëshorti dhe babai i familjes, u plagos rëndë dhe mbeti pa ndjenja. 
Kethrin arriti që disi ta çonte makinën në anë të autostradës dhe të lajmëronte urgjencën. Ndërsa 
shikonte personelin e ndihmës së shpejtë të vizitonte të shoqin dhe dy fëmijët e saj më të 
mëdhenj, ajo qëndronte në makinën e policisë me dy të vegjlit e saj në prehër dhe lutej me zë: 
“At Qiellor, e dimë se Ti ke fuqi për ta shëruar Kimbëll në qoftë se është vullneti Yt, por nëse jo, 
ne kemi besim se në një farë mënyre Ti do të na ndihmosh t'ja dalim mbanë.” Kimbëll u 
transportua me helikopter për në spital, por vdiq gjatë rrugës. 


Pasi fëmijët u mjekuan për të çara, goditje dhe plagë të lehta, dolën nga spitali dhe u 
dërguan shëndoshë e mirë në shtratin e shtëpisë, Kethrin u kthye në spital për t'i dhënë 
lamtumirën e fundit tokësore të shoqit. Me gjithë hidhërimin e madh, ajo i tha prindërve të saj që 
ishin me të: “E di se unë dhe Kimbëll jemi të vulosur nëpërmjet besëlidhjeve të tempullit dhe se 
një ditë do të jemi së bashku përsëri.” Në sprovën më të tmerrshme në jetën e një nëne të re, 
besëlidhjet e saj i dhanë forcë. 


Gjatë varrimit, ne të gjithë u kujtuam për forcën që besëlidhjet kanë për të na mbështetur 
në çastet e vuajtjes dhe hidhërimit. Ndërsa kënduam së bashku himnin e mbylljes, ne të gjithë 
dëgjuam të ngrihej mbi zërin e gjithë turmës zërin e Teilorit, djalit pesë vjeçar, që këndonte me 
zë të lartë “Familjet Mund të Jenë së Bashku Përgjithmonë” (Hymns f300). Të gjithë në sallë 
ndjemë një gëzim të madh të dinim që ky fëmijë kishte mësuar për besëlidhjet vulosëse që do ta 
mbanin atë të lidhur me babain dhe nënën e tij. 


127 


Gjithashtu mësuam për fuqinë e besëlidhjeve në një fjalim të ofruar nga babai i Kethrin. 
Ai citoi një shkrim nga anali i çmuar që Moroni kishte vulosur dhe që më pas iu dha Profetit 
Jozef, duke na kujtuar se ungjilli na premton një shkëmb në mes të furtunave dhe vorbullave të 
erës dhe jo një ombrellë. 


“Mbani mend, mbani mend se është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë që është Krishti, biri 
i Perëndisë, që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj: që kur djalli të çojë erërat e tij të fuqishme, ... 
nuk do të ketë fuqi mbi ju, që t'ju tërheqë në humnerën e mjerimit ... për shkak të shkëmbit mbi 
të cilin jeni ndërtuar, që është një bazë e sigurt” (Helamani 5:12). 


Forca e madhe që kjo familje tregoi vjen nga njohuria se ata janë të lidhur përjetësisht me 
njëri-tjetrin si një familje dhe me Atin Qiellor dhe nuk mund të ndahen prej Tij. 


Ashtu si Moroni, Jozef Smithi, Kethrin dhe Kimbëll, edhe ne mund të dalim fitimtarë 
përmes sprovave, ligësisë dhe përndjekjes. Besëlidhjet e priftërisë na lidhin përjetësisht me 
familjet tona tokësore dhe qiellore dhe na armatosin me drejtësi dhe fuqi. 


Sa mirënjohëse jam të jetoj në këtë kohë të madhërishme e të mrekullueshme kur ungjilli 
është rivendosurl Unë shpreh dëshminë dhe mirënjohjen time për dy profetët e mëdhenj Moroni 
dhe Jozef Smith, që u takuan në atë dhomë të katit të sipërm dhe më pas punuan së bashku për të 
sjellë në dritë Librin e Mormonit. Më lejoni të përfundoj duke jehuar britmën e gëzuar të Profetit 
Jozef për ungjillin e rivendosur: “Çfarë dëgjojmë pra në ungjillin që kemi marrë2 Një zë gëzimil 
.... Lajme të gëzuara nga Kumorahi Moroni, një engjëll nga qielli, që shpall plotësimin e 
profetëve-— librin që do të zbulohet... Vëllezër dhe motra), a nuk do të shkojmë përpara në këtë 
kauzë të madhe” ... Zemrat tuaja le të gëzojnë dhe të jenë plot hare .... Prandaj, ne si kishë dhe 
si popull, ... le t'i ofrojmë Zotit një ofertë me drejtësi” (shih DeB 128:19, 20, 22, 24). Unë e di 
se kjo është Kisha e Jezu Krishtit. Secili nga ne le ta rrënjosë ungjillin thellë në zemër që ta duam 
e t'i shërbejmë Perëndisë me qëllim të plotë të zemrës, në emrin e Jezu Krishtit, amen. 


Një Punë për Mua 

Motra Xhuli B. Bek I 
Këshilltare e Parë 

në Presidencinë e Përgjithshme të të Rejave 


Më kujtohet një mësim në mbrëmjen familjare kur isha vajzë, ku babai im na mësoi për 
vizitën e Engjëllit Moroni bërë Profetit Jozef Smith. Ai tha se pas një lutjeje të sinqertë, një 
engjëll u shfaq pranë krevatit të Jozefit. Engjëlli ishte një lajmëtar i dërguar nga Perëndia, emri i 
tij ishte Moroni dhe aii tha Jozefit se Perëndia kishte një punë për të për të bërë. (Shih Joseph 
Smith--History (Jozef Smith--Historia) 1:33.) Më kujtohet babai im të më mësojë se: “Jozefi nuk 
tha: “Oh jo, Engjëll, unë doja vetëm të dija cila kishë ishte e vërtetë. Nuk e dija se duhej të bëja 
diçkal”” Por sigurisht Jozefi duhej të bënte diçka. Ai pati një thirrje nga Zoti. 


Çfarë bëri Jozefi ishte e mrekullueshme. Ai e filloi jetën si një djalë fshatar i thjeshtë, por 


nëpërmjet tij erdhi dhe u përkthye Libri i Mormonit, priftëria dhe çelësat e saj u rivendosën në 
tokë. U organizua Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe filluan të 


128 


ndërtohen tempujt e shenjtë. Nëpërmjet Jozef Smithit, gjithë ordinancat që u nevojiten fëmijëve 
të Atit tonë Qiellor për shpëtimin e tyre janë tani në tokë. Kjo ishte dita e mrekullive që u fol nga 
Moroni (Moroni 7:35-37) dhe puna e mrekullueshme dhe e çuditshme që u paratha nga Nefi 
shekuj më parë. (Shih 1 Nefi 14:7.) 


Puna e Jozefit filloi dhe vazhdoi më tej nga anëtarët e parë të Kishës, të cilët kishin besim 
në Jezu Krisht dhe në ungjillin e Tij të rivendosur. Nëpërmjet përpjekjeve të tyre, ungjilli i Jezu 
Krishtit filloi të përhapet në gjithë tokën dhe u ngrit Kisha e Tij. Ata vërtet bënë një punë të 
mrekullueshme. 


Por dita e mrekullive nuk ka mbaruar dhe puna e mrekullueshme vazhdon. Kur u 
pagëzuam, ne u bëmë pjesë e kësaj pune. 


Këtë vit që kaloi, ndërsa kam vizituar anëtarë të Kishës, kam parë se nëpërmjet besimit 
dhe punës së njerëzve të thjeshtë, besëlidhja e Zotit është vendosur në tokë. (Shih DeB 1:17--23.) 


Është një e re në Kore që është anëtarja e parë e Kishës në familjen e saj. Ajo mbante të 
mbështjellur mirë librin e saj të Përparimit Personal dhe tha se ëndërronte të kishte një familje të 
përqendruar në ungjill. Një presidente e të Rejave në Armeni po çon përpara me besnikëri 
programin e Të Rejave edhe pse ajo nuk ka Librin e Udhëzimeve të Kishës të shkruar në gjuhën 
e saj. 

Anëtarët në Rusi shkojnë në tempull rregullisht. Ata kursejnë rublat e tyre dhe udhëtojnë 
për shumë ditë me autobus, tren dhe anije për të shkuar në tempullin më të afërt në Suedi. 


Mbesa ime nëntë vjeçare, Kimbërli, foli me kaq entuziazëm rreth Kishës me shoqen e saj, 
saqë shoqja e saj tha: “Dua të bashkohem me kishën tënde. Si mund të bashkohem me të7” 


Të rinjtë dhe te rejat në lagjen time po zhvillojnë aftësi dhe talente të udhëheqjes. Ata 
janë në gjendje të këndojnë, të luajnë në vegla muzikore, të japin biseda, të marrin pjesë në 
projekte shërbimi dhe të bëjnë shumë gjëra të tjera, kështu që ata të mund të jenë pjesë e kesaj 
pune të mrekullueshme. 


Ishte një i ri në Bogota, i cili tha: “Po flas në emër të të rinjve nga Kolumbia. Ne jemi të 
denjë dhe jemi të përgatitur për të shërbyeri” 


Kam qenë në ato vende ku Kisha është e vogël apo e madhe në numër, ku është e re apo e 
përforcuar, por përgjegjësia e secilit prej nesh është e njëjtë: ne jemi pjesë e ungjillit të vërtetë, të 
rivendosur të Jezu Krishtit. Ne shërbejmë në mënyra të thjeshta, dëshmitë tona rriten dhe ne jemi 
pjesë e kësaj dite të mrekullive. 


Në jetën time unë kam qenë dëshmitare e mrekullive të ungjillit të rivendosur. Kur isha e 
re, familja ime shkoi në Sao Paolo, Brazil, ku babai im ishte thirrur për të kryesuar në Misionin 
Brazilian. Ishte një kohë shumë e bukur për mua dhe një vend i mrekullueshëm për t'u rritur. 
Loja e preferuar për mua dhe vëllezërit e mi ishte të visheshim dhe të hiqeshim si misionarë. Ne 
kalonim orë të tëra duke shkruar broshurat tona misionare dhe “duke predikuar” dhe “duke u 
transferuar” rreth e rrotull oborrit. Për pesë vjet bisedat tona të mbrëmjes rreth tavolinës së bukës 


129 


përqendroheshin në punën misionare dhe unë dëgjoja me vëmendje historitë e besimit të treguara 
nga misionarët. Madje dhe në atë moshë, e dija se isha pjesë e një pune të madhe. 


Kur ne vajtëm atje, në Brazil kishte vetëm rreth 3000 anëtarë të Kishës. Në shumë 
mënyra përvoja jonë ishte e ngjashme me pionierët e parë. Ne nuk kishim libra himnesh ose 
fotografi, as manuale mësimi të dërguara nga zyrat qendrore të Kishës. Më kujtohet që isha në 
një Fillore shumë të vogël me disa fëmijë të tjerë, duke kënduar të njëjtat pesë këngë çdo javë, 
pasi ato ishin të vetmet këngë të përkthyera në portugalisht. Dy nga këngët e mia më të 
preferuara ishin A Luz Divina ose Drita Hyjnore dhe There vvas a Bunny in the Middle of the 
VVoods. 


Çdo gjë që duhej për të mësuar ungjillin në portugalisht shkruhej dhe printohej në 
shtëpinë e misionit. Të gjithë ne, madje fëmijët, duhej të përfshiheshim në shërbim për të 
ndihmuar në bërjen e gazetave dhe mësimeve të misionit. Askush nuk na dërgonte materiale të 
Kishës. Profeti nuk na dërgoi presidentë kunji ose peshkopë. Ai nuk dërgoi presidente të 
Shoqatës së Ndihmës ose programe për të rinjtë. Kisha në Brazil u bë nga i njëjti material me të 
cilin filluan pionierët. Materiali për të ndërtuar Kishën ishte te njerëzit. 


Gjatë viteve tona në Brazil pamë një rritje të madhe të Kishës. Mijëra u bënë shenjtorë të 
ditëve të mëvonshme. Shumë shpejt misioni u nda, u organizuan distrikte e degë dhe u ndërtuan 
kishëza të reja. Anëtarët e rinj ishin entuziastë dhe ata u rritën në besim dhe u bënë më me 
përvojë në njohurinë e ungjillit. 


Kaluan shumë vite dhe pastaj vitin e kaluar u ktheva në Brazil për të marrë pjesë në 
ripërkushtimin e Tempullit të Sao Paolos. Mësova se në Brazil ishin 187 kunja. Tani ka 26 
misione, katër tempuj dhe pothuajse një milion anëtarë. Imagjinoni habinë time kur u futa në 
stadiumin e mbushur me mbi 65000 anëtarë, të cilët ishin mbledhur për të dëgjuar Presidentin 
Hinkli dhe të festonin përkushtimin e tempullit. Për mua kjo ishte një mrekulli kur shihja mijëra 
të rinj duke vallëzuar dhe kënduar së bashku. Ndërsa vështroja atë festim të gëzueshëm, vazhdoja 
t'i thosha vetes: “Kjo është e habitshmel Kjo është një mrekullit Si ndodhi kjo mrekulli” 


Gjithë natën u mrekullova nga ajo çfarë kisha parë. Pastaj mëngjesin tjetër në 
përkushtimin e tempullit pata një ritakim me mësuesen time të Fillores, Motrën Gloria Silveira. 
Atëhere e kuptova sesi kishte ardhur mrekullia. Si e kthyer e re në besim, pa përvojë më parë në 
Kishë, motra Silveira kishte ardhur në Fillore e përgatitur për të ndarë dëshminë e saj të thjeshtë 
dhe për të më mësuar Nenet e Besimit në portugalisht. Ajo dhe bashkëshorti i saj Humberto janë 
akoma besnikë. Gjatë viteve ata kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë në shumë thirrje të 
Kishës. Kur pashë motrën Silveira, e kuptova se Kisha në Brazil ishte rritur për shkak të saj dhe 
mijëra vetave si ajo. Ajo dhe vëllai Silveira përfaqësojnë njerëzit kudo, që kanë besim në Zotin 
Jezu Krisht dhe ungjillin e Tij. Ata janë rritur në njohuri dhe aftësi dhe kanë shërbyer në Kishë. 
(Shih DeB 88:80.) Ata kanë ndarë ungjillin me miqtë. (Shih DeB 30:5.) Ata punojnë në tempull. 
(Shih DeB 138:48.) Ata u mësuan pesë fëmijëve të tyre parimet e drejta. (Shih DeB 68:28.) Nga 
43 pasardhësit e tyre, 15 kanë shërbyer misione me kohë të plotë. Nipërit dhe mbesat e tyre tani 
po martohen në tempull dhe stërnipat dhe stërmbesat e tyre janë brezi i katërt i familjes Silveira, 
të cilët janë pjesë të punës së mrekullueshme që filloi nga Jozef Smithi. Për shkak të tyre, besimi 
është rritur në tokë. Ata janë një shembull i mrekullisë për të cilën foli Zoti kur Ai tha se ungjilli 


130 


i Tij do të shpallet nga të dobtit dhe të thjeshtët (DeB 1:23) dhe se nga mjetet e vogla dhe të 
thjeshta mund të shkaktohen gjëra të mëdha (1 Nefi 16:29). 


Zoti dërgoi një engjëll te Jozef Smithi për t'i treguar atij se ai kishte një punë për të bërë. 
Kjo punë vazhdon sot nga ne dhe drejtohet nga Gordon B. Hinkli, një profet i gjallë, i cili tha: “E 
lavdishme është kjo punë. Do të bekojë jetën e çdo burri, gruaje, djali dhe vajze që e përqafon 
atë” (First VVorldyvide Leadership Training Mceeting, (Takimi i Parë Mbarëbotëror i Trajnimit të 
Udhëheqësve), 11 janar 2003, 21). “Qoftë falënderuar Perëndia për dhuratën e Tij të 
mrekullueshme të dëshmisë, autoritetit dhe doktrinës që e shoqëron këtë, Kishën e rivendosur të 
Jezu Krishtit” (“The Marvelous Foundation of Our Faith ” Ensign, nëntor 2002, 78). Në emër të 
Jezu Krishtit, amen. 


Ai Ju Njeh me Emër 

Motra Elain $. Dalton 

Këshilltare e Dytë 

në Presidencinë e Përgjithshme të të Rejave 


Ishte në “mëngjesin e një dite të bukur dhe të pastër, në fillim të pranverës së vitit njëmijë 
e tetëqind e njëzet” kur 14-vjeçari Jozef Smith shkoi në korije, u gjunjëzua në lutje dhe “pa dy 
personazhe, shkëlqimi dhe lavdia e të cilëve ia kalonte çdo përshkrimi, duke qëndruar sipër Jtij) 
në ajër.” Ai tha: “Njëri nga ata më foli, duke më thirrur me emër dhe tha, duke iu drejtuar tjetrit— 
- Ky është Biri Im i Dashur. Dëgjoje Atël” (JS—H 1:14, 17, shronjat kursive janë shtuar). A 
mund ta imagjinoni sesi mund të jetë ndjerë 14-vjeçari Jozef kur pa Perëndinë Atin dhe Birin e 
Tij Jezu Krishtin dhe dëgjoi Atin Qiellor ta thërrasë atë në emër” 


Kur vizitova Korijen e Shenjtë, u përpoqa të imagjinoja sesi duhej të ishte kur kishte qenë 
Jozef Smithi. Në ato momente të qeta, Shpirti më pëshpëriti në zemrën që më rrihte se po 
qëndroja në vend të shenjtë dhe se gjithçka që kishte thënë Profeti Jozef Smith ishte e vërtetë. 
Pastaj erdhi të kuptuarit e fuqishëm se ne jemi përfituesit e besimit, kurajos dhe dëshirës së 
qëndrueshme të tij për t'iu bindur Perëndisë. Ai kishte marrë një përgjigje të lutjes së tij të 
përulur. Ai kishte parë Atin dhe Birin e Tij të dashur. Atje në Korijen e Shenjtë, e dija se Ati 
Qiellor jo vetëm që e njihte Jozef Smithin me emër, por Ai gjithashtu njeh secilin prej nesh me 
emër---dhe po ashtu si Jozefi kishte një pjesë të rëndësishme për të luajtur në këtë punë të madhe 
dhe të mrekullueshme, po ashtu edhe ne kemi një pjesë të rëndësishme për të luajtur në këto ditë 
të fundit. 


A e dinit se Ati Qiellor ju njeh juve personalisht-—-me emër” Shkrimet e shenjta na 
mësojnë se kjo është e vërtetë. Kur Enosi shkoi në pyje të lutej, ai tregon: “Dhe erdhi një zë tek 
unë duke thënë: Enos, mëkatet e tua të janë falur dhe ti do të jesh i bekuar” (shronjat kursive janë 
shtuar, Enosi 1:5). Moisiu jo vetëm u lut por gjithashtu i foli Perëndisë ballë për ballë dhe 
Perëndia i tha Moisiut: “Unë kam një punë për ty, Moisi, biri im” (shronjat kursive janë shtuar, 
shih Moisiu 1:6). Zoti e dinte emrin e Jakobit dhe e ndryshoi atë në Izrael për të pasqyruar më 
saktë misionin e tij në tokë. (Shih Bible Dictionary, 708.) Ai bëri të njëjtën gjë për Palin, 
Abrahamin dhe Sarën. Në Doktrina e Besëlidhje, seksioni 25, Ema Smithit i jepet një bekim për 
ngushëllim dhe drejtim në jetën e saj. Zoti fillon këtë bekim duke thënë: “Vëri veshin zërit të 


131 


Zotit, Perëndisë tënd, ndërsa unë të flas ty, Ena Smith, bijës sime” (shronjat kursive janë shtuar, 
shih DeB 25:1). 


Ju mund të mos e keni dëgjuar Zotin t'ju thërrasë me emër, por Ai e njeh secilin prej jush 
dhe Ai ju njeh me emër. Plaku Nill A. Maksuell tha: “Unë ju dëshmoj se Perëndia ju ka njohur 
individualisht .... prej një kohe shumë, shumë të gjatë (shih DeB 93:23). Ai ju ka dashur që prej 
një kohe shumë shumë të gjatë. Ai jo vetëm që di gjithë emrat e yjeve (shih Psalmi 147:4. Isaia 
40:26): Ai njeh emrat tuaj dhe gjithë dëshpërimet dhe gëzimet tuajal” (Plaku Neal Maxvvell, 
“Remember Hovy Merciful the Lord Hath Been,” Ensign, maj 2004, 46). 


Si mund ta dini se emri dhe nevojat tuaja janë të njohura nga Ati ynë Qiellor2 Plaku 
Robert D. Hales tha: “Kthejuni shkrimeve të shenjta. Gjunjëzohuni në lutje. Kërkoni me besim. 
Dëgjoni Frymën e Shenjtë. ... Jetojeni ungjillin me durim dhe këmbëngulje” (“Receiving a 
Testimony of the Restored Gospel of Jesus Christ,” Ensign, nëntor 2003, 31). 


Kjo është çfarë bëri Jozefi. Dëshmia e tij na ndihmon të gjithë ne të dimë se Ati ynë 
Qiellor na njeh dhe na do. Ne jemi vërtetë “bija të Atit Qiellor që na do” (Tema e Të Rejave). 
Plaku Xhefri R. Holland na tregon: “Asnjëri prej nesh nuk është më pak i çmuar ose i dashur nga 
Perëndia sesa dikush tjetër. ... Ai do secilin prej nesh---pasiguritë, ankthet, mendimin për veten 
dhe gjithçka. ... Ai nxit çdo vrapues, duke thirrur se gara është kundër mëkatit, jo kundër njëri- 
tjetrit” (“The Other Prodigal,” Ensign, maj 2002, 62). 


Kur Jozefi mori këtë njohuri, jeta e tij nuk u bë më e lehtë. Në fakt, ai u përball me 
presion të vazhdueshëm nga shokët dhe të rriturit. Historia e Jozef Smithit na jep një model të 
rëndësishëm për secilin prej nesh. Ne mund të vëmë në zbatim mësimet e tij kur nuk e dimë se 
çfarë të bëjmë, kur ne përballemi me presionin e shokëve, kur ndjehemi të rrethuar nga tundimi 
ose ndihemi të padenjë ose të vetmuar. Ne mund të lutemil Ne mund të thërrasim Perëndinë në 
emër të Birit të Tij të Shenjtë, Jezu Krishtit dhe të kërkojmë ngushëllim, udhëheqje dhe drejtim. 
A keni patur ndonjëherë ndonjë problem dhe nuk keni ditur se çfarë të bëni” Jozefi tha: “Mendja 
ime u nxit të mendonte seriozisht dhe nuk gjente rehati” (JS—H 1:8). Ai tha: “Unë shpesh thashë 
me vete: Çfarë duhet të bëhet7” (JS—H 1:10). 

Si mori ai ngushëllim dhe drejtim” Ai studioi shkrimet e shenjta, meditoi premtimet e 
tyre dhe pastaj “erdhi në vendimin t'i “kërkojë Perëndisë” (JS—H 1:13). Përgjigjja që ai mori atë 
ditë të bukur pranvere ndryshoi jetën dhe drejtimin e tij. Ai e DINTE. Ai fitoi një dëshmi të 
Perëndisë dhe Jezu Krishtit dhe dëshmia e tij e lejoi të jetonte ungjillin me durim dhe 
këmbëngulje. Ai nuk u tërhoq nga presioni dhe përndjekja e shokëve. Ai nuk mund ta mohonte 
vegimin që kishte parë. Ai mundi të qëndronte fort në këtë për shkak të dëshmisë së tij. Dhe po 
kështu mundeni dhe ju. 


Nëse ju keni ndjerë ndonjëherë tërheqjen e presionit të shokëve, lutuni, kërkoni me besim 
dhe dëgjoni Frymën e Shenjtë. Pastaj jetoni ungjillin. Jozefi me mprehtësi i kuptoi 
papërsosmëritë dhe dobësitë e tij. Përsëri——ai u lut. Në përgjigje të lutjes së tij, ai u vizitua nga 
Engjëll Moroni. Jozefi shkruan: “Ai më thirri me emër” dhe tha “se Perëndia kishte një punë për 
mua për ta bërë” (theksimi i shtuar, JS--H 1:33). 


132 


Kur lutemi, Zoti do të na drejtojë dhe përgatisë për të bërë pjesën tonë. Një verë, ndërsa 
shkoja në një tur në Europë me Valltarët e Valleve Folklorike Ndërkombëtare të Universitetit 
Brigam Jang, mësova një mësim të rëndësishëm. Isha e sëmurë dhe u dekurajova. Doja ta 
ndërprisja turin dhe të shkoja në shtëpi. Ne ishim në Skoci për të shfaqur shfaqjen tonë për 
anëtarët, kërkuesit dhe misionarët. Shkuam për një lutje në shtëpinë e misionit. Kur hyra e hodha 
vështrimin te një gur në krye të oborrit. Të gdhendura në gur ishin fjalët: “Kushdo qoftë roli yt, 
luaje atë mirë.” Ai mesazh kaloi si rrymë elektrike në zemrën time. E ndjeva se ai gur po më 
fliste mua. Ai më ndryshoi. E dija në atë moment se kisha një pjesë për të luajtur jo vetëm në atë 
tur të vallzimit, por gjatë jetës sime dhe kjo ishte shumë e rëndësishmja për të “luajtur mirë” 
pjesën time. (Shih shënimet në fund.) 


Çfarë pret Zoti nga ne të bëjmë”2 Ai pret që ne të luajmë pjesën tonë në skenën finale 
përpara ardhjes së Tij. Ai pret që ne ta provojmë veten të denjë për t'u kthyer dhe jetuar me Të. 
Ai pret që ne të bëhemi si Ai. Ndiqni modelin e Jozefit. Më pëlqejnë fjalët në himnin që sapo 
këndoi kori: “Por besimin s'e kish humbur te kujdesi Atit t'tij” (“Lutja e Parë e Jozef Smithit,” 
Libri i Himneve dhe Këngëve për Fëmijë, 14). S'e kish humbur do të thotë i patundur në qëllim, 
plotësisht kurajoz. Jozef e përshkruan veten e tij si një “shqetësues” i mbretërisë së kundërshtarit. 
Ai thotë: “Duket sikur kundërshtari e dinte . . . se unë isha destinuar të isha një shqetësues dhe 
një mërzitës i mbretërisë së tij” (JS-H 1:20). Unë kam shkruar anash librit në shkrimet e mia të 
shenjta, “JI NJË SHQETËSUESE: Besoni në kujdesin e Atit tuaj Qiellor. 


Secili prej nesh do të luajë një pjesë të rëndësishme nëse ndjekim modelin e vendosur nga 
Jozef Smithi. Zoti e forcoi Jozef Smithin për misionin e tij hynor. Ai do t'ju forcojë ju për 
misionin tuaj. Ai madje mund të dërgojë engjëjt e Tij të shenjtë për t'ju ndihmuar. Tani sfida 
është kjo---A do të jeni në vende të tilla që engjëjt të mund të hyjnë2 A do të jeni të kujdesshëm 
për të dëgjuar” A do të jeni mjaft të qetë për ta dëgjuar” A do të jeni të pa frikësuar dhe plot 
besim” 


Ne po jetojmë në një kohë kur plotësia e ungjillit është rivendosur në tokë nëpërmjet 
profetit të Zotit, Jozef Smithit. Ne po jetojmë në një kohë kur kemi Librin e Mormonit për të na 
drejtuar. Ne po jetojmë në një kohë kur kemi profet të gjallë, fuqinë e priftërisë në tokë dhe 
fuqinë vulosëse për të lidhur familjet së bashku në tempujt e shenjtë. Vërtet këto janë ditë “që 
nuk do të harrohen kurrë” (JS—H 1:71, shënimi në fund të faqes). 


Është lutja ime që secili prej nesh të mund të jetë i qëndrueshëm në besimin tonë, që ne të 
mund të ndjekim modelin e Jozef Smithit për ne për të fituar një dëshmi. Unë gjithashtu lutem që 
secili prej nesh duhet të jetë iJe denjë për të përfaqësuar emrin eTij. Ai ka premtuar: “Sepse ashtu 
si qiejt e rinj dhe toka e re që unë do të bëj do të jenë të qëndrueshëm para meje, . ... kështu do të 
jejtjë . . . dhe emri juaj” (Isaia 66:22). 


Dëshmia ime për ungjillin e rivendosur të Jezu Krishtit ka shërbyer si drejtues dhe një 
spirancë në jetën time. Unë jam mirënjohëse që qëndroj para jush sot dhe të them me gjithë 
fuqinë e zemrës sime: “Ne të falemi Zot për profetin” (Libri i Himneve dhe Këngëve për Fëmijë, 
36). Jam kaq shumë mirënjohëse për integritetin e të riut 14-vjeçar që u lut për një përgjigje të 
pyetjeve të tij dhe pastaj qëndroi i vërtetë në dijen që ai mori. 


133 


Secili prej jush ka një pjesë për të luajtur në këtë punë të madhe dhe të mrekullueshme. 
Ai do t'ju ndihmojë. Ai do t'ju drejtojë duke ju mbajtur nga dora. Ai ju njeh me emër, për këtë 
dëshmoj, në emër të Jezu Krishtit, amen. 


SHËNIM: Presidenti David O. Mekei u motivua po nga i njëjti gur kur ai ishte në misionin e tij 
në Skoci. Kur ai u bë President i Kishës, ai e bleu këtë gur dhe e ka vendosur në oborrin përpara 
shtëpisë së misionit në Skoci, kështu që do të jetë një burim frymëzimi për misionarët. 


Bëhu Shembull 
Presidenti Tomas $. Monson 
Këshilltar i Parë në Presidencinë e Parë 


Motrat e mia të dashura, ju që jeni mbledhur në këtë Qendër madhështore të 
Konferencave dhe ju që po ndiqni zhvillimet e kësaj mbledhjeje nëpërmjet satelitit në mbarë 
botën, unë lutem që të kem lutjet tuaja, që të mund ta përmbush siç duhet përgjegjësinë që kam 
për t'ju drejtuar. 


U ngritëm shpirtërisht dhe u frymëzuam nga mesazhet e Presidencisë së të Rejave, nga 
muzika e bukur dhe nga vetë shpirti i kësaj mbledhjeje. Kemi fituar një vlerësim të ri për Profetin 
Jozef Smith, për jetën e tij dhe për Ungjillin e rivendosur të Jezu Krishtit. 


Presidencia e Parë e Kishës ju do dhe ka besim tek ju dhe tek udhëheqëset tuaja. Ju jeni 
një shembull drejtësie në një botë që ka kaq shumë nevojë për ndikimin dhe forcën tuaj. 


Ndoshta slogani juaj mund fare mirë të jetë përgjegjësia që Apostulli Pal i dha Timoteut 
të tij të dashur: “Bëhu shembull për besimtarët në fjalë, në sjellje, në dashuri, në Frymë, në besim 
dhe në dëlirësi.”' 


Sot, toleranca, imoraliteti, pornografia dhe fuqia e presionit të shoqërisë bëjnë që shumë 
të hidhen në detin e mëkatit dhe të shtypen në shkëmbinjtë e thepisur të mundësive të humbura, 
bekimeve të mbajtura peng dhe ëndrrave të copëtuara. - 


Të dashura të reja, ju nëna, udhëheqëse e këshilltare të të Rejave, më lejoni të lë sot me ju 
një kod sjelljeje për të drejtuar hapat tuaja të sigurtë përmes vdekshmërisë dhe drejt Mbretërisë 
Çelestiale të Atit tonë Qiellor. E kam ndarë këtë kod sjelljeje në katër pjesë: 


e Keni një trashëgimi, nderojeni atë. 

“Do të përballeni me tundimin, bëjini ballë. 
“E njihni të vërtetën: jetojeni atë. 

“Keni një dëshmi, ndajeni atë. 


Së pari, keni një trashëgimi, nderojeni atë. Në veshët tona oshëtijnë fjalët nga Mali Sinai: 
“Ndero atin tënd dhe nënën tënde.” 


Sa ju duan prindërit tuaj, sa shumë luten ata për ju. Nderojini ata. 


134 


Si t'i nderoni prindërit) Më pëlqejnë fjalët e Uilliam Shekspir: “Ata që dashuri nuk 
tregojnë, dashuri nuk kanë.” Ka mënyra të panumërta për të treguar dashurinë e vërtetë për 
nënat dhe baballarët tuaj. Ju mund t'u bindeni dhe të ndiqni mësimet e tyre, sepse ata kurrë nuk 
do t'ju çojnë në udhë të gabuar. Ju mund t'i trajtoni ata me respekt. Ata kanë sakrifikuar shumë 
dhe vazhdojnë të sakrifikojnë për ju. 


Jini të ndershme me nënat dhe baballarët tuaj. Një pasqyrim i një ndershmërie të tillë me 
prindërit është të komunikoni me ta. Shmangini tensionet e heshtura. Tiktaku i orës dëgjohet më 
fort, akrepat e tij lëvizin më ngadalë kur nata është e errët, po bëhet vonë dhe vajza e dashur ende 
nuk është kthyer në shtëpi. Në qoftë se do të vonoheni, telofononi: “Mami, babi, jemi mirë. Kemi 
ndaluar për të ngrënë diçka. Mos u bëni merak: jemi mirë. Nuk do të vonohemi shumë.” 


Disa vite më parë, ndërsa po merrja pjesë në një mbledhje rinie në varrezën e Klarkston, 
Juta, ku kishim shkuar të gjithë për të parë përmendoren që shënon varrin e Martin Harrisit, një 
nga tre dëshmitarët e Librit të Mormonit, vura re një pllakatë tjetër -— mbi një gur të vogël ku 
ishte shkruar emri dhe ky varg prekës: “Një dritë nga shtëpia jonë u largua: një zë që e donim u 
shua. Një vend bosh në zemër na ka mbetur që kurrë nuk mund të plotësohet.” 


Mos prisni deri sa ajo dritë nga shtëpia juaj të largohet, mos prisni deri sa ai zë i njohur të 
shuhet para se t'i thoni: “Mami, të dua, Babi të dua.” Tani është koha për të menduar, koha për të 
falënderuar. Kam besim se ju do t'i bëni të dyja. Keni një trashëgimi: nderojeni atë. 


Më pas në kodin tonë të sjelljes vjen: Do të përballeni me tundimin: bëjini ballë. 


Profeti Jozef Smith u vu përballë tundimit. A mund ta imagjinoni, vënien në lojë, 
përbuzjen, talljen që duhet ta kenë rrethuar atë kur deklaroi se kishte parë një vegim” Mendoj se 
kjo u bë gati e padurueshme për atë djalë. Padyshim që ai e dinte se do të ishte më e lehtë t'i 
tërhiqte deklaratat e tij në lidhje me vegimin dhe të vazhdonte me jetën e tij të zakonshme. 
Megjithatë, ai nuk u dorëzua. Këto janë fjalët e tij: “Unë kisha parë me të vërtetë një dritë dhe në 
mes të asaj drite, pashë dy Personazhe e ata me të vërtetë më folën, dhe megjithëse urrehesha dhe 
përndiqesha, sepse thashë se kisha parë një vegim, përsëri ai ishte i vërtetë: ... Unë kisha parë një 
vegim. Unë e dija atë dhe e dija se Perëndia e dinte dhe nuk mund ta mohoja atë, as nuk guxoja 
ta bëja. ”3 Jozef Smithi na mësoi kurajo nëpërmjet shembullit. Ai u përball me tundimin dhe i bëri 
ballë atij. 


Shumë nga ju e njohin dramën, “Kamelot.” Do të doja të ndaja me ju një nga vargjet e 
mia të preferuara nga kjo vepër. Ndërsa vështirësitë midis mbretit Artur, Sër Lançilotit dhe 
mbretëreshës Xhinevër po thelloheshin, mbreti Artur këshilloi: “Nuk duhet t'i lëmë pasionet të 
na shkatërrojnë ëndrrat.” Sonte unë ju përgjërohem për këtë. Mos i lejoni pasionet t'ju 
shkatërrojnë ëndrrat. Bëjini ballë tundimit. 


Kujtoni fjalët nga Libri i Mormonit: “Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi.”' 


E rëndësishme për suksesin dhe lumturinë tuaj është këshilla: “Zgjidhini miqtë me 
kujdes.” Ne priremi të bëhemi si ata që admirojmë dhe zakonisht ata janë miqtë tanë. Ne duhet të 


135 


shoqërohemi me ata të cilët, ashtu si ne, nuk po planifikojnë për komoditete të përkohshme, 
qëllime të cekta ose ambicie të ngushta, por për ato gjëra që kanë më shumë rëndësi, madje 
qëllimet e përjetshme. 


Ruani një këndvështrim të përjetshëm. Le të jetë martesa në tempull në të ardhmen tuaj. 
Nuk ka asnjë skenë më të bukur, asnjë kohë më të shenjtë sesa dita e veçantë e martesës tuaj. Në 
atë kohë dhe në atë vend ju mund të provoni gëzimin qiellor. Jini vigjilente, mos e lejoni 
tundimin t'jua rrëmbejë këtë bekim. 


Çdo vendim që merri duhet të kalojë këtë provim: Si do të ndikojë kjo tek unë7 Ç'do të 
më sjellë” Dhe mos lejoni që kodi i sjelljes tuaj të theksojë: “Çfarë do të mendojnë të tjerët për 
mua”” por përkundrazi: “Çfarë do të mendoj unë për veten7” Ndikohuni nga ai zë i qetë dhe i 
ulët. Mbani mend se një mbajtës priftërie me autoritet vendosi duart në kokën tuaj në kohën kur 
u konfirmuat dhe tha: “Merreni Frymën e Shenjtë.” Hapjani zemrat tuaja, madje shpirtrat tuaj, 
tingullit të atij zëri të veçantë që dëshmon për të vërtetën. Dhe profeti Isaia premtoi: “Veshët e tu 
do të dëgjojnë ... një fjalë që do të thotë: “Kjo është rruga, ecni në të1”” 


Liberalizmi është bërë rrjedha e kohës sonë. Kudo përreth shohim idhuj të kinemasë, 
heronj nga fusha e atletikës---ata që shumë të rinj dëshirojnë t'i imitojnë---duke shpërfillur ligjet 
e Perëndisë dhe duke përligjur praktika mëkatare, që në dukje nuk kanë asnjë efekt të ligë. Mosi 
besoni atal Do të vijë koha e llogarisë -- majde e bilancit të llogarive. Çdo Hirushe do të ketë 
mesnatën e saj: ajo quhet Dita e Gjykimit, madje Provimi i Madh i Jetës. A jeni të përgatitura2 A 
jeni të kënaqura me atë që keni bërë” 


Ndihma mund t'ju vijë nga burime të ndryshme. Njëri prej tyre është bekimi juaj 
patriarkal. Ky bekim përmban kapituj nga libri juaj i mundësive të përjetshme. Lexojeni shpesh 
bekimin tuaj patriarkal. Studiojeni atë me kujdes. Udhëhiquni nga këshillat e tij. Jetoni për të 
merituar premtimet e tij. 


Në qoftë se ndonjëra prej jush është rrëzuar gjatë udhëtimit të saj, ekziston rruga e 
kthimit. Ky proces quhet pendim. Shpëtimtari vdiq për të na dhënë juve dhe mua këtë dhuratë të 
bekuar. Megjithëse udha është e vështirë, premtimi është i vërtetë: “Edhe sikur mëkatet tuaja të 
ishin të kuqe flakë, do të bëhen të bardha si bora.” “Dhe nuk do ta kujtoj më mëkatin ftuaj).”” Ju 
do të ndesheni me tundimin: unë lutem që t'i bëni ballë atij. 


Më pas në kodin tonë të sjelljes vjen: E njihni të vërtetën: jetojeni atë. 


Pas vegimit të Jozef Smithit në Korijen e Shenjtë, ai nuk pati më asnjë komunikim tjetër 
për tre vjet. A mund ta imagjinoni si do të ndiheshit sikur të kishit parë Perëndinë Atin dhe Jezu 
Krishtin, Birin e Tij, nëse Krishti do t'ju kish folur dhe më pas nuk do të kishit asnjë fjalë tjetër 
apo komunikim me të për tre vjet7 A do të fillonit të dyshonit7 A do të habiteshit ose a do të 
pyesnit pse2 Profeti Jozef Smith nuk u habit, ai nuk dyshoi, ai nuk u tregua dyshues ndaj Zotit. 
Ai kishte marrë të vërtetën dhe e jetoi atë. 


Të dashura miket e mia të reja, ju jeni ruajtur të vini në këtë kohë të veçantë kur ungjilli i 
Jezu Krishtit është rivendosur në tokë. Duke folur për ungjillin dhe dëshminë, Presidenti Gordon 


136 


B. Hinkli tha: “Ajo që ne e quajmë dëshmi...është po aq e vërtetë dhe e fuqishme sa çdo forcë 
tjetër në tokë... JAjo) gjendet te të rinjtë e të vjetërit... Ajo sjell me vete sigurinë se jeta ka një 
qëllim, se disa gjëra janë shumë më të rëndësishme se të tjerat, se ne jemi në një udhëtim të 
përjetshëm, se jemi përgjegjës para Perëndisë.” 


Prindërit dhe mësuesit në Kishë ju kanë mësuar të vërtetat e ungjillit. Ju do të vazhdoni të 
gjeni të vërtetën në shkrimet e shenjta, në mësimet e profetëve dhe nëpërmjet frymëzimit që 
merrni kur gjunjëzoheni dhe kërkoni ndihmën e Perëndisë. 


Mbani mend se besimi dhe dyshimi nuk mund të ekzistojnë në mendje në të njëjtën kohë, 
sepse njëri do ta largojë tjetrin. Flakeni dyshimin. Kultivoni besimin. Përpiquni gjithmonë të keni 
atë besim fëmijnor që mund të lëvizë male dhe ta sjellë qiellin më pranë zemrës dhe shtëpisë. 


Kur rrënjoset thellë, dëshmia juaj për ungjillin, për Shpëtimtarin dhe Atin tonë Qiellor do 
të ndikojë gjithçka që do të bëni për gjithë jetën. Ajo do t'ju ndihmojë të vendosni si do ta kaloni 
kohën dhe me kë do të zgjidhni për t'u shoqëruar. Ajo do të ndikojë mënyrën si silleni me 
familjen tuaj, si komunikoni me të tjerët. Ajo do t'ju sjellë dashuri, paqe e gëzim në jetë. Ajo do 
t'ju ndihmojë të vendosni të jeni modeste në të veshur dhe në të folur. Vitin e kaluar kemi vënë 
re një ndryshim dramatik në mënyrën se si po vishen disa nga të rejat tona. Stilet e veshjeve 
ndryshojë dhe moda vjen e shkon, por në qoftë se stilet e veshjeve nuk janë modeste, është e 
rëndësishme që ju të reja t'i shmangni ato. Kur visheni në mënyrë modeste, tregoni respekt për 
Atin tuaj Qiellor dhe për veten. Në këto kohë, kur moda e veshjeve imiton rrobat e shkurtra e të 
hapura që vishen nga idhujt e sotëm të kinemasë dhe muzikës, mund të jetë e vështirë të gjesh 
një veshje modeste nëpër dyqanet e rrobave. Megjithatë, është e mundur dhe është e 
rëndësishme. Apostulli Pal shpalli: “A nuk e dini ju se jeni tempulli i Perëndisë dhe se Fryma e 
Perëndisë banon në ju” ... Tempulli i Perëndisë, i cili jeni ju, është i shenjtë.” E njihni të 
vërtetën: jetojeni atë. 


Së fundi, keni një dëshmi, ndajeni atë. Mos e nënvlerësoni kurrë ndikimin e gjerë të 
dëshmisë tuaj. Ju mund të forconi njëra-tjetrën, ju keni aftësinë për të vënë re atë që kalon pa u 
vënë re. Kur keni sy për të parë, veshë për të dëgjuar dhe zemra për të ndjerë, ju mund të 
ndihmoni dhe t'i shpëtoni moshatarët tuaj. 


Për ta ilustruar këtë, më lejoni të ndaj me ju një përvojë që ndodhi disa vite më parë kur 
motra Monson ishte shtruar në spital për shkak të një rrëzimi. Ajo më kërkoi të shkoja në 
dyqanin e ushqimeve për të blerë disa gjëra. Kjo ishte diçka që nuk e kisha bërë më parë. Kisha 
me vete një listë të gjërave që duhet të blija, e midis tyre ishin edhe patate. Gjeta menjeherë një 
karrocë dhe hodha aty patatet. Nuk e kisha idenë e qeseve plastike ku futen zakonisht gjërat që 
blihen. Ndërsa po ecja duke shtyrë karrocën, patatet filluan të binin nga karroca, duke dalë nga 
dy të çara të vogla në fund të karrocës. Një punonjëse e kujdesshme nxitoi të më ndihmonte dhe 
më tha: “Më lejoni t'ju ndihmojl” U përpoqa t'i shpjegoja se karroca ime ishte me defekt. Vetëm 
atëherë mora vesh se të gjitha karrocat i kishin ato dy të çarat në fund dhe se ishin bërë 
posaçërisht për këmbët e fëmijëve të vegjël. 


Më pas kjo punonjëse ma mori listën dhe filloi të më ndihmonte të gjeja të gjitha gjërat. 
Më pas ajo më tha: “Ju jeni Peshkopi Monson, apo jot” 


137 


Iu përgjigja se shumë vite më parë, me të vërtetë kisha qenë peshkop. Ajo vazhdoi: “Në 
atë kohë unë jetoja në rrugën Gale në lagjen tuaj dhe nuk isha anëtare e Kishës. Ju bëtë të 
mundur që vajzat që ishin anëtare të më kontaktonin çdo javë dhe të më merrnin në mbrëmjet e 
aktiviteteve të përjavshme dhe në aktivitete të tjera. Ato ishin vajza të mira, miqësia dhe mirësia 
e tyre më prekën në zemër. Dua që ju ta dini se miqësia që ju u përpoqët të më siguronit, më bëri 
të pagëzohesha dhe të konfirmohesha si një anëtare e Kishës. Ç'bekim ka qenë kjo në jetën time 
dhe ju falenderoj për mirësinë tuaj.” 


Ju mund ta ndani dëshminë tuaj në shumë mënyra---nëpërmjet fjalëve që thoni, nëpërmjet 
shembullit që jepni, nëpërmjet mënyrës si e jetoni jetën tuaj. 


Secili nga ne le të ndjekë shembullin e madh të Profetit Jozef. Ai na mësoi të vërtetën: ai 
e jetoi të vërtetën: ai e ndau të vërtetën. Keni një dëshmi: ndajeni atë. 


Motrat e mia të dashura, Perëndia ju bekoftë. Ne ju duam, ne lutemi për ju. Mbani mend 
se nuk po ecni vetëm. Zoti ju ka premtuar: “Unë do të eci para jush. Unë do të jem në të djathtën 
e në të majtën tuaj dhe Shpirti im do të jetë në zemrat tuaja e engjëjt e mi përreth jush, për t'ju 
ngritur lart.” 


Nesër është Pashkë. Në këtë vigjilje Pashkës, mendimet tona le të drejtohen drejt Atij që 
shleu për mëkatet tona, Atij që na tregoi si të jetojmë, si të lutemi dhe që nëpërmjet veprave të 
Tij na tregoi si mund ta bëjmë këtë. Ai që lindi në një grazhd, që u përkund në një koritë, Biri i 
Perëndisë na bën me shenjë ta ndjekim Atë. “Ç” gëzim më jep, oh kjo fjali: “E di se rron 
Shëlbyesi imi””'' Shpirti i Tij qoftë gjithmonë me ju, unë lutem, në Emrin e Tij të Shenjtë-— 
madje të Jezu Krishtit Zotit--Amen. 


SHËNIME 

1. 1 Timoteut 4:12. 

2. Uilliam Shekspir, Dy Zotërinjtë e Veronës, Akti 1, Skena 2. (777Check) 
3. Joseph Smith History 1:25. 

4. Alma 41:10. : 
5. Isaia 30:21. 

6. Isaia 1:18. 

7. Jeremia 31:34. 

8. Gordon B. Hinckley, “Testimony,” Ensign, maj 1998. 

9. 1 Korintasve 3:16, 17. 

10. Shih DeB 84:88. 

11. Samuel Medley, Hymns of The Church of Jesus Christ of Latter-day Saints, no. 136. 


138 


MJA 


“ai PR 


KISHA E 


JEZU KRISHTIT 


E SHENJTORËVE TË 
DITËVE TË MËVONSHME